"Ushtria" 50 Cent

Pershendetje peshkuca edhe peshkaQene. (Besoj se keto te 2tet do ta gjejne veten ne kete shkrim)

Nuk e di a keni degjuar ndonjehere per “ushtrine” 50 cent, prandaj mendova qe te shkruaj ja 2 fjale ne lidhje me kete fenomen per te gjithe ato qe nuk kane degjuar.

Ne fundin e vitit 2013 kisha krijuar nje ide ne vitet e ardhshme ne si popull do te perballeshim me nje pjese shume te gjate tragjikomedie teatrale. (jo se nuk e kisha kuptuar dhe me pare pasi kisha kohe qe ndiqja “faqe” “brain wash” te tipit “magjistari” qe benin nje propagande te felliqur te opozites se asaj kohe, por thjesht me duhet ta faktoja).
Bota ka kohe qe ka kaluar nga ekranet e “medha” ne ato te “vogla”, dhe rregullat e vjetra te lojes se “brain wash” nuk pinin me uje.
Ky transformim kolosal tronditi themelet e Kines moter sepse njerzit u zhduken nga siperfaqa duke u futur thell ne nentoken e blogjeve dhe komunikimeve ne rrjet. Te gjitha barrjerat e filtrave dhe censurave qe ndalonin qarkullimin e ideve me boten e pertej murit, nuk munden dot te ndalonin qarkullimin e ideve brenda murit.
Shoket ishin te shqetesuar, dicka duhej bere!
Keshtu ne sekret te plote vendosen te krijonin ate qe quhet “Ushtria” 50 cent e cila titullohet kshtu sepse me termin “Ushtri” (bazuar ne shifrat e Washington Post) jane afro 500.000 - 2.000.000 individe specifik qe punojne per kete “kauze” dhe “50 cent” sepse cdo koment i tyre apo postim paguhet 50 cent ose 50 lek :stuck_out_tongue:.
Misioni eshte i qarte postime pa fund pro politikave te shokeve te partise dhe komente te cilat ndryshojne rrjethen e mendimit ne nje postim apo ide qe nuk eshte shume dakord me “vijen e pergjithshme te partise”.
Ne kemi adaptuar sistemin duke e pershtatur me kushtet “klimaterike” te Shqiperise.
Ne nuk punesojme njerez qe te paguhen 50 Lek per post apo koment (me cfare qarkullon ne rrjet flitet se cmimi eshte pak me i lart diku ke 170 lek per sufllaqe), dhe sidomos nuk kemi resorse ne njerez qe te krijojme nje “ushtri”. Ne punesojme njerez ne administraten publike qe skan asnje lidhje me pozicionet (kush e vret mendjen tek qytetaret kur te kemi kohe), dhe vlersimin e bejme ne baze te performances qe kane ne rrjete sociale.
Me kujtohet njehere nje shok tha se kishte asistuar shume here ne pritjen e Presidentit te Republikes Popullore te Kines ne aeroporte te ndryshme ne Europe, dhe tregonte se menjehere pasi ulej avioni qeveritar menjehere uleshin edhe 7-8 avione super luksoz te cilat transportonin shume nga businessman me te medhej te Kines te cilet kujdeseshin qe figura e Presidentit te tyre te shkelqente dhe vezullonte.
Ne kete gje e bejme nepermjet rrjetit, ne te gjitha frontet qe ka sherbime, qofshin lokale apo kombetare, duke komentuar te gjithe atje ku postohet per arritje, ndryshime, packa se keto ekzistojne vetem vitrualisht.

Thoni si te doni, ja kaluam dhe kinezve…

1 Like

50 qindarka rv jane 50 cent:stuck_out_tongue: më parë kanë qenë 1200 lekshit!
po këtu tek peshku ,kush është 50 qindarkësh??? se ka edhe vullnetarë që nuk e marrin fare 50 q ,

:heart_eyes::heart_eyes: !! :fist::pray::+1:
Lavdi fjales se bukur e plot kuptim "Shok " apo “Shoqe” ! Vetem neveritje per “Zoterinjte” e “Zonjat” ! Pershendetje !

kemi parlamentaret ne, nga nje koment ne dite, i mbushet fb me lavde krey M-hit

shoku (i bukur dhe plot kuptim), po per fjalet “vella” dhe “moter” çfar ndjenje ke?

Mos i ngatarro gjerat 1200 lekshit ishin spiuna, ushtria 50 cent jane “tru shplares” qe deformojne realitetin.

Fakti qe marrim “huqet” e motres se madhe (edhe pse nuk kemi ndonje mardhenie te shendetshme), sdo te thote qe nuk e kemi me moter apo sja pelqejme “huqet”

Cfare te te thote vellai ty? ose ndryshe… Hajde motra se te ndihmoj une ! Fjale te dala nga zemra ! Provo ti zevendesosh me fjalet kapitaliste "zoteri " apo “zonje” , nuk them se jo…por sikur nuk te dalin nga zemra!