Une mbeta ketu!

41 postime 2027 shikime 4 tetor 2019 në 03:28 e pasdites
xhatani

Une mbeta ketu
Thjesht per te matur kohen , e cila s’me vrau kurre.
Mbeta per te pare dallendyshen e pare , qe ne vjeshte iku e fundit.
Nuk di ne do vije pranveren tjeter , por dhe po erdhi une ja kam ruajtur folen e vjeter.

Une mbeta ketu
Duke numeruar borxhet
Duke pritur kuoten zero
Dhe duke bere hesapet me Zotin , per boten tjeter.

Une mbeta ketu , thjesht
Per t’u cuar Trendafila te vdekurve.

( Xha Tani ) Dhjetor 2011
Cerrik

Alba2265

Eh mbete
Ju te liq e ju sakate
Amanet u leme grate
Poplli :joy:

xhatani

Eh populli eshte njesoj si Shekspiri , qe disa thone ishte Prift e disa te tjere thone qe ishte kepucare. Popull hesapu…

InkuizitoriMoth

jom ene un ktuna!

InkuizitoriMoth

Jom ne un ktuna,
po jo megjith çuna,
se me teper jom i vetem atjena.
Se ktuna rri me atjena,
si jeta rri me vdekjen,
si drita rri me errsinen,
si shoqnia rri me vetmine.
Se nata e vetmise,
ka me teper drite se dita e shoqnise.
Se ngerthima e vdekjes,
ka me teper dashuri se ngrohtesia e shoqnise.

Një ditë ka për të ardhë një natë e ndriçuar nga një diell i zi ngjyrë
portokalli

(titulli rri ne fund per snobizem)

i Modhi :smiley:
(fuks, hajdut interneti)

varik

Koha i vert te gjithe, levize bythen e mos rri aty, bita eshte me e madhe se cerriku, e ka shume gjera per te oare e bere.

InkuizitoriMoth

o xha tani pse nuk e lu bythen sipas modes, por rri ne Cerrik duke e majte bythen po me i ven? Merr shembull nga bashkekombesit qe e lujne bythen nen marlon neper 4 anet e botes!

xhatani

Une dua me e leviz bythen , sikur icik fare , por edhe levizjet e mollaqeve Jane bo me mik. Se qe thoni ju , edhe po te du une , tani sme Len cerriku me ik. Ti durove 47 vjet ktuna , thote gjoja cerriku , nuk rrin edhe te pakten 10 te tjera. Si be qamrti , duket sikur thote qyteti ne lengim e siper.

korriku

kudo te jetosh ne bote, mbi kurriz ke rutinen e perditshme e cila percaktohet nga puna dhe hallet e secilit dhe qe ben te parendesishem vendndodhjen

xhatani

Te lumte.10.

korriku

madje dhe ndonje dalje per festime/celebrime qokash ngaqe behen mes shqiptaresh te largojne me shume nga realiteti i jashte vendit e te sjell brenda kufijve shqip.

InkuizitoriMoth

po vallaj, kur shko me bo celebrimin ne ndonje shoqate kombetare jashte shtetit, nga ktuna te duket sikur e lu bythen ne atjena. Kur kthehesh n’darke n’shpi dhe hap deren e frigoriferit pa e nez televizorin, e kupto qe s’ke nga e lu bythen ngado qe te shkosh.
Ka rendesi qe celularin e ke nez, e menon: pse ky ekrani celularit qeka ciflos?

korriku

nuk them se “brenda” e “jashte” jane njelloj. Kjo “jashta” ku jam une ka me shume opsione per te varfrit - qe perfundimish i ben keta me te pasur se te varferit tjeterkund qe psh kur rastis cifloset celulari mund te blejne te tjeter qofte edhe te perdorur por te sakte

InkuizitoriMoth

“kta te me te pasur se te varferit tjeterkund”, ku ju cifloset celulari, blejne nje celular tjeter dhe se vrasin mendjen fare se sa pare garanton produçenti per filmin, ndersa te varferit tjeterkund vazhdojne te bejne pyetje varg: pse cifloset vazhdimisht celulari? perse duhet celulari? perse ekziston celulari dhe jo majekrahi? dhe hop e gjejne veten duke bere celebrimin e meshes kombetare ne nje film sinema d’autor me pak pare.

Herzogu e krijoi azienden produçente te tij me nje fond 5 dollare.

InkuizitoriMoth

xhatani

Evolucioni nuk ka emer ! Pike.

Pjer

e thjeshte dhe e bukur, biles dhe inspiruese, se duke e lexuar, me hypi frymezimi per rreshta te tjere :grin:
une mbeta ketu
thjesht vetem per ju
se mua duke me pare
kohen jeni duke e vrare

xhatani

"Madhehtia e njeriut eshte Thjeshtesia e tij " duket qe Ka cituar dikur nje njeri I ngritur ne pozita shoqerore , por fatkeqesisht nuk ja mesova dot emrin.

InkuizitoriMoth

Pjer, ti je njeri i thjeshte, apo i komplikuar?

InkuizitoriMoth

po un si jam, i thjeshte, apo i komplikuar?

Se per te qene te madherishem, ne te dy jemi te tille pa diskutim, por a jemi te thjeshte? ktu osht problemi!
(me pas do te kete nje pyetje per Gjembin, se si eshte Gjembi)

InkuizitoriMoth

(Princi i vogel) Ndodhej në zonën e asteroideve 325, 326, 327, 328, 329 dhe 330. Pra filloi t’i vizitonte me shpresë se do të gjente atje ndonjë punë me të cilën të kalonte kohën dhe njëkohësisht diç të mësonte.

