Situata me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë

Djalli fshihet tek kllapat Blend. Pak rendesi ka se si e quan ti, rendesi eshte se si quhet zyrtarisht. Në Spanje psh, uji i çezmes eshte i pijshem (gjithmone zyrtarisht !) por per dike qe nuk eshte mesuar te pije ujin spanjoll te robinetit, i vijne zorret ne fyt në pak minuta. Por deri dhe ne France (une nuk di te kem blere uje me shishe ketu, pasi jo vetem qe ai i çezmes eshte i pijshem, por ka dhe shije kryesisht te pranueshme) ka plot te huaj, por dhe vendalinj, qe pijne uje te blere (sepse e konsiderojne ate te robinetit si te papijshem). Nderkohe qe, brokja me uje çezme eshte insistucion deri dhe ne çdo tavoline restoranti ne France. Dhe falas, kuptohet.

Tani: edhe 24/24 uje te pijshem (zyrtarisht!), edhe pa ngritje cmimi ??? :open_mouth:

Përderisa në Tiranë sipas te dhenave e paguajnë faturën e ujit vetëm 22.9% e familjeve, atëherë ulja e informalitetit dhe rritja e bazës së familjeve që duhet të paguajnë faturat e ujit është zgjidhja e vetme për të ndalur rritjen e çmimit për atë pakicë që është e ndershme me shtetin.

Nuk duhet te behej 24 ore ne fillim dhe pastaj te ngrihet cmimi?

Ndofta. Duhen parë modalitetet.

Jam per rritjen e cmimit me 100 lek dhe menaxhimin me te mire te UKT, duke ulur pak numrin e punonjesve. Njekohesisht duhet qe nje ore e me pare te realizohet dhe eliminim sa me shume te humbjeve, shoqeruar me mbledhjen e borxhit nga bizneseve dhe personave qe nuk pagujane.

2 Likes

Eshte e kunderta kapo, 22.9% nuk paguajne.

Ndofta perpara se te rritet cmimi duhen gjetur menyra dhe si te matet konsumi i ujit (nga shkrimi i Blendit qe thote nuk kane instaluar matesa), te parandalojne vjedhjet ne rrjet, te mbledhin pagesat (sipas blendit ose kapos), te rregullojne problemet e tjera (lexo tregimet e Pjerit me problemet e tij me ujtin), etj. etj. Nuk eshte faji i konsumatoreve per te gjitha keto probleme qe permenda me lart.

2 Likes

…mund te na tregosh nje burim per kete shifer

E para, PD nuk ka goje te beje opozite me kete, dhe PS nuk mund te thote me jepni leke se do te bej nje gje te bukur. Beje gjene e bukur, pastaj kerko leke.

PD nuk ka goje per opozite sepse e rriti cmimin me 125% pabesisht kur ishte Basha ne pushtet. Punime pati vetem ne Sauk, zonat e zaptuesve te tokave qe votojne PD, per 10 vjet qe e pati Berisha ujesjellesin. Sepse me te ardhur ne pushtet ne vitin 2005, Berisha e hoqi ujesjellesin si kompetence e bashkise, ngaqe ishte Rama kryetar, dhe ia kaloi qeverise qendrore.

Me te ardhur Basha ne bashki, Berisha e hoqi ujesjellesin nga qeveria qendrore dhe ia kaloi bashkise, dhe Basha e mbajti deri kur humbi bashkine. Pra, shkoi 10 vjet ujesjellesi i Tiranes ne duart e paafta te PD. Ne ato 10 vjet nuk u be asnje pune e hajrit. Vjedhjet ishin masive, dhe prapeseprape cmimi u rrit paturpesisht.

Erion Veliaj ka nisur punimet ne shume rrugica e ne shume lagje ku po ndryshon tubat nga fillimi. Jane hequr tubat e kohes se enverit dhe jane instaluar nga e para. Eshte e qarte qe nese uji ne Tirane do te behet 24 ore, kjo mund te arrihet vetem nga kundershtaret e PD sepse PD ka 10 vjet deshmi qe nuk ben dot gje, dhe keta ne dy vjet bene me shume se PD ne 10 vjet me uljen e humbjeve e me riparimin e tubave.

Por prape, nuk mund te kerkoje leke paraprakisht. Nese do ta beje ate qe thote, ta beje me kredi te cilen po populli do ta paguaje. Ta mbaroje punen me kredi, pastaj ta paguajme te fatura e ujit e te pakten ta dime cfare po paguajme. Keshtu eshte tafti-bafti. Ne do paguajme e prape s’kemi siguri a do te arrihet per 5 vjet.

Nese nuk ka rruge tjeter pervec rritjes e nuk i dilet me kredi, atehere rrite te pakten me 100 leke, jo 200 leke, dhe angazhoje edhe me seriozisht personelin e UKT ne zonat rreth e rrotull Tiranes ku uji vidhet masivisht nga shtepite pa leje. Kur them seriozisht, behet fjale pre angazhim maksimal si me kanabisin.

Dhe nuk mund te marre si justifikim faktin qe qytetet e tjera e kane me shtrenjte metrin kub te ujit dhe hajt ta shtrenjtojme dhe ne TR. Qytetet e tjera e kane vertet me shtrenjte metrin kub te ujit, por fatura ne fund te muajit u vjen me e vogel sepse nuk u jane perfshire te fatura e ujit taksa te ndryshme. Basha rrasi aty taksen e gjelberimit, Rama ate te arsimit a ku di une cfare kane futur te fatura e ujit ne TR, qe e ben te jete me e larte se ne cdo qytet, edhe pse per ujin qe konsumohet paguhet me pak.

