Vajza e re humb jetën gjatë operacionit, anestezisti tenton vetëvrasjen

Nje ngjarje e rende dhe shume fatkeqe ka ndodhur sot ne Tirane, ku nje vajze adoleshente ka humbur jetën gjatë operacionit. I shokuar nga ngjarja, dhe mesa duket i rënduar shpirtërisht nga tragjedia që ndodhi, anestezisti në detyrë ka tentuar të vetëvritet duke u injektuar me lëndën anestezike. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në spitalin privat Continental. Ka një reagim të fortë në rrjet edhe pse pak detaje të ngjarjes janë saktësuar.

jashtezakonisht tronditese. pa fjale.

Anestezisti duket te kete qene ne depresion te fshehte -hide depression- (si shume e shume njerez, ne ditet e sotme) dhe vdekja e 15 vjeçares ka sherbyer si ‘pretekst’ per te kryer aktin e vetevrasjes.

Eshte i vetmi shpjegim

Tragjedi e vertete. Shpresoj te gjehen shkaqet per te dy rastet ne nje menyre qe familjaret te kene pak paqe per cfare ka ndodhur.

Tani ligji e do qe mjeku ligjor te jape shkaqet e vdekjes. Nganjehere gjerat jane teper evidente per te qene te verteta.

e kishte mbese te vetme

S’merret vesht:

keshtu eshte kur edhe mjeksia merret me leke. me siguri dege si anestesia shihen si minore, e merren me 50 euro provimi

per kyt arsye kush ka leke ne albanistan shkon e mjekohet jashte

jo,
ashiqare po del qe anesteziollogu ka qene total nen ndikim alcoholi, si gjithe doktert e tjere…

O zot o zot ,nuk mund te kete ngushellim per famljen e vajzes

http://www.syri.net/kronike/65062/tragjedia-babai-me-lot-ne-sy-ja-si-spitali-privat-ia-mori-jeten-vajzes-time-emri-i-spitalit/

…kurse kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook një video që sipas tij tregon arritjet në sektorin e shëndetësisë.

“Kush ka sy le të shikojë dhe le ta mendojë ku ishim 3 vjet e gjysmë me parë, edhe pse kemi ende shumë, më shumë punë për të ndërtuar Shëndetësinë Që Duam, për Shqipërinë Që Duam me Shtet, Punë e Mirëqenie”, shkruan Rama.

kane tedrejte kur thone se ky eshte I cmendun

ky sistem nuk ka qene me i mire dje dhe u be me i keq sot, o kapo!

posti me delikat ne salle te operimit. plot raste ka pasur ketej te ngjashme. s’ka te beje fare cilesia e spitaleve.
dhe rama mburret me standardet neper spitale sot, qe nuk u mungojne me ndoshta çarçafe dhe s’kane me myk neper muret e njomur. po s’ka çfare te beje kryelministri ne kete rast tragjik. fati i keq i asaj goces.

E tmerrshme , ku e katandisi Rilindja kete vend.

Anestezia nuk shihet aspak si dege minore, eshte nder deget me te veshtira dhe nder me tensionueset, madje dhe praktika klinike ne lenden e anestezise ne mjekesi te pergjithshme zgjat goxha. Quhet Anestezi-reanimacion. Te punosh ne reanimacion nuk eshte e lehte, nder te tjera duhet ta njohesh kardiologjine ne maje te gishtave.

Si dhe, kur te kesh kohe hidhi nje sy statistikave te suicideve te mjekeve ne Amerike.

1 Like

Neper bote, ne shqiperi merren provimet me leke dhe mbase kjo dege shihet si minore.

E di se neper bote bejne me shume leke se dok e tjere

Nuk shihet aspak si minore. Minore/te papreferuar mund te konsiderohen tip mjekesi interne, mjekesi ligjore, mjekesi pune, psikiatri, transfuzio, toksikologji, hematologji (deri diku) etj spo me kujtohen. Sa i perket korrupsionit ne cdo fushe ka potencial per te prekur, por ironikisht meqe po flisje per deget, me te preferuarat jane me te rrezikuara. Anyways askush s’mund te jape gjykime ne ajer kot pa ditur detaje te ngjarjes. Artikulli qe hartuar e konceptuar si mos me mire.

1 Like

atehere si e shpejgon nje fatalitet te tille? ose doktori ka qene kokrra e trapit, ose e ka ba me dashje.

e kuptoj qe mjeksia shihet si dege serioze, por une njoh raste qe kane marre provimet me 50 evro

Nuk ka qene kokrra e trapit doktori, por njerezit jashte mjekesise s’ia kane idene ketyre gjerave. Jo thjesht ne Shqiperi por kudo neper bote, nese per kirurgun vdekja ne sallen operatore eshte pothuaj e pamumdur, per anestezistin kjo mundesi ekziston vazhdimisht. Gabimet teknike qe kane te bejne me me mbidozimin e substancave anestetike, miorelaksanteve, mosvemendja gjate anestezive ne dukje te vogla cojne shume shpejt ne vdekje. Ca gjykimi kerkon te jap une pa ditur si ka qene vleresimi preoperator (nje mori parametrash qe vleresojne funksionet e sistemeve kryesore te organizmit), teknikat, lendet dhe sasite e anestetikeve te perdorur.
E dyta, eshte e vertete qe Shqiperia ka namin dhe behet gurgule e madhe per gjithcka e direkt thone qe doktori e ka marre shkollen me leke, por sa per dijenine tende, edhe ne Gjermani vdesin plot, edhe per arsye jatrogjenike (per faj te mjekut), por nuk kam pare te kene nje rage si ne Shqiperi, edhe pse kujdesi eshte pak a shume njelloj, por me shume me shume mundesi ekonomike dhe aparatura. Mua me vjen jashtezakonisht keq per te gjoren vajze qe humbi jeten, shpreh ngushellimet e sinqerta familjes se saj, eshte dhimbje dhe fatkeqesi shume e madhe. Gjithashtu shpreh keqardhje dhe lutje per anestezistin qe ndodhet ne koma te thelle, pa pergjigje sensore dhe motore, pra ne gjendje jashtezakonisht te rende.

1 Like

pyetja e pare qe te ben cdo anestezist, eshte ‘a vuan nga ndonje alergji?’, e me sa duket kjo e mjera nga nje alergji ka ikur

plus a ishte e nevojshme anestezia e plote ne nje operim te tille?

realiteti eshte se mjeken ne shqiperi punojne vetem per leke, e i shikojne njerezit si objekte, skane apak nje pjese humane

Ore ti se po m’cudit! Si kujton se behet mjekesia ne shqiperi, ne natyre me draper e cekan? Po nuk ka asnje shanc te mos jete plotesuar seksioni i alergjive. Po tjetri ka kryer suicid o rob i cuditshem. Ti s’e ke idene ca stresi e tensioni eshte te punosh mjek e sidomos ne ato kushte. Dhe mjeket jane pjesa me serioze dhe me e nderuar e shoqerise, pikerisht se kane bere nje shkolle qe per nga ngarkesa dhe veshtiresia nuk krahasohet me asnje, asnje profesion, por edhe perballen cdo dite ne nje pune qe kerkon te jesh super i duruar, i shpejte dhe efikas. Te merresh me nje mision si mjekesia cdo dite nuk eshte e lehte, te flasesh nga karrigia pa e pasur idene eshte me se e lehte.