UBI - komunizmi 2.0?

Ca mendoni per ubin?

Ne kanada ky program ( ndonse nen emra te ndryshem sipas provincave) ekziston prej shhme kohesh. Nuk mund te them apriori se eshte diçka e keqe pasi shume njerez ne nevoje kane gjetur njefare mbeshtetje. Por nga ana tjeter kam pare persona qe jane 50-55 vjeç dhe nuk kane punuar nje dite te vetme qe kur kane lindur pasi e kane te sigurte çekun mujor nga qeveria. Ka shume abuzime me keto programet dhe nje pjese e mire e fondeve shkon ne duar te gabuara.

Variko, kete teme ku nuk ka asnje shpjegim ne shqip, veç ne anglisht, fare mire mund ta çoje tek noi forum anglinjt-foles; Ke humbur kohen, vendin dhe llogjiken.
Mos me thuaj te mesoj anglisht tani, se nuk eshte e detyrueshme.

Forum intelektualesh, qe gjysen e kohes flasin anglisht/frengjisht e italisht.

Gjithsesi eshte nje ide qe dhe elon musk, bill gates e lider te tjere te teknologjise po e diskutojne, pasi inteligjenca artificiale, automatizimi do zevendesojne shume vende pune. Nje nder tezat e shumta eshte edhe taksimi i punes se (ro)boteve

Eshtr debat me vete mendimi se çfare do ndodhe mbas hyrjes ne mase se roboteve ne ekonomi ( sektori i shitjeve/sherbimeve, transportit etj).
Si gjithmone ka dy qendrime kryesore: pro dhe kundra. Pro-te thone qe njerzit qe do humbin punen thjesht do adoptohen dhe bejne nje pune(apo profesion te ri) te re, do punojne me pak, do kene me shume kohe per tu marre me aktivitete krijuese,rentabiliteti dhe eficenca do jene ne perqindjet me te larta, mungon vetem luga e floririt per ta mbyll. Keta kundra-t thone qe papunesia do rritet, jo te gjithe mund te adaptohen e te bejne pune te tjera( njerzit me pak shkollim apo ata me moshe 50-60), nuk eshte e vertet qe rritja e rentabilitetit dhe eficences do kontribuoj domosdoshmerisht ne mireqenien e pergj.te shoqerise.
E mira do ishte qe te degjonim ndonje ekspert ne kete fushe, aq me teper qe ketu ne blog ka shume dhe qe jetojne ne USA.

Avash njeher more shok se na trembe me kete komunizmin 2.0 ! Ne komunizem nuk te jepte shteti lek per te ndenjur ne shtepi ,nuk ushqente parazitismin Komunizmi ! Komunizmi kishte si qellim ti gjente punen njeriut, c’do njeriu, ne baze te aftesise e mundesive e kerkonte te realizonte kete qellim edhe duke anashkaluar llogjiken ekonomike te gjerave e vleresuar me shume ate humane! Kurse ne kapitalizem ndiqet vetem llogjika ekonomike, pranohet deshtimi per te krijuar apo gjetur pune per c’do njeri, e dilet me idene 1000 dollare per te ndenjur ne shtepi e mos vdekur per buke e mos na thyeni xhamat. Nuk njeh llogjike humane kapitalizmi, ne fund te fundit nuk jemi gje tjeter vec data e info ne sherbim te se ardhmes se ndritur kapitaliste. AI ( Artificial intelligence ) per te gjithe…i ka kapitalizmi keto!!

1.0 ishte te gjente pune, 2.0 ske nevoje te punosh, por po deshe ste ndal njeri

Ai qerrata marks nuk ia paska futur edhe aq kot kur tha se komunizmi do triumfoje ne vendin me te zhvilluar capitalist lol.Ka patur thirrje te tilla dhe nuk vijne nga agjitatore bollshevike pa breke ne bythe por nga miliardere njerezit me te pasur te globit si themeluesi I FB etj .bill gates propozoi te taksohen robotet .Nese UBI vihet ne zbatim njerezia do ngordhin per te ngrene se shumica e puneve ne bujqesi , industrine e ushqimit sherbimeve behen nga njerez qe vene aty nga halli se s’kane nga t’ia mbajne.nese kane nje te ardhur s’te paraqitet njeri ne keto lloje punesh.Nuk e di se si do te funksionoje shoqeria se free lunches nuku ka ,por dicka duhet ndryshuar .teknologjia ka ndryshuar rrenjesisht ekonomine ndersa institucionet e shoqerise jane hala si ne vitet 60te .Sipas rradakes time te vobekte duhet zgjedhur nje rruge e mesme .duhet ulur mosha e pencionit apo UBi tu jepet personave mbi 55 vjec duke u financuar nga taksa mbi robotet si propozoi B gates .ne kete menyre iu hapet rruga te rinjve te punesohen , dembelizmi ne moshat e reja nuk inkurajohet, dhe te vjeterit nuk perfundojne nen ure.

Po per ça na duhet?
Ktu i futi z.Trump fët e fët te gjithe ne pune


Nuk po ia dalim dot me pjata

nuk ehste qeshtje papunesie, por lumturie shpirterore. per te ngrene buke njeriu lan pjata e bythen e pleqeve, por ajo ste ben te lumtur. po te kesh nje income fiks cdo muaj, mund te behesh pastaj piktor ose basketbollist si rama

Nuk te ben inkami fiks te lumtur. Nese do te binte llotarija supozojm 100 miljon do e merrshe kesh apo 1000 nga 1000 :smile:
Lumturija esh vuajtje, sakte sakte esh pervuajtje.
Shenim: Gjuha shqipe eshte e mrekullueshme: pervuajtje, pervoje,perdorim

Pershendetje Fiqo,
ke harruar Perleshje

Inkami te jep buke e perditshme, pastaj per te gjetur lumturine shkon e ze peshk, pikturon, shpik dicka e kështu me radhë