Vdes George Romero, babai i të gjallëve-të-vdekur

Ashtu sikurse kinemane e ka shpikur dikush, dikush ka shpikur edhe zombit, te gjallet-e-vdekur te kinemase. Dhe ky eshte George Romero, i cili dje ka vdekur “prej verteti”. “Night of the Living Dead" (1968) ishte femija e tij i pare, koncepti i te cilit qe prej asaj kohe eshte kopjuar e sterkopjaur nga dhjetra e qindra te tjere regjizore. Deri ne dhimbje. deri ne maskaradë.

Romero ben pjese tek ata te pakte kineaste qe kurre nuk e tradhetoi artin e tij. Nje nje interviste krejt te fundit te tij, jo pa te drejte ai shprehej i indinjuar per paçavure te tilla hollywoodiane si “World War Z” me aktorin-biznesmen Brad Pitt apo per serine “The Walking dead”, filma apo seri ne te cilet tashme mungon teresisht satira sociale, kritika subversive ndaj shoqerise amerikane (aq e rendesishme ne filmat me zobi te Romeros!) per tu zevendesuar me skena me demek ‘te frikshme’ (ku thjesht shihen zombi qe bejne masakra: aksion dhe vetem aksion).

Filmi i tij i fundit qe pata pare ne kinema ishte “[Diary of the dead] (http://web.archive.org/web/20160912185428/http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/category/regjisor/romero/)” (2009), po aq entuziasmues dhe funeber sa dhe gjithe filmat e tjere te mjeshtrit te cilet, ne menyren e tyre, gjithmone kane reflektuar klimen politike dhe sociale te epokes.

George Romero is dead.
Long live the leaving dead !

1 Like

Ti rroje arti. Kjo zhaner nuk me ngjit.

e kam nisur Night of the living dead se na e rekomandoje jo sh. kohe mepare ketu, por s’ma mbajti me shume se 15-20 min. S’do te thote gje se pak a shume ashtu kam lene sapo nisur edhe Cheyenne Autumn psh.
Nice search per nje moment thashe eshte kthyer siti prape…

“Unsurprisingly, Romero prefers a more small-scale approach.”

ky eshte interpretimi i pritshem i ‘Hollywood reporter’-it ne intervisten melart, i cili duke ngaterruar mesazhin ne kinema, si vogelsi te shkalles se saj, na zbulon se ai ne fakt ka keqkuptuar regjisorin njelloj si Brad Pitt-i kinemane

1 Like

:pray: :pray: :pray:

1 Like

reporteri eshte i Hollywoodit ‘shok’ me Brad Pitt-in, keshtuqe agree to disagree, po IndiWire pse fle gjume thuaj

ps. asgje une per kete regjisor edhe lajmin ne news gjithandej e injorova, derisa kjo teme e solli bashke me filmin e madh

Doja ta rishikoja “Night of the Living dead” qe te shkruaja dy fjale sagllam (kisha kohe qe e kisha pare, pra e kisha “harruar” disi).

E kuptoj pse e ke lene pas 15-20 minutash shikim: te ka “frikesuar” forca e realizmit (jo ne sensin e “filmit realist” se ai vetem nje i tille nuk eshte, sikur qofte edhe vetem per faktin e perdorimit te mrekullueshem te bardh-e-zisë, qe e fut ate ne listen e filmave me te bukur te zhanrit fantastik, pra jo ‘realist’ siç jane “Fausti” dhe “Nosferatu” te Friedrich Murnau, “Cat people” i Jacques Tourneur, “Frankenstein” i James Whale, “The Ghost and Mrs Muir” i Mankiewicz etj etj). Pra, per mendimin tim, perceptimi yt per filmin ka qene i plote: ai ka bere efektin qe pretendon te beje.

Pikerisht kete mendova mbreme tek e ripashë: filmi nuk eshte plakur asnje fije! Dhe eshte, per mendimin tim, nje nga shembujt absolutë se cdo te thote nje gje e tille (edhe pse kane kaluar gati 50 vjet nga realizimi i tij : 1968-2017). Biles me kujtoi nje tjeter film-kult qe ka ruajtur po aq sa dhe ky forcen e tij te parë, te fillimit: “The Texas Chain Saw Massacre” (qe po ashtu eshte film-pionier ne zhanrin e tij dhe eshte, po ashtu, metafore e koniuktures politike amerikane te kohes).

Shkurt: gjithmone i famshmi raport midis formes dhe permbajtjes, pasoje fatlume e te cilit jane kryeveprat.
Fiks si puna e “Night of the Living dead”

ps: nese nje dite e shikon gjithe filmin, skena e fundit, po e fundit fare-fare amà, provon fiks kete qe them (pra eviton qe filmi te mbetet thjesht nje film-pionier në zhanrin e zombive por i jep atij kontekstin historik e politik absolutisht te nevojshem)

1 Like

Histori e vjeter (po aq sa dhe vete kinemaja) kjo e keqkuptimit te mesazhit te kinemase ne funskion te shkalles se saj (scale approach) : filmat jane te mire ose te keqinj dhe pike, dhe kjo s’ka te beje fare me scale approach. Eshte vete historia 100 vjeçare e filmit qe ka provuar se midis filmave te mire me big-scale approach ka patur plot nga ata qe kane qene te suksesshem komercialisht, sikurse ka patur plot te tille qe kane qene deshtim total komercial.

Ja nje prove per te renditur disa prej tyre, nga te dyja ‘kategorite’ :

  1. Heaven’s gate (Michael Cimino, 1980) - deshtimi me i madh komercial ne gjithe Historine e Kinemase (nderkohe, pa dyshim nje nga 10 filmat me te medhej historike, ever!)

  2. Les amants du Pont-Neuf (Léos Carax, 1991) - deshtimi me i madh komercial i trashegimtarit me te denje te Godard-it dhe njekohesisht kryevepra e tij

  3. Il buono, il brutto, il cattivo (Sergio Leone, 1966) - komercialisht, filmi absolutisht më i suksesshem i nje regjizori europian, ever! Si dhe western-i më i sukseshsem financiar i gjithe Historise se Kinemase

vazhdon

1 Like

stalker une s’ka shume qe hyra ne ppu dhe nuk kisha vene re perditesimin tend, sidoqofte s’eshte kollaj te replikosh cfare ke shkruar.
Do ta shoh ‘Night of the dead’, dhepse pak kohe keto dite, rrofsh per reviewing it, ngjarja e George Romeros le te jete shkas per bisede mbi kinemane e tij e te tjera lidhur me te. Na solle nje arradhe te tere titujsh te zhanrit (horror, apo jo…) qe me ket rast ngjallin deshire per t’i pare e njohur.
Sa per listen e dyte per keqkuptimin e kinemane se shkalles, nje top 3 fantastik e i papritur per kete vere pa lajme, a mund te shtonim aty ‘La mamon et la putain’ qe i kushtoi egzistencen regjisorit… (ne nje shikim te dyte, ndoshta jo, sepse koncepti i shkalles ndoshta nuk i aplikohet)
Te shpresojme qe shkollat ta perfshijne kinemane ne kurrikulumin e tyre nje dite te afert qe te ndreqe perceptimet gabuara te shoqerise mbi te.

“La maman et la putain” nuk mund te vendoset ne liste sepse ka qene film me ‘small-scale approach’ (ka qene film me buxhet te vogel, njesoj si filmat e Romero-s).

Lista e melartme perpiqet te rendise pikerisht filma te kundert me të, gjithe duke tentuar te provoje se buxheti nuk ka fort te beje me suksesin komercial te tyre.
Thene ndryshe: cilesia e nje filmi, qofte dhe atyre me ‘big-scale approach’, ka te beje me gjera krejt te tjera. “World War Z” eshte film i keq, edhe pse ka korrur sukses komercial.

1 Like

https://youtu.be/VB6zwND6D5k

Ca pune ka bere ky?

Kush “ky” ?

m’u dha mundesia e pashe mbreme, sh. dakord me gjithcka sidomos post scriptum.
Skena e fundit mbart nje mesazh me peshe politike dhe tejkalon qellimin statik te zhanrit te filmit. Nje ide e shkelqyer dhe ndoshta e vetmja pjese realiste e ketij filmi fantastik, sic e percaktove ti stalker.
Night of the living dead ishte i frikshem per mua por zombiet prandaj jane zombie. Ama nuk ishte nje frike banale por humane, ne kuptimin qe ti ruan ndjenjen per njeriun, as skenat kur zombiet ushqehen me mish njeriu nuk kalojne, nuk hyjne, kufirin e banales…
Eshte e cuditshme sesi ia ka mberritur qellimit te zhanrit, autori, gjithe duke ruajtur diskrecionin ne komunikimin me ne. Mendoj ndoshta shoqeria sot i ka shqisat me te mpira sesa gjys shekulli me pare ku mund te komunikohej shkelqyeshem nje mesazh si ky, duke ruajtur njerzillekun dhe respektin per shikuesin.
Ne rishikim te filmit me mendje me kujtoi Cloverfield dhe Train to Busain. Si duket lidhet me cfare thua per mosplakjen e filmit, me plot te drejte.
Filmi eshte fantastik per nga humanizmi i tij, duke qene nje film aq melankolik. Edhe sa i takon intriges mbyllja e tij te le pa fjale dhe te kap papritur. Interesant raportet e zhvillimeve ne film te cilat e shkaktojne kete. rrofsh.

Eshte pikerisht kjo qe i dallon felliqesira të tilla te sotme si psh filmat “Saw” nga filmi në fjale. Kaq “e thjeshte” eshte.

Në fakt, nuk i ka të mpira. I ka të trullosura, i ka të ‘permbytura’, overwhelm nga fluksi i stermadh i imazheve dhe zerave qe derdhin ekranet e TV, komjuterave, lojrave-video etj etj. Dhe njeriu nuk di të beje më diferencen. Prej nga humbja gati totale e njerzillekut dhe respektit për shikuesin (me perjashtime fort të rralla). Ndaj dhe 95% e prurjeve të sotme filmike janë për tu hedhur direkt në kazan.

