Vendlindja dhe vendemigrimi

Pyetje per peshqit emigrante dhe joemigrante:

Sa vite keni qe jeni larguar nga Shqiperia dhe sa shpesh e vizitoni? Cfare ndjesish ju sjell kthimi ne Shqiperi, good…bad feelings? Ju ka lindur ndonjehere frymezimi per t’u rikthyer ne vendlindje dhe te jetoni aty? Cfare ju mungon me shume nga Shqiperia ne jeten tuaj jashte saj?
Per joemigrantet:
Do t’ju pelqente te emigronit, nese jo, pse? Nese po, ne c’vend?

2 Likes

1 Like

Bota eshte me rrota aqua. Sot eshte me se e natyrshme te levizes, sidomos kur Shqiperia ndihet si nje kostum qe te rri ngushte. Ke shqiptare qe ikin pasi Shqiperia nuk te ofron mundesi, por ke dhe kategorine e njerzve qe levizin pasi Shqiperia eshte shume e vogel per te te ofruar mundesite per te cilat ti je i afte. Me kalimin e kohes kategoria e dyte do te vije ne rritje. Jam te kategoria qe ne nje vit te caktuar shpenzoj shumicen e kohes ne Shqiperi, e ne nje vit tjeter shumicen jashte. 12 ore udhetim duhen per te shku kudo ne bote sot. Pra ne nje te ardhme jo shume te larget do te ndihemi e quhemi qytetare botnore.

1 Like

Ne gusht,përvit. Ne jemi afer dhe nuk na duket vetja emigrant. Ndoshta ka te beje edhe nr i madh i shqiptareve nga shqiperia. As ne shqiperi nuk me duket vetja emigrant.
Shqiperia eshte gjaku,dhe gjaku nuk nderrohet. Kudo qe te jesh.

1 Like

Pyetjet jane te tipit PROVOKACIJA!

Nashti me raste eshte ky muhabeti i frymezimit. Ka momente qe mezi presim te kthehemi per pushime, ka raste qe thomi shyçyr qe jemi ketej. Por, trendi eshte qe ne nje te ardhme diku ne horizont, do ta kalojme pleqerine ne Vlore. Ndersa ketej edhe nje vit te kesh duket sikur ke nje jete qe ke ikur☹. Na duket jeta qe kemi kalur ne shqp si ato gojedhenat e mujit me halilin. Nuk dihet se kur apo ku, por dihet qe kemi qene atje.

2 Likes

Nuk provokohet nga keto gjera Shkaba joo! Le qe tani i eshte hap pune me kapon s’ka as kohe te merret me ne te tjeret.

Sepse ecen koha shume shpejt ngaqe jeta eshte intensive. Kur je ne Shqiperi duket sikur ndalon koha, ecen shume ngadale. S’ka gje me te bukur se te kthehesh ne moshe te thyer te kalosh pensionin atje, duke shetitur rrugeve dhe duke pare afishet neper shtylla. :stuck_out_tongue_closed_eyes: …ose te ulesh ne stolat e lulishteve me shoqet e femijerise…At least shpresojme qe klima do jete aq e mire sa eshte edhe sot.

Qenke rasti ideal, duhet te ndihesh me fat.

Secili shpreson te gjeje fatin qe kerkon, por vertet me fat do te ishim nese nuk do te na duhej te largoheshim nga vendi yne.

Une e dhashe nje pjese te ketyre pergjigjeve. E di cfare me mungon ndonjehere? Te luaj nga keto lojerat me letra ose domino me ata te shtepise. Dhe te pi ate kafen e mengjesit me ish-koleget e te bejme ndonje thashethem nga dita e meparshme.

1 Like

Edhe mua kafja e mengjesit me pelqen sepse merret shume ngeshem me teraqillëk dhe te shton jeten ai ritual.

Rasti ideal brenda bashkesise se percaktimit :slightly_smiling_face:

Jeta eshte bere per t’u jetuar ngadale, eshte bere nje shprehje. Se ku pashe diku dike qe mburrte italianet qe e pinin kafen dy minuta ne kembe, dhe he, ne pune. Cfare qejfi eshte ashtu. Eshte njesoj si te zgjase seksi dy minuta. Une pa gjysem ore nuk mbaroj pune. Me kafene e kam fjalen :slight_smile:

Lol, faktikisht as mua s’me pelqen puna intensive si robot, nuk e kamn teper adrenalinen, per te jetuar preferoj qytetet e vogla me klime te mire, mungesa e diellit me ben pesimiste…dhe te mos kete shume njerez te jete vend i permbledhur. Nga Europa, me ka ngjitur shume Strasbourgu, eshte nje vend aq cute, nje mix i lezecem mes frances e gjermanise.

1 Like

Nuk kam qene ne Strasburg, por po shikoja ne Youtube nje video me dhjete vendet me te mira per te jetuar. Ishte edhe Kanadaja aty, dhe lexova me poshte komentin e nje kanadezi. Si ka mundesi nuk eshte Austria tha, si mund te jete Kanadaja para Austrise. Ku ka si Vjena. Nuk kam vizituar shume vende, po ne Vjene kam qene kater here. Me pelqen shume edhe mua, megjithese nuk ka shume diell mbase e as det, dhe Danubi ishte nje zhgenjim kur e pashe per here te pare. Jo me kot eshte shpallur per shume vjet qyteti nr. 1 ne bote.

E kane shpallur por Viena, sado e bukur ka shume probleme. Ai acari i dimrit eshte i padurueshem dhe i zgjatur. Austriaket jane tipa qe sbejne shume prokopi, pergjithesisht, ngaqe shteti i mban me te mira (Austria eshte shtet shume social), rrine kryesisht parazitojne e filozofojne me ndonje birre perpara dhe jane natyra qe nuk afeksionohen sado shoqeri mund te kesh me ta. Per emigranet pastaj eshte tmerr fare, sepse sidomos tani me kete qeverine e djathte, ia kane bere rrugen shume malore drejt marrjes se nenshtetesise austriake, dhe nje pjese nga halli dorezohen dhe shkojne ne Gjermani, ku te pakten ka meritokraci nuk eshte si austria qe merr ne pune çekun qe s’di me lidh 2 llafe dhe shqiptarin e menjanon se nuk eshte shtetas europian, pavaresisht se mund te jete i zoti. Dhe kur emigrantet e austrise emigrojne ne gjermani nga halli se si japin pasaporten, dalin kta qeveritaret pa shkolle qe ka ne krye dhe thone, ja erdhen sa per te na shfrytezuar, u shkolluan ketu dhe iken ne gjermani…futja kot emigranti qe i pin gjakun popullit austriak dhe pastaj e braktis vendin. Ose kur bene referendum per ndalimin e duhanit brenda ne lokale, populli ishte pro ndalimit dhe si perfundim nuk e aprovuan ligjin, se ashtu ia donin interesat.
Edhe me muziken spo nxjerrin ndonje gje ne drite, mbahen me slloganin “ne kemi qene maja ne muzike, ne kemi qene perandori etc”; Gjermania nuk eshte kaq sociale sa austria, por per njerezit punetor eshte yll, nuk ta ha njeri hakun dhe nuk ngelesh kurre pa pune, edhe te mirepaguar, unless nuk do me punu.

Une per vete kam qene vetem ne vere dhe si turist, nje ose dy dite kam qendruar cdo here. Per emigrantet nuk di c’te them. Si vizitor me ka pelqyer shume e kete vit jo mbase, po vitin tjeter mbase. Megjithese jeta eshte e shkurter e nuk ia vlen te shkosh aq shpesh diku.