Video "Hail Trump" nga The Atlantic

Duhet thene qe ne fillim se 200 veta ne nje salle, ne Amerike, mund t’i mbledhesh per ceshtje nga me te cuditshmet. Ky grup ekstremist nuk perfaqeson shume njerez. E megjithate, pershendeja naziste ne Ndertesen Federale “Regan” ne Washington DC, nuk eshte aspak defryese. Eshte tronditese. Te mendosh jetet qe u humben boten mbare per te mposhtur nazismin, jetet amerikane ne plazhet e Normandise e kudo ne Europe. Ngadhnjimi mbi nazizmin i dha Amerikes rolin e nderit qe mban sot ne bote dhe breza te tere amerikanesh jane mbrujtur me urrejtje morale ndaj se keqes qe perfaqesoi nazizmi ne L2B, ndaj reagimi ndaj ketyre pamjeve do te jete interesant. NPI, National Policies Institute, eshte nje grup i vogel nacionalistesh te races se bardhe.

1 Like

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

hopa tema e re
meqe mireles se salces i humbi pusulla ke tema e vet

1 Like

do zgjohen dhe antifashistet, do te zgjohen https://redguardsaustin.wordpress.com/2016/11/07/antifascists-mobilize/

1 Like

Njerezia ka harruar shpejt plagen e nazizmit, aq me teper qe disa breza viktimash jetojne akoma. Eshte e çuditshme sa shume rinj u besojne teorive qe s’ka pasur holokaust por jane lehtesisht te prirur t’u besojne stereotipeve dhe racizmave ndaj grupeve etnike apo fetare. Jo me larg se dje,me thoshte nje grua çifute: familja ime gjate luftes levizte sa ne nje banese te nje tjeter, sa te nje i njohur-i-tenjohurit-i-tenjohurit te nje tjeter. Prinderit e mi moren masa ekstreme per te na mbrojtur por pak pasi mbaroi lufta vdiqen te dy njeri pas tjetrit, duke mos qene ne gjendje te shijonin lirine dhe aq neve,femijet e tyre.

E megjithate, disa e shperdorojne voten me ndergjegjen e plote per individe qe perhapin urrejtjen. Eshte e trishte.

Never a dull moment nga Shqiperia.:grinning:
http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/xhelal-mziu-shpall-donald-trump---39-qytetar-nderi--ja-motivacioni-387260.html