Suela Bako: Tani po jetoj

Nuk kam takuar asnjëherë një grua që nuk është e fortë, ato janë lidere në çdo aspekt: si një drejtore që drejton një kompani ashtu edhe një shtëpiake që rrit fëmijët dhe kujdeset për shtëpinë. Në vendin tonë ka shumë gra të forta, plot energji dhe që guxojnë e munden të çajnë përpara. Pata kënaqësinë të takoja një mike të vjetër, një grua që nuk di të ndalë. Nënë e dy fëmijëve (tani më të rritur), bashkëshorte, aktore e talentuar dhe regjisore. Suela Bakon e kam njohur 12 vite më parë. Punonim së bashku në Vizion Plus dhe isha e lumtur që njihja një grua, një regjisore plot energji, ëndrra dhe pasion.

Vetëm pak ditë më parë hasa në portale të ndryshme që Suela Bako ka fituar çmimin si aktorja më e mirë në Nashville Film Festival në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka marrë pjesë në konkurim me rolin e Shpresës në filmin e zhanrit fantastiko-horror me titullin “Bloodlands”, me regji të regjisorit greko-australian Steven Kastrissios. Mu bë shumë qejfi ndaj kjo ishte një arsye e mirë për t’u takuar dhe për të folur për këtë eksperiencë të veçantë.
Për produksionin e filmit “Bloodlands” u bë shkak Dritan Arbana, i cili është bashkë producent i filmit dhe aktor gjithashtu. Dritani është diplomuar në Australi dhe aty është njohur me regjisorin, të cilit i ka treguar histori në lidhje me Kanunin e Lek Dukagjinit. Steven Kastrissios është ngacmuar nga ngjarjet dhe vendosi që të realizonte një film mbi këtë temë. Ai ka jetuar dy muaj në Shqipëri ku ka marrë informacionet e duhura, është njohur me traditat dhe jetesën e shqiptarëve dhe kështu shkruajti skenarin dhe zgjodhi aktorë shqiptarë e kosovarë për realizimin e filmit “Bloodlands”.

“Steven e dinte se çfarë donte të bënte dhe e realizoi siç duhej duke shkuar drejt asaj që donte. Unë jam kënaqur dhe e kam shijuar pa fund këtë eksperincë. Është punë profesionale e realizuar nga një grup njerëzish për një qëllim – për të bërë një produkt të mirë. Me pak lekë realizuam një film me metrazh të gjatë, që në fakt e realizuam me besimin maksimal që kishim regjisorin e duhur. Steven mori me qira një shtëpi në Ibë pasi aty janë bërë më së shumti xhirimet për filmin. Xhirimet zgjatën 20 ditë dhe i kemi bërë në Ibë, Krrabë, Tiranë dhe Elbasan” – tregon plot entuziazëm Suela.

Filmi “Bloodlands” pati sukses të jashtëzakonshëm në premierën e tij në Horror Channel FrightFest në Glasgoë, në Portugali, në Belgjikë e në vende të tjera. Suela Bako luan përkrah Gëzim Rudit, Emiljano Palali e Alesia Xhemalaj dhe shumë aktorë të tjerë. Suela luan rolin e Shpresës dhe për të ky ka qenë një ndër rolet që priste prej kohësh, në kuptimin e ujërave nëpër të cilin personazhi kalon.

“Ëndrra e një aktori dhe sfida është që të luaj një personazh që të largohet nga vetja. Në fillim dukej sikur ishte tek unë më pas personazhi kalon në disa andralla. Kalon nga një grua e zakonshme shtëpiake me problematikat realiste, si çdo familje por ndodh rrëmbimi i burrit dhe këtu ndryshon gjithçka. Kjo grua e zakonshme ndryshon, haset me të panjohura: duhet të gjej burrin, duhet të mbrojë dy fëmijët e saj dhe fillon gradualisht ndryshimi i personazhit sepse keqbërësit janë të panjohur. Ata e dinin që i kishin vërdalë shtëpisë, por nuk dinë nga kush të ruhen konkretisht. Kemi tre personazhe që mbrohen nga diçka e papërcaktueshme. Më shumë se gjysma e filmit zhvillohet në kërkim të këtyre dhe Shpresa duhet të përballet me të keqen, duke u hasur me peripecira të ndryshme . Skenat kanë qenë pak delikate dhe ia kam dalë mbanë falë punës që bëra me veten për të besuar këtë situatë. Kaq e thjeshtë është, duhet të besosh situatën. Gjithçka imja personale që fle tek unë si eksperiencë emocionale, jetësore, intelektuale është vënë në shërbim të këtij roli. Siç do ta bëj nesër në një rol tjetër dhe them që e kam ndjerë që kam bërë një punë të mirë” – më rrëfen gjatë bisedës Suela.

