Tensionet Prishtinë-Beograd, SHBA-ja i tregon vendin Serbisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur me tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, duke përkrahur veprimin e institucioneve të Kosovës për ta parandaluar futjen e trenit ilegal serb.

J. Michelle Schohn, zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ka thënë për “Kohën Ditore” se e respektojnë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë kufijtë e vet.

"SHBA-ja ka njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur që nga viti 2008 dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë se kush dhe çfare kalon nëpër kufijtë e saj.

Na vjen mirë që mbrëmë nuk kishte konfrontime në kufi", ka thënë Schohn.

Ajo ka shtuar se SHBA-ja përkrah fuqishëm dialogun e moderuar nga BE-ja “si mënyrën më të mirë për të ecur përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”.

Së fundi janë rritur zërat që thonë se obstruksionet e Serbisë vijnë pas ndryshimeve në administratën e SHBA-së, ku serbët llogarisin në përkrahjen e presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

E pyetur për mundësinë e ndryshimit të kursit amerikan në raport me Kosovën, me ardhjen e Trumpit, zëdhënësja e Ambasadës amerikane në Prishtinë ka përmendur vazhdimësinë e politikës amerikane në Ballkan.

“Politika e SHBA-së lidhur me Ballkanin në dy dekadat e fundit ka qenë relativisht konsistente pa marrë parasysh se cila parti ka qenë në Shtëpinë e Bardhë. Nuk kemi parë asnjë indikacion se kjo do të ndryshojë”, ka thënë Schohn. /albeu.com/

po,por po ndryshoi(siç ka shenja),kush do ja tregojë vendin? shteti që mburret që është ne nato,po nuk ka ushtri?
hec përpara,ta tregon islami ty:grinning:

dhe nese ka Indikacione per ta ndryshuar, ne mbrohemi me 2 gishtat e sales.

Sot e ksaj dite shumica e shteteve te botes kan armatimin si ceshtje paresore, ne skemi asgjo t hajrit.m duket se po dalin fjalet e sllobos:" shqiperin e pushtoj me shoqaten e gjuetarve"

nuk ka miqesi te perjetshme,ka interesa te perjetshme !

shansi yne i vetem,te jemi interesi i USA-s ose i ndonje te madhi tjeter,se sa per takatin tone,a ha, na kullufisin me gjithe lecka.

nato-ja është e panevojshme,paska deklaruar trampi. për be-në nuk më bëhet vonë nëse shkaterrohet!
shqipot vazhdojnë me ëndrra! i dërrmojmë serbët nga twiteri!

1 Like

treni me kujtoi kte kangen.

gazetat s’jane mire me keto titujt, pavaresisht qe jep zemer publikimi i qendrimit shba-ve

Ta kishin shtyre provokimin ne daten e inaugurimit te te madhit, te mos dilte karagjozlleku aq haptas.

Me ckam lexuar nga media te huaja, ne pergjithesi, provokimi shtrohej si mundesi, ceshtje mendimi, edhe pse faktet flasin qarte. Ne tituj fjala provokim paraqitej ne thonjeza. Vetem nje artikull francez qe me takoi te lexoj shtronte qarte: “Serbia provokon Kosoven.” Te tjerat theksonin protesten e pales kosovare ndaj nisjes se trenit, gjoja si reagim kurioz qe i cenohej sovraniteti.

Me keto forca raciste, edhe pse ne artikulim te nuancuara, kemi te bejme si etni. Cfare t’u besh trumpistave tone qe s’mendojne hic per popullin. :stuck_out_tongue:

Hmm tipike loje e Beogradit… Kendej fut trenin dhe ne anen tjeter fut keta koqet e LSI te trazojne ujrat ne Tirane.

filloi propaganda; erdhen zgjedhjet. LSIstat u bene prape loqe…

1 Like

kta te LSI shpresojn qe serbia ti ndertoj dhe stacionin e trenit,helbete i duhet alternative per motrat qe i nxoren ne semaforet itali/greqis …

Thank you Mr. President!
thote Trump:
“I took such heat, when I said NATO was obsolete. It’s obsolete because it wasn’t taking care of terror. I took a lot of heat for two days. And then they started saying Trump is right… With that being said, NATO is very important to me. There’s five countries that are paying what they’re supposed to. Five. It’s not much . . . from twenty-two.”

reagon Moska:
Moscow was more welcoming of Trump’s remarks. “NATO is indeed a relic, we also agree with this,” Dmitry Peskov, Russia’s government spokesperson, told the press on Monday, Sputnik News reports.

1 Like

Merr dyfekne e shko ne kufi te mbroc atdheun :smile:

nga internacionalizmi i djathtë:grinning:r
__tek estrada e kooperativës_s

Shqip Bredharako, shqip.

ja ku barazohet pershkallezimi i reagimit nga kahu tjeter. Cdo bejne gazetat me vendin qe ju tregua serbise, sipas titullit?

… por Serbia e Novi Beograd e harro vendin e tregum nga SHBA-ja tak-fak : " Iu lutem na e tregoni edhe i here se nuk e kishim menien … "