Ultimatumi për Katarin shtyhet me 48 orë

Katër vende të gjirit i kanë vënë Katarit përpara një seri me 13 kërkesa, në një ultimatum i cili, në rast se nuk përmbushet, do të pasohet nga sanksione të tjera. Vendi i vogël, i pasur me gaz natyral akuzohet për financim të terrorizmit, akuza të cilat Katari i hedh poshtë me forcë. Njëra nga kërkesat është mbyllja e rrjetit Al Jazeera, e cila bazohet dhe financohet nga Katari, dhe ka shkaktuar jo pak kokëçarje për regjimet autoritare në vendet arabe. Katari e konsideroi mbylljen e Al Jazeerës një kusht të paplotësueshëm.

“Katari nuk është një vend që mund të gëlltitet nga çdokush. Ne jemi gati, qëndrojmë gati për të mbrojtur atdheun tonë. Shpresoj që gjërat të mos arrijnë deri në ndërhyrje ushtarake. Por ne jemi gati në çdo rast për të mbrojtur vendin," - tha Khalid bin Mohammed al-Attiyah, ministri i mbrojtjes në Katar. Konflikti u përshkallëzua muajin e shkuar kur Bahrein, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndërprenë marrëdhëniet me Katarin. Kuvajti ka marrë rol ndërmjetësues në këtë konflikt.

kesaj i thone Kat(h)ar-si .

Do ishte mire qe Katari, te nderpriste menjehere ndihmat ndaj IS-isit, dhe te ndryshonte politiken ndaj Al-Jazeres. Financimi ndaj medias nuk perben krim.

Te nderprese ndihmat ndaj IS? Do ishte mire? Si “do ishte mire” mo Pjer? Po Katari s’e pranon ne asnje menyre qe financon IS se po te ishte vertetuar kjo, nuk do ia kerkonte njeri me kaq miresjellje sa ty.

1 Like

Blendo, une e di qe Katari nuk e pranon qe financon IS-isin, dihet ajo, por ka menyra qe i bindin keto vende se financim nuk do kete, menyra qe nuk thuhen ketu. Plaku i di keto pune se kam vite qe hulumtoj se ku shkojne miliardat e nga dalin e pse sherbejne. Ajo qe do te thoja eshte se, bindja ndaj ketyre vendeve partnere me Katarin, duke bere kurban ndermjetesit, qe le te kuptohet se financim nuk ka dhe sekreti (te dhenat) merren me vehte nga kurbani. Pastaj aludimet qe mund te bejne perseri keto vende, jane pordhe me rigon, se ne pergjithesi edhe keto vende akuzuese jane perzier deri diku me IS-isin. Por situata erdhi deri ketu, se duhej gjetur nje casus-belly, nje shkak.

Z. Pjer, pjesa e dyte e postimit tuaj te dyte, ose me sakte e treta, eshte po aq e qarte sa edhe vizionet tuaja, se per te tjerat, me ndjeni po jane po aq te paqarta sa edhe vizionet e partive te medha shqiptare dhe kontradiktore me ate qe thoni me pas. Pra, derisa keto kerkesa jane thjesht sebepe (hajduti thote “Kapeni hajdutin”), sikur perpjete te hidhet Katari, do gjejne sebepe te tjera. Pastaj eshte e cuditshme se si nje dashnor i fjales se lire si ju, eshte per "ndryshimin e politikes ndaj Al-Jazeera-s, deklarate qe nga shume do te kuptohej se ju me te drejte po kerkoni t’i mbyllet goja medias se lire. Si ta kuptojme nje vizion te tille, z. Pjer.
Nejse, problemi me Katarin eshte Irani ne thelb, qe do te thote eshte viktime e rivalitetit arabo-pers sunito-shit.

Al Jeezira,kanal zedhenes i terrorizmit dhe perhapes i islamizmit.

Ishte po Al-Jeezira qe transmetonte mesazhet nga Bin Ladeni dhe tere sorrollopi i Al Qaides.
Nuk pranoi ti nderpriste transmetimet e ketyre funderrinave, edhe kur kete ja kerkuan vendet perendimore.

Te mos kalojme pastaj ne anti semitizmin dhe ndjenjat anti Perendimore qe nxiten ne kete rrjet se pastaj eshte teme tjeter.