Në të parin banonte një mbret. Mbreti, i veshur me purpur e me hermelinë, qëndronte ulur në një fron shumë të thjeshtë, po prapë të madhërishëm.

-Ah! Ja një nënshtetas, - ia pat mbreti me ta parë princin e vogël.

Dhe princi i vogël tha me vete të tij:

«Si mundi e më njohu, gjersa nuk më ka parë kurrë?»

S’e dinte se bota mbretërve u paraqitet tepër e thjeshtuar. Të gjithë njerëzit janë për ta nënshtetas.

-Afrohu, se dua të të shoh më mirë, - i tha mbreti, që krenohej së tepërmi që po bëhej së fundi mbret për dikë.

Princi i vogël kërkoi me sy ndonjë vend ku të ulej, por planeti ishte i zënë tejpërtej nga manteli i mrekullueshëm mbretëror. Qëndroi pra në këmbë dhe, meqenëse ishte i lodhur, hapi gojën e gogësiu.

-Etiketa nuk e lejon që të gogësish përpara madhërisë së tij, - tha mbreti. - Unë ta ndaloj këtë.

-Po unë nuk mundem të mos gogësij, - u përgjigj princi i vogël, i turpëruar. - Sepse kam bërë një udhëtim të gjatë dhe jam pa gjumë…

-Kur qenka kështu, - tha mbreti, - të urdhëroj atëherë të gogësish. Ç’prej vitesh nuk kam parë njeri duke gogësirë. Gogësimat janë për mua ca gjëra fort të kureshtshme, Jepi! Gogësi akoma. Ky është një urdhër.

-Po ju më frikësoni… oh, jo, kështu nuk mundem, - tha princi, i kuq në fytyrë.

-Hm! Hm! - u gjegj mbreti. - Atëherë unë… unë të urdhëroj që edhe të gogësish, edhe të mos gogësish, një herë po, një herë jo …

xhatani

Historit me mbreter jane .mbreselenese , jo si borebardha e shkrete , qe vetem 7 xhuxha kishte ne jeten e saj.

InkuizitoriMoth

Pjer, pse nuk pergjigjesh t’Modhit, por vetem i pelqe prallat me mret qe tregon Ai?
Te jap urdher te pergjigjesh!
Nese nuk pergjigjesh, te jap urdher te Pjer-dhesh!

Pjer

i modho, une jam sa i thjeshte, po aq i komplikuar dhe anasjelltas, une jam sa i komplikuar, po aq i thjeshte :grin:

InkuizitoriMoth

heee, e kuptova, ti qeke nje prej 7 xhuxhmaxhuxheve te Pulbardhes me 40 hajdute qe humbi rrugen ne pyll me rrobebanje t’kuqe dhe i doli Gishtoja perpara!? Apo ngambrapa, nuk e maj men mire?

xhatani

Njeriu nuk eshte kurre aq fatkeq sa pandeh. Ai nuk e njeh kurre lumturine e tij. Do te thoshte njehere e nje kohe , Marsel Prust.

InkuizitoriMoth

njeriu akoma nuk e di mire se ka ardhe nga majmuni, qe eshte nje kafshe mjaft e trishte (duket nga surrati), ka thene nje farë Çarleston Darvin.

Alba2265

S’ka zgjedhje te persosura ne jete dhe asnje jete nuk eshte me e mire se tjetra.kudo qe jeton humb dicka dhe fiton dicka tjeter .

InkuizitoriMoth

alba mos ekzagjero ne ekstreme.

xhatani

Mire thone ne perendim . ( Fuck the system ) qe do te thote se asnje sistem si Ka sherbyer mirfillshem njerzimit.

xhatani

Por perpara se te iki nga kjo nate vjeshte ju bej me dije , se neser , me gjithe gjasa rishihemi serisht , kjo ngase lokali qe ka net mbyllet tani. Keshtu dashamir takohemi neser ne mesdite ju dua fort te gjitheve njerez.

InkuizitoriMoth

Fuck the system, love the (hispanish) wo/men.

xhatani

Hahahaha dhe prap do qesh o I modhio , se ti meriton respekt dhe jete.

xhatani

SA per hispanishten e them ne kuptimin figurativ. Por ne brendesi Kam kurreshtje ta provoj njje here. Sdo jete e dhimbshme besoj .

InkuizitoriMoth

ne hispanisht eshte:

Prima di partire per un lungo viaggio
Devi portare con te la voglia di non tornare più

provoje ta perkthesh i her, sado e dhimbeshme te jete.

InkuizitoriMoth

varik, a je i sigurte me pelqimin, sepse behet fjale per udhetim ne Arabine Saudite ku nuk lejohet qe Marloni te tuni bolet si ne te gjithe boten e qytetruar dhe me kulture t’modhe.

varik

I bera like irenes, se ajo eshte e mothe me te vertete. Arabet jane te gjithe marlona, nen perce bejne tere te zezat

InkuizitoriMoth

kam sjelle kengen e Irenes si kenge e modhe, nuk kam sjelle noçken e Irenes.

Ti njef vetem Marlonin si amerikon qe je, te vetmin arab qe nje njef ngambrapa perçes eshte Shok Enver i Hoxhave, me gjithe breke mrena.

xhatani

Ah mre cuna , do vej Ku do vej muhabeti , o para o mbrapa , ose jashte ose mrena. U bon diskutimet Letrare me dy standarte u bon

xhatani

Spo e marrim vesh kush po na e " fut " kyt fryme oksidentale

varik

Jam me pepino se hamerikon. Thene kjo jam amerikon.
Njoh plot arab, duken me perversa se marloni