Tirana, nga diktatura komuniste tek ajo e dollarit

image

JAN JANSEN

Të dielën vizitova disa monumente në qytetin tim, Zutphen. Ishte fundjave e monumenteve në Holandë, kur shumica e monumenteve mund të vizitohen falas. Më pëlqeu shumë. Një javë përpara, isha në Tiranë. Mbas shumë viteve e vizitova me të vërtetë qytetin duke bredhur nëpër të. Dhe më la një përshtypje krejt të kundërt me Zutphenin; më vjen shumë keq, dhe jam tepër i çuditur se si në Tiranë nuk ka asnjë mbrojtje për thesarin e monumenteve.

PAMJA NË QENDËR

Shtëpi të vjetra në stilin shqiptar nuk ka pasur shumë në Shqipëri në kohën që unë kam vizituar Shqipërinë (prej 1991). Por tani nuk pashë asnjë më. Në një pjesë të madhe të qytetit ka pasur vila të vjetra, në stil më pak a shumë italian. Tani ato po zhduken. Në vend të tyre po ndërtohen kulla të larta me banesa, qendra komerciale. Tirana po shndërrohet në një qytet betoni dhe çeliku. Përpara ka pasur ndërtesa me oborre brenda. Tani ato oborre po shndërrohen në ndërtesa. Tirana ka më pak gjelbërim se çka pasur më parë. Në qendër, Tirana ka një dendësi të madhe ndërtesash me beton dhe çelik. Shtëpitë e vjetra dhe vilat e vjetra, nëse ekzistojnë, nuk duken më nga sfondi i ndërtesave gjigante.

Duket se planifikimi urbanistik në Tiranë nuk ekziston fare. Kush ka një copë tokë, mund të ndërtojë edhe një ndërtesë gjigante. Tema e ndërtimit në Tiranë është vetëm sa të larta dhe sa të mëdha duhet të jenë kullat. Më vjen shumë keq që për këtë zhvillim ka një “ndihmë” edhe prej jashtë vendit. Tirana po shndërrohet në një vend pa bukuri, vetëm me një dendësi të madhe ndërtesash. Kur shëtit nëpër qendër, të vjen një erë e rëndë në hundë, e përbërë nga gazi i makinave dhe mikro-pluhuri. Qarkullimi është tmerr, d.m.th., se ambienti është ndotur deri në maksimum. Përpara disa dhjetëra viteve, temperaturat brenda një qyteti kanë qenë 1 ose 2 gradë më shumë se në fushë. Tani janë rreth 7 gradë. Vlerësoj se në rastin e Tiranës është 10 gradë. Kështu, qendra e Tiranës po shndërrohet në një vend të pabanueshëm, të vdekur.

BLLOKU II

Në periferi gjeta çudinë numër tjetër, Bllokun numër dy. Në fakt, Blloku II nuk është një i vetëm, por ekziston në disa vende. Të gjithë kanë tipare të njëjta. Janë vila të mëdha, të rrethuara me mure ose grupe vilash, të rrethuara me mure dhe me një portë të ruajtur me roje në hyrje. Unë e njoh mirë shoqërinë shqiptare. Ajo nuk ka nevojë për një mbrojte të tillë. Në të kaluarën (vitet ‘90), vetëm drejtuesit e skemave piramidale kishin nevojë për vetëmbrojtje të tillë, sot vetëm drejtuesit e bandave narkotike ose topkriminelët.

Në këto vila banojnë edhe diplomatë, por më shumë porsa-vetë-të-pasuruar (PPV).

Ata banojnë me vete, punojnë më vete, janë krejtësisht të izoluar nga njerëzit e tjerë. Nëse ka njerëz të tjerë me tyre, ata sillen si kukullat, si marioneta që paguhen për të pohuar çfarë tregojnë ata PVP-të. D.m.th. vetëizolimi i tyre nënkupton se ata shkojnë jashtë rrymës të jetës në Shqipëri. Për një vizitor si unë, ata PVPtë janë burgosur. Fjala “vila të murosura” është në përdorim për ato vila. Dhe kuptimi i dytë qëndron, jo vetëm një mur rreth vendi, por edhe njerëz krejtësisht të izoluar brenda në mur.

DIKTATURA II

Në Shqipëri flitet për një korrupsion tej çdo mase. Historia rreth Teatrit Kombëtar në Tiranë e tregon qartë sistemimin e korrupsionit.

