Vdes Anthony Bourdain

Nje nga emrat me te njohur te kulinarise dhe TV te marra bashke, u nda sot nga jeta. Duke pare sot komente nga njerez te ndryshem, me prejardhje te ndryshme, me shije kulinare te ndryshme, se sa te prekur ishin nga humbja e tij, arrin te kuptosh deri ku shtrihej influenca e tij. Jo vetem nje shef i mire, por edhe njeri i fjales se shkruar, Bourdain solli ne TV amerikane dhe boterore, ate pjese te botes per te cilen rralle here flitet me terma pozitive ose nuk flitet fare, e gjitha nepermjet kuzhines dhe respektit ndaj vendit dhe atyre me te cilet takohej, duke u ulur te haje me peshkataret e fshatrave ne Afrike, apo duke pire kafe ne favelat e Rios.

Personalisht emisionet e tij kane sherbyer si udherrefyes per udhetimet e mia, duke u perpjekur qe kur shkoja ne vende ku Bourdain kish qene me pare, te kaloja disa prej eksperiencave te tij, nje birre ketu, nje sanduic apo gatim rruge diku tjeter. Pasi beri nje emision ne Kroaci, kam pritur qe te beje dhe nje ne Shqiperi, por fatkeqesisht ajo dite nuk vjen me. U prehsh ne paqe shef!

3 Likes

I varfri ,Te na kete lene uraten .edhe mua me ka pelqyer humanizmi i emisioneve Te tij .

King James Bible
Man that is born of a woman is of few days, and full of trouble.

Kthup te pershnes dhe urime per inisiativen per te shkruar.

Trim duhet te jesh te vrasesh veten. Une sdo kisha bythe.

Çfarë është kuli-nari-a??

Rrefyes shume i mire dhe teper i thjeshte. Ke kenaqesi kur i shikon emisionet qe ka bere te CNN. Gjynah qe iku shume shpejt.

Grazie prej teje. Krimbin per te shkruar e kam akoma, por kohen e kam tejet te kufizuar, sidomos tani. Ndodh ndonjehere ndonje gje si kjo e na ndez fitilat.
Na thoshin dikur qe Lenini kish derguar nje leter ku thoshte “Po te shkruaj gjate se nuk kam kohe te te shkruaj shkurt”. Keshtu edhe puna ime, me mire preferoj te lexoj ne ate pak kohe qe kam.