“Trop d’image tue l’image” (too many images kills the image)

ps: e shikon qe kinemaja é mirë nuk eshte pune zhanresh? TË GJITHA zhanret meritojne të shihen

kur ju them un qe njerzimi hyn gjithnje e me teper ne epoken ngambrapa (sigurisht edhe i hyn me teper ngambrapa) ju nuk me besoni, sepse besoni zhizhekun dhe godardin pranej.

po e vertete. Sa kohe eshte film i mire s’ka rendesi…
(ajo qe ka rendesi duket se eshte vetem mesazhi, i cili kalon permes zhanrit te filmit, si pashe te ndodhe tek ky i Romeros)

Ne lidhje me konstatimin super te sakte te permbytjes se gjithanshme me imazhe & zera, filmi i Brad Pitt melart, jo vetem qe duhet te jete i tille (pra nje minus per te). Dhe ai kontribuon me tej ne trullosjen e pergjithshme. Por edhe vleresohet ne kete vecori te tij dyfish negative, si kinema e shkalles se madhe, isn’t that smth? Ne pushtet njeriu mban per kollaj ate qe vleresohet per demin qe i shkakton atij, crazy world…

1 Like

interesant sesi forma kalon nga permbajta dhe te le pa fjale.
Filmi hapet me skena te plota nga Barbara & John dhe gjasat jane qe prej forces se zakonit, pritshmeria te jete mbi keta te dy ose te pakten mbi Barbaren, si heronj te vecuar te filmit.
Me pas regjisori prezanton nje tjeter personazh (the african american young man) gje e cila te le pak ne konfuzion sepse s’kemi ndonje lidhje me kete figure deri tani. E megjithate ky do te jete nje bashke-hero ne film, jo vetem nga me te fuqishmit, por madje ai i cili performon mbylljen e tij. E keshtu dalengadale regjisori vazhdon prezanton personazhe te rinj ne momente te tjera me te vona ne film, secili nje bashke-hero, me misionin e vet ne mesazhin e pergjithshem filmik. Ndoshta kjo eshte nje skeme qe perseritet shpesh ne kete lloj zhanri, por mendoj se ndersa ne filmat bashkekohor kjo gje bie shume shpejt ne sy, tek ky film i Romeros nje ide e tille regjisoriale nuk te ngacmon fare si e tille, as gjate shikimit as ne momentet direkt pas tij. Sepse ndjesite e menjehershme qe ngacmon filmi jane te tjera, dhe kane te bejne me humanen. Psh nuk mund ta harroj fytyren e saj kur Mamaja e re sheh vajzen te shndrruar ne zombi, dhe kur kjo i avitet ta vrase gjithcka e ema mund te thote eshte: Baby… baby… my baby. Ose biseden e ciftit, te djalit e te vajzes, planet e dashura qe realizon Romero me ta duke iu nenvizuar dashurine deri sa vdesin sebashku.
Edhe karakterin e dobet te atij bashkeshortit te gjore e shohim aq bukur te vizatuar here me dialogjet e tij e here pa fjale por me veprime dhe aksion…
Mund te thuash se shihen, gjenden, momente lirike ne film edhe pse tematika s’ka fare asnje lidhje me lirizmin a ndjenja te llojit.
Sinqerisht nuk e prisja qe regjisori te kish planifikuar te tille mbyllje dhe filmi perfundimisht ishte tejet melankolik.

1 Like

E pe dunkirkun e Nolan, mua nuk me bindi hic.
Nderkohe u dha ne nje screening, fai bei sogni i belocchios. Nuk zhgenjen njehere ai rob.

Eshte siç thua ti: Bellochio mund te beje nje film te shkelqyer, te mire, relativisht te mire, por nuk zhgenjen kurre (në sensin e integritetit regjizorial - ta quajme keshtu). Thene ndryshe: Bellocchio do vdesi i ndershem dhe pike.

Jo, nuk kam shku per ta pa Dunkirkun. Kam nje jave qe hezitoj (sepse vecse nje jave ka qe ka dale). besoj se nuk do shkoj ta shoh (se kam sinjalizime vertet te keqia… ). Ja, dhe ty nuk te ka bindur. Shto qe Ch. Nolan eshte “nje here po nje here jo” (per te mos thene “dy here jo nje here po”) : “Interstellar” (i fundit i tij), per mendimin tim, ishte thjesht nje koincidence e mire. E mire, ok, por koincidence gjithsesi. E them kete sepse nje dite po rishikoja ca fragmente nga “Inception”… bo boooo, si ka mundesi te besh nje film te tille e ti thuash vetes regjizor-autor ?? Edhe nje telefilm lambda (i cfardoshem) ka mundesi te jete filmuar me më shume estetike, rigorozitet, etj etj.
Kshtu qe pothuaj se e sigurte qe ncuk per Dunkirkun…

Ej, jam (ri)bërë me blog: https://kinoditar.wordpress.com/

:stuck_out_tongue: