Sot, protesta e PD-së


#1

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se në protestën e sotme do të shkojë bashkë me familjen, për të nënvizuar kësisoj faktin se protesta do të jetë paqësore. Megjithatë, 2000 efektivë policie janë angazhuar dhe komunitetet fetare po bëjnë thirrje që askush të mos përfshihet në akte dhune. Opozita, e përbëra nga PD dhe disa parti të vogla aleate ka refuzuar të hyjë në zgjedhje duke djegur të gjitha afatet.

Të enjten, Kolegji zgjedhor shqyrton ankesën e opozitës. Çështja ka të bëjë me me afatin e fundit të dorëzimit të listave në KQZ, sipas PD, afati ishte 28, edhe pse KQZ prej muajsh kishte shpallur si afat datën 29. Duket edhe më shumë se ironike që mund të përfundojmë duke dëgjuar sërish sherrin midis 28-ës dhe 29-ës që na shoqëron prej vitesh.

Sot, disa nga përfaqësuesit e opozitës thonë, fillon Republika e re e premtuar nga Luzlim Basha, Berisha, Paloka, Ristani dhe të tjerë udhëheqës demokratë, si dhe aleatët e tyre si Spahiu, Mediu, Ndoka e të tjerë.


#2

Ej, po sot edhe dhe e LGBTI-se. Menjellaf mund te thuhet se sot eshte protesta e PDLGBTI-se


#3

Pergatitje per zgjedhjet 2021?!


#4


Rrihet brutalisht Arbana Xharra
Kuba do ndihmojë popullin të bëjë dashuri
Një Kryeministër GAY për Irlandën
#5

Obobobo e flliqen ne sy te z.Trump
Rama & Soros Fuck off :fu:, thote banderola ke rreshti pare. :smile:

Shijoni plazhin me 18 Qershor se zgjedhje snuk ka ao


#6

Kamunista, vrima e miut 300 grosh :smile:


#7

Madheshtore!
Sa popull i modh paskena qene mer amon!


#8

Cfare populli?! Edhe Ermal mamaqi te kishte dale me dy artopolante do kishte me shume veta.


#9

Bravo te qofte o Lulezim Basha!
Ja u ngrive buzeqeshjen ne buze Mero Bazes dhe plehrave te tjera te ri-pjelljes qe kishin parashikuar apokalipsin sot ne Shqiperi.
Nje xham nuk ka thyer PD ne protestat e saj,dhe ta krahasosh me protestat e dhunshme te EDrames jane si nata me diten per nga qytetaria.
Me qe ra fjala juve peshq,e pate Majlinda Bregun ne proteste?
Futini ca te shara se u bashkua me Bashen.


#10

ue ue ue

Manifestim i bashkimit kombetar kunder te keqes!!!

Si asnjehere tjeter!


#11

Senatori italian Lucio Malan : Basha i çmuar për shqiptarët, Europa duhet ta falenderojë!


#12

epike, historike

dita me e erret per krimin e futur skutave

rruget e Tiranes te derdhura, kishte edhe nga ata qe nuk i kishin dy gishtat lart, qe jane socialiste me siguri.

kete entuziazem dhe mbeshtetje nuk e kemi pare kund tjeter, vetem ne mitingjet e Presidentit Trump ndoshta, por mos te harrojme se Amerika ka popullsi shume me te madhe


#13

Ja kshu kshu.
Te shkoje te grricet te robt ne FB sonte ai vegla mafjes kryetaksidari i Rrepublikes Alegorike se pune tjeter ska. :joy:
Brravo Shqiptarve.

Rrofte Republika e Re :v::v::v:


#14

Turp e Deshtim total. Ishte dielli forte thone…prandaj votuesit i braktisen…Deshtim i mire organizuar.

Vetem …7000-10 000 protestues ne bulevard me gjithe Josephinen e Majlinden…Bulevardi u zbras per 10 minuta nga protestuesit, numri shume, shume here me i vogel se protesta e 18 Shkurtit.

Rrahmet paste Shqupi e rrofte Opozita e RE: :v:


#15

Me vjen keq Lebetitso po ti je bo burim i pabesueshem.
I more ne qafe robt tu vu bast kunder z.Trump dhe pro zgjedhjeve ne Kavaje.

Eeehhh blloku i Ilir Metes :stuck_out_tongue:

Na ta gjeta nji qi te ndani mendimet :smile: :smile:
http://www.m.lapsi.al/paparazzi/2017/05/12/k-shtu-nis-java-mbar-p-r-k-t-vajz-socialiste-duke-mbajtur-liderin-n-faqe-t#.WRb4F_JFw0M


#16

Fiqo ju marri ne qafe Lulthimi…nuk ka rendesi i lebetitimi por Harram rrogen 2500 police per 7000- 10 000 vete te mjere. 10 minuta e bulevardi bosh nga 7000 vete plus 2500 police.
Luthimi u mblodh tek Shqupi direkt qe te dukeshin me shume njerez. Nejse Urime per fitoren por mos ja trego fotot Kaposhit se ishte pref ta varroste Kulshedren e Kuqe e Pinjollet e Bllokut.


#17

PËRPLASJE VIZIONESH dhe INTERESASH
Opinion nga Klodi Stralla

Kushdo që do të lexojë këtë status, ka të drejtë të mendojë se autori i saj është “infektuar” nga Teori konspirative. Është e drejta e tij t’a mendojë kështu.
Për mua, kriza e sotme, që ka përfshirë disa vende të rajonit tonë, ato që kancelaritë perëndimore i quajnë si “Ballkani perëndimor”, nuk ka të bëjë as me “zgjedhjet e lira” në Shqipëri, as me zgjedhjen e shqiptarit Telat Xhaferi si kryetar i Kuvendit në Maqedoni, dhe as me mosfirmosjen e “demarkacionit” nga qeveria e Kosovës me Malin e Zi. Për mua, kriza aktuale i ka rrënjët tek përplasja gjeopolitike, BE-SHBA-RUSI, në lidhje me vizionin dhe interesat për krijimin e“Jugosllavisë të re”.

Europianët, dhe veçanërisht politika franko-gjermane, ajo ruse, por edhe ajo e ish administratës amerikane, Klinton-Obama-Soros, janë për krijimin e “Jugosllavisë të re”, si një entitet politik, ekonomik e kulturor, që para se të integrohet në Europë (kismet, pas 20-25 vjet !), së pari të integrohet brenda vetes: Të krijojë një treg të përbashkët ekonomik, një rrjet rrugor të përbashkët, një sistem energjitik e telefonik të përbashkët, pak a shumë të bëhet një Konfederatë. Në dukje një model joshës, por që koha ka provuar se bashkime të tilla, multietnike, multikulturore, multifetare, por me diferenca të ndjeshme në zhvillim ekonomik, gjithmonë sundohen nga shteti më i fuqishëm e më i organizuar që, për mua, në rastin konkret, është Serbia.
Në Tiranë përfaqësuesi i kësaj linje është Edi Rama dhe Partia Socialiste, i cili, për të mbajtur sa më gjatë pushtetin, është toleruar të kanabizojë vendin dhe kriminalizojë politikën, duke përdorur retoriken e “vettingut”.

Nga ana tjetër janë amerikanët e Administratës të re, Trump. Unë mendoj se ata nuk e duan këtë bashkim artificial të sunduar nga sllavët. Ata duan që secilin shtet të këtij rajoni t’a kontrollojnë më vete. Natyrisht, amerikanët nuk kanë interesa ekonomike në rajon, interesat e tyre janë vetëm gjeostrategjike: bregdeti i Adriatikut dhe Jonit nuk duhet t’i lihet Serbisë, e pas saj Rusisë.
Në Tiranë përfaqësues i kësaj linje amerikane është Lulzim Basha dhe partitë e Opozitës, pavarësisht retorikës që përdoret, se problem janë zgjedhjet e lira dhe të nderçme.

Si do të zgjidhet kjo përplasje?
Nëse Rama dhe PS do të pranojë krijimin e Qeverisë teknike dhe një afat të arsyshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, kalimi i pushtetit do të bëhet i butë, pa trazira sociale. Në të kundërt, parshikoj kohe te zymta. Kjo varet nga loja e Të mëdhenjve - Kontinentit të vjetër dhe Kontinentit të ri të përtej oqeanit.


#18

Kape Fiqo se cthote Profesori pas te Lebetitmit. Respect :v:

Kum ene i lajm tjater te keq, protestuesit ishin pothuajse teresisht nga rrethet. Kam ene i Lajm te mire se Luthimi eshte bo figura e forte e Shqupit por me aprovim 14%… Me 14% ne votime konkuro me Gjinushin e Milon por Kurre Me Camet e dashit te Havase e Qifes.
Hec mo tradita Serbofile e Shqupit i trajto Kavajen e 13 Qershorin si fitore te Mbedha


#19

Shshshsht, po flet Luli :joy::joy::joy:


#20

Ti perseritesh deri de lodhje duke thene te njejten gje si papagall. Ik dhe lexo komentet e mia se e shpjegova disa here se kush jane VIOLENTET neper demostrata. Te djathtet e pakte, te nje vendi si shqiperia (te kishte te djathte, njerez te afte, nuk instalohej komunizmi ne shqiperi) nuk presin gje prej qeverise, cilado qofte te jete ajo.
Ik tani dhe bej diçka me te hajrit se komentet pa buke qe ben ketu. Apo paguhesh ?