Të paçim kryetar–ironia e udhëheqësve të përjetshëm

40 postime 3014 shikime 2 dhjetor 2016 në 10:18 e paradites
bsalaj

Edlira Gjoni
Shekulli.com.al

E keni vënë re udhëheqësin e Rilindjes së këtij shekulli se sa me kujdes e këmbëngulje e përdor median (tradicionalen dhe socialen), takimet gju-më-gju me popullin, insertet e mrekullueshme ku çdo gjë që thotë ai duket e artë, pamje nga njerëz që e ndjekin me gojë hapur sikur po ndjekin një profet e jemi 2 mijë vjet pas, se si postohen vrullshëm foto frymëzuese nga takimet e tij pa fund e pa krye, ku ai është gjithmonë ngadhnjimtar? Dhe askush nuk e kundërshton. Larg qoftë. Vetëm “Shoku Rama rrofsh sa malet” dhe “Ç’do ishte pa ty Shqipëria” shkruan ushtria e komentuesve të punësuar nën çdo postim të tij. Do ishte ëndërr e çartur. Por s’është veçse propaganda që me mjetet e saj agresive na nxjerr në pah, me hir e me pahir në TV, në gazetë, në celularin tonë personal vetëm pamjet dhe fjalët heroike të kryministrit tonë që e paskemi kaq të zgjuar. Se mos vetëm aktuali.

Vetëm 3 vjet më parë, në një mënyrë pak më anadollake, shihnim si Berisha thyente rekordet e notit e gojët e liga thoshin se nën ujë, disa ushtarë të gardës me turne mbanin trupin e heroi lart. Është personaliteti i heroit, kulti i më të mirit, i të pazëvendësueshmit që ngrenë me këto mekanizma pothuajse të gjithë krerët politikë, sapo ju vjen era e pushtetit. Është dukuri që ndodh në regjimet totalitare (se pse më vjen në mend Kim Jong), ose në ato autoritare (fiks si Rodrigo Duterte i Philipines, që tha botërisht se nuk ia bën syri tërr as nga Barak Obama, e jo më nga Donald Trump). Ja këta janë modelet që ndjek Shqipëria: të udhëheqësve të qeverisë, shtetit apo të partisë, që ngrenë kulte mbi propagandën, duke përdorur median, po edhe shtetin po e deshi puna, e duke u shitur si shenjtorët pa të cilët, Zot mbaj dorën, Shqipëria do të dështonte tërësisht.

Tallet, bën romuze e qesh Rama në rastin më të mirë me fshatarët, bujqit e grushtin e njerëzve që i sjellin ulur në gjysëmrrethin rilindas ngjyrë vjollcë sa herë shkon të drejtojë ndonjë monolog. E në rastin më të keq, i shpotit e i përbuz. Me këto, media mbush faqe e edicione krenarie, duke nxjerrë në pah “mençurinë dhe batutën e kryeministrit”. Domethënë, talljen hapur me ata që e kanë votuar. E nuk është hera e parë që shohim të tillë fyerje për votuesin, qytetarin, shpresë-tulaturin shqiptar. Sa mbajnë mend, të rinj e të vjetër, udhëheqësit në baltë i kanë lënë.

Më vjen ndër mend në vitin tanimë të largët 2005, kur pas dështimit përballë Nanos e Mejdanit, Rama kthehej të kandidonte për kreun e PS-së kësaj radhe vetëm kundër Nanos, që e kishte marrë rrugën e daljes nga politika. Dhe ka bërë një fjalim revolucionar Rama, më apelues se të gjitha romuzet e Rilindjes; e mendonin shqiptarët “Më në fund, ka dritë në fund të tunelit”. Po ky elektrik dore, që ka 11 vjet që është i supozuar të udhëheqë PS-në e Shqipërinë jashtë tuneleve e ngërçeve, ka ngecur vetë aty prej 11 vjetësh. Sipas makinës së tij të propagandës (ngjashëm si Berisha), ai është aty për shkak të meritës dhe me legjitimitet të plotë, se i paska fituar çdo mandat zgjedhjet për kreun e PS-së: edhe ndaj Shkëlqim Metës (ëndërr e largët, ë), edhe ndaj Maqo Lakrorit. Këto koka turku, ashtu si edhe Shezai Rrokaj në të majtën tjetër apo deri diku edhe Lulëzim Basha tek Partia-Në-Vend-Numëro, janë tregues të qartë se sa legjitimë dhe të vërtetë janë krerët e partive politike në Shqipëri.

