Sistemi i shendetesise apo sistemi i korrupsionit dhe vdekjes

Ne Shqiperine hallemadhe problemet nuk kane te sosur. Nuk di njeriu nga t’ia nise: drejtesia, arsimi, kriminaliteti, shendetesia…
http://www.gazetadita.al/shqiptaret-i-kane-pagesat-nga-xhepi-per-shendetesine-me-te-lartat-ne-europe/

Mund te ishte me e thjeshte dhe me shpresedhense nqs problemeve do t’u vinim mbi koke njeriun e duhur. Por nuk eshte e thene. Ministri i shendetesise tashme e ka krijuar reputacionin e tij mes shqiptarve. Kemi degjuar e ç’nuk kemi degjuar per shendetesine apo dhe ministrin e shendetesise. Por vetem shendetesi falas nuk po degjojme.

1 Like

ti ske pa si jane cmimet nga usa

Jam dakord per çmimet ne usa. Por te pakten eshte e qarte dhe njerzit paguajne siguracione. Ndersa ne Shqiperi duan dhe nga shteti por edhe nga individi.

Ky raport nuk u krijua sot, por si pasoje e nwglizhences ne vite. Shqiperia historikisht ka pas buxhetin me te ulet ne rajon per shendetsine. Dhe kur shpenzimet buxhetore formale jane te vogla afermendsh qe ato do kompensohen nga shpenzimet e xhepit ose ato informale. Liberalizimi dhe mos monitorimi, perseri ne vite ka krijuar ne treg aktore private qe e korruptojne ate dhe rrisin shpenzimet artificialisht. Liberalizimi pra kemi thene i rrit shpenzimet.
Pra nuk eshte se vendet e tjera paguajne me pak, thjesht buxhetin dhe investimet i kane me te larta. Ene komunikuese jane te shkretat.
Perkundrazi buxheti vitet e fundit ka ardh ne rritje. Duhet te jemi realiste nese duam te permirsojme ndonje gje dhe te identifikojme shkaktaret e vertete qe jane liberalizimi dhe miskontrollimi i tregut kaotik. Ceshtja eshte sistemike dhe e degjeneruar
Eshte e vertete gjithsesi qe shtresat me te varfra e kane me teper ne kurriz. Gjithsesi eshte qeveria qe ka pare sektorin me realizem nuk i ka fshehur problemet si qeverite e kaluara qe e kane lene te degjeneroje per dekada ne kete gjendje ku njerzit detyrohen te paguajne nga xhepi

Ke te drejt qe nuk eshte problem i vonshem por qe daton me dekada. Per seriozitetin e kesaj qeverie( krahasuar me ato te meparshmet) ka shume per te thene. Ministri i tanishem ose eshte me i paafti ose me hajduti i ketyre viteve. Vetem tenderin(qindra miliona euro) e hemodializes te kapesh qe e fitoi nje firme me seli ne berat ne katin e dyte te nje lokali bar kafe eshte mjaftueshem ta rrasesh btenda per 20 vjet.

1 Like

Nuk mund te bej gjykatesin duke u bazuar mbi pretendime shqupi, pa pasur asnje prove, por fakt eshte qe koncesioni i hemodializes zgjidhi nje hall shume te madhe per ata qe e kane ne kurriz dhe detyroheshin te vinin ne tirane, tre here ne jave, dhe nuk jane pak. Dhe jam i bindur qe abuzimi do ishte edhe me i madh dhe sikur qeveria te kish marre kredi dhe te hidhte nje forme tenderi, sic behej me pare, jo ate te partneritetit me privatin qe investimin ta le pas 10 vitesh te ngritur.
rezultatet ne shendetesi duan kohe te behen te prekshme se problemet jane te shumta dhe nje nderhyrje kaotike do ta conte sistemin ne kolaps. Me sa di jane bere disa nderhyrje te mira persa i perket pajisjeve ne spitale, ne sistemin e urgjences, nderhyrjeve ne teknologji informatizim etj. Perpos faktit qe te prekshme sot nuk i ke as ne vendet e perendimit
E rendesishme eshte qe gjerat kane filluar te levizin ne nje fare drejtimi, ndryshe nga me pare qe mbuloheshin me hi.
Ps. me sa kuptova pagesat nga xhepi kane te bejne me pagesen qe bejne shqiptaret ne klinika e spitale private me vetedije, pra nuk jane te gjitha per korrupsionin.

