Duhet të përpiqesh më shumë! Kjo shprehje e poshtër e cila asnjëherë nuk funksionoi sipas meritokracisë. I dashur lexues, e di që e fillova me demoralizim, por ajo që dua tju tregoj në këtë qerrata që jetojmë, është fakti se ti sado të përpiqesh dhe mendosh se po ja del, thjesht kalon nga muti në mut. Duhet të përpiqesh më shumë, më thonin mësuesit në testime, vrisja mëndjen prap, ndërkohë vazhdonte Sanço merte 10, Mira bashkë me shoqet po e po se babain e kish me emër. Duhet të përpiqesh më shumë, më thonin profesorët në Universitet, vrisja mëndjen prap, nderkohë që Sanço e kishte 10 në xhep dhe Mira me shoqet ishin tek kafja. Duhet të përpiqesh më shumë, më thotë shefi tek puna, ndërkohë që Sanço punonte në departament me mua dhe Mira me shoqet, eeeeeeee, ato ishin me familje dhe ishin bërë Blogere rasti më i keq, ose VIP-sa i themi ne shoqëria. Duhet të përpiqeni më shumë, thonte kryeministri, nëse doni të futeni në Evroqi. Ndërkohë që unë me Sançon paguajmë taksat dhe Mira me shoqet nuk i njohin, ose ose po lë fantazinë tuaj në dorë të mendojë se ca i bëjnë taksave tona.
Duke qëne se “sedra” është pjesë të cilën ne Shqiptarët nuk e tolerojmë dot, unë deri përpara se të shkruaja këtë letër, e merja seriozisht këtë vend! Po kërkoja për një shtëpi me Qira në krieqitetin tonë dhe fillova të lexoj njoftimet. Një moment mendova se ishte lista e banesave në New York, dhe i bëj refresh faqes duke menduar se isha gabim. Kuptova që gabim isha unë me mendimin që banesat ishin brënda buxhetit për mua dhe Sançon. Ehh more, dreqi ta hajë. Aq ironik ishte një postim sa thonte: “Kjo shtëpi është super e mobiluar dhe lëshohet me qira vetëm për shtetas Europian ose persona që punojnë jashtë Shqipërisë. Për çdo informacion mos hezitoni të më kontaktoni, Angjesi Imobiliare “Diarreja”. Në këtë moment vetëm Zoti kishte ngel të më shfaqej edhe të më thonte: “Duhet të përpiqesh më shumë! Të bëhesh një shtetas tjeter se e do forca e zakonit të një muhabeti, e ashtu, kështu”.
I dashur lexues, edhe Faik Konica kur shkruante letra për Shqipërinë, i bënte ato nga USA, nuk është se jetonte në këtë vend piktoresk. Unë nuk e kam problemin me trafikantët sepse janë biznesmen dhe marin risk përsipër, as me pjeshkat që shkojnë me trafikantët se përpos të tjerave edhe ato marrin riskun nga sipër, as me policinë që është brenda, se me 400 mijë leka rrogë nuk ka çfarë i bëjnë një njeriu që le në kazino në ditë 1,5 melon euro. Unë e kam hallin me taksat e mia dhe megjithë punët e shtetit që kujton se na gënjen, na mashtron, na harron por gabon. Më pëlqen të jetoj edhe gjithshka unë ta shijoj.
Më pëlqen edhe mënyra që sot po i kuptoj
Më pëlqejnë patallonat e gjëra kur në rrugë unë i tërheq zvarrë
E paparë makina që kishte marrë Ilir Meta
Me gojë hapur mbeta
Më pëlqen nje bashkëpunim me Madonën unë ta bëj
Të këndoj dhe më pas një takim unë ti kërkoj
Ëndërroj dhe një ditë në parlament që të shkoj
Mbi piraterinë e muzikës ndonjë ligj unë të shqyrtoj
Më pëlqen kur bie shi, dhe vajzën e bukur e gjej
Më pëlqen me shoqërinë ndonjë gotë unë ta kthej
Mos të harroj të them se më pëlqen një tatuazh
Më pëlqen 3 muajt e verës ti kaloj unë në plazh
Më pëlqejn këto që thash por dhe lash ca të tjera
Të tjera do të thotë dhe shoku im në vazhdim.
Dale mo se ngatarrova temën …….