40 postime2662 shikime10 mars 2017 në 11:53 e paradites
STALKER@STALKER
Sikurse “The Village” mund të shihej si metafore e nje Amerike izolacioniste, po sikur “Split”, filmi i fundit i M. Night Shyamalan të jete (midis te tjerash) metafore e Amerikes aktuale skizofrene? (bashkekzistenca e disa personaliteteve tek i njejti individ).
Po sikur parodia e Jimmy Kimmel të mos jete dhe aq “për të qeshur”?
9.0
korriku@korriku
kujtoj qe klikova per ta pare por zgjedhja duhet te kete qene konkuruar nga alternativat e tjera te momentit dhe si duket u harrua
STALKER@STALKER
Ka plot për të thene për “Split” por nje gje eshte e sigurt : eshte nje nga filmat më të mirë hollywoodiane të ketyre muajve të fundit (mungesa e tij në nominimet për Oscar e perforcon kete qe them )
korriku@korriku
po sigurisht kjo e Oscar!
ishte nje review e mire qe me shtyu per ta kerkuar (nje link sekondar gjate nje kerkimi)
…
Nuk ishte horror aq sa Shenjat apo Shqisa e gjashte, por dhe Village me te cilin hoqe paralelen ishte me shume se i tille. Por prape nje film i mrekullueshem horror.
Dyert e shumta te fshehta, kycjet e tyre me lloze a celesat e ndryshem, banesa pa dritare, korridoret e njetrajteshme ndricuar dobet, kopshti zoologjik me egersirat, historia e Kasey-t, ambienti i ngushte e pa dalje, perpjekjet e perseritura pa sukses per shpetim, rastesore zgjidhja ne fund, etj.
Split, si per split personality. E drejte te shohesh ate qe thua ti, qe filmi eshte metafore e Amerikes skizofrenine ku personaliteti i monstres qe zhvillohet ne fund eshte fytyra me e fundit e shoqerise amerikane percaktuar e perfaqesuar nga zgjedhesit e trump. Amerika e semure me DID dhe jashte kontrolli.
cilesia vizuale qe gjeta ne internet qe e dobet.
ketu poshte: review-ja e fundit qe solle albano (la la land) ishte jo vetem sh. here me e mire se filmi vete por dhe nje analize ‘totally out of this world’. Cilat jane gjasat qe nje film i ceket si ai te behet premise per nje recense te tille spektakolare. Vetem kur te pakten (sic dhe u fol ne fund fare te debateve ppu) filmi nuk eshte hilacak. Zhizhek kish perpunuar nje analize te persosur te cilen gati sa nuk e paragjykova dhe e humba konsideruar kryeproduktin hollywoodian te vitit te cilit i kushtohej.
Sidoqofte, review e zizekut nuk behen nga prizmi kinematografik, me teper atij i intereson ti perdori filmat e holliwoodit per te cuar uje aty ku do ai, te kritika e ideologjise, specialiteti i vete
Biles ne nje fare menyre, i bie qe Zizek, duke i perdorur filmat qe komenton si kavie, nuk ka as me të voglen konsiderate për to. Eshte tjeter pune qe ai i merr ato si të mirëqene (dhe ashtu eshte vertet: ata filma ekzistojne, duam s’duam ne, bashke me Zizekun)
..... ......@InkuizitoriMoth
pyetja eshte:
Per çfar ka konsiderate Zhizhek?
sepse deri tani nuk kam vene re se ka konsiderate per ndonje gje apo per ndokend.
T’pakten te kishte konsiderate per zhuzhaket qe fluturojne duke bere zheee zheeeee. Mu me pelqejne shume, edhe sot qe ishte dite pranvere zhurma e tyre ne ajer te ngrohte me mallengjeu shume, me kujtoji femijrine. I kapa me dore grusht, me gudulisnin pellemben e dores.
..... ......@InkuizitoriMoth
korriku@korriku
Eshte tjeter pune qe ai i merr ato si të mirëqene
lidhur me kete s’di a mund te flitet konkretisht per rastin kur dilet nga kuptimi i drejtperdrejte i vepres dhe i cka dashur te thoje autori dhe i hyhet nje niveli te metejshem analize.
Apo interes tjeterlloj nga ai filmik e kinematografik…
Akoma me thjesht : E ke vene ré qe Zizek nuk komenton (analizon) asnjehere filma të Godard ose te Nanni Morettit ose Pedro Costas ose Hong Sang-soo ose Terrence Malickut ose… etj etj.
Besoj se tani me kupton me mirë
Sepse filmat e tyre janë pandashmerisht të lidhur me menyren e prodhimit (mode de production) të tyre. Filmat behen me leke dhe leket i jep producenti.
do te thuash qe kjo ndodh per arsye se nje autor eshte ne gjendje te ngreje pyetjet vete dhe te te ngacmoje permes filmit te tij, ndersa per hollywoodin kjo nuk ndodh dhe kete vakuum shfrytezon zizo…?
Br3dh, br3dho...@Br3dharaku
tani stalker, ky qe ke hap teme ti, vec film nuk eshte. Jo me per oscar. Nuk e di a ke pa apo mjaftohesh me trailer po ky ishte nje film pa strukture e me karaktere te paperfundum. Nga keto kandidatet per Oscar, perfshi dhe moonlight, vec Hidden Figures, te linte mbresa.
Split-it mund ti kritikosh disa gjera (të vogla gjithsesi), por qe nuk ka structure, nuk mund ti thuash. Filmi ka biles meriten qe eviton në menyre të perkryer të jete i 1001-ti film “survival séquestration”, pikerisht nepermjet transformit të tij në film me super-hero (të tipit Unbreakable, për të mos u keqkuptuar me ata te comics).
Ti besoj e kuptove qe filmi, në fakt, nuk ka nje hero kryesor, por dy (meqe permende karakteret, dmth personazhet).
Biles une them keshtu: meqe ti i kritikon filmit mungesen e struktures dhe të karaktereve, jepi nje shanc të dyte sepse keto dy elemente qe ke përmendur, janë kollajshmerisht për tu kritikuar në nje film të mirë (sepse filmat e mirë, pikerisht, dine ta tejkalojne strukturen akademike dhe karakterizimin po ashtu akademik të personazheve, fenomene me të cilet jemi të influencuar nga prurja e stermadhe hollywoodiane, dhe JO vetem)
Une do i kritikoja dicka tjeter filmit (edhe pse, siç do e lexosh me poshte, janë ‘gabime’ te justifikueshme) :
konkretisht, do i kritikoja nje far misticizmi sharlatanesk dhe pseudo-shkencor, kollajshmerisht i verejtshem tek disa filma te Shyamalan. Psh, çik si jo fort bindese ekzistenca e plot 23 personaliteteve tek nje njeri i vetem (edhe pse thuhet se raste unike të tilla edhe ka patur në historine e njerezimit). Por dhe nje gje të tille, edhe pse disi e kritikueshme, në film justifikohet sepse psh, qofte edhe Kafsha (me K të madhe -ti e ke parë filmin) qe prodhon personazhi kryesor skizofren në nje moment të filmit, nuk eshte thjesht dalldi regjizoriale për të mahnitur spektatorin, por me se shumti arsye për ti dhene filmit nje natyre gati-gati onirike (oneiric). Ose personazhi I Casey-t (vajzes), krejt e qete dhe e durueshme, i jep “Split” nje ekuiliber qe ekuilibron histerine e heroit kryesor.
Mund të themi: filmi eshte nje duel monstrash (ti e kupton për ke e kam fjalen), e gjitha kjo e rrefyer permes nje melodramaticiteti (në kuptimin me të mirë të fjales melodrame) për tu patur zili
nuk di sa mund ta kesh pikasur po lidhjet e peshkut me blogun tend (pas zhdukjes se pare) paskan qene te tilla qe ndryshe nga hera tjeter, kesaj rradhe jane zhdukur krejt temat e rubrikes se Kinoditarit ne ppu (psh. ketu). apo me heret akoma
Pse ça t’keqe ka me qen skizofren? T’gjith njerzit e mdhej kan qene skizofren!
Pastaj te qenurit dyfelor do te thote te jesh skizofren = mendje e ndare ne dysh, edhe etimologjia e fjales e deshmon (greqishte e vjeter: schizo = ndare dhe phren = tru).
Keshtu shifni filma skizofrene me zhuzhake, diskutoni per politike skizofrene pallosh-malok, por mbi te gjithe mos harroni kurre keshillen e arte dyfelore te Peshkut:
Merr ilaçet! Ze dashnore!
..... ......@InkuizitoriMoth
ky osht i filmi i modh, pa strukture dhe pa karakter (nje vajze do me u martu me nje likantrop = njeri qe shndrrohet ne ujk ne drite te henes):
..... ......@InkuizitoriMoth
kurse ky film eshte pa pik karakteri e pa pik strukture nga vendi i Madones, e kuptoj vetem une si inkuizitor qe merret me gjueti shtrigash, dhe shtriga zhardin qe merret me inkuizitore qe merren me gjueti shtrigash:
stalker, ai strehimi i konfigurum si burg po sidomos ai fundi ku miku qendronte ne kembe pas plumbave dhe fakti qe humbi si kripa ne uje, me kujtoi x files. Po ama X files ishte serial scifi ku boshti i vetem qe e mban serialin ne kembe, pervec aktoreve kryesore, eshte tema fantashkence. Kurse ky nuk ishte scifi. Ndaj them qe ishte lujt shume me filmin dhe ne fund nuk kish dale as mish, as peshk. 100 here me mire ai sivllau indian i slumdog millionaire, Lion.
te a perverts guide to cinema 1 dhe 2(titulli eshte komercial, i vendosur nga produksioni), qe eshte nje dokumentar mbi filmat, te cilet zizek i perdor per te dhene leksionet e veta lacaniane hegeliane, mund te hasesh mjaft komente te mira te tij mbi filmat, ku nder te tjera ka dhe ndonje koment te mire mbi kinematografine si psh te rasti i stalker te tarkowski ku flet per menyren se si autori e paraqet filmikisht kohen
sh. flm., ja ndjek klipet e shkurtera te utubit e kur ka kohe dhe ndonje te gjate.
jo cdo recensues eshte njelloj i lexueshem/degjueshem dhe me zizon funksionon me shpesh pozitivisht sesa jo
review e lalaland ishte nga me te mirat qe i kam hasur po dhe ca e papritur me perfundimet.
rrofsh per videon nga filmi i madh, cfare tarkovski ta komunikon me mekanizma te subkoshiences zizek e sjell ne drite duke e artikuluar me fjale. keshtu m’u duk.
e vertete qe ai permes filmave shtjellon leksione teza koncepte.
M’u kujtua qe kam vene re mjaft regjisore (edhe te mire madje) vijne nga nje background filozofik.
po po albanoid, ka shume komente te mira qe deshmojne qe kemi arrit ne Zone, Tarkovskij na priu rrugen ne zonen e loqeve ngambrapa:
TheSludgeMan:
I have to admit I find it hard to follow Zizek sometimes, could you explain (more simply) his interpretation of Stalker?
David N:
"I am important. You don’t understand what I am saying, but I am not really saying anything, but because you don’t understand it that makes me more important than you."
Zhizheku e flet inglishten ne menyren me qesharake te mundeshme, ve bast qe edhe Lenini e fliste me te njejtin theks.
Aquamarine@Aquamarine
E ka pare njeri The promise 2016? Desha ta shikoj se me terhoqi shume subjekti, por kishte vleresim shume te ulet…s’e di a ia vlen
Br3dh, br3dho...@Br3dharaku
kurse mu me ka intrigu subjekti dhe traileri i ketij
neser me kismet do fryhemi me kokoshka plot gjalpe. Kolesteroli do jete i kenaqur, une po ashtu, sigurisht dhe ajo po dhe kinemaja me siguri do jete e kenaqur qe paguajme dhe nuk e shohim online. Veshtire te mendoj per dike qe nuk do ngelet i kenaqur neser
korriku@korriku
Po sikur parodia e Jimmy Kimmel të mos jete dhe aq “për të qeshur”?