Arbano, per rreshtin e fundit tatit, do te thosha se une nuk kisha qejf ta permendja Iranin ne shenje respekti per te, se pastaj dalim edhe tek konflikti Uashington-Mosk per kete problem dhe nuk eshte mire se pastaj do flasim dhe per pazaret e dy te medhenjve; Me ler Sirine te te le Katarin rehat, se dalim pastaj tek ata ndermjetesit te kesaj pale e pales tjeter, qe duhen bere theror, se ku i dihet po s’ju terhoqen pak freret, fillon nje pranvere tjeter ne Katar, e keshtu permbyten situatat gjeo-politike atje, ne favor te njeres pale (M) e ne disfavor te pales tjeter (U).
Persa i perket Al-Xhazires, lexo rreshtin e dyte te komentit te pare;
" …Financimi ndaj medias nuk perben krim…"
qe do te thote qe fjala e lire te mbetet por te ndryshohet politika e diktimit te interpretimit te lajmit, se interpretimi ka te beje shume, ndikon per mire ose keq ne shoqeri. Psh, mirr median torrollake shqiptare, kam lexuar nje lajm (shum lajme ne fakt) si; “Skandal- Firmat e siguracioneve te makinave po investojne ne apartamente”. Per gazetarin torollak kjo gje normale per nje firme siguracioni, i duket skandal, sepse gazetari me nje kulture mediokre ekonomike, nuk e di se çdo firme, banke, siguracion qe akumulon para, falimenton ose del me humbje po nuk i investoi parate e mbledhura. E sa e sa lajme interpretohen keq me dashje ose pa dashje.

Z. Pjer, une e kisha fjalen te kontradikta mes sebepit dhe “bindjes” se atyre qe gjejne sebepe. Sa per Al Jazeera-n, prape gaboni i dashur z. Pjer. Vetem ne diktatura shteti nderhyn ne politikat e nje mediaje, per me teper qe ajo, te pakten zyrtarisht, nuk eshte media shteterore. Edhe mua ka gjera qe nuk me pelqejne te Al-Jazeera, ashtu sic ka, per shembull qe mbeshtet opoziten siriane dhe jo Asadin ose IS-in, po kjo nuk do te thote qe t’i mbyllet goja sic duan sauditet e vasalet e tyre.

1 Like
  1. Po pra, bindja behet duke sakrifikuar ca nga ndermjetesit/lidhsit me IS-isin, nje fare kurbani, pa zhurme, pa buje, duke e lene topin ne fushe tjeter.
  2. Pse diktatura jane kendej ne perendim qe krahas subvencionit, te japin dhe ca rekomandime/diktime. Nese eshte keshtu siç mendon ti, athere i bie qe edhe kendej ne perendim qenkan diktatore apo enveriste.
  3. Sauditet bejne sikur duan t’ia mbyllin gojen Al-xhazires, se as iu bie ndermen per politikat informatike te saj, ata thjesht duan te dalin pa lagur nga kjo loje, pasi jane stigmatizuar nga disa sherbime si mbeshtetesit e IS-isit.
  1. Z. Pjer, edhe nje here po ju them qe kjo eshte logjike Profili. Nuk e bind dot tjetrin kur ai kerkon te gjeje sebep, a me kuptoni.
  2. Pse kujtoni ju se ne Perendim demokracia eshte e kulluar dhe nuk ka forma diktati?
  3. Sauditet nuk ka se perse te bejne sikur duan t’ia mbyllin gojen Al-Jazeera-s. Keto regjimet e Lindjes se Mesme nuk e pelqejne, e akuzojne si nxites te revolucioneve. Ne Egjipt gazetaret e saj u denuan, Emiratet paguan nje nga keta ish-gazetaret e denuar qe te padite Al-Jazeera-n. Me i qarte, ju lutem, ne mos ne vizionet tuaja per Lindjen e Mesme, te pakten ne veshtrimin e situates ne ate rajon.
  1. Mos me ofendo te lutem.
  2. Jooo, natyrisht qe ka.
  3. Bejne-bejne, se tani eshte pune imazhi. Ata kane humbur shume pike keto 2-3 vitet e fundit.
  1. Ju kerkoj ndjese.
  2. Pra biem ne nje mendje.
  3. Pikerisht edhe se eshte pune imazhi, nuk bejne, por e kane vertet.

