Trump emëron kreun e firmës Exxon, Rex Tillerson si Sekretar Shteti

67 postime 2957 shikime 14 dhjetor 2016 në 03:48 e paradites
Manjola_Tirana

te lumte trumpo

korriku

po fillon epopeja
brace for impact!

Alba2265

On this day in 1923, President Calvin Coolidge touches a button and lights up the first national Christmas tree to grace the White House grounds. Not only was this the first White House “community” Christmas tree, but it was the first to be decorated with electric lights–a strand of 2,500 red, white and green bulbs.

Alba2265

Nje gje kauret e kane jangllesh kur emerojne biznesmene ne poste publike.qeveria nuk mund te menaxhohet si korporate.qellimi I biznesit eshte fitimi.qellimi I qeverise eshte sherbimi .psh nese nje produkt nuk shitet apo del me humbje buznesi e mbyll fabriken .qeveria nuk mbyll dot stacionin e zjarrfikeseve thjesht se nuk ka pasur zjarr ne qyteti per nje kohe te gjate .

ACDC

Problemi eshte se borxhi kombetar ka arritur 20 trilion $.
Ndoshta ka ardhur koha qe qeveria te menaxhohet si korporate per 8 vjet te pakten.
Psh sic e the vete me pare nje gje qe e ble tek Lowes per 10$ ja shet qeverise per 500$ duhet te eleminohet apo jo?
Po u eleminuan keto dhe kostot e panevojshme dhe kontratat abuzive,nuk ka nevoje te pushohen zjarrfikesat se nuk ka zjarr.

Whitesnake

Nuk duhet blere me nafta nga Arabia Saudite…atje te guri i zi ne Meke fillon xhihadi dhe ligjet e sherihatit…MERRY CHRISTMAS…!!!

ACDC

E kisha fjalen i pari president qe pas luftes qe I eshte shpallur Krishtlindjeve nga ACLU dhe liberalet.
I fundit qe tha Merry Christmas ishte Bill Clinton.
Pastaj Bush nga frika dhe Obama se eshte liberal, refuzuan te zbukurojne pemen e krishtlindjeve duke hequr frazen
MERRY CHRISTMAS!

Tani punet po ecin ne drejtimin e duhur dhe presidenti Trump dje uroi
MERRY CHRISTMAS!

Kthupi

Nuk kisha ndermend te komunikoja me me ty se duket c’mall je, po kur genjen sy me sy edhe per gjera qe jane kollaj te vertetohen, ne rastin me te keq je genjeshtar dhe ne rastin me te mire je naiv qe beson cdo gje qe del nga goja e njerit dhe tjetrit. Truri yt duket se nuk komunikon shume me gojen (ose duart) dhe shkruan brockulla pa marre mundimin te shikosh vertetesine. Kam edhe une shoke e miq qe punojne ne kompani farmaceutike por ata bejne kujdes qe te mos thithin nga ato gazrat kimike qe shkaktohen gjate eksperimenteve, Do te te sugjeroja te njejten gje.

Para nje jave isha ne DC dhe e pashe vete pemen e Krishtlindjeve (jo te festave sic thua ti) te Shtepia e Bardhe. Lexo dhe keto 2 artikuj qe te informohesh.e te mesosh si eshte e verteta. Snopes eshte nje nga ato faqet qe marrin persiper te zbulojne te verteten pas thasthemeve apo lajmeve false. Mos degjo vetem Sean Hannity dhe Rush Limbaugh se eshte gjynah goxha djale te ikesh per lesh qe ne kete moshe.

ACDC

Pema e Krishtlindjeve ka qene dhe eshte por MEERY CHRISTMAS! eshte hequr nga pema qe ne kohen e Bush Jr…
Plus qe presidentet Bush Jr dhe Obama kane “frike” te urojne MARRY CHRISTMAS! por urojne HAPPY HOLIDAYS a thua se punojne ne ndonje dyqan dhe jo sikur jane presidente te nje vendi me 80% kristiane.

Kur ske bythe te debatosh mos kalo ne ofendime,se une nuk te kam ofenduar.

Kthupi

Ti ishe I pari qe m’u referove si idiot para ndonje muaji kur as kishim shkembyer ndonje replike bashke, thjesht pse kisha mendim ndryshe nga I yti. Ishte hera e pare qe “diskutoje” me mua dhe perdore fjalen idiot. Kjo ishte dhe arsyeja pse s’kisha ndermend te shkembeja ndonje replike me ty, por kur vjen e genjen sy me sy me idiotlleqe te marra poshte e larte pa patur as me te voglen deshire per te kontrolluar nese jane te verteta ose jo, kjo eshte marrezi dhe duhet thene dicka. Ose e ben me dashje, ose nga padija ose je troll qe leshon gjera kot dhe pastaj shikon si do reagojne njerezit. Madje me sa po shikoj ofezen e ke per qejf ta perdoresh edhe me te tjeret. Nese do te diskutosh e debatosh si I rritur, hajde flasim e me mbush mendjen pse ti ke te drejte, por jo me idiotesira, me fakte. Flet per luften kunder krishterimit sikur je Skenderbeu dhe te ka rene ty detyra te shpetosh krishterimin nga cifutet dhe arabet. Ti i ardhuri para 20 vjetesh do ndryshosh Ameriken qe ka 300 e kusur vjet qe po gatuhet? Mendim i pjekur te duket ty ky? Po per faktin qe grate jane shumice ne kete vend ke ndonje ankese? Do t’i heqim qafe dhe ato? Pas 15 vjetesh Latinot do jene shumice ne kete vend, me mire te fillojme t’i heqim qafe qe tani them une, pak e nga pak se kush I duron pastaj.Edhe mos harro indianet e kinezet qe na mbyten. Po dalin nxenesit me te mire ne te gjitha shkollat, vetem per sporte s’ja thone shume se per te tjerat ta thajne piten. Mjere femijet tane te krishtere ku do katandisen.

Edhe une 20 e kusur vjet kam ne Amerike, po s’me ka ndaluar askush t’i them askujt Gezuar Krishtlindjet, madje e kam pare te shkruar ne shqip ne spitale e shkolla dhe me eshte bere zemra mal. Ka 2-3 kanale kombetare televizive qe japin vetem filma Krishtlindjesh, plus kanale ne radio me muzike plot. Nuk ju referohet askush si Holiday songs, jane Christmas songs and movies. Madje qe ne titull. Ju kam thene Gezuar Hannukah shoqerise cifute qe kam, e gezuar vitin e ri kinez per kinezet. S’me ka ndaluar askush dhe as ma ka marre per ters njeri. Me kane ardhur ne shtepi per Krishtlindje e ju kam vajtur per te tyret. As per Pashket s’me ka thene njeri gje, madje as cifutet qe e vrane Jezusin s’me jane ankuar. Keshtu qe mos lesho kopace kot.

E dyta mos shkruani anglisht kur nuk dini te shkruani. Nuk eshte Mary Christmas, as Meery Christmas, as Marry Christmas. MERRY CHRISTMAS.

ACDC

Sipas teje cdo gje ne rregull?
Se une i mbaj mend ndryshe festimet e Krishtlindjeve ne Boston psh.
Vendosej pema e Krishtlindjeve dhe mes kengeve te Krishtlindjeve te kenduar nga kori,kryetari i bashkise se Bostonit ndizte dritat dhe uronte “Merry Christmas”

Me pas pema,nga frika e ACLU dhe e liberaleve,u zhvendos,dekorimet e Krishtlindjeve u hoqen dhe tani kryetari I bashkise thjesht ndez pemen,as kenge asgje.
Te mos kalojme pastaj tek pershendetja e bizneseve qe ndryshoi nga Merry Christmas to Happy Hplidays,nga frika se mos paditeshin nga ACLU.
Se dyti,latinet jane te krishtere dhe po aq te revoltuar sa te tjeret per kete problem.
Me duket se po jeton ne univers paralel dhe jo ne SHBA.

gjembi

Me pas pema,nga frika e ACLU dhe e liberaleve,u zhvendos,dekorimet e Krishtlindjeve u hoqen…
Te mos kalojme pastaj tek pershendetja e bizneseve qe ndryshoi nga Merry Christmas to Happy Hplidays,nga frika se mos paditeshin nga ACLU.

Sikur t’i mbeshtesje me fakte keto allegations, s’eshte ide e keqe.

ACDC

Kush nuk do te shohe,as fakte asgje nuk vlen.
Nese mendon se festa e Krishtilndjeve festohet njesoj sot si para 20 vjetesh, kot qe ta vazhdojme.

gjembi

Leri keto korent. Faktet mbushin mendje, jo opinionet e tipit Rev. Graham. Sigurisht qe dua te shoh, prandaj po te kerkoj fakte.

Kthupi

Sipas meje sipas kokes edhe festen. Kujt nuk I pelqen mos ja uro. Kush s’e ka problem, uroje. Shume e thjeshte. Une i kisha cifutet komshinj dhe s’e kishin problem. Per mua Krishtlindjet nuk behen me te mira kur kryetari I Bashkise me ndez pemen apo me uron. Une s’kam fare lidhje me Marty Walsh e as me ben pershtypje nese me uron apo jo ai apo qeveria e shtetit ku jetoj. Mor po fare, as nje therrime. Krishtlindjet e mira jane te mira kur familja ime, dhe rrethi im shoqeror jane mire me shendet e me ekonomi ne radhe te pare, dhe me gjenden prane ne radhe te dyte. That’s it, as me shume as me pak.

Njerezit besimin ne Krisht e Muhamet e perdorin kur ju leverdis. Misherimi i fese nuk eshte te fjala por te vepra. Ke blere ndonjehere dhurata per femije te varfer? Ke sherbyer ndonjehere ne ato soup kitchens apo t’i japesh ndonje lek nje lypsari? That’s called being a good Christian, a good man period, forget Christian. Ata qe trumbetojne fene si vlonjatet qe i bien gjoksit nuk jane besimtare. Njerezit me te pjerdhur nga trute ne Amerike jane ne ate zonen e Bible belt dhe kete ta them nga eksperienca se kam qene aty shpesh. N.q.se ai thote Merry Christmas dhe nga ana tjeter merr nje pushke e vret dike kjo e ben njeri te mire sipas teje?

Ka nje shprehje ne Shqiperi “Nuk calon gomari nga veshet”. Nuk I vjen e keqja Amerikes se tha apo s’tha njeri Merry Christmas.

Fikret

Ic T-Rex tajm

Alba2265

Hasell hasell feja eshte e ndare nga shteti .festat fetare nuk duhet te jene pushime te paguara nga taksapaguesit .

ACDC

Po shume mire,le te punohet ate dite dhe diten e Vitit te RI meqe eshte feste pagane.

ACDC

Faktin ta dhashe si behej ne Boston dhe si behet tani.
Sic e thashe kush nuk do te shohe nuk kam cfare ti bej.

gjembi

Dakort, faleminderit per before and after per Boston. Ti thua qe qenka bere nga frika e ACLU. Kete s’e di, por ja po ta pranoj. Ate pershendetjen e bizneseve nga frika e ACLU s’ta pranoj dot, sepse s’ka baze.

Lexoje dhe njehere komentin e kthup per vlerat e verteta te Krishterimit. Jo per gje po merziteni shume kur behet Gay Pride parade por merzitesh kur nuk behet Christian Pride parade e tipit pema e Krishtlindjeve, etj.

Donald_theClown

Gjithe fajin e ka Sarah. Duhet ta kishte pa nga veranda e vet qe kjo meseleja me BRSS-ne ma ere moot.

Kthupi

E kush tha qe nuk punohet? Spitalet jane hapur, po ashtu edhe kompanite prodhuese. Me tha klienti im dje “we’re manufacturing, we’re never closed”. Cfare t’i them? You’re not a good Christian? Ironia eshte qe edhe klienti im eshte kompani farmaceutike. Se nuk punon ti dhe une s’domethene qe s’punojne te gjithe.

Problemi thelbesor ne Amerike nuk eshte ACLU por po te shohesh me thelle ne ACLU e gjen edhe thelbin. Lesson number one in business law: In America you can sue anyone at any time and for any reason. Ky eshte gjithe problemi, eshte bere shoqeri avokatesh. ACLU dhe political correctness eshte pasoje, ashtu sic eshte pasoje edhe liability, frika se mos te hedhin ne gjyq. Prandaj veren dhe keto ndryshime qe ti i mbeshtjell nen ate petkun e anti-kristjanizmit. They don’t hate Christians, they just don’t want to get sued. Guess who’s very good at suing people and threatening with legal action for everything he doesn’t like. That big wuss masquerading as a tough guy, The Donald.
Per kete s’e kane fajin as ACLU as cifutet, as kinezet. E kane amerikanet vete. Ne Amerike duhet tort reform e pastaj shikon se cfare ndryshimi do kete. Por nuk I intereson askujt se vete senatoret dhe kongresmenet jane avokate shumica.

Donald_theClown

Our president elect, Kanye West.

korriku

fakt mbetet qe xmas eshte feste e nje dimensioni te tille per civilizimin perendimor, saqe perben nje nder shkaqet madhore qe usa sot ka per president nje te marre.
llogjika qe perdor ti permbledh pikerisht injorimin qe neoliberalizmi i beri asaj ne kuader te mohimit te tradites, meqe xmas perbente konservatorizem apo anti-globalizem.

Alba2265

[quote=“korriku, post:31, topic:1105”]
fakt mbetet qe xmas eshte feste e nje dimensioni te tille per civilizimin perendimor, saqe perben nje nder shkaqet madhore qe usa sot ka per president nje te marre.
!!!

korriku

i bie te jete feste e rendesishme mjaftueshem (sepse kur u neglizhua shkaktoi kaq frustrim tek mileti saqe sollen trump) qe pushimi i paguar per te, te jete i garantuar nga shteti.

Vlonjat

Po me vlonjatet ç’pate? Papapapa sapo do fikja kompjuterin dhe do flija…ja na prishi terezine!

Kthupi

:smiley: Ishte per ilustrim. Jeni per t’u marre shembull prandaj :stuck_out_tongue:

Aquamarine

Ca jane kto muhabete Ju te juesit keni ik per wool

aleko

Me llahtar jane femrat vlonjate. Pu, pu larg qofte me u lidh me to. Thuj vete varrit hapu.

gjembi

Harrova te permend qe disa te njohur te mi (TM shkaba) jane arrestuar pse kane thene Gezuar Krishtlindjet.

InkuizitoriMoth

ja po presim qe t’i gjujme me shkelma boleve edhe Babo Natales.

gjembi
Kthupi

Kete ngaterresen e ben me dashje apo vertet s’po e kupton qe ti dhe Bill Gejts nuk po thoni te njejten gje? Ti po flet per krishterimin dhe se si tani qe u be Trampi president do festojme Krishtlindjet prape se deri tani s’po i festonim dot ngaqe helbete ACLU e ka ndaluar me ligj (!!!). Gejts po thote qe nese kjo administrate i organizon gjerat mire, eliminon barrierat burokratike, mund te arrije te krijoje nje udheheqje amerikane ne bote nepermjet novacionit. (Te njejten gje qe ka nisur Obama meqe ra fjala, me novacionin teknologjik, pra Trampi te vazhdoje programin e Obames). Si qenkan te ngjashme keto dy mesazhe?

Askush nuk po thote qe po te doje e po te dije te menaxhoje situaten, Trampi nuk mund te behet nje President i suksesshem. Madje per te miren tone te perbashket uroj qe te behet nje President i suksesshem se mire do jete per te gjithe. Infrastruktura (teknologjia, truri, mundesia financiare, etj.) ekziston, mjafton te dish ta perdoresh ne te mire te vendit. Ajo qe po themi (ose te pakten qe po them une se s’dua te flas per te tjeret) eshte qe ti dhe mbeshtetesit e tjere te Trampit, nuk e votuat sepse ai foli per novacionin teknologjik apo qe te zhduke poliomielitin, por sepse i quajti meksikanet vrases dhe perdhunues, foli per arabet qe duhen mbledhur ne kampe perqendrimi dhe debuar, per Krishtlindjet qe gjasme jane te ndaluara me ligj, per ata qe shfrytezojne sherbimet sociale, etj. si keto (shumica e perdoruesve te asistences sociale jane republikane meqe s’ra fjala prape). Akoma s’eshte bere President dhe eshte terhequr nga shumica e atyre qe ka thene se e di qe ishin genjeshtra, por fakti qe njerezit e votuan per ato mesazhe qe trumbetoi, tregon me shume per ligesine/injorancen e votuesve sesa per Trampin. Termin injorance e perdor per te pershkruar jo dike qe eshte budalla, por dike qe nuk ka shume njohuri ne nje fushe te caktuar. Ne nje fare menyre Trampi ka dhene aq shume mesazhe kundershtie sa njerezit jane bere lemsh se cila eshte e verteta dhe cfare do beje ai keto 4 vjet. Shiko se sa konfuze jane votuesit:

Njera s’e kupton per cfare ka votuar, tjetri dhe tjetra e dine qe Trampi genjente por e votoi sidoqofte dhe i katerti as nuk beson qe ato punet qe thote Trampi do kthehen prape…e megjithate prape e votoi.

ACDC

Nga sa shikoj nga komentet tuaja qe jane ne unison me
median liberale,votuesit e Trumpit jane injorante pa diplome dhe ata te Hillarit ishin me PhD…
Exit pollet flasin ndryshe.
Per vete votova per Trump se do te heqe disa rregulla idiote te industrise farmacautike.
Plus qe me merziti MSN me tifozllekun pro Hillari dhe korrektesine politike qe e perdori per “gjueti shtrigash”.
Ndersa per emigrantet nuk mund te flas se emigrant jam vete…
Per murin me Meksiken,flasin e cirren kartelet e droges dhe metastazat e tyre,jo njerezit e thjeshte.
Nuk e di cfare po thua per mosmbajtje premtimesh,por Trump dje ne Pensilvani nuk levizi asnje cm nga premtimet ne fushate.

46and2

mire se te vini ne Shqiperine e cliruar z Tillerson

Kthupi

Une nuk kam thene ne asnje moment apo koment timin qe votuesit e Trampit jane rob te trashe dhe une apo ndonje tjeter qe nuk votoi Tramp jemi me PhD dhe mos perdor pergjithesime. Duhet ta kesh kompleks kete se e bere dhe me lart ku pergjithesove mbeshtetesit e Tramp si injorante (sipas nesh) dhe krahason veten me Bill Gejts. Perkundrazi, mbeshtetesit e te dy paleve vijne nga lloj-lloj backgroundi, ca me shkolle, ca pa shkolle, ca miliardere, ca blue collar. Sic ka Hillari mbeshtetje tek George Clooney dhe Mark Cuban, po ashtu Trampi ka te Peter Thiel dhe Tim Allen, etj.etj… Keta me lart qe solla une te linku, jane popull i thjeshte dhe nuk i solla qe ti t’i klasifikosh si varfanjake apo lypsare, por per te pare se sa te konfuzuar jane me veten, akoma nuk e dine per cfare kane votuar (ajo donte Medicare po votoi Trampin qe do ta heqi Medicare) ose kane votuar duke patur parasysh qe shumica e atyre qe u thane jane retorike fushate, por jo se e kishte me te vertete. (Po qe se i deboi emigrantet vertet do mbajne pergjegjesi votuesit pastaj?). Ti mund ta kesh votuar per arsyet e tua, dhe shume mire ben. Per mendimin tim industria farmaceutike ankohet kot dhe kete e them duke patur parasysh qe kam njohuri per industrine farmaceutike ne Evrope dhe ne Amerike se ma do puna. Kompanite evropiane vdesin te vijne ne Amerike se eshte si toka e premtuar, nuk jane rregullat aq strikte sa ne Europe, plus tregu me i madh dhe njerezit jane overly medicated, per cdo gje marrin nga nje ilac. Sidoqofte teme tjeter kjo.

Per mosmbajtje premtimesh e kam fjalen per ate qe do fuste Hillarin ne burg. “We don’t care about that now, that’s all in the past” tha. Nderkohe qe komshinjte e mi, kane tabela ne bahce qe lexojne “Killary for Prison” dhe “Lock her up”. Apo per faktin qe “I googled Obamacare and it has some good stuff in it, I don’t think we’ll repeal it”. Per Trampin kjo eshte loje, eshte show i radhes. Efekti anesor qe ka krijuar eshte qe ka zgjuar gjithe llumin e Amerikes, qe nga KKK deri te ata mendjepjerdhurit qe marrin arme e vrasin dhe mendja e njeriut asocion robin e varfer qe e votoi Trampin se kerkon ndryshim bashke me Dejvid Duke dhe krijohet pershtypja sikur jane te gjithe raciste dhe te ligj. Bashke me te thatin digjet dhe i njomi thote populli.

Persa i perket liberalizmit dhe konservatorizmit ne Amerike, shiko harten ku eshte blu dhe e kuqe dhe shiko zhvillimin ekonomik ne ato shtete, madje edhe brenda te njejtit shtet (psh Teksas), shiko zonat qe jane blu e te kuqe dhe krahaso zhvillimin ekonomik. Shiko Pensilvanine ku jetoj une qe eshte swing state. Zonat rurale ku jane fermeret jane te kuqe. Allegheny County (Pittsburgh) dhe Philadelphia County (Philadelphia) jane blu. Ku jane shkollat me te shumta, spitalet, dhe bizneset me te medha, dhe rrogat me te larta? Ne keto 2 qytete. Eshte fakt i pakontestueshem qe pergjithesisht zonat me prirje liberale ne Amerike jane dhe ato zona ku zhvillimi ekonomik, arsimor dhe shendetesor eshte me i madh.

ACDC

E ke gabim ore zoteri.
Fakti qe disa shtresa trimerohen kur fiton nje kandidat i caktuar nuk do te thote qe ky kandidat eshte i tille.
Fakti qe komunistet,islamistet dhe black panthers gezojne se fiton Hillary nuk e ben kete te tille.
Thjesht qe Hillari mund te luftoje per te drejtat e njeriut,dhe me kete mund te perfitojne dhe ndonje islamist e ndonje zezak nuk e ben Hillarin islamike e kriminele.
Fakti qe policet votojne masivisht Trump-in nuk i ben keta raciste.

Sa per qytetet,meqe more Filadelfian,po ta them qe po i hoqe distriktin ku jetojne afrikano-amerikanet (qe eshte hambari i votave te demokrateve ne kete shtet,ku republikanet marrin 0%) edhe Fili del republikan…
Edhe Bostonit po I hoqe zonen e varfer pjesa tjeter 50/50% del…
Keshtu qe nuk mund te besh pergjithesime te tilla.
Sipas exit polleve (nuk e di sa te besueshme jane) mesatarja e te ardhurave te votuesve te Trumpit eshte 72 mije $ ne vit,keshtu qe nuk jane aq te varfer dhe injorante sa i paraqet media.
Plus qe Trump mori vota rekord edhe nga afrikano-amerikanet (15%) dhe hispaniket(40%).
Si I shpegon ti keto?

Kthupi

Nga I ke nxjerre keto te dhena apo me te degjuar? Bostoni eshte historikisht blu s’ka te beje zona e varfer. 80% e votuesve jane te regjistruar demokrate. Per cilat zona te varfra e ke fjalen? Per Matapanin, Roxbury dhe Dorcesterin? Se zonat e tjera jane relativisht klase e mesme dhe deri te e larte. Sidomos keto vitet e fundit qe zona ku me pare nuk banonin shume njerez si puna e Seaport District, tani kane banore dhe kane me shume peshe ne votime. Ato zonat e varfra nuk kane shume peshe ne zgjedhje sepse jane kryesisht emigrante pa te drejte vote, ose me rekorde kriminale pa te drejte vote, ose nen 18 vjec pa te drejte vote. Peshen me te madhe e kane popullsia e bardhe, kryesisht te rinj deri nga 40 vjec dhe kjo po shtohet keto 10 vitet e fundit.

Although it shouldn’t be considered an identity crisis, Boston finds itself at a turning point demographically, culturally, and politically. The larger electorate is younger, more liberal, more educated, and more often than not comprised of those who have moved to the city within the past 10 years.

vlora

Po me uren c’pate?

Kthupi

Po e thame pra, per ilustrim. Zere se the “Kujto Riten, bej gati xhezvene e kafese”.

ACDC

Aman ore zoteri,
Ne nje koment thua Krishtlindjet jane neglizhuar keto 15 vjetet e fundit,pastaj thua te kunderten.
ACLU ka nisur luften kunder Krishtlindjeve ne 2001,ne hakmarrje ndaj evangjelisteve qe votuan masivisht per Bush Jr. ne vitin 2000.
Presidenti i fundit qe ka uruar publikisht popullin amerikan Merry Christmas,ka qene Bill Clinton.
Me pas ACLU duke perdorur gjykatat dhe mediat liberale,hoqi simbolet e krishterimit nga festa ne qytetet ku udheheqin liberalet dhe tani po perdor te njejten taktike ne qytetet e mbetura.
Me pas nga presioni I mediave liberale edhe bizneset urdheruan punonjesit te mos thote Merry Christmas por Happy Holidays.
Tani kemi nje situate ku ne nje town ne Indiana ACLU kercenoi per padi kunder bashkise,per te hequr kryqin nga pema e Krishtlindjeve,bazuar ne ankesen e 1 po,po e 1 banori.
Keshilli bashkiak duke e ditur qe ne gjykate do te humbase,hoqi kryqin.
Kjo solli nje revolte tek banoret qe tani per hakmarrje po vendosin kryqe ne cdo shtepi dhe ne cdo gje private,dhe ka kryqe gjithandej.
Ka te drejte ACLU?Ligjerisht po se kane gjetur nje loophole neper kodet ligjore.
Por kemi court of law dhe court of public opinion.
Kur nuk pyet per shumicen do te perballesh me reagimin e saj,qofte ne menyre te heshtur sic u be ne keto zgjedhje.
Aq me teper qe media liberale u be cheerleader of ACLU dhe started bulling every business not to say Merry Christmas…ose do te bejme fletrrufe.
Disa nga pronaret e big businesses ishin cifute dhe kjo ju erdhi per mbare…dhe media liberale ju beri reklame pa pare ketyre,duke kryqezuar kedo qe dilte nga rreshti…
Ja kjo eshte e verteta e heqjes se urimit Merry Christmas,nga bizneset e medha.
Por sic a thashe,kush nuk do te shohe,Nuk kam cfare faktesh te tjera ti jap.
Ndryshimi tani eshte se kemi nje president qe prezanton reagimin e shumices se heshtur,gje qe nuk kishte bythe ta bente Bush Jr dhe Obama,te rritur me korrektesine politike ekstreme.
Sa sukses do te kete ne rikthimin e tradites,nuk e di por fillimi i mbare gjysma e punes-thote populli.

Kthupi

Edhe nje here lexoji me kujdes ato qe shkruhen. Nuk thashe qe jane neglizhuar

Ti i konsideron si neglizhim, ndersa une po them qe jane ndryshe (jo me mire apo me keq, thjesht ndryshe) sepse s’duan te hidhen ne gjyq.

Teknikisht shteti amerikan eshte shtet laik. Ka 100 lloj fesh ketu, s’ka pse avancon njeren ndaj te tjerave. Ekziston ajo qe quhet separation of church and state, keshtu qe nese ti vendos simbole te njeres fe ne ambiente apo objekte qeveritare shkel kushtetuten pasi konsiderohet sikur avancon njeren fe dhe jo te tjerat. First amendment:

Congress shall make no law respecting an establishment of religion, or prohibiting the free exercise thereof; or abridging the freedom of speech, or of the press; or the right of the people peaceably to assemble, and to petition the Government for a redress of grievances.

Legal loophole? Maybe, but it’s the law. Cfare do bejne? Te ndryshojne kushtetuten? S’po e ndryshojne qe te heqin armet nga duart e njerezve (2nd amendment) nuk do ta ndryshojne per kete. Prandaj duhet ajo tort reform qe thashe me lart, qe ua heq te drejten jo vetem ACLU-se po edhe cdo lloj robi te te hedhe ne gjyq per budallalleqe nese nuk ja vlen barra qerane. Por po e bere ate, c’do bejne avokatet pastaj?

Sidoqofte njerezit me njeri-tjetrin nuk eshte se nuk festojne krishtlindjet apo te jete ndaluar me ligj te thuhet “Merry Christmas” sic thua ti. Ne shtepine tende bej c’te duash. Ne ambiente qeveritare s’ke pse avancon njeren fe dhe jo te tjerat, supozohet qe je qeveri per te gjithe. Vur nje yll ne vend te kryqit te ajo pema ne Indiana dhe u zgjidh muhabeti. Ose vur dhe simbole te feve te tjera ne peme si zbukurime. Domethene duhet mbajtur asnjanesia. Ti flet keshtu se je I krishtere. Po nese ishe I nje feje tjeter, c’do thoje? Do te te vinte mire te ndiheshe si qytetar I dores se dyte?

ACLU e filloi kete gje ne vitet 80, kunder atyre shkollave qe vinin 10 commandments ne Kentucky, jo ne 2000. Shkollat jane laike gjithashtu. If you feel strongly about religion go to church every day and be a good Christian. School is for everybody.

ACDC

Dakort por edhe ndjenjat e shumices se popullsise duhen respektuar apo jo?
Gati 80-90% e amerikaneve jane te krishtere,keshtu qe nuk duhet te beje ligjin 10%.
Nese une shkoj ne nje vend dhe jam ne minorance fetare,une respektoj fene dhe zakonet e shumices.
Ska asgje te keqe te vazhdosh traditen e presidentit Clinton dhe ti urosh 80-90% te popullsise qe festojne Krishtlindjet: Merry Christmas!
Nuk ka perse te ndihesh qytetar i dores se dyte nese shkon psh ne Kine dhe Vitin e Ri e feston ndryshe nga kinezet.
Kjo qe po ben ACLU m mediat liberale eshte ekstremizem,dhe tani moren pergjigje nga shumica e heshtur qe nuk do te jete me e heshtur qe ketej e me tutje.
ACLU luften ndaj Krishtlindjeve e ka nisur pas vitit 2000.
Ajo qe permend ti ka ndodhur me pare dhe ata kane pasur te drejte ne ate rast.
Pas vitit 2000 e deri tani kane kaluar ne ekstrem thanks edhe nga suporti qe ju japin 90% e mediave qe jane ne duart e liberaleve anti-krishterim.

Aquamarine

2 fjale: ky muhabeti i Krishtlindjeve nga kta dy personazhe Kthup dhe Acdc dhe ai muhabeti i emigrimit larje pjatash e njerezish me shkolle ke braktisja e Shqiperise na hapen koken. Nuk e kuptoj ca ka per te diskutu kaq shume. Zgjat e zgjat. Nuk kam lexu ndonjehere kaq shume eksese. Dilni merrni ajer!

46and2

"Can we please have more recounts? Please keep having more recounts. I just love winning"
Don J T

Donald_theClown

Making " Hooked on phonics " great again :

-Autocorrect : I dashur President i ardhshem, Trump . Ato vizat e valezuare, te kuqe poshte fjales " unpresidented" tregojne se fjala eshte shkrujt gabim.

The Orange Fuckface : Nope. I’m like smart. I have the best words and a tremendous brain. Autocorrect is incorrect. Sad.

Heaven save us !

gjembi

Ka nje zgjidhje per problemin e hapjes se kokes: nuk e lexon dhe kalon (ose sic thote njera, parakalon) ne teme tjeter me te lehte :slight_smile:

Aquamarine

Kjo zgjedhje do te me shkonte ndermend, edhe pse eshte zgjedhja e fundit qe do beja. Arsyeja e thjeshte, s’mund te jem dot indiferente, kur shikoj dicka qe nuk shkon ne rregull, dhe sidomos nga njerez qe vlereson se mund te jene shume me mire, te duket absurde. Dmth nese ty si politikisht korrekte te duket ofendim po t’i them miqesorisht hiperbolikisht si anetare peshku: na hapet koken, mua m’duket fyerje me e madhe mos t’ua lexoj komentet dhe mos afektohem emocionalisht. Kjo qe po them ka nje lidhje indirekte me ceshtjet qe po diskutojne ata, ceshtjen e Merry Christmas qe e kane bere terkuze, qe ne fakt reduktohet tek: te shiremi me shoqerine tone apo te mos shtiremi. Dhe ja rezultatet, ja pse edhe acdc ben like fyerjes (mosindiferences sime). Nuk eshte e lehte me be moral konservator, akoma me e veshtire eshte te besh moral liberal, ia mbyll vetes te gjitha kanalet e komunikimit me ndergjegjen.

Whitesnake

Merry Christmas…dhe Happy Holidays…eshte si puna e reklamave per klyshet e turqve islamik me Shqiperi qe nuk guxojne te percaktojne dhe te urojne Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri …dhe perdorin terma laramane se i dridhet buza te artikukulojne domethenien e vertete te festes…""" I VIDHEN""" te vertetes me terma pergjithsuese si Gezuar Festat…kjo ishte teoria e Hysein Obames 8 vitet e fundit …nderkohe qe ne Europe te gjithe urojne Gezuar Krishtlindjet dhe vetem mbas dates 26 dhjetor permedet urimi per Vitin e Ri… Presidenti Donald Trump nuk beri asgje tjeter vecse solli festen ne origjine ne USA…GEZUAR KRISHTLINDJET…!!!

ACDC

Turp per demokratet dhe aleatet e tyre,qe po kercenojne me vdekje elektoret e zoti Trump.
Po shikoj nje emigrant nga India,republikan nga Pensilvania,qe po mbrohet nga polica se ka marre dhjetra kercenime me vdekje nese voton per Trump.
Natyrisht qe voten nuk ka per ta ndryshuar ai,por me ben pershtypje indiferenca e policise,kur keta kercenues kane emra e mbiemra.
Nuk e di perse policia rri e nuk arreston keta funderrina,shumica e tyre jane hipit e viteve 1960 apo kelyshet e tyre…
Nese republikanet do te benin te njejten gje me elektoret demokrate,kushedi se si do te shperthente MSM ketu ne SHBA apo edhe ne vende te tjera te botes.
Por meqe kete e bejne demokratet cdo gje eshte OK.

ACDC

Edhe Hillari nuk po ben kaq propogande sa po ben ti.
Eshte fakt qe elektoret e Trumpit po vihen ne shenjeser nga funderrinat e viteve 1960 apo kelyshet e tyre.
Nese ka kercenime nga ana e votuesve te Trumpit jane shume me te pakta ne numur, se sa votuesit anarkiste te Hillarit qe kerkojne ta zhysin vendin ne lufte civile.
Por sic e thashe per policine nuk eshte problem…ai shefi i policise ne New Mexico ferkonte duart kur mbeshtetesit e Trumpit po dilnin nga mitingu dhe po hanin dru dhe po beheshin per spital, nga demokratet.

zeqo

Gezuar gezuar gjembi, only Z Trump make that happen.

gjembi

Kam degjuar qe myslimaneve dhe hebrenjve do jua ngjise perseri ate pjesen e lekures qe kane hequr.