Sindroma e Peshkut të Kuq

a ja vlen me i dhon pêrgjigje ksoj far’ koqeje t’qytetarizume ?
Po sillem, po sillem dhe mo n’fund i thash vedit: varja lesht se jo se jo qurret…

Pyetja obskurantiste nuk kishte te bente me qysh e tek te blogut, por me: pse je ndal pikerisht tek Ferri? E di qe pergjigja do te vije: eshte rastesi, por a ka edhe nje “Metafizike e Rastit”? Dmth qe rasti nuk ndodh rastesist, sidomos ne mikrobote.

Nuk e di nese e ke pare kete tekst klasik si elozh i harreses. Ky ka hap lojen e pari, dhe ne pergjithsi mund te quhet i pari lojtar ngambrapa, dmth i pari lojtar qe ec me top(et) ngapara duke ec ngambrapa, lajmetar i fundit te historise, ose thene ndryshe i fundit te kujteses, ose i harreses, si ta kete qefi dialektik dyfelor:

https://fr.wikisource.org/wiki/De_l’utilité_et_de_l’inconvénient_des_études_historiques_pour_la_vie

Cfare desha me thene pak a shume e ka thene çifuti i konvertum:

La mémoire, comme nous avons essayé de le prouver, n’est pas une faculté de classer des souvenirs dans un tiroir ou de les inscrire dans un registre. Il n’y a pas de registre, pas de tiroir, il n’y a même pas ici, à proprement parler, une faculté, car une faculté s’exerce par intermittences, quand elle veut ou quand elle peut, tandis que l’amoncellement du passé sur le passé se poursuit sans trêve. En réalité, le passé se conserve de lui-même, automatiquement. Tout entier, sans doute, il nous suit à tout instant : ce que nous avons senti, pensé, voulu depuis notre première enfance est là, penché sur le présent qui va s’y joindre, pressant contre la porte de la conscience qui voudrait le laisser dehors. Le mécanisme cérébral est précisément fait pour en refouler la presque totalité dans l’inconscient, et pour n’introduire dans la conscience que ce qui est de nature à éclairer la situation présente, à aider l’action qui se prépare, à donner enfin un travail utile - Bergson, Matière et mémoire.

Mu me pelqe me teper stili, eshte i vetmi filozof qe lexoj pa me dhimb kaptina, stil formidabel, edhe kur flet marrina, nje proze poetike fantastike, gjynof qe une nuk e kam mbaru tere Mozhene.

Kesmet, mund te flasin prap per temen qe per mu ka shume interes, por nga nje pikpamje qe nuk para i intereson njeriu (ta kam fjalen njeriut ngambrapa, te hajdarbukurosheve me tonelata ne blog, dhe pertej), nga pikpamja providenciale dhe eskatologjike, e fundit te historise. Edhe ne kete rast gjithçka mund te reduktohet ne problem kujtese.

2 Likes

Qysh-e-teket e blogut ishin thjesht për të thënë atë që arrite ta imagjinosh vetë: që nuk ka lidhje shkakësore mes Ferrit dhe realitetit të përjetuar. Por sidoqoftë, bën vaki që ajo të jetë rastêsi “jo e rastit”…
Për muhabet, duhet vënë re se nê shqip, fjala “rast” dhe rastësi" janë të një rrenje - gjë që sugjeron një vijimësi organike (në frëngjisht është tendenca që kuptimet të shkëputen - “aléa” në vend të “cas” dhe “casualité” - nuk e di në italisht…)
Sa për Bergson, ke plotësisht të drejtë, një metafizik i madh - ndoshta më i madhi i kohêve të fundit. Por disi i harruar dhe i përçmuar pas gjithë atyre shthurësve të strukturave - Heidegger, Wittgenstein dhe Derrida. Imagjino që një filozof i tillë të marë çmimin Nobel të letërsisë - me gjithë ato rezerva dhe kritika që jemi deri edhe ne në gjendje dhe në pozitë për t’i bërë këtij çmimi “pervers”.
Ja vlen gjithmonë të lexohet me shumë vëmendje.

eshte pothuaj njesoj edhe ne italisht, sepse prejardhja eshte latine:
http://www.garzantilinguistica.it/ricerca/?q=alea

lidhe po deshe me shprehjen e famshme:

ndersa duke bere krahasim me shqipen me hape pune, sepse ky eshte nje rast i shkelqyeshem qe e verteta ndodhet ndonjehere brenda vete fjales (argument per ekzistencen e nje gjuhe para Renies se Kulles Babelit, dhe qe gjuhet e sotme mbajne copeza te nje mozaiku origjinal).

Shqipja njesoj si latinishtja, dhe gjuhet e prejardhura prej saj, mban brenda fjaleve me te njejte rrenje “rene” dhe “rast” ne shqip dhe “casus” dhe “cadere” kuptimin e Renies dhe Rastit. Kjo gje jo rastesisht po te konsiderosh qe problemi me problematik teologjik eshte interpretimi dyfelor:

1 - Renia zanafillore biblike dhe kuranore (rrefyer ne menyra te ndryshme ne te gjitha teogonite dhe mitologjite e mbare botes) ishte fatale, e predeterminuar.

2 - Renia ishte nje aksident (caso accaduto) i paparashikuar (i rastesishem).

Ketu ndahet shapi me sheqerin per çdo mendimtar ose i urte fetar.
Tani mund te besh lidhjen perse na duhet kujtesa?, e perse eshte e dobishme harresa per nje ndodhi primordiale?

Ndoshta ti nuk ke shume aferi me italishten, por pergjigjen e merr edhe nga nje lexim i kujdeseshme i etimologjise se fjales “caso”.

http://www.etimo.it/?term=caso

ka dhe me, por eshte i çik me e komplikuar, dhe un vete nuk e kam te qarte akoma.

1 Like

ah po kur ke pordhe edhe ti…ik fshij qurret tani.

O Maverick,
o tip i mjerë!

Po ta them për herë të fundit: mu hiq qafe nga ky shkrim imi dhe mos të tê shoh më të vish, kur nxjerr diçka, as për të bërë komente. As m’njef, as t’njof dhe s’du me t’njof - as edhe dielli s’na ka ngrof, as edhe delet s’i kemi rujt bashk!

Nuk kam as kohë dhe as ndonjë qejf të merrem me ty, besa edhe sikur të ndrrosh mendje apo sjellje - gjë që të cilën jam (thuaj) i sigurt që s’ke për ta bërë kurrë! Aq më tepër- dhe në rradhë të parë, kur fillon dhe merr nëpër gojë familjen apo farefisin tim!
Sa për prejardhjen time katunare as më bëhet vonë se e the apo s’e the! Sa për vlerën e shkrimeve t’mija as që më rruhet fare - vlejnë apo jo! Edhe noj tjetër e ka thon dhe s’jom prish me kurrkend. Por si fara jote rrall her’ kom pa!

Je si je qofsh me nder, mendo çere t’dush - as që m’hyn as m’del nga qesja. Rri aty ku je dhe merru me kë të duash, puna jote - me batutat apo me gervëlitjet që të karakterizojnë, Thjesht mos m’u çfaq përpara dhe ruaju prej meje!
Nuk është aspak kërcënim - thjesht paralajmërim. Dhe si i tillë mjafton boll! nuk do të ketë të dytë!
Në se ky tekst s’arrin të bindë, ktheju arshivit të PPU që besa po e frekuenton qysh prej 2006, pêr tê parë rastet e ngjashme me ata që kanë vazhdu me e krrujt me mu!

pa hajde njehere, te shikojme ca do besh.
po te pres.

Hiqmu sysh dhe basta!
S’ka asnjë zgjidhje tjetër dhe s’ka asnjë alternativë tjetër.

jo jo. me ke bere nje kercenim aty me siper.

pa he njehere.