Studimi: Studentët ‘nën presion’ nga korrupsioni në universitete

Në një studim të kryer nga “Qëndresa qytetare” për të kuptuar nivelin, perceptimin dhe format e korrupsionit në universitetet kryesore në Shqipëri, me 277 studentë të intervistuar gjithsej, del ne konkluzionin se:

“… forma më e përhapur e korrupsionit është pagesa në shkëmbim të notës, pasuar nga detyrimi për blerjen e librave të panevojshëm dhe së fundmi, nepotizëm dhe kërkesa për favore seksuale nga stafi akademik.”

Për më tepër, lexoni artikullin e plotë.

1 Like

nga artikulli duket qe gjendja qenka njesoj si ne kohen e Buall Mavrise, per te mos thene me keq.

Gjynah që s’ke njohur epokën e Enver merhumit që të bësh krahasim të plotë!

Xixa, kujt i thua mo, mua apo squares, se une jam lindur e rritur ne socializem, dhe e di si ka qene shkolla athere, nje shkolle qe nxirrte profesionista, jo si sot qe nxjerr kllufa.

Ty të them. Paçka se e ke njohur atë epokë se ke lindur dhe je rritur brenda saj, s’ke njohur mjedisin e Universitetit, për të cilin bëhet fjalë!
Apo e kam gabim?

pjer, xixa kerkon te te thote se po te kishe njof mjedisin e Universitetit atebote, nuk do kishe bëza si kuader i larte qe i ka marre provimet duke i dhene presorve raki t’bome vet. :slightly_smiling_face:

Problemi egziston por nuk mund te pergjithesohet. Ne fakt nuk ka nuk njoh asnje pedagog qe ti haj hakun dikujt e ta ngel pa te drejte. Problemi me i madh sot eshte qe shumica e studenteve nuk lexojne fare. Ne kete pike ata ofrojne lek per te marr provimin gje qe i ben te dyja palet fajtore.

Mjedisin e universitetit nuk e kam njohur, por librat e saj/tyre i kam njohur pak a shume.

Ky eshte nje studim i bere nga injorante. 277 veta permbi nje popullsi prej 146 000 vetash, nuk perben as 0.001 perqindshin prandaj eshte i injorueshem kollaj. Korrupsion patjeter qe ka. Si kudo. Por duhet matur sakte :slight_smile: