Jam larguar nga Malesia e madhe ne vitin 2000, ne moshen 11 vjec.
Si pasoj e semundjes ‘paralizë cerebrale’, kam filluar te ec ne moshen shate vjec. Ne moshen nent mami eshte munduar t’me regjistroj ne shkollen lokale publike, por sme pranuan. E provoj perseri ne moshen dhjet, nje mesuese doli si e njohur e familjes dhe me pranoj.
Mbas abetares (me duket se e kisha blere leximin) u larguam nga Shqiperia per ne Itali, dhe nga Italia ne Angli
(Fati deshi qe semundaj - paraliza - eshte ne grade te lehte, dhe sot pothuaj se i bej tegjitha)
Ne vitin 2009-t kemi ardhur per her te pare ne Shqiperi - nga Anglia me makin. E mbaj mend qe s’kisha as nje emocion.
Pa pritur, nje ore larg kufirit (s’po me kujtohet emri), ne zheg te dites, degjoj insectet ndjej dhe eren e fiqve! Dhe pa dashje ja filloj te qaj - me dihatje.
Prindert thjeshte me pan nga pasqyra dhe qeshen!
Nga ai moment e deri ne Koplik, esha ne “cloud 9” si i thone. Me zi prisja te shkoja tek pallati im.
Kemi hyr ne Koplik. Ne “oborrin” e femiris time, ku, dhe pse “antikapat” e kam shetitur cep-me-cep, dhe vone e orientova veten!
Vetem nje lapidar ishte i pa dryshuar.
Aty ne shkallet e pallatit takova nje shok te femiris. Ai me njofti nga babai, un e njofta nga e motra! Babai im dhe motra e ti nuk kishin dryshuar fare, ndersa ne, “shoket”, ishim komplet ndryshe
Ate vere e kuptova qe Shqiperia ime, shqiperia per te cilen kam enderruar me sy hapur pothuaj se gjith kohes qe isha ne shkoll ne Angli nuk ishte me!
Jam kthyer ne Angli totalisht person ndryshe!
Por e dua shqiperin!
Nuk jam patriot!
Madje e urrej patriotismin.
Tegjith qe thone qe jan patriot, tegjith qe bejn shqiponjen me duar, me duken falso (nese se keni par, eshte nje photo e politikanve shqipetar dhe kosovar qe e bejn, duket si reklam per kompanin vala - nderkohe, popullin e kan harruar fare)
Nuk me mungon as gje nga Shqiperia - edhe sikur mos ta shikoja kurr me s’me ben pershtypje, por per cudi e dua shqiperin! “Jetoj me te”, se di si ta them ndryshe!
Kam opinione te forta - relativisht te forta - rreth politikes dhe shoqeris shqipetare.
Filmimet e njerezve te prekur nga termeti ne keto dit te trishtuara me kutojn njerezit rreth te cileve jam rritur, dhe (pa dashur te tingelloj falso) me dhemb shpirti qe (sipas meje) ajka e kombit tone nuk ka ndryshua fare!
Ato pak here qe vi ne shqiperi, te njejten gje shoh. Njerez qe vuajn, njerez qe sdo kishin nevoj te vuajn kaq shume nese do kishte zhvillim thelbesor ne Shqiperi. Madje, dhe kur tregohen “injorant” ndaj meje - per hiri te “antikapacitetit”, i mirkuptoj ne menyre insiktive. Per egon time eshte trishtuese kur te denegrojne, edhe pa dashje, por kur i shikon rrethanat dhe pa mundesite qe kan per te ndryshuar frymen kolektive … tju them qe po tregohen ofendues eshte si ti thuash nje malsoreje qe “burri qe eshte burr” nuk eshte ashtu si e mendon ajo.
Per para 2009-s aty e kisha mendjen. Pa i len prinderit te kuptonin, un sinqerisht e kisha mendjen tek shqiperia (me te drejt ato donin qe un, sidomos me aftesite e mija, te shfrytezoja te mirat e Anglis, sidomos te isha mire ne shkoll). Edhe ne shkoll (luks ne krahasim me shkollen time ne Koplik), thoja “pune e madhe, do kthehem ne shqiperi, notat e dobta ketu sdo ken vlere atje” (sigurisht ishte si dhelpera me rrushin). (Pas 2009-s fillova te integrohem ne Anglish, me te dyja kember.)
Sot, s’me shkon ndermend te kthehem ne shqiperi, madje, qe ne 2009 kam ardhur ne shqiperi vetem tre here, dhe ato her vetem per hatrin e prinderve - babai ka qef qe un te mos i harroj rrejet.
Nga perkushtimi dhe prioriteti qe i kam dhen vetes, kapaciteti fizik i imi eshte super, aq sa po te doja do mund te merrja pjes ne maraton.
Ama kam pak problem ne menyren se si flas. Deri me sot kam dashur ti ja prioritet fisikut, eshte lezet te ndihesh i fort, pastaj ato qe ja vlejn tet kuptojn; me dy fjal, dhjet gishta, dhe shkrim, do te’t kuptojn
Kam pershtypjen, nese sdo kisha kete “difekt” jeten time do e kisha projektuar ndryshe! Kam aq shume opinione te forta rreth shqiperis saqe po mos te egxistonte paragjykimi dhe mos perfidhja ndaj njerezve me aftesi te kufizuara (gje qe e shoh sa here qe kthehem ne shqiperi), me siguri do e kisha projektuar punen time me ndonje lidhje me shqiperin.
Ka disa, nga djaspora Afrikane psh, qe nga puna e tyre ne Angli mundohen te influencojne komunitetin e tyre. Por ne vitet e fundit ka shume minoritet qe mundohen te ndryshojn mentalitetin dhe qasjen ne perendim. Kam menduar qe Shqiperis i mungon pikerish kjo qasje. Por, kur te shohin si gjynah, si jo te barabart, jam shume mire ketu ku jam, edhe sikur te mundohem, dicka qe sme pengon ne jeten time do e kisha si nje re mbi koke, sja vlen.
Sic thash, shqiperia ime ka humbur, thjeshte dua me mish e me shpirt qe njerezit qe, per mendimin tim, vuajn sic kan vuajtur prinderit e mi, do doja qe ti shikoja me mire. Dhe (pa perralla patriotike) mund te jete me mire nese kombi yn do mendonte dhe do vepronte per ndryshim.
Ndryshimi, sipas meje, vjen nga poshte lart. Ska as nje leverdi Rama, Basha, Meta, dhe femijet e tyre (kur te marrin stafeten) te ndryshojn shqiperin.
Se besoj se do kthehem ndonjehere ne shqiperi!
Sic thash, dhe po te kthehesha, kurr sdo ishte me sloganin “balta eshte e embel se mjalta ne vendin ten”, perrall pa vlere per mendimin tim. Per kundrazi, ne lindim ne vendin e ne familjen qe se kemi zgjedhur dhe, nese jemi me fat, e gjejm familjen dhe vendin tone. Nese jemi me shume fat, jemi ok me shortin qe na ka ren.
Dhe po te kthehesha, dhe po mos te kisha “pengesen” e me siperme, por me kete mendje qe kam, sdo ishte kurr kthim per te jetuar “s’ka me mire se shqiperia” eshte genjeshter qe, ironikisht, e thone ato qe vin ne shqiperi per pushime.
Me falni per gabimet ne shkrim.