Arabia Saudite dhe Emiratet jane ne krize, acarimet me Katarin e tregojne qarte kete. Ndersja kjo akuza e arabeve per Katarin ndimues te terrorizmit dhe IS i perngjan paksa sikurse Ilir Meta ti thoshte Nard Ndokes, je i korruptum…ke marre ryshfete :joy: Arabia Saudite dhe Emiratet jane financuesit kryesore te wahabizmit ekstremist neper bote, ky eshte fakt.
Synimet e Arabeve jane te tjera. vetem nje njeri naiv mund ti besoje akuzave te Riadit. Nderkohe qe Arabia Saudite ka nxjerre ne shitje pasurine e vetme qe posedon, kompanine Aramco te ciles ja kishte fryre cmimin duke harruar qe cmimet e naftes sot jane me te uleta se ato te ujit. 90% e ekonomise Saudite mbahet nga nafta dhe shitja e Aramcos do te krijonte de facto nje kapitullim afatgjate te mbreterise se shkretetires.
Nderkohe qe Katari ka superjoritetin strategjik duke pasur 4/3 e te ardhurave nga gazi dhe asnjehere nuk e ka pranuar diktatin Saudit ne OPEC. Gazi sot per sot mbetet nje prej burimeve me fitimprurese dhe katari 90% te gazit e shet ne forme te legeshme kryesisht ne Evrope dhe SHBA. Pas largimit te bazave Amerikane nga Arabia Saudite pas sulmeve te 11 Shtatorit Katari ju ofroi territorin e vet SHBAve. Sot amerikanet kane dy prej bazave me te medhaja ne rajon per kontrrollimin e qarkullimit te gazit dhe naftes. Ofrimi i territorit te vet per bazat Amerikane e shendrroi Katarin ne nje vend kyc strategjik ne krejt Lindjen e Mesme. Problermi i dyte dhe me kryesor qe kane Sauditet me katarin eshte mardheniet e tij te mira me Iranin, rivalin rajonal te sauditeve . Katarit i interesojne mardheniet e mira me Iranin sepse te dyja vendet ndajne basin gazi offshore ne Gjirin Persik. Katari gjithashtu ka financuar vellazerine muslimane, levizje te cilet Arabet e shikojne si rrezik ekzidencjal per mbreterite e tyre arkaike. Gjithashtu kanali al Jazira ke qene kritik per mbreterite Saudite dhe Emriatet. Synimi i Arabeve jane rezervat kolosale te gazit te Katarit

2 Likes

Kush po pyet per ultimatimin e sauditeve dhe shba-ve ,akuzojne katarin se financon isis , kur jan ato qe e kan krijuar bashk me izraelin ,sauditet kan 50 vjet qe mundohen ta kene ne xhep katarin por pa sukses, katari esht nje shtet i pavarur dhe mjaft i pasur ,sauditet i tmeron fakti qe katari po afrohet me iranin ,i ka tmeruar fakti qe katari mbeshtet vellazerin musliane ,hamasin etj.

Si tha Trapi:“Me erdhi mire qe sauditet ma degjuan fjalen dhe e izoluan Katarin.Tani mori fund terrorizmi,te gjeje vrime ku te futet”.Kush te ka vene ne ate post ty o mik.Ti nuk je as per te ruajtur vreshtat.Edhe ACDC do ta bente me mire ate pune.

1 Like

Saturno, thosh mir nje shoku im, disidenti i njohur Grigor Zaharia (Ligori), se; Shum deklarata te udheheqesve jane per konsum, per median, per popullin, hidhu nga i grusht hi e kalo radhen. Keshtu dhe deklarata e Trumpit, ishte thjesht per te kaluar rradhen, thjesht per konsum. Pse nuk i mbajne mend njerzit deklaratat e tij gjate fushates dhe gjate muajve te pare te presidences, ku ai akuzonte Obamen si mbeshtetes te IS-isit.

Deklaratat per konsum nuk behen kaq te trasha dhe idiote,zoti Pjer,se nuk i konsumon (ha) njeri.

Bohen-bohen i dashur, ndihmon dhe media ne kete rast qe popullit ti duken sa mo t’omla. Nu i ha ti e une (e nje pjese si puna jone) por te tjeret i hane qe ç’ke me te. Edhe kur ju le nje shije te hidhur ne fyt, pra kur dyshojne ne vertetesine e deklaratave, ka qe e kaperdije , e ka qe nuk i kaperdijne me, ose me zor, se te ndihmon media :grin:

Ci duhet publikut amerikan me Katarin o z.Pjer,ata as nuk e dine ku bie Katari.