Udhëzues i stilit të postimeve tek Peshku

Udhëzuesi më poshtë trajton formën e preferueshme të postimeve në këtë faqe.

  1. Për çdo shkrim jo-origjinal, përfshini gjithmonë burimin, të shoqëruar me lidhjen - link. Kjo vlen edhe për foto, tweets apo elemente të tjera shoqëruese si grafikët.
  2. Mos BËRTISNI: në tituj dhe brenda në shkrim, shmangni shkronjat e mëdha.
  3. Shmangni epitetet bombastike dhe të ekzagjeruara, sidomos në titujt e artikujve. (Për shembull, në vend që titulli të jetë “E FRIKSHME/ 56% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi!”, vendosni thjesht: “Sondazhi: 56% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi”.
  4. Vendosni gjithmonë një rresht hapësirë mes fotos dhe tekstit para dhe pas saj.
  5. Shmangni fjalët e huaja, sidomos në tituj.
  6. Ndryshe nga standarti i gjuhës shqipe, Peshku preferon t’i shkruajë emrat e përveçëm siç shkruhen në origjinal, e jo si shqiptohen në shqip. Pra, tek Peshku, ju lutemi të shkruani George Orwell, e jo Xhorxh Oruell.

Ky udhëzues mirëmbahet e përditësohet nga stafi. Nëse dëshironi të diskutoni mbi një nga pikat më sipër, ju lutemi të hapni një temë më vete në kategorinë Meta.

3 Likes