Simbolika e studentit të vitit 2016

Mbrëmë kur qeveria së bashku me KM dhe të tjerë ishin mbledhur te piramida për të festuar ditën ndërkombëtare të studentëve. Ajo cka ra në sy që prishi dhe vijimësinë e këtij evenimenti ishte akti i aktivistes, Lëvizja për Universitetin e cila eci mes për mes turmës deri sa arriti te ministrja Nikolla të cilën e spërkati me salcë. Sic u pa edhe në videon e postuar në faqen e tyre ministrja u gjend e papërgatitur duke mos mundur ti shpëtojë situatës. Por cka e shtyu këtë vajzë të ndërmarrë këtë veprim ti cilin ajo e ka quajtur simbol i kryengritjes studentore rreth klimës që po hasin ata sot. Lëvizja për Universitetin e fajëson Ministren e Arsimit,Zonjën Nikolla rreth reformës që ka kryer në arsim, ku studentët trajtohen si klientë duke mos u dhënë zgjidhje tjetër vecse të paguajnë shifra të larta arsimimi ose të mbesin pa shkollë. Në qëndrimin e tyre të përsëritur ata e fajësojnë si shkaktare të favorizimit të universiteteve private duke e kthyer atë shtetërorin në një gjendje të dorës së dytë. Akti i saj simbolizon të gjithë revoltën e studentëve të mbetur pa shkollë si pasojë e tarifave të rritura nga qeveria Rama. Gjithashtu sistemi i ri përjashton një numër të madh nxënësish duke i lënë jashtë sallave të leksioneve për shkak të ndryshimit të formulës së llogaritjeve të pikëve. Lëvizja për Universitetin lindi si një kundërshtim i reformës në arsim e cila kaloi shumë shpejt pa u marrë parasysh qëndrimet e atyre që preken në mënyrë të drejtpërdrejtë ,studentëve… Lëvizja kërkon kthimin pas të ligjit dhe uljen e tarifave. Por kush është Mirela Ruko ? Para disa kohësh në një intervistë të dhënë për emisionin “Zoom” në INTV ajo rrëfen se vjen nga një fshat i Fierit . Pjesë e një familje me tre fëmijë dhe dy prindër të papunë . Me barrën e rëndë që kanë mbi supe për të shkolluar tre fëmijë . Ata sakrifikojnë duke marrë borxh që vajza e tyre të shkojë në universitet. Drama e saj është e shumë familjeve shqiptare të cilat bëjnë të pamundurën që fëmijët e tyre të shkollohen ose dështojnë nga pamundësia ekonomike për ti dërguar në shkollë. Zëri I tyre nuk dëgjohet sepse mbytet nga indiferenca vrastare politike e vitit 2016 ku një I ri mbetet I paarsimuar duke e bërë të ardhmen e tij jo premtuese dhe me shumë mundësi të pa punë !
Julian Cani

2 Likes