Nuk ka nevojë ta përsëris këtu. Më duket se në Shqipëri ekziston një qeveri tjetër nga qeveria që duhet të jetë qeveri. Kjo qeveri e padukshme, edhe në kuptimin figurativ, është një qeveri e mbrapshtë. Kur “dollari” qeveris dhe ekzekutivi i “dollarit” janë biznesmenët, qeveria që quhet demokratike, duhet të jetë e korruptuar. Dhe unë mendoj se në Shqipëri ekziston një diktaturë e egër, e dollarit. Mbas diktaturës I me emër komuniste, tani ka një diktaturë II, me emër demokratik. Dhe cilado parti që është në fuqi, sistemi nuk ndryshon. Si Edi Rama që ka lyer disa ndërtesa, edhe Erion Veliaj ka bërë një kilometër shteg biçikletash. Ata janë artistë. D.m.th., se merren me pamjen e jashtme, brendësia nuk ka interes për ta. Janë njerëz sipërfaqësorë, të interesuar për figurën e Tiranës, jo për brendësinë e saj; janë të interesuar për betonin dhe çelikun, jo për njerëzit.

“Udhëheqës” të mjerë, shërbyes të verbër të dollarit.

SI TA KUPTOJMË?

Për mendimin tim, për të kuptuar, kemi nevojë të njohim një njeri që ka qenë në majën e diktaturës I dhe tani është në majën e diktaturës II. Kemi nevojë të njohim përvojën e tij, sepse duhet të kuptojmë si ka qenë e mundur ky ndryshim e sistemit pa shndërruar rrënjën e figurës. D.m.th., në dukje ka një ndryshim të madh, por në thelb, mbrapa skenave, nuk ka ndryshim. Ende ka një grup njerëzish në fuqi. Ende ka një shumicë njerëzish në mjerim, 80% e njerëzve në Shqipëri ëndërrojnë për një jetë jashtë Shqipërisë.

SHEMBULLI

Duhet të pyesim zotëri Gramoz Ruçin. Ka qenë ministër i Punëve të Brendshme, d.m.th. përgjegjës për Sigurimin, për Policinë, për sistemin gjyqësor dhe sistemin e burgjeve. Në praktikë, përgjegjës për vrasje, tortura, maltretime, burgosje, internime, ridënime, shkurt, për krejt sistemin shtypës të diktaturës I. Tani është në majën e demokracisë, kryetari i Parlamentit shqiptar. Në thelbin teorik, ai duhet të mbrojë demokracinë në Shqipëri, sistemin demokratik. Pyetjet e mia do të kishin të bënin me ndryshimet midis sistemeve dhe për tiparet që ata i kanë të njëjta.

UDHËTIMI I TIJ

Si holandez, banor i vendeve të ulëta, nuk e kuptoj. Ne nuk kemi male, d.m.th., nuk kemi maja Një udhëtim nga maja në majë nuk mund ta kuptoj. Ai mund të ma mësojë se si ka udhëtuar nga maja në majë. Supozoj se në mes të maleve ekziston diçka që e quajmë “luginë”? A ka udhëtuar zotëri Ruçi nëpër luginë? A ka marrë përgjegjësi për çfarë ka bërë? Ka kërkuar ai ndjesë? Sipas sistemit të Afrikës së Jugut (pajtimi); apo sipas ndonjë sistemi tjetër? A ka folur për çfarë ka përgjegjësi? Apo unë jam i gabuar, sepse nuk ka “luginë” në mes të maleve?

Unë si person jam shumë kureshtar, prandaj pyes: si është e mundur të shkojë nga një majë mali në një majë tjetër pa probleme psikike, a nuk ka ai ndonjë brengë të madhe? Ju lutem, zotëri Ruçi, ma shpjegoni!

KONKLUZIONE?

Shpresoj se jam i gabuar, ndoshta jam një holandez që s’kupton asgjë nga shoqëria shqiptare. Përndryshe, më vjen shumë keq të them se shoqëria shqiptare ka shkuar nga një diktaturë në tjetrën dhe që individët shqiptarë që i kam takuar, të cilët më pëlqejnë shumë, vuajnë.

*Autori ka qenë vëzhgues për “Amnesty International” në vitet ’90 deri 2004 në

Po ik o pall, se edhe hollanda po te kishte pas edivina, do ishte bo me gradacela si new yorku.

Rilindasi ndertoi tirunen, ene tani po na vjen e nderton nyc-in

Gramoz Rucit i bie ne qafe kot ky se ai s’ka pasur asnje post ekzekutive ne keto 30 vjet e minister u be kur diktatura kishte rene.nese do pergjigje te pietjes se :c’keni bere me pushtetin le te filloje me ate …arin ne presidence qe ka qene ne te gjitha postet e mundshme te ekzekutivit e te legjislativit , pastaj ate veglen plak ne opozite si edhe ate pafillon me atlete ne KM .te gjithe jane nje vertetim i tezes se shqipot nuku dine te mbajne nje shtet epo te vazhdojne ta lene vendin ne dore te tyre do te ia mbathin te tere e do mbeten vetem pulat te hane strall ne ate vend.

pirdhi ne të!
sistemi hollandez eshte nje demokraci e komunizmës së dollarit!