" mund te na tregosh nje burim per kete shifer"

Nje burim qe raporton shifra te tlla mesiguri eshte i blere nga E. Rama.
Si thote lulzimi, ka rendesi premisa

Po mir mer a i bo pershtypje njeriu qe Bathoristet e Xhelal Mziut pakuajne 64 lek per meter kub kurse Tironcit 45 lek per meter kub? Me qytetare Bathoristat apo emigrantet nuk kan fytyr me protestu se jan ne toke ta xanun.
Po erionit do i mjaftojne kto 220 meleon apo mbas ca vitesh do boj prap fakirin e do kerkoje leka prap???
Veq qeshtje opozite nuk eshte kjo. E kush beson se Xhepi i qytetarit do mbrohet nga Mona e Kaptinmodhit me Titin apo me keq Lulthimi me Zen Deledashin?

Bathoristet paguajne aq sepse e vjedhin me shume, dhe sepse nuk kane taksa te tjera te perfshira ne fature. Ne TR shkon fatura me lart per shkak te disa taksave qe paguhen bashke me faturen.

E di qe ke per tu bo Politikan Anglosakson ti Shkabe me kto argumente? Por ato taksa te mcefme qe paguan Tironci duhet ti paguante po njesoj po ju ja embelsoni ne nje fature. Sigurisht qe Tironci ne Tirone ka me shume taksa se bathoristi se ka shume me shume benefite publike, por perseri nuk shpjegohet fakti qe Bathoriste paguajne me shume…veq faktit qe e vjedhin…por po ata Bathoriste qe nuk e vjedhin sepse jane deshtake?

Sherbimet jane te njejtat. Thjesht i kane futur ne fature te ujit sepse shume njerez nuk i paguanin.
Gjelberimin duhej at paguaje vetem nese duhej te merrje ndonje certifikate. Nuk ta jepnin certifikaten pa paguar taksat. Ka rob qe nuk u duhet certifikata per shume vite, sidomos me daljen e kartes se identitetit. Ndaj Basha e futi te fatura e ujit.

Po ta benin ujin 24 ore me perpara, rritja e cmimit pas kryrjes se punes do te ishte e justifikuar edhe sikur te ishte me me shume se 200 leke per meter kub, sepse shume familjare do te kursenin me teper.

Ata qe s’jane ne pallate te reja, por ne shtepi private e pallate enveri, do te kursenin shume me teper duke mos shpenzuar per blerje depozitash, per tuba qe shkojne deri te depozita, per ustallare per pastrim e mirembajtje depozitash, galexhantesh. Kete dimer lane lesht me depozitat dhe tubat qe plasen nga acari. Po ashtu nuk do te blinin me pompa elektrike, s’do te paguanin energji elektrike qe pompa te funksionoje, as per mirembajtjen e tyre, etj, etj. Do t’u kursehej dhe zhurma e pompes.

Dhe ata qe jetojne ne pallate te reja do te kursenin para duke mos blere uje ne shishe per te pire, e duke mos paguar shume para per filtrimin e pastrimin e depozitave qendrore te pallatit. Une psh s’e kam konceptin e pirjes se ujit ne cezme, sado qe e paguajme pastrimin e ujit te depozitave qendrore rregullisht, cdo vit. U zgjova nje nate e pashe qe s’kisha uje ne shtepi, mora makinen e gjeta nje furre buke qe rrinte hapur naten e qe shiste dhe bidona uji. As qe me shkoi mendja qe mund te pihej nga cezma sepse eshte humbur koncepti.

1 Like

Uje cezme ke pire perseri…por nga Bidoni…dhe 5 here me te shtrenjte.

Ne qe vijme ketu, Shqiperia na mbledh. Pra do njerez i kemi në Shqiperi. Matesa ka kudo. Vjedhje pothuaj nuk ka më (në Tirane harroje). Më thane qe në hotelet é Dajtit po thaheshin lulet, se uji me pikatore: kursim. Pagesat mblidhen pothuaj 100% (prej vitesh, për të mos thene dekadash).

Blendi qe jeton atje dhe jo njerezit e tij thote ndryshe. Lexoje artikullin dhe komentin e tij.

Gjemb, brenda ne Tirane nuk vidhet me. Edhe lokalet nuk vjedhin me. Por ka shume shtepi neper zona informale rrotull tiranes, ku kalon tubacioni para se te vije ne TR, te cilet abuzojne shume. Shkojne ua heqin lidhjet, i vene prape me menyra te ndryshme sepse jane mesuar. Po brenda ne TR nuk ka me. Ka abuzime si psh te lene 4-6 muaj pa paguar lokalet, dhe ngaqe kane njohje e shtyjne shlyerjen. Po nuk eshte se u fshihet borxhi. Nje dite e paguajne.

1 Like

Komikja eshte se Kapo nga Amerika shkruan se vetem 22% é paguajne ujin. Dhe nuk sjell burimin é informacionit.
Blendi i thote se eshte é kunderta. Por Kapo prap se prap é pyet se cili eshte burimi i kesaj shifre
:joy::joy::joy:
Kupton ti tani se c’behet në peshk ??

1 Like