Kjo puna e te ‘baraslarguarve’ mu kujtua mbreme.
Shkova pashe filmin e fundit te Nanni Morettit (me te gjitha gjasat regjizorit me te mire italian te ketyre 30 viteve te fundit) qe titullohet “Santiago,Italia” e qe eshte nje dokumentar artistik.
Filmi eshte i ndertuar me intervista te shkurtra te deshmitareve te grushtit te shtetit te Pinoçetit ne Kili, ne 1973.
Midis te tjeresh, andej nga fundi, Moretti interviston edhe nje ish prej eksponenteve te policise politike te Pinoçetit, sot i denuar me burg (pra e takon ne mjediset e burgut). Pasi rrefen ato qe kaper rrefyer, ai i thote regjizorit: “pranova te intervistohem, sepse me thane qe ti je i paanshem”.
Ne ate moment, per here te pare gjate filmit, shohim te hyje në te Moretti dora vete (gje e paimagjinueshme, normalisht), dhe ti thote te intervistuarit :
"No no. Non sono imparziale !" (jo jo, nuk jam i paanshem)
keshtu dhe kjo puna e te baraslarguarve tane…