1 Like

Kabim teme.

Shendetesia ka permiresime, krahasuar me katrahuren sistematike te renimit 20 vjecar. Spitalet publike sherbejne pak me mire se me pare, regulli dhe disiplina jane forcuar, ushqimi i pacienteve gjithashtu, por edhe infrastuktura spitalore ka permiresime te ndjeshme. Ilacet per popullin kane pesuar ulje te ndjeshme krahasuar me kohen kur ne pushtet ishte krimineli berisha. Edhe lista e barnave te rimbursueshme eshte shtuar. Dhe keto ndikojne drejtpersedrejti tek shtresat e varfera qe fatkeqesisht i kemi me shumice. Pra, reformat ne shendetesi jane per tu lavderuar dhe sigurisht qe efekti i tyre nuk ndjehet menjehere. Vlonjat, nese banon jashte dhe shendetesine ketu e percepton nga ato qe lexon, me vjen keq, por je i keqperdorur. Ose ke rene ne gracken e skuthave, ne gracken e atyre maskarenjeve qe benin para ne kuriz te shendetit te njerezve.

Skandal. Turp.

Nejse, suksese ne jete

Une kam prinderit ne moshe te thyer qe me tregojne per veshtiresite qe hasin ne ambulance apo dhe ne spital te specialisti. Pensioni i njerit shkon vetem per ilaçe, ndersa gjysma e pensionit te tjerit shkon per drita dhe. uje. Sa here qe shkojne te doktori ( nje here ne muaj) ai i pret te klinika e tij private sepse ne shtet nuk mund ta takosh (jane bere p.some doktoret). 5000leke te reja eshte kosto e vizites 30 minutshe. Tani si duhet te ndihen ata dhe te gjithe te tjeret ne moshen e tyre qe punuan nje jete te tere (6 dite jave dhe e 7-ta aksion) kur Beqja dhe shefi i tij vazhdojne akoma me teorine “se ne kohe te saliut”? keta po bejne 4 vjet qe po mjelin popullin dhe gjithcka leviz ne shqiperi dhe lekeve nuk po u shihet ngjyra apo hajri.

shume bukur, konkretisht atehere pyeti prindrit kush i detyron te paguajne, dhe perse paguajne aq kur pensionistet nuk duhet te paguajne per ilacet, perse specialistet i drejtojne te privati, a kane keta konflikt interesi me privatin. klinikat private beqaj i gjeti apo linden gjate kohes se tij. jo filluan lulezimin gjate kohes se shqupit ne qeveri. Dhe sot nuk ke cfare u ben se te marrin peng gjithe sistemin dhe specialistet e shendetesise.
ta them une shume shkurt, privati korrupton publiken. Pra biem dakort qe debati eshte ideologjik; privat publik. Ke pare ti qe shqupi ta adresoje ceshtjen ne kete prizem, jo, te vetmet sulme jane individuale, ndaj ndonje ministri, qe fundja nje ulje cmimesh ilaceve ua beri se kishin cmimet me te larta ne gjithe evropen, ku fitonin lloj lloj matrapazesh. Cila eshte zgjidhja e shqupit, privatizo me shume, plumbi del me plumb.
I cojne ne laboratore private sepse shqupi koncesionin e check up qe permbledh nje sere analizash e sulmon madje dhe duke genjyer ndonjehere, dhe kesisoj njerzit e shkrete nga propaganda drejtohen te privati. Pyeti perse specialisti u jep alternativat me te shtrenjta ne ilace, a e kane ndonje ide, nderkohe qe pensionisti me ligj i ka falas.

Po mor zoteri me ligj i bie qe Berisha dhe gjithe shqupi duhet te ishin brenda, me ligj Rama duhet te ishte brenda qe me mandatin e pare si k.bashkie, me ligj pjesa me e madhe e qeverise se sotme duhej te ishte brenda, me ligj 99% e gjykatesve duhej te ishin brenda, me ligj me ligj me ligj…
Po pra per ate dreq ligj po flasim te gjithe aty ne Shqiperi por ne realitet as e ruan njeri per njeri e as per ligj.

1 Like

Nuk doja te dilja te zbatimi i ligjit, por te pergjigja e atyre pyetjeve, qe te te gjitha rastet ka te beje me privatin qe te dyja palet nuk guxojne ta adresojne.