Të gjithë në Hawaii u bënë gati të vdisnin


#1

Një buton i shtypur gabim gjatë një ndërrimi turni lëshoi mesazhin e alarmit që njoftonte qytetarët në Hawaii se një raketë bërthamore po vinte drejt tyre. Në radio, tv, sirena dhe me sms në celular, shteti alarmoi të madh e të vogël. U deshën 38 minuta për të lëshuar një njoftim të dytë që përgënjeshtronte të parin. Shumë qytetarë të tmerruar tregojnë se kishin bërë bisedat e fundit me të afërmit. _99586333_missle


#2

Kjo do ishte tamam nje skenar i bukur, melodramatik, per nje film artistik :laughing:


#3

shyqyr qi trumpi po lujte golf, mtha nji i modh qi puno atje, lart


#4

pse duhet ta kete Hawaii nje buton te tille?


#5

Në “Fox News Sunday,” Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, nënvizoi mesazhin e Trumpit duke deklarua se “ne duam që regjimi të kuptojë se, ndryshe nga më parë, ne kemi synimin ta zgjidhim këtë dhe kemi bindjen e fortë se zgjidhja diplomatike është përgjigjja e duhur, por kjo administratë është e përgatitur të bëjë atë që duhet që njerëzit në Los Angeles, Denver, New York të mos jenë të rrezikuar ngaqë Kim ka një armë bërthamore”.


#6

A mund ti thote dikush atyre idiotave ne Hollivud se ky nuk eshte faji i Trumpit por I pushtetit lokal atje?
Apo edhe kur nuk ju ndizet makina fajesojne Trumpin?

Jo me kot njerezit e thjeshte mendojne qe ata në Hollivud jane jashte realitetit…


#7


#8

Normalisht, lajme te tilla, duhet te jene pak me te shpeshta, per ti shkathtesuar njerzit.


#9

Do fati nuk shtyp kush gabimisht butonin berthamor.


#10

Në “Fox News Sunday,” Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, nënvizoi mesazhin e Trumpit duke deklarua se “ne duam që regjimi të kuptojë se, ndryshe nga më parë, ne kemi synimin ta zgjidhim këtë dhe kemi bindjen e fortë se zgjidhja diplomatike është përgjigjja e duhur, por kjo administratë është e përgatitur të bëjë atë që duhet që njerëzit në Los Angeles, Denver, New York të mos jenë të rrezikuar ngaqë Kim ka një armë bërthamore”.

Tweet-et e Trumpit synojnë që të parandalojnë vajtjen deri në atë pikë. Ato nuk janë vetëm krejtësisht racionale, por edhe strategjikisht të zgjuara. Le të shpresojmë që kritikët e tij të vazhdojnë të vënë në pikëpyetje shëndetin e tij mendor, sepse kjo vetëm ndihmon që Kim ta kuptojë që Trump e ka seriozisht. :v:


#15

Kjo tregon se veglat iu punojne :blush: