Thesari i shqiptarit në Puerto Rico

Pëshëndetje lexues të Peshkut! Unë jam Deli Muçollari dhe kam një ëndërr: Të udhëtoj në të shtatë kontinentet!
Kam lindur në dimrin e 1993, në Korçë dhe kam studiuar Shkenca Komunikimi dhe Gazetari nga 2011 deri në 2014. Menjëherë pas diplomimit nisa rrugëtimin tim nëpër botë me anije, duke punuar dhe vizituar vende dhe kultura që televizioni dhe interneti nuk m’i kanë prezantuar asnjëherë ashtu siç janë në të vërtetë. Sot, dua të ndaj me ju një pjesë të eksperiencës sime, në mënyrë të sinqertë!

Prej dy javësh mezi po prisja të vizitoja të famshmin dyqanin e fluturave në San Juan. I thonin “Thesari i Puerto Rico-s”. Një nga miqtë e mi më të mirë gjatë punës në kroçerën ‘Msc Divina’, Filip, më kish thënë dy - tri herë të mos harroja të ndaloja tek kjo strehëz magjike, ‘The Butterfly People’, pronë e një shqiptari të ardhur prej shumë vitesh në këtë ishull ëndrrash. E për më tepër, për të më bërë akoma më kurioze, më tha që do të surprizohesha nga natyra e atij zotërie.

Rastisi që ish dita e parë e pranëverës, ndërsa në Shqipëri disa kremtonin Sulltan Novruzin, ditën e parë të një stine të re, ditën e parë të rilindjes së natyrës, të çeljes së sythave, të zmadhimit të ditës, të diellit më të ngrohtë, të netëve më të shkurtra, të planeve të reja e çdo gjë tjetër që pranëvera supozohet të sjellë me vete. E pikërisht në këtë ditë, takova zotin Reshat, i lindur në Manastir të Maqedonisë e që megjithatë fliste një shqipe më të mirë se maqedonishtja. Sa hyra brenda dyqanit, nuk munda ta shmangia habinë dhe u ndodha e mrekulluar para qindrave fluturave të vendosura në kuti të qelqëta në mur, të mijëra specieve të ndryshme, madhësive e ngjyrave. Kërkova me sy një zotëri flokëbardhë, siç më kish rrëfyer Filipi, dhe e përshëndeta menjëherë.

-“Mirëdita!”
-“Hola!”
-“Si jeni?”
-“Como?”

Ndoshta isha ngatërruar, ndoshta ishte flokëbardhi i gabuar ky zotëri kaq sharmant, veshur në të bardha, me flokë të gjatë dhe mjekër të dekoruar me aksesorë me ngjyra. “Ah jo, s’mund të jetë ky, s’më duket si shqiptar…” Dhe u them miqve të mi maqedonas që më shoqëronin: “No guys, he’s not albanian.”
Dhe me siguri fytyra ime e kish shkruar tashmë zhgenjimin, kur zotëria në të bardha mu pergjigj :

-“Ahh mirëdita!! Haha”
Gëzimi im qe i pamasë.
-“Më në fund u kuptuam pra!”
-“Mirseerdhët? Si quhesh?”
-“Delinda, faleminderit, mezi prita tju vizitoja, Filip më ka folur shumë për ju. "
-” Prej nga je Delinda? "
-" Shqipëria, Korça. "
-“Unë quhem Reshat, kam lindur në Manastir të Maqedonisë po shumë i vogël jam larguar drejt Turqisë. Në Izmir kam jetuar. Pastaj në Belgjikë a mandej këtu.”
… Zëri i zotit Reshat ishte mbresëlënës, ai fliste me po atë pushtet që kanë moderatorët televizivë, i qetë, i qartë, linear, cilësi që mua ma marrin mendjen. E pyes si filloi gjithçka dhe prej nga vijnë fluturat dhe më tregon se janë nga vende të ndryshme, Afrika, Australia, Azia… Kudo ku ka xhungla dhe jetë.
“Po flutura shqiptare ke?” Miqtë e mi qeshin. Zoti Reshat po ashtu:
"Flutura është një mesazh. Është një shëmbëlltyrë. Sa më herët ta kuptojmë natyrën e saj, aq më herët do ta gjejmë shpëtimin. Është rikrijimi, rilindja, riformëzimi, ndryshimi, rritja, metamorfoza nëpër të cilën të gjithë duhet të kalojmë, ashtu sikurse flutura. Ne lindim në një formë të ngurtë, mish dhe kocka, dhe duhet të kalojë kohë që të gjejmë veten human brenda nesh. We are borned as ‘man’ and we need to turn into ‘human’, into God’s people. Kjo ndodh vetëm duke hapur sytë tanë, veten tonë, përballë tjetrit, përballë botës. Duke i harruar nga jemi, nga vijmë, allbanski, makedonski, jo, jo, jemi të gjithë të njerëz të lirë, individë të ndryshëm, të pavarur nga asnjë fe, asnjë rracë, asnjë kusht veçse prej mendjes, zemrës, vetes tonë. Vetëm kur i thyejmë këto barriera, mund të shohim qartë dhe ta kuptojmë botën si është, një mrekulli para syve tanë. Unë i njoh shqiptarët. Edhe maqedonësit. Pse ka kaq shumë zhurmë në vendet tona, grindje, grindje, grindje? Se janë KOKËTRASHË, kështu i quaj. Se nuk dinë dhe nuk kuptojnë dhe hanë kokën e vet. Ndaj duhet të ikni nga kjo turmë e të ndryshoni veten,udhëtoni, gjeni atë vend që ju lejon të jetoni të lirë nga zinxhirët e mendjes. Nga ai krimbi i vogël e i shëmtuar, bëhuni flutura! Ç’ishin krimba, ngordhën, s’janë më. Por fluturat, ja ku i keni, të pavdekshme.

"

9 Likes

Bukur Delina!
Ju faleminderit!

1 Like

Hasa disa fjale qe na jane neveritur keto kohe " flutur " dhe " rilindje " ne kete mini tregim .
Shume dobet .

1 Like

Faleminderit qe e ndave me ne Deli. Me pelqeu. Na shkruaj prap ok?

1 Like

keni vene gjithe keto foto ketu, ne pozicione apo kendveshtrime te ndryshme… Ok, bukur. -por sikur te vinit edhe nje foto te zotit Reshat meqe , si te thuash, ja keni kushtuar atij kete (per)shkrim (?!)

p,s. fluturat jane disi delikate dhe jetojne pikerisht atje ku ajri eshte i paster… sa me shume flutura ka diku, eshte edhe nje tregues i mire se ajri ne ate vend eshte shume i paster. p.sh , ne Llogara ka shume flutura te llojeve te ndryshme, por edhe ajri atje eshte shume i paster, madje e ndjen , nuk ngopesh me fryme.

8 Likes

Delinda, tani qe na suprizove me flutrat si mesazh dhe shembelltyre, amanet radhes tjeter na suprizo me shkabat.

s’na the çfar punon ne kroçiere? lan pjatat si gjembi?

1 Like

Mos behet Pjeri xheloz per pershtypjet nga ushetimet qe jep Deli! Audienca s’do t’i mungoje. :stuck_out_tongue_winking_eye:

2 Likes

As qe nuk krahasohet me tregimet e Pjerit .

1 Like

Pergezime Delinda per rrefimin e kendshem.Vec doja te beja dy verejtje per fjalet e zoterise,nese i ke regjistruar me saktesi ato.Ne nuk jemi te lire e as nuk kemi lindur te tille,liria eshte nje projekt,si ky i kthimit nga “man” (dhe “woman”,se mos na sulen feministet) ne “human”.Se dyti,fluturat nuk jane te pavdekshme,zoteria i ka aty pikerisht se jane te vdekura.
Nejse,mu kujtua qe para pak kohesh bera ate qe mund te quhet albumi im i pare me fotografi,dhe ishte me foto fluturash,ashtu te gjalla,neper lule.Ato po qe kane mbetur te pavdekshme ne “celuloidin” e celularit tim :stuck_out_tongue_closed_eyes:

1 Like

Dyqani I flururave paska qene thesari? Po e pyete cne ka shku deri ne Puerto Rico ai? Despacito iz my jam lately lol.

1 Like

Ti prisje thesar piratesh?

Se mos harroj: lol

1 Like

1 Like

Per ty gjembo, kena plot ketej.

Pergezime, po e kishe Dhomen e Fluturave ne Tirane… :frowning:

2 Likes

po po Pjeri e shkru ma mire, vetem se tani bo i çik si teper vape:

1 Like

Dmth fluturat simbolizojne manine per te udhetuar per tu arratisur. Eshte tendenca e te rinjve sot. Globalizmi. Fale kesaj tendwnce jane ne krize dhe strukurat sociale ns vende si albania.

1 Like

Nja 50% e tekstit e te fotove te ishin lene pa vene, do ishte me i bukur si postim.

1 Like

Tregim i embel, jo i pershtatshem per ambientin ketu. Gjithsesi faleminderit autores.

PS. Me pati bere pershtypje para disa vitesh, ne dy raste, ne irlande dhe ne austri, rastesisht pata takuar dy shqiptare nga shqiperia, te konsoliduar mjaft mire ne vendet perkatese, me familje, intelektuale, kishin afersisht nga 16 vite larguar, me paten thene se nuk kane asnje interes me per shqiperine ose cka ndodhe atje etj, edhe ketu ku jemi mundesisht menjanojme kontaktet me shqiptare. Perndryshe njeres te urte e te ndershem.

1 Like

une kete rrefim do ta titulloja: ‘‘Flutura ne dyqanin e Reshatit’’.

nejse, ne shkrim me beri pershtypje nje konstatim:

-nuk e kuptova mire kete, si del ky perfundim ? -nese dike e indentifikojme si shqiptar, normalisht qe shqipen duhet ta flasi mire. keshtu ndodh rendom me shqipet e Maqedonise qe e quajne veten shqiptar !
pastaj, duhet qe vete te zoterosh edhe gjuhen maqedonishte, edhe zoti Reshat te kete folur gjithashtu ne maqedonisht, qe te besh ate dallimin se cilen gjuhe flitkerka me mire ai.

4 Likes

paskan qene peme pa rrenje.