Të kthesh fshatin në një vend ku ia vlen të jetohet

“Mrizi i Zanave” nuk është vetëm vepra e Gjergj Fishtës. Ai është restorant e qendër agroturizmi në Fishtë, pranë Lezhës, i cili krijon shanse për fermerët e zonës së Zadrimës, që nuk kanë ku të shesin produktet e tyre. Ky shkrim nga DW, tregon më shumë për restorantin e njohur dhe ndikimin e tij në zonë.

1 Like

Shumë shtrenjtë, shumë pis, shumë hajdutë tek “Mrizi i Zanave”…Restaurant surrogato s’bashku me simotren e tij “Hylli i Dritës” pak më sipër …Vetëm një që nuk e di se ç’është kulinaria mundet ti pëlqeje, nëse agroturizmi është përzierje qepësh, leng shege, vezë e hudhra të njoma, mish derri i pjekur tjetër gjë pastaj…

1 Like

Peshku pse e ke nje mendim te tille? Mbaj mend para nja 3 vjetesh kur kam shkuar nuk me eshte krijuar kjo pershtypje ne pergjithesi. Dakort per shtrenjtesine, pastertia ok, hajdutllikun nuk e di ku ta shoh. Nqs ke ndonje eksperience konkrete na thuaj qe ta kuptojme me mire, do te na besh te jemi me kritike kur te shkojme here tjeter.

Tani per kte lokal paska shkrujt dojcevelja. Me pare e lavdrune taljant, qe jane esnafe te ksaj pune. Une per vete skam qan, po kam plot miq qe e kane frekuentu. Me ndonje perjashtim ,te gjithe me kane fol me pershtypje shume te mira .

@Vlonjat, të gjithë kemi të metat tona, por ju siguroj që nuk flas në tym, gjithçka kam shkruar më lart është pjesë e “eksperiences” sime të kaluar në ato zona, e njoh mjaft mirë Shëngjinin dhe Lezhen në përgjithësi, nuk shkruaj më kot. Aty ka edhe Reastaurante të mira, shembulli që meret më lart është pozitiv por aty tek “Mrizi” apo “Hylli” nuk është ashtu siç rreken të na mbushin mendjen, “Nga e thëna në të bërë, është ne mes një det i tërë” Unë shkruaj se çkam konstatuar vetë kur kam vajtur me shokë e miq apo familjarë të mi. Edhe në Vlorë ka shërbim që le për të dëshiruar por kjo është temë tjetër, në fund çmimin vendeseni ju si pronar por lekët i paguajmë ne dhe për sa kohë i kam ato para jam vetë Mbreti…

Po peshku as qe e ve ne dyshim mendimin tend. Thjesht doja ndonje detaj qe kur te shkoj here tjeter ta kem parasysh.

@peshkuikuq Une nuk kam pervoje personale fatkeqsisht, por kam degjuar te flitet mire, ose shume mire per “Mrizin e Zanave”. Mund ta pranoj qe restorantet ndonjehere mbivleresohen, por qe te kete nje konspiracion, qe e ben nje restorant si ai qe pershkruan ti, te dale nder me te miret, me duhet shume raki ta besoj. Dikush mund te kete patur eksperience jo te kendeshme, kjo ndodh ndonjehere, fatkeqsisht. Di qe fshataret e zones jane te kenaqur qe mund te shesin pa nderprerje produktet e fermes tek restoranti. Kjo eshte ndihme e madhe ne Shqiperi. Gjeneron jo pak te ardhura per familjet atje, e ka bere Fishten destinacion.

Une kam qene dhe eksperienca qe kam patur ishte shume e mire. Sigurisht ka dhe perjashtime. Personalisht me pelqeu qe pothuajse cdo ingredient ne kuzhine ishte lokal dhe bio. Me pelqeu gjithashtu nderthurja e kuzhines tradicionale shqiptare ( dhe lokale) me arkitekturen, mobilimin, ambjentin perreth. Me la pershtypjen e nje vitrine te kultures kulinare shqiptare.

Une kam qene te Mrizi i Zanave. Per disa gjera me eshte dukur mire, per disa jo dhe aq. Eshte per tu lavderuar puna qe eshte bere me peizazhin. Ishte vere keshtu qe vendi ishte i gjelberuar gjithandej. Edhe lokali mu duk mjaft i permbajtur, po te mendosh qe zakonisht kush ka emer fillon e zgjeron e tahmaqarizon.
Ushqimi nuk me pelqeu fare. Ndoshta prej reklames prisja me shume. Duke pasur gjithe natyren ne dispozicion normalisht do mund te behej me shume per te krijuar pjata me te shijshme. Jam gjithnje kurioze te provoj gjera te reja por kur ben pule me qull, apo mish keci te pjekur, eshte ceshtje gatimi dhe jo risie. Te vetmet gjera te reja ishin keto likere thanash e leng shege te fermentuar.
Me gjithe kujdesin e madh te treguar per natyren, kafshet qe ishin te mbyllura ishin teper te pista dhe me erdhi shume keq per to.
Per nje here prove eshte shume mire, nuk do kthehesha me per te ngrene, po ndoshta per nje pasdite. Cmimet mua nuk mu duken te shtrenjta.

1 Like

Me ato që shkruani më bën të besoj që jeni mik i rakisë, nuk është që marrëdhenjet me pijen tradicionale tonën i kam hequr ambasadat por nuk e dua, ka zgjidhje të tjera për alkoolin dhe për fatin e mirë është një pije e dashur që quhet verë. “Kallmeti” është nga të preferuarat e tryezës sime nga tradita shqiptare dhe së fundmi ajo e “Arbrit” e bardhë, Nejse, unë duke qendruar prej shumë kohës në njerin prej prodhuesve të vererave me famë botërore mund t’u mbaj lexione për të por ky nuk është qëllimi i komentit tim, shiko Blendi, në Itali kohët e fundi sidomos pas krizës është shumë i përhapur agroturizmi, ka lokale që kanë bazike produktin bio por që asnjehere s’janë si tek ne, mendoj se është çeshtje farërash të trashëguara me kohë tek perimet dhe habitatit krejt të egër të peshkut e mishit të shpezeve dhe kafshëve të egra në vendin tonë. Më thuaj çfarë ka që e bën më të mirë se të tjerët “Mrizin”, mos vallë mishi i derrit? Lëngu i shegëve të egra? Rakia e rrushit të varietetit amerikan? Ulliri i cilsësise së dobët i zonës apo gjeli i detit? Blendi, menuja n’at restaurant është e rëndomtë dhe asortimentet nuk janë vërtetë bio përveçse një pakice fare të vogël. Në fund fare i dashur mik ju kam ndjekur edhe në një shkrim tjetër, mos gaboj për një restaurant bio në Manez edhe ai i provuar, ju siguroj që ai është më lart në kulinari se “Mrizi”. Gjithsesi s’mar përsipër t’u mbush mendjen, mbase Altinit mund ti detyrohesh :stuck_out_tongue: :smiley:

Sado qe pronaret e mrizit kane eksperience italiane, eshte ceshtje kulture gatimi por dhe puna me token dhe kafshet. Pastaj dhe e ngrena eshte sipas kultures. Ne Itali jane plot picerite dhe restorantet me menu fikse, cdo te shtune te diele, sepse i shkojne popullit sipas midese. Edhe ketu me shume njerez ka Nari ne Lunder ku hahet buke misri me shellire, apo vendet ku hahet zog fshati me qull/pilaf. Nuk mundet shqiptari te gjeje ndryshimin ndermjet 10 lloje djatherash, se nuk i eshte mesuar qielleza :slight_smile: . Per kete mendoj mbase fakti qe Mrizi tani ka filluar sa ne Tirane sa ne Fishte ia ul cilesine idese qe fillimisht kane pasur. Gjithsesi respekte qe kane vene gjithe zonen ne pune.
Shume vende ne veri po prodhojne recelera dhe likere me bimet e zones, shumicen e rasteve me udheheqje nga italianet. Kjo eshte shume pozitive per mendimin tim. Nuk e di pse ende me mishin nuk behet e njejta pune cilesore, po mbase me kalimin e kohes.

1 Like

Ben gabim qe i drejton komentet nga une se nuk jam une tema. I pasakte si per rakine dhe me kete tjetren. Full disclosure. Personin ne fjale nuk e njoh fare. S’kam pasur kenaqesine ta takoj.

Gjergji do ngrihej nga varri po ta dinte qe ka ardh mirditori e ka hap restorant ne katund te vet, nderkohe qe sternipat e tij snuk

Une kam qene dhe personalisht jam kenaqur.Me ka pelqyer ushqimi, madje disa gjera te thjeshta vijne kendshem te klienti p.sh :me kujton femijerine lengu me gjethe trendafili qe serviret sapo ulesh mqs shumica e klienteve bejne rruge te gjate per te shkuar deri te Mrizi.Ambienti i restorantit si edhe natyra jane shume relaksuese.

e thote titulli ca dua te them: ky mund t’i ish perkushtu dhe hashashit po zgjodhi ket rruge; kam pa dhe nji seri dokumentaresh per nisma te tjera si kjo. Jane per t’u pergezu qe shpesh ne kushte te veshtira, ja kane dale mbane