Uji, a eshte e justifikueshme rritja e çmimit te ujit per m3 nga Bashkia Tirane?

Bashkiaku i Tiranes z.E.Veliaj propozoi se fundmi rritjen e çmimit te ujit per qytetaret e Tiranes. Arsyet ishin nga ato per pasjen e furnizimit me uje 24 ore pa nderprerje deri te nevoja per investime ne rrjetin e ujesjellesit. Qellimi duket i drejte dhe per tu perkrahur por ne nje moment te dyte, kur kalon ne retrospektive skemat dhe eksperiencat e jetuara te qytetareve shqiptare ne lidhje me perdorimin e taksave te tyre vetvetiu te lind nje hije dyshimi. Pra a eshte e justifikueshme rritja e çmimit te ujit per qytetaret e Tiranes?

http://www.gazetadita.al/tirana-me-24-ore-uje-veliaj-zbulon-planin-ambicioz-te-investimeve-ja-se-cfare-do-bejme/

Gjeja e mire eshte qe keto debate po behen publikisht dhe jo fshehur apo me dhune. Ajo qe mungon ne kete artikull eshte parashikimi i te ardhurave nga rritja e cmimit dhe si presupozohet te shlyhet ajo kredia 120 milione euro. Domethene nje pasqyre krahasuese cmimi i tanishem vs. cmimi i ri qe te mund te justifikosh pastaj ate diferencen 5 vjet vs 4 dekada. Edhe ajo 20 lekeshi qe thote ky sa nje gazete ne dite, nuk eshte sa nje gazete se varet sa m3 harxhon nje familje ne dite. Nuk harxhon 1m3.

Persa i perket a eshte e justifikueshme rritja apo jo, ato llogarite do ta tregojne. Te qyteti ku banoja me pare mbaj mend rriteshin kostot e aboneve te trenit pothuajse cdo vit, nga 50 cent aty, nga 20 ketu. Aboneja qe bleja une kushtonte $29 ne fillim. Pas disa vjetesh ishte $63 dhe prape sherbimi I transportit publik kishte veshtiresi financiare. Ndonjehere duhen bere zgjedhje te veshtira dhe packa se efekti i tanishem mund te jete i veshtire per familjet, ne perspektive ndoshta ja vlen. Problemi me gjithe keto projektet publike eshte qe nisin me nje preventiv te caktuar dhe pastaj zgjerohen e s’kane fund. Ne 1982 senatoret Kenedi dhe Keri nga Masacusets kerkuan fonde federale per projektin me te madh publik ne SHBA (Big Dig, not to be confused with Big D*), qe do te krijonte dy tunele, nje ure dhe shumicen e trafikut mbi toke do ta kalonte nen toke ne zonen ne qender te qytetit. Preventivi ishte per 2.8 miliarde dollare dhe supozohej qe projekti te mbarohej ne 1998. Pas shume e shume problemeve teknike, ligjore, etj etj, projekti perfundoi ne 2007 me nje kosto pothuajse 15 miliarde USD (I bie 190% mbi kosto po te llogaritesh inflacionin mes 1982 dhe 2007) dhe sipas perllogaritjeve kostot perfundimtare do jene 22 miliarde dhe parashikohet te shlyhet nga 2038. Pra menaxhimi I te ardhurave eshte me paresor sesa rritja e cmimit, per mendimin tim. Nejse qe te mos zgjatem se jam i sigurt qe eshte e shkruar ne VQ edhe kjo.

3 Likes

E justifikueshme eshte, se pas pese vjetesh do te kete uje 24 ore, po edhe po s’qe kush do e ndaloje!!

Ne kushtet kur abuzohet me ujin, rritja e cmimit do te presupozonte kursimin e tij. Por a eshte vertete keshtu? Dyshoj se jo! Piksepari, a i faturohet ky mall te gjithe perdorueseve? Sa eshte % e arketimit nga totali i faturimeve? Nese nga sasia totale e ujit te prodhuar dhe shperndare faturohet/shitet vetem 70% dhe nese niveli i arketimeve ta zeme eshte 80%, atehere i bie qe nga 100 litra uje te prodhuar dhe shperndare vetem 56 litra shiten dhe arketohen ne para. Nese eshte keshtu, perpara se te ngreshe cmimin duhet te risesh performancen e menaxhimit te ndermarjes monopol dhe kjo eshte detyre e pronarit/bashkise sepse cdo rritje cmimi cenon/denon konsumatoret/klientet e regullt dhe kjo per mua eshte kriminale.
Nga ana tjeter ketu po flitet vetem per rritjen e cmimit te ujit te fresket. Po per ujrat e ndotura te cilat do te duhet te pastrohen e filtrohen perpara se te derdhen neper lumenje apo detra? Keto kerkojne investime edhe me te sofistikuara dhe jane edhe detyrime te konventave nderkombetare.

Ashtu si Basha edhe ky po e ngre cmimin e ujit. Ky te pakten po e ben diten me diell, se Basha ta fuste te fatura e vetem kur shkoje te paguaje e merrje vesh. Por nuk eshte justifikim qe qytetet e tjera e paguajne me shtrenjte. Mendoj se hapi i pare eshte kontrolli i plote ndaj atyre qe abuzojne, pastaj te rritet cmimi.

Impjanti i ujerave te zeza eshte drejt perfundimit(dhe nuk kerkon ndonje nivel sofistikimi mqrf). Investim “japonez”, i ndertuar me urtesi, qetesi, butesi e dashuri. Ky eshte nga skenaret me te lezecem kozi. Shko tjetri ambasador diku, siguro borxhin, me kushtin qe inxhinjeria te behet nga robt atje, ndertimi te menaxhohet nga robt matane adriatikut, etj. Dmth dicka qe normalisht do te kushtonte 5 milione euro, do te kushtoje 75 milione. Dhe fatura i mbetet po popullit.

Ndoshta jam larg dhe shume gjera aty ne Shqiperi nuk i di siç duhet por kur po lexoja kete lajmin per rritjen e çmimit te ujit dhe investimin 220 milione euro/5 vjet (investim vetem ne ujesjelles) thashe me vete: ky pa pune dhe pa fonde milona euro beri dasem me 200 petrita ne kalane e gjirokastres. Po me buxhet 220 milione euro vetem per ujesjelles çfare mund te bej?

20 lek eshte pak.
2000 lek duhet ta rrite dhe prape delet e Tiranes do ta duartrokasin.
Kush do ta ndaloje?

Dhe me e bukura eshte se rritja e cmimit argumentohet me faktin se ndermarja e kanalizim - ujrave do te beje investime> Pra eshte njesoj sikur nje biznes ka ndermend te beje nje investim ta zeme ne blerjen e nje linje perpunimi dhe me kete rast ti ule rrogen punetoreve dhe ti thote se parate e perfituara nga ulja e rroges do ti perdor per te rritur kapacitetet e prodhimit, nderkohe qe rruga normale eshte marrja e nje kredie. Une jam dakort qe te rritet cmimi por vetem kur performanca e ndermarjes se kanalizimeve dhe ujrave te kete nje performance te kenaqeshme, te themi tek 90%. Pra nga 100 litra uje te prodhuara dhe te shperndare, per 90 litra arrin ti shese dhe te arketoje leket. Kjo eshte sfida zoti kryetar i bashkise dhe boll na dole neper ekrane se na e shpife me ate pamjen prej skuthi!

Nese projekti do kete ndihma dhe nga USAID atehere per cfare duhet rritja e cmimit? Mazniku deklaroi se me fitimet e Ujesjellesit (rreth 5M/vit) do duheshin 44 vjet per ta veteperballuar kete investim. Atehere ketu bie ne sy fakti se per programin e rilindjes urbane jane harxhuar me miliona euro (Skenderbej dhe Veliera mbi 20M euro) dhe tani rritin cmimin e nje produkti vertet rrenjesor.
Per mua rritja e cmimit kur produkti mbetet i njejte nuk eshte e drejte. Sepse asnje nuk na garanton se kur projekti te perfundoje (jarebi) nuk do te kete rritje tjeter cmimi dhe t’ia kalojme edhe Kamzes, Pogradecit e Korces per cmim/njesi (disa nga shembujt e mayorit).

Patrioto cmimi i ujit vec duhet te rritet sepse eshte gjithmone me pakice.
Ne se Velia vjedh fondet e destinuara per ujin e pijshem kapeni e rraseni ne hapsane por nuk mund te infektohen gati 1 milion qytetar nga uji i qelbur i rubinetit.
Po spati uje te pijshem 24 ore uje te qelbur do pijne njerezit pa harruar ato depozitat 15 vjecare qe skujdeset njeri se cfare algash a bakteriesh kane brenda qe llogjikisht jane te gjitha te amortizuara e ndoshta per tu dhene uje te pijshem Gjedhit e mocave e qenve ndoshta.
Rreziku me i modh ne ate vend eshte Populizmi dhe politizimi i cdo ceshtje nga me te thjeshtat. Kurse me qesharaket behen emigrante qe protestojne per ceshtje uji te pijshem ne Tirane kur ne vendet migratore paguajne cdo rritje cmimi e fature te padrejte …uji…uji te papijshem…trotuari…transporti…e takse rruge.
Patrioto, prandaj sbohet ai vend…sepse infektojne kalamojte me uje te qelbur e paguajne 5 fish uje me shishe te qelbur…kur kane Pasuri ujore ne Male…po nuk investojne e te paguajne ngritje cmimi se i vjedh Lali Eri.
Nuk bohet mer nuk bohet…
Do zoti nuk ja aprovojne ngritjen e cmimit qe te paguajne 5 fish ujin tek kompanite e paketimit ne shishe te ujit te qelbur te rubinetit tek privati.

2 Likes

Per mua eshte shume e justifikueshme , Deleve si ju jep si nuk ju jep uje, si ja rrit si nuk ja rrit cmimin, Dele ngelen.

si e gjete kthupi qe edhe keto llogaritjet e diferencave ne lidhje edhe me inflacionin ndodheshin ne VQ. Niset robi te thote diçka me ironi apo shaka, dhe nuk e di se ka thon nje te vertete.

mban ai popull mban, çeço,

Po se e kam parashikuar une te libri im qe VQ do ta parashikonte nje dite kete, prandaj Pjer. Edhe mua coc me dalin keto dreq.

Ee eee, e di e di, por me mire do ishte ta lexoje vete.