Ushtarët grekë me origjinë shqiptare mund të dënohen rëndë

Shtate ushtaret greke me origjine nga Shqiperia, te cilet u shfaqen ne nje foto duke bere shqiponjen dykrenare me duar, mund te denohen me heqjen e nenshtetesise greke dhe deportim ne Shqiperi. Ne Greqi reagimi ka qene i forte, deri ne nivelin e Ministrit te Mbrojtjes, qe e kane quajtur gjestin te papranueshem dhe te perseritur. “Nese ndiheni shqiptare, shkoni ne shtepi.” raportohet te kete qene reagimi i tij, i perifrazuar. Ushtaret greke jane femije emigrantesh shqiptare qe kane lindur ne Greqi. Ligji grek ua njeh shtetesine femijeve te emigranteve.

Nuk heqin njeri o jo. U bie tu mbeten vetem shefat e shtabit ne ushtri.
Do u bashkengjitesha dhe une thirrjes se ministrit qe cunat te kthehen ns Shqiperi, po ku te kthehen… Gjendja e ushtrise e shtetit tone eshte si ajo kenga qe solli varik, vari k…dmth.

Po shtet nacionalist-fanatik, ngeli qe ngeli Greqia. Megjithse ka disa dekada ne EU, nuk u civilizua qe nuk u civilizua.

1 Like

Ligji grek nuk ua njeh automatikisht nenshtetesine femijeve te emigranteve. Ata qe duan te marrin nenshtetesine, nese jane ne moshe per ushtri, duhet te plotesojne sherbimin ushtarak nje here e pastaj te aplikojne per nenshtetesi.

betimi i nenshtetesise ne usa pretendon nga ty si shtetas te mos prioritarizosh asnje vend para usa. Edhe pse lejuar dyshtetesia.

Llogarit tani rastin me nje shtetesi.
Llogatrit po ashtu Ushtrine.
Llogarit nje shtet pseudo-BE si Greqia.

Greket ne kete pike kane Te drejte.edhe ne po keshtu do vepronim po Te kishim ushtare qe hane buken tone e bejne duvane e kaurit.

Nuk shkon ushtar pa marre nënshtetësinë .
Frika në Greqi ekziston nga fakti që po shikohet një rritje e ndjenjës kombëtare tek shqiptarët ,që deri dje konsideroheshin pothuajse të asimiluar. Por shtetësinë greke deri tani e kanë marrë kryesisht pakica greke ,çobenjtë, dhe pak shqiptare të brezit të dytë.
Sidoqoftë ju lumtë djemve.integrimi lypsarist që vjen nga Shqipëria po ngel në klasë

Nuk eshte rritje e ndjenjes kombetare te besh shqiponjen me pellembe kur ne kapele ke tjeter simbol. Keta cunat mund te shkonin ne plazh ose per ski, te benin shqiponjen dhe asnje s’do ua vinte re. Megjithate ne rast se me te vertete denohen, nje avokat i mire do i shpallte fitues ndaj Greqise. Nuk ka si te konsiderohet rrezik kombetar nje gishtografi

përkundrazi,ka më tepër vlerë aty ku rreziku është i pranishëm. ushtria në greqi është e detyrueshme për të gjithë,bile edhe ata që kanë lindur në amerikë apo gjermani nga prindër grekë,vijnë në greqi dhe bëjnë ushtrinë. kështu që uniformën dhe sherbimin ushtarak nuk e zgjedhin shqiptarët. po dinjiteti është sport i vështirë për ata që gjithë jetën e konsiderojnë veten për të zi.

Une vazhdoj te mendoj se nuk eshte ceshtje dinjiteti apo ndjenje kombetare. Mua me duket thjesht veprim naiv. Pastaj une e di se emigrantet nuk jane te detyruar ta bejne ushtrine, pra eshte zgjedhje e tyre. Dhe nga kjo zgjedhje vijne dhe detyrimet perkatese. Ne rast te nje lufte hipotetike ndermjet dy vendeve keta ose do luftojne te paret ne front, ose do bejne shqiponjen dhe do denohen keqaz per dezertim.