Në lidhje me fitimin e çmimit si aktorja më e mirë Suela ende është e hutuar, ndihet çuditshëm dhe me sinqeritet tregon se edhe pse janë të shumtë njerëzit që e telefonojnë, që e urojnë, gazetarë që e intervistojnë i duket sikur po mbytet, sepse ajo dëshiron që të ketë shumë shpejt role të tjera, sepse aktorja brenda saj ka fjetur ca si gjatë dhe është momenti i duhur që të shpërthejë jashtë. “Ajo që do të më bëj të lumtur më shumë se sa ky çmim, dhe jam shumë e sinqertë, është që ky çmim të vihet në dispozicion të projekteve që unë do të kem në të ardhmen. Do të doja shumë që të merrej në konsideratë si një aprovim i imi për faktin e thjeshtë sepse kam vetëm katër vjet që angazhohem fort”.

Suela vite më parë është diplomuar për aktrim në Universitetin e Arteve të Bukura por për 13 vite ka punuar si regjisore në televizione të ndryshme. Dhe me keqardhje tregon se si u nda nga teatri duke iu përkushtuar familjes dhe bashkëjetesës me televizionin. Por pas kaq shumë vitesh Suela iu rikthye teatrit (prej disa vitesh është aktore në teatrin Aleksandër Moisiu në Durrës), gjithashtu mbaroi studimet master për regji Filmi dhe Televizioni dhe vazhdon të bëjë regjisoren televizive në emisionin që prezanton bashkëshorti i saj Romir Zalla.

“Një ditë zoti e desh, tani them që e ka bërë për të mirën time, që të merrja një shpullë të fort nga televizioni dhe kuptova që mundi, puna, djersa ime nuk i kanë shërbyer fare rritjes sime profesionale dhe ëndrrës sime për televizionin, kështu që i dhashë një indietro. Kur e kuptova që televizioni s’ishte ëndrra ime e madhe aty kuptova ëndrrën që ishte zhytyr thellë brenda meje e cila po dilte. Fillova sërish punën si aktore në teatrin e Durrësit dhe vendosa të bëj masterin për regji. Me mbështetjen e Romirit, fëmijëve dhe familjes sonë të madhe ia dola edhe të punoja edhe të kënaqia sedren profesionale, pa cënuar fëmijët dhe atë kohë që ndaja me ta. Këto katër vitet e fundit kam jetuar, më duket se nuk kam jetuar më parë”.

E pra çdo gjë varet nga ne. Fillon nga mendja dhe qëndrimi ynë për të shkuar drejt ëndrrës sonë të vërtetë. Tani është koha e duhur për të reflektuar dhe për të ri-vlerësuar zgjedhjet e deritanishme.

Jerida Sakaj
Intrevistuar per Peshkupauje.com

2 Likes

Si tema nuk jane keq dhe as denigruese, perkundrazi do te thoja qe jane nder vestigjet e fundit te identitetit shqiptar. Teme mbase interesante do te ishte se si gjate nje tranzicioni 25-vjecar, shqiptaret jane kthyer ne zombies ne nje Shqiperi ngambrapamoderne ku mbizoterojne leku, tymi dhe benzi. Por prape kam frike se do te merziteshe me temen.

normal, vetem horrori mungonte ne kinemane shipo/grreke

Horrorri eshte pjese e perditshme e jetes Shqiptare…Mbreme ne Shkoder Burri vret Bashkeshorten 36 vjet me te re me shotgun…me pas kapet duke pi raki prane kufomes se saj…deri sa te dalin detajet lehtesuese per burrin me siguri Gruaja ka guxuar te mos i mbushi kupen e rakise ose mos ti kete lare komet…Fatkeqja ishte gruaja e 4 e 74 vjecarit…i cili 17 vjet me pare kishte vrare edhe gruan e 3 por e kishte mbuluar si vetrasje… me procedure.

Ndigjoni intervisten time tek Radio 2 , tek programi i ores 9-10 Prefere
http://radioplus.be/#/radio2-antwerpen/herbeluister/0ebfe587-8eec-11e3-b45a-00163edf75b7/

https://radio2.be/programmagids
Plaat Prefere

Djema i ndigjut 3 konget (ne fakt 4, por 1 ma hoqen, Te ka lali xhan) , dhe intervisten, kuptohet te reduktuar :grinning: pakez.

me pelqen si fizionomi kjo vajza ne foto te temes. Trasmeton diçka direkte dhe pozitive, pa asnje vel ndermjetes.

e pra ! Nuk eshte lehte te kryesh krim!
Ngushellimi i vetem per postraumen qe duhet te kete kaluar i gjori ,permes rakise duket qe e ka tejkaluar .
Aq eshte bere prodhim serik vrasjet ketej nder trojet e arberit sa qe ju kurr nuk u kujtuat ta mendoni nje here ne cfare gjendje krimineli kalon .?
p.s.
Mandej asaj fisnikes ,kush i ka faj qe fatin e pat te lind ne shkrepat e Albanies ? Po te kishte destinée me te mire ajo, 74 vjeqari do te duhej te ishte si Macron -i pari i shtetit e kjo te permendej si gruaja 36 vjet me e re .

te me ndjen viktima …