Kulti, figura heroike, bariu biblik që kujdeset për delet popull, nuk është asgjë më shumë sesa pengmarrës i baçës së tij të vogël partiake, e më pas, edhe asaj të të gjithëve, të Shqipërisë.

Po cilat janë tiparet kryesore të këtij kulti prej “të pazëvendësueshmi” edhe për partinë, edhe për vendin? Neglizhimi i gjithkujt e gjithçkaje përreth. Ngritja e një bote paralele ku servilët dhe ekipi i propagandës, duke dashur të manipulojnë popullin, manipulojnë edhe kryetarin vetë. Ai e sheh vendin përmes syzeve të të tjerëve. Gjysëmrrethi është gjthmonë plot dhe askush, ASKUSH përvec atij, nuk ka të drejtë. As për të kërkuar punë, as rrugë, as drejtësi, as siguri, as garanci se nuk do jemi edhe 50 vjet fshatarë të përbuzur nga Shqipëria. Të përbuzur së pari prej atij vetë. Anashkalon zërin kundërshtues kryetari. Lëshon shkëndija për mendime ndryshe brenda partisë në mënyrë goxha të shpeshtë. Largon njerëz nga e majta sikur të jetë pronë e tij, e me arrogancë të cuditshme metaforizon për kos, libra e mendime ndryshe.

Edhe si kryetar partie, edhe si kryeministër, Rama mund të ketë batutë. Po a e shpëton natyrën groteske të zgjedhjeve në PS batuta e tij? A e ndihmon Shqipërisë të ecë përpara?

Lajmi i keq nuk është një. Jo, por përtej kësaj, e keqja më e madhe është se Rama nuk është i vetëm. Të gjithë kryetarët e partive të tjera janë po kaq padronizues. Berishës iu dëshën gati 20 vjet të linte (gjoja) kreun e Partisë Demokratike. Kur ta besojnë mbështetësit e PD-së vetë se partia e tyre ka kryetar tjetër, atëherë do ta besoj edhe unë. Në pamje të parë duket sikur ndikimi dhe prania e tij është ulur. Por pas kësaj tymnaje, qytetari dixhital njeh dhe informon vetëm Berishën edhe për më të errëtin sekret për çdo frymor mbi dheun e Shqipërisë. Pra fuqia e tij është e fortë. E fortë.

Meta po ashtu është kreu i partisë së tij qysh ku u themelua. NJëlloj janë të gjitha partitë shqiptare që me siguri, dinë dicka më shumë sesa anglezët, amerikanët, suedezët apo edhe italianët së fundmi, që i ndërrojnë kryetarët kur punët nuk venë aq mbroth.

Po pse kjo dashuri me të qenit 50 vjet krytar? Asnjë shqiptar tjetër të aftë nuk paska që të sjellë frymë të re në partitë e mëdha? Apo ushtria e mbështetësve të goditur në mënyrë agresive nga propaganda, është gati të shtrihet edhe barkas, vetëm kryetarin të mos ua ndërrojnë?

E keqja më e madhe është jo tek individët kryetarë, por tek fryma dhe sistemet që ata ndërtojnë, rrethuar nga njerëz manipulatorë, erashkë-tundës dhe mbajtës cantash e valixhesh, që do jenë brezin tjetër edhe më arrogantë e narcizë se kryetarët e sotëm. Që të ndryshojë Shqipëria, duhet të ndryshojnë ata që e mbajnë peng atë: të përjetshmit që largojnë, tallin e përbuzin gjithkënd e gjithcka, duke filluar nga shqiptarët (votuesit) vetë. E që kjo të ndalë, vota duhet të jetë pak më me peshë: në parti dhe jashtë saj, në popull; në zgjedhjet ku akoma votojmë si para viteve ’90 (kryetarin dhe partinë, e jo kandidatin apo programin, që ku t’i gjejmë?). Koha e kryetarëve të përjetshëm ka përfunduar. Punoni ta meritoni atë për aq vite sa ju takojnë të jeni në krye. Dhe hapni krah, për të mirën e Shqipërisë.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

gjembi

Si guxon media te flase kunder Rames?

Br3dharaku

e pyti Kol Balla liderin e modh mrom per manipulimet ne zgjedhje. Nuk ka - tha. Po prit pak, i tha Koli se eshte provuar dhe vezhguesit e huaj kane dale me deklarata qe ka blerje te votes, pse e mohoni?
U pertyp cik ashtu sic pertypen vec liderat e mdhenj dhe leshoi xhevahirin e radhes: shiko, mos me thuaj mua per blerje vote se ne kohen e qoftelargut para 3 vitesh, e rrembenin kutine e votes dhe shperbleheshin me vende pune…
Pra rritje standardi; dje na i rrembenin, sot e paguajme

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

bsalaj

Eshte bere bajate shfaqja… demode, agresive, e palodhur, e pamposhtur, e pagabueshme… e pa, e pa. Pyetja qe me mundon mua eshte “Pse e gjithe kjo?” pse kjo nevoje per kontroll e pushtet, kur me pushtetin kasta aktuale ben te njejtat gjera banale si ata me pare. Hapje b.#(& ne kete province te vogel, varfanjake.

gjembi

Tani po na tregon qe komentet e tua duhet t’i kuptojme 180 grade me kuptimin e zakonshem te shprehjeve qe kemi ne shqip? Eshte vecori vec e jotja kjo apo te gjithe stafit te faqes Anabel ne Facebook?

gjembi

U be dhe Kol Balla te kundershtoje Ramen - do te thonte shkaba me kuptim pozitiv diametralisht te kundert me cfare do te thote shprehja ne shqip. Kujt po don me i tregue Frojdin ti mer jahu - i Madhi Idris.

machitewa

nese ia njeh meritat rames per shekullin e koqos qe s’paska fituar tv e reklama shtetorore, a ia njeh edhe berishes per temen e meros?

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

machitewa

Ok, pyetje:
Sot, dmth sonte, a po ia lepin rama frangajt, apo frangaj rames?

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

machitewa

Shkaba,
Nese 1+1 bejne 2, atehere ata qe u vrane me 21 janar po protestonin kunder hajnise se ilir metes.
Ai qe e perbin dhe arsyeton kete fakt, perbin gjithcka qe ka ne rrjetin e kanalizimit.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

machitewa

Ti ke sy per prishjen rama koqo, ndersa je qorr per berisha mero. Ok kjo.

Ti ke nuhatje per biznesin berisha frangaj, ndersa je qorr per raportin seksual 69 mes rames dhe frangajt. Ok edhe kjo.

Ajo per ilir meten ishte konkluzioni per dy te parat. Dmth cka ki me prite mirë prej nje populli qe e aprovon e voton bashkimin e rames me ilir meten?! Nivel kanalizimi.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

machitewa

Si mund ta kem une idene per cka po flas?!
Kete aftesi e ka vetem ai qe i lepin b*then kryetarit.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

zeqo

Te paçim sa malet o krietari ine.

Albano-id

nuk kemi si ti shpetojme ketij rrethi vicioz autoritarizmi apo quaje si te duash, ne kete vend provincial kulti i individit eshte primordial, por realisht nuk eshte ky problemi real ne shqiperi sot. Ne shqiperi mungon debati i vertete qe na duhet, ai ideologjik. e majte e djathte, dhe gazetare si edlira duke e shmangur dhe duke ripertypur te njejtat tema nuk bejne tjeter vec hutojne publikun rreth debateve shterpe, nderkohe qe njerzit nuk arrijne te identifikojne ende shkaktarin e problemeve te tyre qe nuk jane udheheqsit por paradigmat e tyre
. Kushdo udheheqes dhe pmvsh sa gjate do ndermarri te njejtat politika nese nuk ka debat real politikash, jo politiqenesh, e theksoj…
Ps.ideologjikisht rama eshte i profilizuar ne ate rryme qe quhet rendom rruga e trete e tony blairit, pra as thacherizem as socialdemikraci klasike, rruga pak a shume e te majtes liberale evropiane sot me renz e hollande, dhe me sa kam pare nuk ben kompromise, koncesionet jane nje prove, flirtimi me bizneset private po ashtu, por gjithe duke ruajtur nje tis majtist, punesimi, profili publik te nje te majte hibride.

Alba2265

Katunaria beratase e ka shume qejf Frojdin .fjalite I fillojne me :si ka thene dhe frojdi apo:frojdi ka thene se …:smile:

Br3dharaku

thuhet qe Putini eshte emocionu shume kur e ka marre vesh. E kam pas enderr te takohem me te, mesohet te kete thene

kapo

Këshilltarët e Trump vijnë në Tiranë, përjashtojnë takimet me qeverinë

Vizita e parë

Një grup i këshilltarëve të Presidentit të Zgjedhur Donald Trump kanë mbërritur në Tiranë. Ata po zhvillojnë takime intensive politike duke përfshirë opozitën, por duke përjashtuar në mënyrë kategorike qeverinë. Vizita e tyre ka qëllimin e një misioni faktmbledhës rreth problematikave politike që ka vendi. Delegacioni deri tani ka qenë i rezervuar në deklaratat publike, ndërsa pritet që të ketë takime të tjera me përfaqësues të shoqrisë civile. KJo eshte vizita e tyre e pare, ndersa kontaktet do te jene akoma me intesive gjate diteve dhe javeve te ardhshme.

zeqo

obobo krietari ine. tashi edhe ai Basha e krrujti içik me z Trump kur mori pjese ne konventen e hajries po hajt po ja falim.

Kthupi

Ka qene nje skec dikur qe miqte kishin lene nje pusulle te dera e mikut sikur gjasme shkuan per vizite dhe kishin shkuar me dhurata. “Erdhem po s’ju gjetem. Ziles nuk i rame se i kishim duart e zena”. Edhe keta amerikanet akoma nuk jane zgjedhur dhe gjeja e pare qe po bejne eshte te vijne ne Shqiperi, superfuqine e dyte berthamore dhe ekonomine me te madhe ne bote pas Amerikes.

Ti kot ke humbur. Ka ngel Estrada e Tiranes kokoshi nje thele se po vdesin gjithe te vjetrit dhe te rinjte ngelen te peshku. Per Podesten, lobistin e PD-se qe ishte menaxheri I fushates se Hillarit ke ndonje lajm?

zeqo

Mos te te duket çudi, z Trump e ka fixim palloshin ndonse akoma s’ka hy ne W H , merre me mend kur te hyj.

kapo

…ka shume ne PD qe i thane Lulit se shkuarja ne konventen e Klintonit eshte gabim fatal dhe se gjithe kjo histori vjen era SORO dhe do ta paguash nje dite:
C’DO TE BENI (SI)KUR TRUMPI TE ZGJIDHET PRESIDENT ?! i shkruante nje i persekutuar Bashes duke i theksuar se tashme e ke kapercyar vijen e kuqe.

