Tuidëlldum dhe Tuidëlldi (Pjesë e parë)

Qëndronin qiri në këmbë nën një pemë, kapur krahqafë me njëri tjetrin, dhe Liza kuptoi menjëherë kush ishte njeri e kush tjetri, sepse njëri kishte të qendisur në jakë DUM ndërsa tjetri DI. “Mbrapa duhet të kenë TUIDELL që të dy”, tha me vete Liza - Lewis Carroll, Liza në botën e çudirave. ***

Nëse njerëzimi do të arrijë një ditë të gjejë prehjen në një shoqëri paqsore - e vetmja alternativë tjetër mbetet zhdukja e tij prej konfliktit që në historinë moderne bëhet gjithnjë e më kërcënues e më total - shekulli i kaluar do të kujtohet për keq si epoka ku shtetkombet rreshtohen gjithnjë e më dukshëm në një kacafytje planetare ndërmjet dy palësh ndërluftuese. Madje që sot shumë historianë shekullin e XX e konsiderojnë të filluar në vitin 1914 dhe të përfunduar në vitin 1989, dmth saktë vitet kur fillon dhe mbaron ndeshja sportive me dy skuadra armike. Njëkohësisht ky shekull do të kujtohet edhe për Luftën e Tretë, si një luftë krejt e veçantë dhe e paparë në histori - e quajtur ndryshe edhe Luftë e Ftohtë (në fakt mjaft e nxehtë për kë e provoi drejtpërdrejt në kurriz) - përgjatë së cilës, megjithse shumica e njerzve hanin, pinin dhe këndonin si rëndom në kohë paqeje, ishin pjesmarrës në një betejë totale që implikonte të gjithë pa përjashtim, deri edhe mizat që zhaurinin në ajër, komanduar nga dy persona me banesë njëri nga lind, e tjetri nga perëndon. Me fjalë të tjera, çfarë deri atëherë shprehej simbolikisht nëpërmjet gjithfarlloj dikotimish dritë-errësirë, engjëll-djall, abel-kain, mik-armik, shpirtërore-materiale, subjekt-objekt, valë-thërmijë etj, ishte bërë reale si konflikt midis dy personazhesh me mish e kocka - njëri i betuar mbi Bibël dhe tjetri mbi Kapital të Marksit - me gishtin mbajtur gjithnjë mbi një buton, i cili, po të shtypej, e pëllciste planetin si tullumbac. Tërë kultura e pothuaj një gjysëm shekulli, kushtëzuar prej konfliktit me përmasa kozmike Washington-Moskë, mund të reduktohet në këtë karikaturë me dy persona. Madje edhe e ashtuquajtura botë e tretë, që u përpoq të shpëtojë botën prej kllapisë të kësaj dikotimie reduktuese, doli më vete si katalog i tretë me karikatura të realizuara me teknikën e kolazhit. Karikatura më gajasëse “botëtretiste” e kishim fare pranë, të shkarravitur si Jugosllavi e Titos - në pozitë udhëheqëse në botën e tretë - që hidhte vallen “vija e Teodosit rishfaqet” hidhu e përdridhu “edhe me një njerin edhe me tjetrin”, duke i përlarë paret me me të dyja duart njësoj, si njërit, ashtu dhe tjetrit. Kushtëzuar prej saj, akoma më gajasëse ishte karikatura e Shqipërisë heroike të Enverit që e hodhi vallen e Teodosit në stilin “kundër njërit dhe kundër tjetrit”, dhe në vazhdim të saj karikatura e Shqipërisë pafytyrë të Ramizit “as me njërin dhe as me tjetrin”, dëshmi të gjalla që Shqipëria në thelb kunjin e ka pasur me Jugosllavinë (prishje e menjëhershme me vëndin mik - Rusi, Kinë - sapo fillon të puqë qiqrrat me serbët). Dhe vazhdon ta ketë, parë që Jugosllavia është akoma gjallë e shëndoshë në imagjinarin kolektiv ballkanik; me pak fjalë sa herë që në histori “vija e Teodosit rishfaqet”, kukurisja kozmike mbyt ulurimat tokësore. Nuk mund të lihet pa përmendur edhe karikatura e ishsuperfuqisë së botës së tretë Kinës, megjithse të ngrin qeshja në buzë prej harbimit të frikshëm bashkohor të centaurit kinez, nga mesi e lart kapitalist e mes e poshtë komunist.

Fatkeqsisht nuk është këtu vendi për të trajtuar gjërë e gjatë dukurinë e artit të karikatuarës, e cila në kundështim me misionin e saj të supozuar rëndom si zbavitës, nga shumë kritikë arti është trajtuar si veprimtari artistike më se serioze. Shkurt mund të thuhet se karikatura - megjithse një fenomen thelbësor dhe primordial që lidhet me problemin e Krijesës dhe Krijuesit, Kopjes dhe Origjinalit, dmth që në zanafillë kopja (njeriu) rezultoi karikatura e origjinalit (Zoti) - si fenomen kulturor është mjaft i vonë. Karikatura shfaqet dukshëm njëkohësisht me fillesat e shndërrimeve revolucionare të shoqërisë, proces i lidhur ngushtë me shndërrimet revolucionare të artit tradicional në art modern (shumë kritikë arti konsiderojnë Francisko Goja-ën si nismëtar i artit modern dhe njëkohësisht karikaturës). Lodra e fjalës, bazë e ligjërimit humoristik, është trajtuar seriozisht gjërë e gjatë prej Frojdit si farfuritje e dikotimisë koshiencë-subkoshiencë. Gjithashtu edhe pozitivisti logjik Rasell është rropatur me zgjidhjen e problemit të paradoksit gjuhësor, të cilit Gëdeli i jep veshje matematike nëpërmjet teoremës së tij të famshme. Hofstadter në librin e tij sqimatar me titull Godel, Escher, Bach dhe nëntitull Një fugë metaforike për mendjet dhe makinat në frymën e Lewis Caroll dëshmon se lodrat e fjalës, lodrat e mendimit (paradoksit), lodrat e matematikës, lodrat e iluzioneve optikë, lodrat e muzikës dhe lodrat e inteligjencies artificiale (IA) kanë strukturë të ngjashme (libri është mjaft interesant, por lexuesi, i torturuar vazhdimisht prej paradoksit të berberit të Russell - mbetur si rruar qethur në fshatin e rruar prej tij - rrezikon të përfundojë si personazhet pa identitet të grafikave adsurde të Escher që ngjisin shkallë zbritëse dhe zbresin shkallë hipëse, shoqëruar prej avazit pambarim të Koncerteve Brandenburgeze, hip e zbrit dhe zbrit e hip shkallëve të solfezhit).

Neurologë amerikanë, duke studjuar sjelljet e të aksidentuarve me gjymtime në tru, dhe neurologë rusë, duke eksperimentuar me shkarkime rryme elektike në zona të ndryshme të trurit, kanë arritur në të njëjta përfundime duke zbuluar se hemisferat e trurit kanë funksione të ndryshme: aftësia e njeriut për vëzhgim analitik, gjykim sasijor dhe racional ndodhet në hemisferin e majtë të trurit, kurse aftësia për sintezë, ndjeshmëria për cilësinë, prirja për iracionalitet ose mitizim ndodhet në hemisferën e djathtë - krejt në përputhje me prirjet përkatëse trurore të personave të ulur në karriket parlamentare majtas (progresistë laikë) dhe djathtas (konsevatorë fetarë). Julian Jaynes në veprën Shëmbja e mendjes dydhomëshe dhe origjina e ndërgjegjes, duke analizuar kulturën e lashtësisë (kryesisht letërsi dhe arkeologji mesopotamike, helenike dhe hebraike) mbron tezën se ndarja e trurit të njeriut në hemisferë të djathtë dhe të majtë, në lashtësi e ndante njeriun në dy personalitete: në “individ dhe Zotin e tij”. Hemisferi i djathtë banohej nga “zëri i Zotit” që udhëzonte personin duke i folur me zërin e brëndëshëm, pra hemisferi i djathtë është hyjnori, përpunues i sintezës, frymzimit poetik dhe profetik, kurse i majti është njerëzori, përpunues i gjuhës, analizës, logjikës, veti që përkojnë me përkatësisht mendësinë teiste fetare dhe umaniste laike. Shëmbja e kësaj “mendje dydhomëshe” ndodh në një kohë të caktuar historike për shkaqe të jashtme dhe të brëndëshme, dhe si pasojë e kësaj shembje del në pah ndërgjegja (në kuptimin e sotëm të fjalës), e cila sipas Julian Jaynes është “kalimi nga mëndja dëgjuese në mendjen pamore”, meqë “zërit” të lashtë në epokën moderne i vihet veshi vetëm nëpër çmendina. Megjithkëtë mendja dydhomëshe e lashtë vazhdon të funksionojë edhe sot - megjithse e mbetur në plan të dytë - dhe shenja të veprimtarisë së saj janë pushtimi demoniak ose skicofrenia (dëgjimi i “zërave”), si rikujtim i lashtësisë ku njerzit i bindeshin pa fjalë “zërit” hyjnor. Sipas Jaynes tek njeriu primitiv hemisferi i djathtë sundonte të majtin, dhe shëmbja e mendjes dydhomëshe përkon me shuarjen e dukurive fetare, humbjen e besimit fetar dhe laiçizimit të kulturës. Në historinë e njerzimit me kalimin e kohës fuqizohet aktiviteti i hemisferit të majtë, dukuri që rastëson me zhvillimet e majta revolucionare kundër traditës fetare të djathtë, dhe çuditërisht edhe me pozicionin e vendosjes së kolltukut në strukturën hapsinore parlamentare ku fundosen njësoj të dy hemisferat e mollaqeve e parlamentarit me superzhvillim të hemisferës së majtë të trurit.

Në neurologjinë moderne funksionimi i trurit të njeriut krahasohet me një kompiuter binar që funksionon në bazë të dhënave po-jo (shprehur në gjuhë teknike ndez-shuaj), pra meqë neuronet funksionojnë me logjikë binare, natyrshëm ne mendojmë sipas kategorish duale, dikotimike ose bipolare (siç duket Parmenidi duhet të jetë frymzuar drejtpërdrejt nga neuronet e kaplloqes së tij kur për të paraqitur figurativisht dialogun propozoi figurën e njeriut me dy koka: njëra thotë po dhe tjetra jo). Bahtin, duke analizuar strukturën e ligjërimit të romanit, vërteton se struktura e mendimit është dialogjike, dmth që edhe vetë monologu në fakt është dialog me dikë. Laibnici, krijuesi i arithmetikës binare - të rindeshur për habi të tij edhe në trigramat e Libri i Ndryshimeve (I King, Bibla e kulturës së lashtë kineze) - besonte se Zoti ka krijuar gjithçka zënë fill nga hiçi dhe vetja e Tij. Kjo tezë shprehur në gjuhën e shifrave redukton gjithë krijimin si lodër kombinative midis numrave 0 dhe 1, të cilët në fakt janë operatorët bipolarë që krijojnë hapsirat virtuale informatike. Sipas Gëtes të gjitha ngjyrat prejardhen nga dy ngjyra themelore: bardhë e zi, dhe ngjyrat e realitetit janë përzjerje larushe midis dritës dhe hijes; pra partizanët e bipolarizmit politik mund t’i referohen teorisë së tij të ngjyrës për të kundështuar pluralizmin politik që tund flamurin e ylberit dhe dylberit.

Fizika moderne dëshmon se vetë hapsira nuk është simetrike siç rëndom përfytyrohet, por si asimetrike jep mundësi zgjidhjeje dukurish me prirje orientimi djathtas ose majtas, orar ose antiorar, pra e majta dhe e djathta nuk janë orientime konvencionale, por esenca cilësore të hapsirës. John D. Barrow dhe Joseph Silk në librin Dora e majtë e krijimit shpjegon krijimin e botës 15 miliard vjet më parë prej shpërthimit të big bang-ut, si një thyerje e simetrisë së përsosur parazanafillore. Mbeturina të kësaj simetrie akoma vihen re në rrotullimin e neutrinove nga e majta, në kohën e big bang-ut ekzistonin edhe kundërfigurat e tyre, neutrinot rrotulluese djathtas. Shenjë e thyerjes së simetrisë origjinale përbëjnë edhe molekulat e ADN të strukuruara në spiralë elikoidalë “majtistë” të mbetura vetëm tek pullë pa kundërfigurën e tyre. Qënia e universit kushtëzohet nga dikotomia simetri-asimetri (të barazvlefshme me statizëm-dinamizëm), sepse gjithësia dhe për më tepër jeta nuk mund të ekzistojë pa simetrinë (më tepër të fshehtë se të shfaqur). Nga ana tjetër simetritë ndeshen në realitet si pothuaj-simetri dhe jo si simetri të përsosura, pra asimetria (kuptuar si thyerje e simetrisë) është po aq e nevojshme sa edhe simetria ideale në lodrën e ekulibreve të krijimit, që në fond të fundit mbahet gjallë prej dikotimisë simetri-asimetri.

Jung në veprën Tipa psikologjikë shpjegon se njeriu shpjegon botën sipas dy pikpamjeve të kundërta për shkak se qënia njerëzore përmban në gji dy personalitete në konflikt: personaliteti numër një dhe personaliteti numër dy, racionali dhe irracionali, logjiku dhe mitiku, i civilizuari dhe barbari, i moshuari dhe fëmija; individi gjatë jetës së tij zgjedh njërin prej tyre, i kushtëzuar nga prirja e tij e brëndëshme. Frojdi zbuloi tek individi të njëjtin konflikt, dhe meqë kishte prirje të brëndëshme iluministe - ose thënë ndryshe mbizhvillim të hemisferit të majtë - mbivlersoi racionalitetin analitik shkencor, kurse Jungu vë në dukje komponentin sintetik, irracional dhe fetar të shpirtit njerzor, meqë me prirje të brëndëshme romantike dhe mbizhvillim të hemisferit të djathtë (ai rrëfen në një intervistë se në fëmijëri ishte dobët në matematikë sepse nuk arrinte të kuptonte se si bëhej e mundur që “si rezultat a=b”). Si rëndom çdo konflikt kulturor, sherri midis tyre - tipik midis mjeshtrit dhe dishepullit - u ngjyros edhe politikisht; më se e njohur simpatia e të majtës për Frojdin (“ebreun pa Zot” sipas Jung), dhe akuza për nazizëm të maskuar për arianin e kulluar Jung. Ky i fundit zëvëndësoi Zotin me personalitet me Arketipin - një entitet mistik deri diku i ngjashëm me idetë në vetvete të Platonit - saktë Zoti karikaturë i filozofëve dhe shkencëtarëve, i konceptuar si qenie me vetëm intelekt, pa vullnet pa ndjenjë dhe ç’është më e keqja pa zemër. Mënyra se si ata trajtojnë problemin fetar e dëshmon raportin e tyre si tipik tuidëlldu-tuidëlldi: ndërsa prej analizës së Frojdit për kulturën në përgjithsi dhe për fenë në veçanti rezulton se njerzimi në përgjithsi është i sëmurë psiqikisht dhe që çdo prodhim kulturor është siptomë e sëmundjes mendore, përkundrazi Jung konsideron artin, filozofinë dhe fenë si entitete në vetvete, shpëtimtare, sublime, mbipersonale etj, që nuk kanë të bëjnë aspak me neurozën e përjetuar prej artistit, filozofit dhe fetarit. Thënë më konkretisht: nëse për Frojdin feja është një “neurozë obsesive universale” dhe një pjellëse neurozash, për Jungun shkaku i neurozës është pikërisht mungesa e fesë, dhe shërimi i pacientit është rifitimi e përmasës së humbur fetare. Duket sheshit që ata grijnë sallatë për të njëjtën gjë të parë nga pozicione të kundërta - tamam si pacientët e tyre të sakatosur prej konfliktit midis koshiencës dhe subkoshiencës - pa i rënë në të që pozicionet e kundërt mund të janë edhe komplementarë si shkaku me pasojën. Kjo është rëndom situata ku vërdalloset i gjithë debati filozofik dhe shkencor, ilustruar përsosur edhe nga dy shëmbuj të tjerë mjaft domethënës: sipas Rusoit njerzit kanë lindur të barabartë në gjëndjen e natyrës dhe është bërë shkak qytetërimi që janë bërë të pabarabartë, përkundrazi sipas Niçes njerzit janë nga natyra të pabarabartë, dhe është pikërisht qytetërimi me moralin e tij që i ka shndërruar në pjestarë të barabartë të një kopeje të bindur; tezën e Frojdit që fëmija krijon idenë e Zotit prej përfytyrimit të babit - projektuar më vonë në figurën e autoritetit fetar -, psikoanalisti Viktor Frankl e kthen përmbys duke thënë se, përkundrazi, është arketipi i zotit si Atë në Qiell që krijon idenë e atit në tokë. Frojd ateisti dhe Frankl besimtari, në mënyrën e tyre rropaten për të zgjidhur enigmën më qëndrore të kulturës perëndimore: njeriu ka krijuar Zotin si shëmbëlltyrë e tij (teza e famshme e Fojerbahut), apo siç shkruhet në Zanafillë që Zoti krijoi njeriu si shëmbëlltyrë të Tij? Meqë mendimi ka strukturë dialogjike - si çdo gjë tjetër e krijuar neuronet e trurit kanë strukturë bipolare - enigma është në fakt një lodër fjalësh farfuritëse me të cilën truri njerzor mund të kolovitet pafund midis dy të vërtetash të pa verifikueshme mendërisht: 1) besimtari përfytyron Zotin sipas kaploqes së tij bipolare dhe 2) Zoti përdor aftësinë përfytyruese të besimtarit për të hulumtuar natyrën e Tij.

Dy hemisferat e trurit politik, të frymzuara prej dy hemisferave të trurit ideologjik të llokoçitur sa majtas djathtas, natyrshëm janë përzjerë e bërë dhallë në një farë feje që bëhet gjithnjë e më e vështirë për të kuptuar se çfarë është e majtë dhe çfarë e djathtë politikisht: patriotizmi, kohë më parë se poterja e sotme nacionaliste që dëgjohet kryesisht djathtas, ishte një vlerë politike e kuqe flakë (nacionalizmi dhe patriotizmi lindin historikisht si vlera autonome në mbrojtje të Revolucionit Francez, dhe historia përsëritet me revolucionin bolshevik dhe revolucione të tjera, përfshirë dhe atë komunist shqiptar); e majta rëndom internacionaliste dhe kozmopolite, mbas viteve 90-të hidhet në mbrojte të vlerave kombëtare dhe të mikrokulturave tradicionale të kërcënuara nga globalizmi; e djathta, tradicionalisht kampione e një shteti të fortë, i’a merr avazit të “liberalizmit ekonomik” mbasi e majta ndryshon strategji dhe brohorit programe shtetrore të ashpra; e djathta tradicionalisht fetare, gradualisht i lëshon vëndin një të djathte jofetare dhe pagane si nouvelle droite që përdor fenë si thjeshtë folklor kombëtar, ndërsa e majta moderne, nën ndikimin e teologjisë së liberacionit, rivlersojnë vlerat e krishtera të barazisë, drejtësisë, respektit për të afërmin etj, dhe lëvizjet neospiritualiste, New-Age, budiste etj; antisemitizmi konsiderohet rëndom mendësi e mjediseve konservatorë të djathtë, por në shekullin e Furie-së dhe Prudonit (përfshirë edhe Marksin me kritikën e egër antisemite kundër Bauerit) në rradhët e socialistëve “çifuti” shihej si prototipi i tregtarit spekulator dhe instrument shtypës i puntorisë, ndërkohë antisemitizmi vegjeton në rradhët e së majtës si “antisionizëm”; drejtësia sociale, në shekuj pronësi e të majtës, kundërshtohet prej së djathtës me argumentin e “majtë” që socializmi në fuqi krijon në mënyrë fatale kastën e privilegjuar të “nomenklaturës”; të njëjtët persona që protestojnë kundër dënimit me vdekje në emër të “respektit për jetën”, shihen të protestojnë në mbështetje të abortit në emër të “lirisë për vrasje” etj. Bipolarizmi politik anglez, konsideruar modeli origjinal i demokracisë moderne, vuan që në ngjizje nga i njëjti problem: në fillim Tories përfaqsonin interesat e pronarëve agrarë (landed interest), ndërsa Wighs interesat e tregtarëve dhe të financës (monied interest). Por në fund të shekullit të XVII nuk kishte më arsye të vërteta për opinione të kundërta politike, sepse parellijtë për të siguruar paratë e fituara vraponin për të blerë tokë, duke u trasformuar kështu në pronarë agrarë, dmth bash në armiqtë e urryer reaksionarë. Nga gjithçka më sipër nuk ka asgjë për t’u çuditur që nga anët tona shihet PS të kuturiset më djathtas se e djathta në qëndrimin ndaj privatizimit, kapitalit të madh dhe monopoleve, ndërsa PD kuturiset më majtas se e majta më sallake në shpalljet e potershme të ndërtimit të shtetit social dhe qëndrimin që duhet mbajtur ndaj zonave informale (dukuri e vjetër folkloristike ilustruar prej shprehjes së famshme të Nolit: “Beu është më bujk se bujku, dhe bujku është më be se beu”). Esenca e politikës bashkohore ndodhet në një sekuencë të një filmi të vjetër bardh e zi të aktorit komik Fernandel, i cili, pyetjes së komisarit të policisë - në kërkim të dhënash rreth jetës së komshiut të gjetur të vrarë - nëse viktima ishte i majtë apo i djathtë, mbasi mezi kuptoi se bëhej fjalë për politikë, u përgjigj me marifet për të qenë gjithnjë brënda sidoqoftë: “Sigurisht që i djathtë, por për të shkuar djathtas i binte majtas”.

vijon në Pjesë e dytë (dhe përfundimtare)

-------------------------------------------------------------------

***Në romanin në fjalë (më sakte në vëllimin e dytë të tij me titull Tej për tej pasqyrës), Tuidëlldum dhe Tuidëlldi jane dy vëllezër binjakë që grinden e pajtohen vazhdimisht midis tyre pa asnje shkak e pa asnjë kuptim. Sipas shume kritikëve figurat Tuidëlldum dhe Tuidëlldi jane parodi e Tories e Wighs në parlamentin anglez.

2 Likes

I njejti konfuzion mund te zgjerohet me debatin e emigracionit ilegal ne shba.ilegale jane ata qe hyne e gjejne pune pa vize pune apo emigrimi sepse quotat per keto lloje vizash jane te uleta e percaktohen apriori nga burokratet e qeverise e jo nga nevojat e tregut te punes per fuqi punetore.republikanet te cilet predikojne se nuk duhet te kete fare rregulla te vendosura nga qeveria e duhet lene tregu i lire te vendose e cdo nderhyrje te qeverise e quajne socializem ne kete pike predikojne se levizja e lire e njerezve duhet vendosur nga qeveria e jo nga tregu i lire.

1 Like

alba, pa he bej nje perpjekje tjeter se mos gje ndonje absurd tjeter. Nuk eshte e veshtire, pare qe ndodhemi ne mes te absurdit. Veshtirsia eshte se meqe absurdi eshte i paduruar per neuronet tone, ne vetegenjehemi duke e mos pare kastile, ne menyre qe te jemi rehat, te jetojme ne komfort, larg problemeve. Por nuk je rehat pergjithmone, se vjen nje dite dhe kupton konkretisht sa absurde eshte bota, kur te vene kaptinen ne karamanjolle, vetem se duhet paguar realizimi i Utopise me kaptina te pafajshme ne baze te logjikes se Revolucionit.

Tregojne nje anektode, nuk e di sa e vertete eshte, por anche se non e vero, e ben trovato:

Per absurd, o per logjike te revolucioni siç mendojne revolucionaret pe te verteti, Robespierit i erdhi radha te ngjiste shkallet drejt palkut te shen Gijotines. Tu ngjit shkallet, ai pa, ulur ne radhe te pare te atyre qe benin sehir vdekjen e te tjereve, piktorin e modh te Revolucionit David qe vizatonte skica te shpejta per te kap ekspresione te fresketa nga viktimat e tmerruara nga vdekja e merituar si armiq te popullit. Njifeshin mire, kishin pas shoqni bashke. Robespieri e pa se çfar po bente, e njohu kush ishte, dhe i tha me perbuzje:

-Shpirt skllavi!

Njerezia behen me teper pale me te fortin se sa me Te drejtin .por nga pikepamja dialektike duke marre ne konsiderate metaforen se “dhuna eshte mami e historise “ apo se nuk duhet hedhur poshte bebja me ujin duhet arritur ne sintezen se nuk ka asnje proces historik Te persosur .nese nje levizje historike ka qene e dobishme apo jo duhet pare ne kontekstin se sa I qendroi kohes .

Eshte shkruar ne Bibel kjo gje?

Kam pershtypjen se nuk ke kuptuar se çfare desha me thene. Megjithate s’ka gje, je me rehat.

E ka thene Karl marksi.Violence is the midwife of every old society pregnant with a new one’, hence: violence is the midwife of history.
.bibla flet perafersusht duke pershkruar violencensi dhimbjet e lindjes :7Nation will rise against nation, and kingdom against kingdom. There will be famines and earthquakes in various places. 8All these are the beginning of birth pains.

Bibla eshte liber i modh sepse profecine e ka dubel, i ka te dyja: dhunen dhe qefin. Problemin e sqaron me mire, me shkur e me bukur gjuha shqipe me dy fele:

Po se bere me hir, do ta besh me pahir!

(dmth sipas diskutimit me xixen per karamanjollen:

Po nuk bere revolucion anglez, do te besh revolucion francez!

shumë fjalë e bukur kjo karamanjolla, Inkuiz.

Aq më tepër që revolucionarët shqiptarë me në krye Nolin e famshëm - ndoshta nga zelli i ngutur, ndoshta “nga padija, zoti Hetues”, e përdorin shqeto në vend të fjalës - gijotinë.

Karamanjolla

Ky kolegu im, që s’dimë cili është, sikur ta kish fuqinë në dorë, do t’i dërgonte në karamanjollë të gjithë shqiptarët! Pa fjalë, pa dyshim! S’munt të ketë në Shqipëri njeri më të egër dhe më gjakpirës se ay, i cili godit në një letër më të bukurin e më të bardhin ëngjëll të mirësisë dhe butësisë, që ka dërguar Qielli në këtë botë, Faik Konicën!
Noli - Shkrime të shkurtra “Përgjigje Diellit”

Në të vërtetë, la Carmagnole - është një këngë revolucionare, hymni i të Pabrekëve ( Sans Culottes), e kënduar në vitin 1792, kur Konventa jakobine vendosi burgosjen e mbretit Luigj XVI. Origjina e saj është qyteti i vogël Carmagnola, ngjitur me Torinon ku këndohej melodia e saj.
Si përshtatje dhe zgjerim kuptimi, la Carmagnole është njëkohësisht edhe një lloj veshje - uniformë, e atyre që e bënë atë revolucion, sikundër edhe vetë ushtarakët francezë të ushtrisë revolucionare (dhe s’po shkoj më tej - pasi carmagnole quheshin edhe fjalimet revolucionare të shqiptuara në Konventë.
E pra, egziston edhe shprehja idiomatike - Faire danser la carmagnole à qqn, e shqipëruar
të bësh dikë të kërceje karamanjollën - që do të thotë ta çosh drejt e në gijotinë për ta egzekutuar.
Ja pra edhe ngutja e Nolit tonë - ai preferonte këngën përpara valles, sikundër karamanjollën përpara litarit , aq sa edhe detyroi edhe Fjalorin e Gjuhës Shqipe të rregjistrojë neologjizmën.
Bile edhe Maks Veloja i lindur më Paris shkon edhe e përdor fjalën “karamanjollë” në poezinë e tij “Rrjedh Sena në vargje” të vitit 2008.

.

Ne shqip tingellon edhe si ironike. Mu me ka bere gjithnje pershtypje si fjale estetike e lezeçme, afersia tingelluese me fjalen karamele, i jipte vdekjes nje lehtesine e perballushme te qenies. Perveç kesaj lidhte tingellimen e “car” me idene e te hongermes, dmth e hongri karamelen edhe Sain Justi, e hongri edhe Robespieri.

Njohja ime e pare me te hongermen e karamanjolles ka qene libri “Perendite kane etje” i Anatol Frans (autor padrejtesisht i harruar sot). Libri eshte tmerrsisht kunderevolucionar ne menyre te fshehte, por here here edhe hapur, dhe nuk e kam kuptuar kurre si, qysh e tek i kishte kaluar çensures. Siç duket ngaqe autori kishte simpatizuar BS ne fund te jetes. Por edhe ky argument nuk rri ne kembe, sepse dukej ashiqare fryma kunderrevolucionare. Po ta kisha perkthimin, kisha deshire me e rilexu, megjithse per eksperience e di qe do jete çfare pres te jete.

Keqkuptimi eshte edhe nga pala tjeter reaksionare. Mbaj mend qe kur paten filluar rebelimet kavajse liri demokraci, gjej tek kuvlia e dezhurnit te ndermarrjes nje shoqe lufte derr femre qe po lexonte “Perendite kane etje”. U habita qe po e lexonte kete liber, dhe ne kete lloj kohe. Kur e pyeta mu pergjigj, megjithse nuk kishim fol asnjehere “kontra” bashke, se i duhej literature per revolucion, se ishte tamam koha e ketij libri.

The-Creation-of-Adam-1512-Michelangelo

Bina dhe karabina
Kush na e shpjegon

Menyre e bukur per ta justifikuar krimin me dhimbjet e lindjes. Por ne bibel kur Zoti perzuri even dhe adamin nga parajsa thuhet edhe qe eva si pasoje e mekatit qe beri do te vuaje dhimbjet e lindjes, pra dhimbjet vijne si nje lloj denimi dhe jo si e keqe e domodoshme.

1 Like

Bibla nuk e shfajeson dhunen por e profetizon .edhe marksi nuk eshte qejfli dhune “per se” vetem sa e shpjegon si ligj Te historise apo Te pakten Te historise para tij ku ndryshimet paqesore ishin te padegjuara .

Kush eshte ateist eshte qefli dhune, edhe kjo eshte ligj i psikodinamikes, si ligjet e historise. Duke qene ateist dhunon me se pari njeren nga hemisferat thote shkrimi me siper e me pas dhunon me konkretisht boten e jashtme.

*pavaresisht, do thone ka ateist praktikisht te paqte dhe fetare praktikisht dhunues, une po flas ne princip.

Alba, asnjeri nuk thote qe un jam qefli dhune per se. As Hitleri nuk thote. Te gjithe jane per paqen, me llafe. Por ca dalin te dhunshem nepermjet analizes dhe psikoanalizes. Nese nje person profetizon dhunen, ai vete nuk del pa lag. Profecia nuk eshte pa lidhje se çfar ndjen personi, dhe nuk eshte ushtrim matematik: “ku di gje un, kaq me del!”. Pa u fut ne Marks e Hitler, shiko rreth teje se do gjesh te dhunshem dhe ata qe duken qe s’jane, biles ata qe jane shume te omel. I kemi pas ne Peshk nga kjo kategori.

Pastaj, pse t’i majme bishtikun dikujt a eshte i dhunshem apo nuk eshte i dhunshem me psikoanalize? Se si eshte Marksi ne te vertete i intereson dhe e di Xheni qe e ka ne shtepi, ne na intereson nese eshte per ideologjine e dhunes, apo jo.

Vertete e ke?

Po vertet e ka. E me te dhunshmit e te dhunshmeve jane ateistet qe jane te majte ne Amerike, e te djathte ne vend tyre. Dhunojne rrubullaksine e globit toksor dhe konceptet ne orientimit njerzor ne hapsire.

E kam vertet dhe jo vertetë. :slightly_smiling_face:

O gjemb, cfare do ta pengonte acdc te dhunonte gruan e tij ne mungese te ligjit?