Sondazhi: 56% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi

Sipas Gallup, një kompani Amerikane kërkimore e njohur për sondazhet e saj, 56% e shqiptarëve dëshirojnë të largohen nga vendi i tyre, me shpresën për një jetesë më të mirë.

Sondazhi, i kryer në vitet 2013-2016 në 156 vende të botës pyet njerëzit mbi 18 vjeç, pra në moshë madhore, nëse duan të migrojnë në një vend tjetër, dhe nëse po, cili do ishte ai vend. 14% e popullsisë globale, që përkthehet në 710 milionë njerëz, duan të largohen nga vendi i tyre.

Shqipëria rënditet e dyta në këtë listë vendesh, bashkë me Haitin, të dyja me nga 56%. Në vend të parë, rënditet Sierra Leone, me 62%, një vend me luftra e konflikte. Ndërkohë, në vitet 2010-2012, dëshira për të emigruar tek shqiptarët ishte 36%,gjë e cila e bën Shqipërinë vendin me rritjen më të madhe të këtij të këtij treguesi.

Ndërkohë, vendet të cilat pëlqehen më shumë nga emigrantët-potencialë janë Shtetet e Bashkuara në vend të parë me 147 milionë njerëz të cilët kanë shprehur dëshirën për tu zhvendosur atje, apo 21% e popullsisë. Më pas vijnë Gjermania, Kanadaja Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Burimi (http://www.gallup.com/poll/211883/number-potential-migrants-worldwide-tops-700-million.aspx?g_source=World&g_medium=newsfeed&g_campaign=tiles)

Media kazani.

Jane llumi i shqiperise qe duan te emigrojne apo qylsat qe duan tu bien ne qafe ketyre shteteve ku duan te shkojne. Shqiptaret atdhetare, punetore, te cgjuar dhe me leke/euro/dollare nuk duan te ikin.
Po 56% eshte nje çike si shume gjithesesi.

1 Like

ne fakt kjo ankete provon si te vertete ate qe ka thene edi rama, kur ia vune ne dukje njehere faktin qe shume shqiptare po duan te emigrojne. Ai u pergjigj pak a shume keshtu (se nuk me kujtohet fjale per fjale) - nuk jane vetem shqiptaret qe emigrojne.

dhe kjo ankete e verteton thenien e piktorit te ambalazheve. nuk jane vetem shqiptaret. Edhe haitianet emigrojne si shqiptaret, biles sierraleonezet emigrojne me shume.

kjo ankete tregon edhe dicka tjeter ne fakt. Qe edhe ne Haiti dhe Sierra Leone, Rilindja ka pasur nje sukses te pamohueshem. Internacionalizimi i te rilindurit eshte ne fakt arritja me e madhe e piktorit.

Dikush tha ketu, se shifra per Shqiperine eshte e madhe sepse shqiptaret nuk e njohin realitetin jashte. Kjo eshte e vertete, por, beni krahasimin midis viteve 2010-2012 vetem 36 %, gjate PD-se dhe 56% gjate Rilindjes 2013-2016:

gjithmone e me teper do te kerkojne te ikin, ne perpjestim me te ashtuquajturin Shtet te Forte. sa me i forte te behet shteti, me ligje dhe rregulla si dhe taksat (kryesorja kjo per shtetin) aq me shume shqiptaret do te duan t’i shpetojne atij. kur eshte i huaj ata e luftojne, me shtetin tend ndryshon puna, dhe preferenca eshte ikja larg tij. nuk vinte kot tela me gjemba enveri, qe sherbenin me ndalu ikjen dhe jo futjen ne te.
duan te ikin francezet (dhe rinia po iken) jo me shqiptaret, qe gjithnje kujtojne qe jane shteti me i varfer i botes.

1 Like

po ktej nga gjermani ka pyt njeri sa dun te ikin? paradoksi eshte se jo pak dun me emigru ne RUSI :anguished:

analog me telat qe ndajn ameriken me meksiken. une do thoja se kto si ka bo amerikoni mos ti hyjn eimigrantet , po ka vepru me largpamesi se dikur do i duhet te mbaj sklleverit qe ka Brenda :wink:

Ajo qe ti quan “Ligje dhe Rregulla”, jane ne realitet, brutaliteti shteteror dhe taksat e larta, qe jane te paperballueshme per shtresen e varfer dhe te mesme te popullsise. Nuk I duhet ky lloj shteti Shqiperise, nderkohe qe qytetaret nuk kane burime te ardhurash.

normal. keto jane dukuri historike dhe jo vetem ne lidhje me ne. njeriu s’do shtet ne fakt, do vetem siguri. shteti i kerkon haraç ne lidhje me kete pike, sigurine. qe s’te vjen njeri dhe te vdjesh shtepine apo pronen, pa i hyre gjemb ne kembe, etj.
mirepo shteti duke qene sistem, tejkalohet dhe fryhet gjithnje me shume e gjithmone e me teper kerkon burime te mbahet ne kembe. plus qe ky shfrytezohet nga klasa apo klika qe e drejton, qe te pasurohen vete.

shtete e perendimit deri sot e kishin amortizuar energjine qe kerkonin shtetet e tyre, me KOLONIALIZMIN. vidhnin te tjeret pa hesap. tani qe kjo pune u iku nga dora, krijojne konfikte gjithanej, per te vjedh gjithnje.
ndersa shtetet rrumbythje si shqiperia, kolonizimin e bejne me emigrante. i heqin qafe te pabindurit ne ket menyre. deri sa te kete konflikt boteror prap. s’do vonoje kjo dite. brezi yne i komunizmit do t’i shohe te gjitha çudirat, e ka per risk siduket.

