Kritiket i kanë quajtur “plagë të hapura vetë” skandalet politike që kanë pushtuar Uashingtonin prej disa ditësh. Njëra çështje është ajo e përmendjes së informacioneve shumë sektete gjatë bisedës që Presidenti Trump pati me Sergei Lavrov dhe ambasadorin rus në Uashington. Burime thonë se natyra e informacioneve e bën të lehtë për rusët identifikimin e burimeve, ç’ka në terma të spiunazhit është diçka që Presidenti nuk duhet ta bënte. Por ligji ia njeh të drejtën Presidentit për të deklasifikuar dhe ndarë informacion kur vendosin të bëjë kështu dhe Trump e ka përmendur këtë argument në mbrojtje të tij.
Trump sapo pushoi nga puna James Comeyn, drejtorin e FBI-së, ndërkohë që Comey po hetonte në mënyrë aktive lidhjet mes Rusisë dhe fushatës presidenciale të Trumpit. Trump pranoi se e kishte pushuar drejtorin “në lidhje me atë punën e Rusisë” (over the Russia thing) dhe tani del në dritë se Comey ka dokumentuar bisedat që ka patur me presidentin Trump. Sipas burimeve të CNN, në këto memo Comey ka shkruar se Trump i ka kërkuar të pushojë hetimet ndaj ish Këshilltarit për Sigurinë, Mike Flynn. Flynn dha dorëheqjen pak ditë pasi mori detyrën dhe po hetohet në lidhje me pagesa të padeklaruara wë ka marrë nga vende të huaja.
Nëse Trump i ka kërkuar drejtorit të FBI-së të pushojnë një çëshjte në hetim do të përbënte “pengim të drejtësisë”, një akuzë e rëndësishme në ShBA. Por deri tani gjithçka i përket sferës politike dhe jo asaj ligjore. Ende nuk dihen përmbajtjet e memove të Comeyt, dhe në fund është fjala e njërit mbi tjetrin. Edhe pse ca juristë thonë se memot zyrtare të drejtorit të FBI mund të pranohen si formë prove në gjykatë. Nga ana e tyre republikanët shqetësohen se këto kriza të vetëshkaktuara po lodhin publikun votues dhe po pentojnë republikanët të bëjnë ndryshimet që kanë premtuar prej 2 dekadash, tani që kontrollojë të gjitha pushtetet në Uashington.
Ligjvënësit në të dyja anët po kërkojnë tani të shoin të gjitha shënimet dhe dokumentat e prodhuar nga takimet midis Comeyt dhe Trumpit.
Fake news nga fake establishment media nga peshkaqenet e mocalit ne Washington.
Cdo akuze qe i behet,nuk sjellin asnje fakt,pervec fjaleve boshe.
Shpif,shpif se dicka do te mbetet-i thone kesaj.
1400 kriminele te bandave te droges u arrestuan vetem gjate javes se kaluar,Trump sa mbaroi nje marreveshje tregetare me Kinen dhe 70% e amerikaneve mendojne qe demokratet jetojne ne univers paralel.
Keto lajme nuk vendosen ne faqet e para,nga kurvaret e baxhellat e establishmentit se nuk ju intereson.
Megjithate askush nuk i degjon me ata,se lajmin fatmiresisht e marrim direkt nga burimi dhe jo nga funderrinat e medias se blere ne Washington.