Fikret

Ne Shqiperi eshte vendosur qe te vendoset qeveri pro-amerikane dhe pro-perendimore.
I kemi bo kerkese z.Trump qe qeverija e re te jete edhe pro-shqiptare. Te presim.

vlora

Meshire Fiqo
:smile::smile:

Tirona-4ever

Fiqo ta paska hudh z. Trump. Ta paska honger nje kerkese, pro-amarikanja do e kishte mrena pro-perendimoren, apo prish pune ai dobic Hawaii qe osht si bicim lindje.

Albano-id

Pse nuk thu ti paska me u vu KM Xhelal Mziu, fan i shamikuqes, trumpi shqiptar :joy:

gjembi

Te lutem mos e ofendo Beratin. Ura Vajgurore eshte tjeter.

Liqeni

Pike se pari me duket e padrejte ajo qe autorja e quan “tallja” me popullin qe beka Rama. E verteta eshte se shume njerez qe shkruajne ne mediat dhe portalet shqiptare realitetin e Shqiperise e dine bllokun e Tiranes. Jetojne ne nje fllucke sapuni shumicen e kohes. Sigurisht fizikisht mund te levizin te lart e poshte Shqiperise por arroganca dhe kompleksi i superioritetit nuk i le qe te shohin me sy e zemer problemet dhe hallet e njerezve ne zonat e thella. Eshte ofenduse dhe aspak etike te thuash ( ndonese jo drejtperdrejt) qe njerezit qenkan budallej, te paafte te kuptojne apo shume epitete te tjera denigruese dhe per Ramen qenka shume e lehte per ti manipuluar.

Per njerezit e thjeshte te cilet Rama takon neper baltrat e fshtarave shqiptare mbi te gjitha duan nje ze dhe nuk eshte aspak e habitshme qe ju pelqen kur dikush merr mundimin ti degjoj megjithese nuk jane te shkolluar me mastera e doktoratura apo kane patur fatin qe te ngrejne jeten ne komunitetet e tyre dhe jo ne bllokun e Tiranes.

Nuk eshte problemi i Rames se me 25 vjet pushtetaret shqiptare nuk kane ditur apo shpesh nuk kane dashur te bejne detyren e tyre. Problemi me shkrimin dhe autoren eshte cinizmi dhe per dike qe mburret per shkollimin e kryer ne Britani eshte e turpshme.

squarepusher

`
argument teper interesant

ACDC

Pashai i Albanistanit nuk ka faj perderisa albanistanasit e adhurojne.
Po flas per albaniatanasit qe jetojne ne Albaniatan,se shqiptaret e lane Shqiperine pas terrorrit komunist 1997-2002.

kapo

DW: Gazetarët si armiq të shtetit në Ballkanin Perëndimor

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

kapo

Kelyshet e bllokut njesoj si eterit e tyre,po e cojne Shqiperine perseri drejt Moskes

Kryeministri Rama në takim me kancelaren gjermane Merkel në Berlin foli për influencë ruse në Ballkanin Perendimor. Paralajmëroi, me kujdes, BE se nëse vononi në këtë dhjetor dhe nuk na jepni statusin kandidat për në BE, rusët janë në prag të derës. Veprim finok i kryeministrit. Presion i hapur. Dhe si të mos e linte me kaq në emisionin e të mirënjohurit Sokol Balla kryeministri Rama tha se ishte i gatshëm të takohej me presidentin rus Putin.
Si të mos mjaftonte ç’orientimi total për çka tha Rama në këto ditë ambasada ruse njofton si me poshtë:

Kemi kënaqësinë t’ju përcjellim informacionin për vizitën e Ministres së Kulturës znj. Kumbaro në Forumin Kulturor të Shën Petërburgut

Alba2265

Ruset Jane popull I madh e me keltyre ,nuk duhet ti bejme hasha.

Tirona-4ever

Trumpi e km-ja ngjajne shume. Big ego, e tjerat s’kane ronci.

T’i themi Llastices t’i boj nje resme Fiqos kur (jo shume larg) ta gjej veten rilindas.:stuck_out_tongue: