Skenari i konfliktit Shqipëri-Greqi

Nga Olsjan Topalli

Mes Shqipërisë edhe Greqisë shpesh-herë ka patur probleme të rënda të historisë ku here-herë kemi patur edhe situata të tensionimit midis dy shteteve. Ndër situatat më të “nxehta” përmendim: Çështja Çame, problemi i shkollimit të ndërsjelltë të grekëve në Shqipëri dhe i shqiptarëve në Greqi në gjuhën amtare, pronat e ndërsjellta të qytetarëve mes dy vendeve, çështja e Ligjit të Luftës, pretendimet ujore të Greqisë ndaj Shqipërisë të cilat shpesh trazojnë raportet midis dy vendeve.
Rikujtojmë se Shqipëria dhe Greqia ka edhe një Traktat të Miqësisë dhe një bashkëjetesë normale midis dy popujve, por kjo nuk ka mjaftur për Athinën dhe Tiranën zyrtare që të kenë mosmarrëveshje të shpeshta.

Tensioni i ri politik

Ditët e fundit është përfolur gjerësisht për Çështjen Çame, tashmë çështje ndërkombëtare. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga shteti Helen të cilët i tremben të vërtetës. Po ashtu Athina u trondit nga deklarat shokuese që Kryeministri vendit bëri ndaj tyre duke thënë për Akropulin se

“Kjo gravurë e vjetër e Athinës e 1670 (qytet në të cilin, shkruante ende më 1925 princi grek fanariot Eugene Rizo-Rangabe, “…popullsia autoktone është edhe sot e kësaj dite kryesisht shqiptare”), na kujton, ndër të tjera se, nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk.
Një histori e tillë e një qyteti që dikur ishte sipas historianëve e dëshmive autentike, qytet kryesisht shqipfolës, nuk e bën absolutisht atë një qytet shqiptar, edhe pse shqiptarëve Athinadiçka u ka borxh në historinë e saj të jashtëzakonshme. Dhe, tamam po kështu, nëse Himarapërjetoi me arqipelagët grekë dhe greqishten si “lingua franca” të Orientit, nëpërmjet shkëmbimeve detare, një bashkëjetesë të afërt e të frytshme, kjo nuk e bën atë absolutisht një krahinë greke; aq më shumë që popullsia e saj, në të gjithë aktet ndërkombëtare, për të mos folur veç për Historinë, njihet thjesht e vetëm si SHQIPTARE”.

Kjo deklaratë drithëruese bëri që shteti grek të ngrihet në këmbë, duke acaruar përsëri marëdhëniet midis dy shteteve.
Të irrituar nga Genocidi Çam, dhe deklarata e Kryeministrit Rama, shteti grek vazhdon presionin ndaj shqipërisë duke u kapur pas një problemi administriv shqiptar i cili nuk ka prapavijë etnike greke, siç është zbatimi i planit urbanistik në Himarë. Ku disa grupime antishqiptare i ankohen Athinës për çeshtjen aktule që po zbatohet.

PBDNJ dhe Greqia

Kjo parti është nën patrionazhin e Greqisë, e cila ka pretendimet e saj për tu futur në kuvend. Pra PBDNJ kërkon të bëjë koalicion me opoziten dhe të prodhojë një vatër tensioni për të fituar vota në Himarë. Ndërkohë që Athina e mirëpret këtë histori pasi është kundra koalicionit të Ramës me PDIU-në e Shpëtim Idrizit dhe fuqizimit të këtyrëve të fundit.
Duket se “inati” i Greqisë është më tepër se kaq. Kujtojmë se pak ditë më parë në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke ka kthyer mbi 100 shqiptarë, mes tyre gra, fëmijë e të moshuar. Argumenti i përdorur ka qenë mungesa e dokumentave dhe fakti i mosdisponimit të një shume prej e pakta 100 euro në ditë për të hyrë në zonën Shengen, cila duket paska absurde dhe bie në kundërshtim me rregullat e Shengenit.

Konflikti më tepër se ç’duket…

Këtë here tensioni Shqipëri-Greqi duket më i ashpër se herët e tjera. Këtë e tregon fakti që Greqia më 7 Nëntor ka dislokuar në kufirin me Shqipërinë tanket dhe mjetet e saj të rënda më moderne luftarake në kuadrin e një stërvitjeje të koduar “Mburojë çeliku”. Nga kjo mësohet se bëhet fjalë pikërisht për stërvitjen e Brigadës së 8-të sulmuese të ushtrisë greke, në përbërje të së cilës janë efektivët më elitarë të këmbësorisë. Për këtë stërvitje ushtarake bie në sy fakti se pothuajse në të gjitha mediat greke, është publikuar pothuajse i njëjti tekst njoftimi, që ndonëse nuk përmend në asnjë rresht Shqipërinë, nënkupton qartë një paralajmërim serioz që Athina zyrtare ka vendosur t’i bëjë Tiranës.
“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht një video të përgatitur nga ushtria greke e cila vetëm pak ditë më parë iu është shpërndarë edhe mediave të vendit fqinj ku dëgjohen qartësisht urdhrat për goditjen e “objektivave”.

https://youtu.be/i7qhP6t2ieU

Një frikë tjetër e Greqisë

Athina zyrtare ndihet e frikësuar nga marëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Turqinë, ku kjo e fundit e ka treguar qartë qëndrimin e saj politik. Po ashtu ajo i druhet një aleancë e mundshme mes trekëndëshit Tiranë-Beograd-Ankara, dhe mbizotërimi i tyre në Ballkan. Kjo e përfolur shumë nga mediat dhe e pohuar së fundmi edhe nga Berat Buzhala, gazetar dhe admistrator i “Gazeta Express” ku ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në datën 4 Nëntor.

Këto zhvillime politike dhe kjo teori e mundshme e përfolur, nëse marrin udhën e duhur, atëherë Greqia do jetë në telashe të mëdha.

mgjthe respektin per autorin e shkrimit apo Berat Buzhalen, une nuk mund te marr seriozisht asgje qe mund te shihja ne Zone e Lire.
Per greqisht-folesit: ca jane keto urdhera qe degjohen qartesisht ne video?
Normal qe cdo stervitje ushtarake do kete urdhera…tjeter, nqse nuk permendet ne asnje rresht Shqiperia, pse u dashka nenkuptuar qarte paralajmerimi serioz i Athines per Tiranen? jo se kjo s’ka mundesi te ndodhe por Greqia e ka me lehte te ushtroje presion permes “fsheses” se emigranteve sesa me stervitje ushtarake. Tek e fundit, nuk ka pike interesi, as perfitim territorial nuk enderron me, pa llogaritur faktin se jane te 2 vende anetare te NATOs dhe tjetrin qe i ruhet cdo shkallezimi ne rajon - Turqia permendet ketu bashke me Beogradin qe eshte budallallik me brire. Qekur Beogradi perben kercenim per Athinen, apo anasjelltas? pse, apo sepse 3 takimet me Vuçiçin mjaftuan te krijonim aleanca te reja?

2 Likes

kur fillon ndeshja ?

Qe prej '90 e ketej qeverite shqiptare per shume arsye asnjehere si kane qendruar Greqise perballe si te barabarte. Nga '95 (ne mos gaboj) Sala sajoi ate historine e te 6shteve dhe e hongri keq. Aq keq sa ne mbreterimin e dyte sla koncesion pa bo (varrezat, Himara, deti, shkollat etj) bashke me Tos Qorrin qe la gruen dhe mori ate kurven nga Selaniku.
Shume uje ka rrjedhur dhe gjerat kane ndryshuar ne favor te Shqiperise, gjithsesi shpresoj qe ky palla i tanishem ti kete bo mire detyrat.
Nese politikanet greke me verte kujtojne se e rru kush trapin per stervitjet e ushtrise greke, atehere me verte qe qekan loqe komplet.

Profili-im je? :smiley:

1 Like

Kjo tema bythecarese e konfliktit shqiperi-greqi fillon cdo here ne prag te fushates se zgjedhjeve per te projektuar kedo idiot qe eshte ne pushtet ne shqiperi dhe qe e ka shkaterruar vendin me keq nga cdo pushtues I huaj si patriot e mbrojtes te vatanit.dhe shqipot neandertalas nuk lodhen se besuari perseri e perseri.

Se di. Nese ke copyright ta leshoj direkt

Artikull i barazvlefshem me artikujt e fanta-calcios :D. Si ti fryjme kot zjarrit me bo naj klikim. Po te citojme Edi Ramen ne debatin me analistet kosovare ky eshte tipik “shkrim portali”. Qe kur permend ceshtjen came ku thote se “greket kane frike nga e verteta”, apo te “pretendimet ujore ndaj Shqiperise”, dhe ne fund dislokimi i tanqeve ne kufi me Shqiperine si paralajmerim serioz. Ndersa ai rregulli 100 euro/dite ne zonen shengen nuk bie kunder me rregullat e Shengenit. Zyrtarisht ekziston si rregull, megjithese sebashku me ftesen zyrtare eshte nder rregullat qe me se shumti tolerohet per turistet.
Dhe qershia mbi torte: citimi i Berat Buzhales :smiley: qe ka pohuar trekendeshin ballkanik te Bermudes qe do i beje gjemen Greqise.

1 Like