1 Like

nga cdo vend i botes ikin. po ceshtja me shqiptaret dhe kjo anketa eshte perqindja e madhe qe duan te ikin. dhe jo vetem aq.

iken gati 300 mije nga Anglia ne 2016, nga 65 milione. dhe erdhen gati 600 mije. net gati 300 mije.

keshtu qe te thuash se ikin edhe nga franca, nuk ka ndonje gje, eshte idiotllik.

une them se njerezit ikin ngaqe nuk i kuptojne te mirat qe u ka sjelle rilindja, si shendetesia falas etj.

une per vete kam ikur ne 1992 kur shqiperia sapo e kishte hedhur poshte gardhin me tela me gjemba, dhe kur njerezit ne shqiperi nuk paguanin taksa. ika se nuk doja ti paguaja taksa sali berishes, thashe me mire po ja paguaj helmutit te gjermanise.

se po te ishte tani, me gjithe keto te mira qe ka sjelle rilindja, nuk do kisha ikur kurre.

Problemi eshte se ne epoken ngambrapa asnjeri nuk do, jo vetem te rrije ne vend te vet, por nuk do te rrije as ne lekure te vet, i rri ngushte edhe lekura e vet me nje fjale.

Formulen e ka gjet poeti mo i modh ngambrapa, qe shkoi ne Afrike dhe ndrroi fe:

Je est un autre (I is another = uni eshte nje tjeter)

Car Je est un autre. Si le cuivre s’éveille clairon, il n’y a rien de sa faute. … Rimbaud, lettre à Paul Demeny (Lettre du Voyant)

1 Like

kulufa si puna jote, e kishe llafin, se ti ke shkuar ne france jo une.

une kam lindur ne nje nga qytetet me te rendesishme te shqiperise, ne mos me te rendesishmin. dhe e kam origjinen familjare nga qyteti me me kulture i shqiperise dhe ballkanit.

ti qe ke lindur ne kasolle, fol per veten tende, mos fol per te tjeret.

Keto shifra nuk duhen marre shqeto. Kedo t’pysesh a do te emigrosh per nje jete me te mire, sigurisht do te te thone po. Plus edhe qe eshte absurde te mendosh qe ne 2013-14 ku papunesia ishte 19% me pak njerez donin te emigronin sesa tani qe niveli i papunesise eshte ulur.

…me i llaf, bazat ekonomike nuk mbeshtesin sondazhin.

Ouu qenka ulur papunesia ne Shqiperi?!Pastaj, sikur duhet te ishte ndryshe, njerezit nuk jane te prirur te emigrojne nese kane pune dhe te ardhura.

papunesi s’do te thote gje pastaj. ne kohe te enverit e kishim zero kete, dhe s’kishim buke te hanim. sektori privat punon teresisht, po nuk fiton gje te madhe po e mbyte me taksa apo po nuk i gjete tregje te shese prodhimet.

ne shqiperi dhe kudo ne bote, nuk ikin ata qe humbin diçka, ose ata qe nuk e kane te sigurte se fitojne me shume. çfare humbin njerzit e dine, ndersa ate qe do te fitojne nuk kane si ta dine. kjo i shtyn mos levizin prej vendit.

nisen per udhe, vetem kur s’humbin me gje te madhe. asgje fitojne ne vend te tyre dmth. jashte veç po fituan me shume.

Ndoshta se ne 2013-14 njerezit akoma i mbante shpresa.
Me pas kur shpresa humbi,natyrisht qe numurat do te rriten.

Ja statistikat e punesimit ne Shqiperi. Ktu e bazova pergjigjen. Nqs ne nr me te sigurta, flasim. https://tradingeconomics.com/albania/unemployment-rate

E dyta, ndryshimi 100% rritje ne sondazh mrena dy viteve (duke marr parasysh qe edhe ne vende qe kan pesuar lufte gjate ksaj kohe nuk ka pas aq rritje) me tregon qe Shqipria eshte “outlier” dhe zakonisht ne statistike outliers nik merren parasysh se 1)ose konditat duhet te jene te paparashikueshme 2) ka problem sondazhi.

hajde merre vesh miletin… Qaheshin se rrinin me ore te tera ne rradhe tek ambasadat qahen dhe sot qe nuk ju duhet vize dhe mund te ikin kudo :smiley:

Keta qe qahen me shume dhe duan te ikin jane shumica njerez pa zanat, pa shkolle e mezi flasin shqip e jo me nje gjuhe te huaj. Edhe nuk e di pse e kane kete sjellje shume te ndyre sa degjojne qe ke ardh nga jashte fillojne e qahen e te ngjiten per 1 liter benzine e nje birre.

Nejse, keto sondazhet e ketyre gallupeve duhen marre nje cik me skeptitizem… Ajo qe verej dhe me kenaqesi eshte se mentaliteti ka filluar te ndryshoj dhe tani qe jane kthyher shume ne shqiperi njerezit sikur e shikojne nje cik me me realitet situaten.

ne shqipri s’te hudhin me qurret se vjen nga jashte. ta kalojne ne pasuri shumica e atyre atje, katnar qofshin. shoket e mi atje kane te gjithe me shume pare nga une.