Veshtroni

Veshtroni
Jam I pari me dallendyshet qe mengjesin zgjoj
Jam ulur ketu , prane dritares , me cigaret ,
J
Te vetmit miq qe cmoj
E shijoj zbardhjen si krim te erresires qe shkoj
Per njerzit , te pafajshem qe rruget pis do te bejne , e zhurma e kafes neper klube do ushtoj
Jam mbret I rrugeve qe cdo mengjes
Te vetmen rruge pershkoj.

( Xha Tani , Maj 1999 )
Cerrik

2 Likes

shum i bukur ky vargu. Eshte edhe germa qe me pelqe me teper nga te gjitha germat.

1 Like

Ma beni kabull injorancen po cfare kuptimi ka figura letrare e mesiperme?

ndonjehere njelloj thuhet dita vrau naten ose e anasjellta

alba, ndoshta te ndihmon ky islamisti te kuptosh idene:

ndonjehere thuhet PS eliminoi PD, ose anasjelltas.

(sigurisht mund te thuhet edhe ndryshe ne menyre me esenciale dhe minimaliste)

Ekziston nje drite qe vjen nga Zoti, dhe nje drite qe eshte vete Zoti. Kjo drite e dyte eshte e errët - Henry Corbin

Ky eshte ne thelb koncepti i lashte iranian “nur-e-syah” (drita e errët).

Pranej them qe Irani eshte si shpirt.

filozofike, figurat letrare qe jane perdorur ketu, si dhe lozja me fjalet si xhongler, ishin te mahniteshme,
une do ta quaja mjeshteri,

Drita e Zezë zbulon sekretin e vërtetë të qenies, … të gjitha qeniet kanë një fytyrë të dyfishtë, një e drites e tjetra e errësirës. Fytyra e ndritshme, fytyra e ditës, është e vetmja që perceptohet në jetën e zakonshme të njerëzve. Fytyra e tyre e errët, te cilen vetëm mistikët e kuptojnë, është mizeria e tyre. Tërësia e qenies së tyre është e përbërë nga fytyra e ditës dhe ajo e natës - Henry Corbin

Alba moj bijeze kureshtare ! Dua te jem I sinqerte , ashtu si me ngjizi Zoti qysh diten e pare kur mberrita ne toke. Une nuk bej pjese ne ate kategori Poetesh , te cilet ua perkthejne lexuesve vargjet , titullin , apo krejt thelbin e poezise. Sepse Ben vaki qe lexuesi te jete I kudogjendur , dhe me profesion si psh , furxhi , postier , leshpunues , teknik televizori , luleshites etjer etjer. Ndaj mendoj se lexuesi eshte I lire ta kuptoje si te doje , apo si ndihet ne momentin qe po lexon x poezi te caktuar. Por gjithsesi sado I sinqerte te jem , duhet patjeter te jem edhe I cilter. Vargu , " e shijoj zbardhjen si krim te erresires qe shkoj " duket se eshte I merzitur per naten qe shkoi , sepse naten I ben te gjitha aq mire , te nderkryera pothuaj. Sepse andaj thote , " e shijoj zbardhjen " ngaqe ndihet lumturisht I mrekulluar nga , pikerisht ajo nate. Besoj se bera nje pwrjashtim , alba moj bije , me kupton. Poezite e mija Jane aq Shqip , dhe aq te thjeshta saqe mua ndonjehere me vjen I nate pse nuk jam Pak I thelle, tunel , qe dhe lexuesi te djersije pak. Po hajt , ngushellohem me menyra te tjera , ose nga Ku inat shkruaj poezi te cuditshem , por qe nuk I ndaj me njeri. I Kam te miat , si kuaj te bardhe qe grahin per luftra te medha…

Folja “shijoj “ perdoret per ilustruar pelqim apo aprovim sipas shqipes se sotme jo per ilustruar merzine .tani zbardhja eshte krim ndaj erresires apo erresira ka kryer krim duke ikur e duke ia lene vendin dites ?

Zbardhja eshte krim ndaj erresires qe shkoi !

1 Like

gjithe naten PS ka bere mbledhje, e ne mengjez antaret e pagjume kane mendime te ndryshme per shprehjen e Naimit: “Punoni nate e dite, qe te shihni pakez drite”.

sigurisht qe lexuesi eshte i lire, nuk futet ne burg se si e lexoi, mirpo nuk eshte e lire fjala si kuptim edhe ne demokraci.

Erresira ne historine 300 mije vjecare te njerezimit ka qene gjithnje simbol I frikes,ankthit ,pasigurise ,dexhperimit ,vdekjes zymtise regresit .drita ka qene gjithmone e kunderta

i ke ra i çike shkurt historise, kjo eshte dogme e Iluminizmit Freng qe morri per vete iluminimin dhe ja veshi obskurantizmin Mesjetes rreth 250 vjet me pare. Qe prej atehere intelektualet e mdhej perserisin pa pushim llap a llap te njejten gje, megjithse jetojne ne erresire vdektare (rasti i fundit drita e Partise qe ndriçonte Lidhjen e Shkrimtareve dhe shishen e rakise te shokut Zylo me hunde te kuqe).

Pjesen tjeter te historise 300 mije vjeçare e ke shkurt 2 faqe gje ketu (autori eshte njohes absolut i kultures se oksidentit dhe orientit, dmth te drites dhe erresires :stuck_out_tongue:)

http://www.gianfrancobertagni.it/materiali/zolla/luce.htm

meqe e di mire qe s’ke per ta lexu, po te sjell paragrafin e fundit:

Abbiamo colto cenni al culto della luce nell’occidente diviso tra la tradizione ebraica e la cristiana e poi nei vari mondi, il persiano, l’ìndù, il cinese. Dovunque emergono delle verità universali, da tutti riconosciute per poco che la mente abbia meditato a fondo. La luce è un’illusione, sia l’esteriore, che ogni crepuscolo ci toglie in un bagliore rossastro, sia l’interiore che disegna le immagini del sogno e della meditazione profonda nella mente. Ma se si accetta la tenebra totale e ci si immerge in essa, si vedrà finalmente la sua luce nella fonte della vita, dice l’immaginoso Persiano. In parole diverse ripetono unanimi questa sequela gli sciamani, i sapientì ìndù e i maestri platonici.

Une nuk kuptova asnje llaf cfare u tha me siper , por shoket te na I thon shqip. Ashtu si Baba ja kerkonte Nenes dikur , po shqip.

Kemi vene ne dukje kultin e dritës në Perëndimin e ndarë midis traditës hebraike dhe asaj të krishterë, dhe më pas në bote te tjera: persiane, indu, kineze. Kudo dalin ne pah të vërteta universale, të njohura nga te gjithe, sadopak mendja te kete medituar thellesisht. Drita, se jashtmi, është një iluzion që çdo muzg na e heq me një shkëlqim të kuqërremtë, ndersa, se brendëshmi, nje iluzion që dizenjon perfytyrimet e ëndrrave dhe te meditimit të thellë. Por nëse pranohet errësira totale dhe zhytet në të, më në fund shihet drita e saj në burimin e jetës, thotë Persiani enderrimtar. Sa me siper, me fjalë të ndryshme te njejten gje thone shamanët, dijetaret indu dhe mjeshtrit platonikë.

Eshte krim zbardhja ndaj erresires komuniste qe shkoi por s’ja ka qefi hiç me ik, siç qe krim zbardhja e erresires te obskurantizmit te pushtimit turk qe s’ka ik akoma, siç qe krim zbardhja e obskurantizmit klerikal mesjetar - perfaqsuar nga Buzuku, Pjeter Bogdani, Mon Kukaleshi etj - qe shkon e vjen simas qefit te atyre qe dun me zbardh te zezen.

Një ditë ka për të ardhë një natë e ndriçuar nga një diell i zi ngjyrë portokalli - una qi jom ktuna e qi ftilloj t’gjitha diskrepancat e diskurseve t’nryshem.

Falemners prej zemres , dhe shyqyr Zotit qe t kena o I modho t medhenjve .