Tahiri propozon kriminalizimin e aksidenteve fatale rrugore

“Unë shumë shpejt do të propozoj një amendim në Kodin Penal, në mënyrë që aksidentet me pasoja në shëndetin apo jetën e njerëzve të mos quhen më “aksidente me pasojë vdekjen”, por “vrasje”. Ka disa vende në Europë që e kanë bërë këtë, duke mos i klasifikuar aksidentet si të tilla me pasoja në shëndetin apo jetën e qytetarëve, por si plagosje apo vrasje”, tha Tahiri pas homazheve për policin e rënë në detyrë, në një aksident në Kamëz.

Sipas një interviste tek Top Channel.

si thosh nji entuziast i Rilindjes dhe Sajmes ne vecanti ne ditet e para te qeverisjes: ka 2 jave qe s’ka ndodh asnji aksident…

:sunglasses: Sa mban mend dhe ti.

Persa i perket temes: nuk me duket e drejte qe aksidentet te quhen vrasje - ka nje arsye pse quhet aksident. Por shume mire mund te kategorizohen. Mund te jem gabim por me duket se nese aksidenton nje polic ketu, me dashje, denimi eshte me i rende.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

ashtu quhet nga neni aktual i Kodit Penal, vrasje nga pakujdesia.

nqse ti i jep makines ne gjendje te pire, duhesh denuar per veprim me dashje, nqse me pyt mu. Sepse i dehur pas timonit, nuk merr ne qafe vec veten por dhe te tjere qe s’ta kane per borxh jeten. Merr taksi ose merr nji shok per shofer, sic e predikojne dhe e praktikojne ketej. Shef ca video ku miku thumb fare, do me e kalu me nji 2 mije leksh te qelbet ne dore.

1 Like

Po, nese pi , nese kalon limitin e shpejtesise quhet me dashje, jo pa dashje. Ke patente, je adult, i di dhe konseguencat e veprimeve qe ben.

Natyrisht kur qeveria nuk eshte ne gjendje te prodhoje mireqenie merret me idera fantazmagorike ose groteske ose te parendesishme…

Koncepti i proporcionalitetit dallon katundarin nga qytetari…por ne zbatojme parimin fshati te rrethoje qytetin…jam kurioz nqs denojme me dhjetra vjet burgim nje aksidentshkaktues cfare denimesh do tju japim porositesve te vrasesve me pagese? Jo per gje por dikush ia hodhi vetem me nje vit…

1 Like

AKSIDENT m. sh.

  1. Fatkeqësi e papritur dhe e rastit, që mund t’i sjellë njeriut dëmtime në trup ose vdekjen. Aksident i rëndë. Aksident automobilistik. Aksidente në punë. Pësoi një aksident. Ndodhi një aksident.

  2. libr. Ngjarje e rastit, e papritur dhe shpesh e padëshiruar.

//////////////////////////////////////////////////

KRIM m. sh.

  1. drejt. Veprim që kryhet në kundërshtim me ligjet në fuqi, që ka pasoja të dëmshme e të rrezikshme për shtetin, për shoqërinë a për ndonjërin nga pjesëtarët e saj dhe që dënohet në bazë të kodit penal.

luhet shume me ndjeshmerite e njerezve sa here behet fjale per ashpersim denimesh. personalisht jam me i prirur drejt parandalimit dhe metodave qe merren me kete faze. ca vite me shume denim nuk mund ta kthejne mbrapsht demin e shkaktuar.

jam dakord me ministrin, por ne cdo rast te tille, duhet te akuzohet ministri per vrasje, nese faj ka rruga dhe mungesa e sinjalistikes

Me ka qelluar nja dy here te vije motoristi drejt meje teksa po prisja rrugen tek vizat e bardha: njeri me shpejtesi marremendese dhe nga ana e kundert ku duhej ta niste motorin, tjetri gjithashtu me shpejtesi pak pasi kishte marre kthesen. I pari pasi qe duke me shkapetur me tutje, u rikthye me te njejten shpejtesi per te me kerkuar te falur por pasi qendrova e ngurte duke i shpjeguar qe s’kam si ta fali kur edhe te dyten here u rikthye me shpejtesi te çmendur, u nervozua dhe filloi te shante, madje dhe u perpoq te me korruptonte me kokaine … :smiley: I dyti, gjithashtu ne levizje ia futi nje te share dhe nje “shif anash” megjithese kisha marre kujdesin te shoh e te prisja derisa te ishte rruga e lire pa levizje makinash. Kete rruge e pres cdo dite me biciklete, e njoh dhe s’do te me mesonte ai qe duhet te shoh anash. Per ti rene shkurt, jam dakord qe metodat e parandalimit jane me efikase se ligjet bombastike qe s’zgjidhin fort gje, por nga te filosh te edukosh njerez te tille??