Tragjedia ajrore vret ekipin e futbollit Chapecoense nga Brazili

Nje tragjedi ajrore qe shkaktoi humbjen e 76 jeteve dhe 5 te plagosur fshiu pothuajse plotesisht ekipin braziljan te futbollit, Chapecoense, i cili kete vit kishre njohur sukses te jashtezakonshem. Vdekja e gjithe ekipit ka shokuar boten e futbollit, e cila udheton vazhdimisht me avione. Ekipi te cilin ata do te luanin ne Medellin, Kolumbi, ka kerkuar qe kupa Jugamerikane t’i jepet ekipit te pafat, ndersa skuadrat e kampionatit brazilian do dhurojne secili disa lojtare te mire per te ribere Chapecoensen serish.

e mendoj jo rralle. Gjithe kto udhetime me avione te NFL, MLB, NBA e NHL per te permend kryesoret dhe nuk mbaj mend naj aksident. Se kto udhetojne gati 1 dite po e 1 dite jo (pervec skuadrave te NFL)

Me t’u hap barku. Shume, shume gjynof. Zoti i dhonte forca familjeve me rujt mend e kokes se per t’u ngushellu nuk gje dot fjale.
Ka nji video gjate check-in si dhe nja dy minuta brenda ne avion para nisjes duke bo gallate. Cuna te rinj, me t’u dhimbs. Nuk po e vej ne shenje respekti. RIP.

gjynah te kujton tragjedine e Manchester united ne 1958.

Para nja 5 vjetesh ra ne BRSS nji avion me ekipin Lokomotiva te Liges se pare Hockey. Shume nga lojtaret kishin lujt ne NHL, maj men dy qe i kisha pa live ne stadium : Pavol Demitra dhe Ruslan Salei. Te forte jane si e bojn, keta dhe stjuardesat e pilotet. Meno qe ka shtete te botes se 17-te qe fluturojne akoma me aviona te kohes se Earhartit, qe fusin shiun mrena. No thanks.

pashe ne nje documentar transportin e brendshem ajror te rusise .njerezia fluturojne ne tupoleve te ngjit me njeri tjetrin ne kembe karrige ulur perdhe si ne ne autobuzin e laprake-kombinat dikur.

Nje avion t’u u rrxu dhe gjithe pasagjeret t’u ju lut Zotit. Ah ta dini ju sa jam lodh me ju ba te gjithve bashke ne avion,ju pergjigjet Zoti.
Nejse,ska ven per humor. Gjynaf vertete!

Imagjino te humbase jeten ekipi i qukesit, ne fluturimin per kuqove per ndeshjen e rradhes.
Si futbolliste, si jo jeta e njeriut te njeten vlere ka.

Heren tjeter mund ta kemi rradhen ne, se rrefugjate jemi, sna ze bytha vend

Ngushellime familjeve!

Shancet jane ta hani nga perplasja me makine ndersa nxirni kerrin me bythe nga parkimi i shpise, perpara se ta hani nga renia e avionit. Tragjedite e mjeteve te transportit bien ne sy se jane tragjedi mase.
Ngushellime familjeve. Shume te rinj per te ik kaq heret.

Superga, 4 maj 1949- Vendi dhe data do të mbeten gjithmonë në kujtesën kolektive. Avioni italian Fiat G.212 që po kthehej nga Lisbona, u rrëzua në bazilikën Superga, në kodrën e Turin. 31 viktima. Atë ditë u mbyll tragjikisht cikli i ekipit Grande Torino, pikërisht kur bota në fund të Luftës së Dytë Botërore filloi të bëhej e njohur me transportin ajror.

6 shkurt të vitit 1958 një tjetër skuadër e madhe e futbollit qau për të vdekurit e saj. Fluturimi 609 British European Airways u rrëzua në pistën e Monakos në Bavari. Në bord ishin lojtarët e Manchester United, të njohur edhe si Busby Babes. 24 të vdekur, mes të mbijetuarve Bobby Charlton, i destinuar për t’u bërë një legjendë e futbollit anglez.

28 janar 1966- Zia goditi kombëtaren e notit gjatë udhëtimit për në Brema. Një përplasje në rrethana ende të paqarta, ndodhi mes Convair CV-440-D-ACAT i Lufthansa, nisur nga Francoforte dhe ulur në Bremen. Asnjë i mbijetuar në mesin e 46 personave. Lista përfshin 7 notarë dhe trajnerin e tyre.

13 tetor 1972- Futurimi uruguaian Air Force 571 u rrëzua në Ande. Në mesin e udhëtarëve ishin lojtarët e ekipit të regbisë, Old Christina Club di Montevideo. 29 të vdekur dhe 16 të mbijetuar. Historia e këtij aksidenti ajror frymëzoi libra dhe filma, mbi ngjarjet dramatike pas aksidentit. Thuhet se të mbijetuarit në male u ushqyen me trupat e shokëve të tyre.

27 prill, 1993- Për shkak të një zjarri në bord, rrëzohet avioni DHC-5 Buffalo që kishte në të ekipin kombëtar të futbollit të Zambias. Ekipi ishte nisur për në Dakar, në ndeshjen kundër Senegalit, e vlefshme për eleminatorët e Kupës Botërore dhe u rrëzua në Oqeanin Atlantik, 500 larg Libreville, Gabon. Asnjë i mbijetuar. Trupat u varrosën në Lusaka, në atë që është quajtur “varreza e heronjve”, jashtë stadiumit.

28 nëntor 2016- Një avion me 81 persona në bord, mes të cilëve skuadra braziliane e futbollit, Chapecoense, u rrëzua mbrëmjen e së hënës në afërsi të qytetit kolumbian Medellin. Raportet flasin për 76 të vdekur dhe 5 të mbijetuar. Futbollistët brazilianë po ushtonin në Medellin për përballjen me Atletico Nacional. Vendi i rrëzimit është Cerro Gordo.

Sikur te kishte ndonje kronike te ngjashme per avionin e komplet kabinetit qeveritar, me vetem 1 te mbijetuar - popullin!

Holy shit. GOLTV osht duke dhone ndeshjen e funit te ekipit ne Kampionat kunder Palmeiras me 27 Nentor … # ForzaChape

http://www.huffingtonpost.it/2016/12/11/chapecoense-neto-sveglia_n_13568066.html?ncid=fcbklnkithpmg00000001