Ik o shoku Hollandez e heren tjeter thellohu shok thellohu ! Keto shkrimet per boten e trete me stil pas 90’ te hapin barkun, shkrime me Hollandez te virgjer qe te shpjegojne bordellon Shqiptare ! Por ce do o shoku Hollandez qe hipokrizize kapitaliste hollandeze i ka dal boja me kohe. Do te ishte me i sinqerte e me interesant nje shkrim me bordellon Hollande e me Shqiptar akoma te virgjer menderisht qe u besojne akoma shkrimeve apo hipokrizive te tilla ! Jane pikerisht keta Shqiptar “te virgjer” ata qe kerkojne te ikin se ashtu shkruani e pershkruani veten tuaj ju, e priten me 4 kembe se ashtu doni e jeni ne te vertet ju o shok Hollandez !! Nese Shqiperia ka nje problem te madh e qe nuk di si do i behet, eshte pikerisht injoranca, mediokriteti,analfabetizmi fuksional, rrugaceria e vulgariteti qe e ka mberthyer ate vend e qe e ben deri te pajetueshem! Nuk i shmangesh dot lamasherise e vulgaritetit te shoqerise qe jeton pa mure nga njera ane, e mediokritetit e injorances se atyre te rrethuar me mure nga ana tjeter !Po nuk ke faj ti e as njeri tjeter qe nuk shkruan per keto…goja pas me shkoi…i ka kapitalizmi keto i ka !!

1 Like

Po ty alba kur del ndonje xhiro ne amerqi,besoj te merr ndonje zezak per dore si e pa verqeveriseshme qe je😕

Edhe zezaket po i lene prapa shqipot pellazge iliriane qe kane pjelle gjithe dynjane.shiqo Kigali ku vetem pak vjet me pare first Hutus e Tutsi u therren me njeri tjatrin eshte me I paster se tirana qe eshte vetem nje vrap pele larg kryeqendrave te civilizimit perendimor .

Deri atje ka arritur dora rilindase e sorres!

P.S. ndoshta s’ke degjuar qe Kina komuniste eshte investuesja me e madhe ne Afrike.
https://www.pambazuka.org/governance/boom-town-kigali’s-chinese-investment

Afrikanet kane ende shume probleme por nuk jane ashtu si kane qene e ndersa kauret e bardhe I neglizhojne duke I konsideruar si prapa dynjase kina si pa u ndiere ka hedhur kthetrat ne afrike

hollandezi e ka mire, pavarsisht se shqiptarve te mij, nuk iu pelqen e verteta.
E verteta, eshte pak e veshtire per tu kaperdire.
Shqiptari i ka qejf genjeshtrat o Jani, e verteta e tmerron.

1 Like

Jan da punet Pjer, hollandezet dun te verteten, shqiptaret dun rrenen.

Kurse emigrantet shqiptare ne Vendet e Ulta i dun te dyja: dun hem rrenen, e hem te verteten.

dhe mire ka bere , ngop trregun e varfer ,
( Kina ngopi dhe zhduku ne evrope dhe amerik diferencimin mes shtresave ne produkt fal asortimentit te lire se lere afriken qe e rimekemb se paku me gjerat elementare )
Mjaft gjate i eci imprealizmit amerikan lenden e pare te eksplatuar duke ju shitur shume shtrejte te exsplatuarve

Pra, i nderuar z. Pjer, edhe ju si shqiptar i keni qejf genjeshtrat. Apo jua ka hequr shqiptarine Shkaba, si cdo emigranti tjeter, qofte edhe jodeshtak si puna juaj.

1 Like

per shkaben, me ka marre malli :grinning: nuk e di se nga bohet

Po jua kemi thene, i nderuar, keshtu eshte, mes nesh. Me emrin e ri Jovan Bregu, a Jani Vani, dicka e tille

shkrim i thjesht per njerez te thjesht shume thjesht per tu kuptuar thjesht per tu vertetuar…njerzit qe duhet te flasin sduan te perzihen se ka rrezik diktature akoma…mire e bojne…ska heroj sot…

Sot s’ka mundesi per heroizem pikerisht se nuk ka diktature, pra nuk ka frike njeri me llap, sepse sot mund te llapesh çfar te dush, je i lire me llap, bile sistemi e stimulon llapen, sepse eshte sistem i mbeshtetur mbi lirine e llapes (dhe mbi ca te tjera liri ku llapa perdoret per te tjera funksione me sipërane).

Dmth sot je i lire me qene hero :smiley:. Po ta vesh re disidentet e dikurshem qe ishin heroj qe shanin mçeftas komunistet, vazhdojne edhe sot te shajne sheshit qeverine, Ramen, Berishen, e ju duket vetja akoma me teper heroj. Sot jepi llapes, e je hero, dmth je hero i llapes.

1 Like

Sot ka mundesi te jesh kampion llape.
Psh hap i blog ku llapin gjithfare intelektualesh disidente shajne regjimin e dikurshem komunist enverist dhe regjimin e sotem te bllokmeneve Berisha dhe Rama.

Kush t’ja kaloje njeri tjetrit ne vrapim me llape:

che schifo!