VIDEO/ Shkodër, bëri propogandë për ISIS, arrestohet mësuesja

http://www.javanews.al/shkoder-beri-propogande-per-isis-arrestohet-mesuesja-emine-alushi/

Eh o zyshe,c’ta bo nxonsi,nuk ta bo Allahu,jan bo t’prapt fort,sidomos me kta smarfonat.Ne kohen e
Profetit Muhamed S.A. s’kishin nga kto mrroklla.Po a mur vesht,cfare behet me kto femnat kur shkojn m’xhehnet,apo kthehen ne virgjeresha per shahidet?

2 Likes

reagimi i gocave te vogla na bejne te ndjehemi mire per qytetarine e mbajtur.
Do doja te njejtin reagim kundrejt ortodoksise se erret e bizantine.

Zyshes mbase i eshte premtuar qe ne parajse do te kete kenaqesine te rrethohet me me shume seksbomba te tille si ky i meposhtmi.

1 Like

Do kete mendu se e presin 7 pallosha te tille ne parajse…

Zysha na habiti fare me kete revelaten se nga 28 oficere qe vajten me vra Bin Ladenin qenka vra 26. S’e kuptoj ca lidhje ka ky obzervim ne nje klase medreseje apo cdo lloj klase shkolle, por gjithsesi, mesa degjohet ne incizim, zysha nuk duket te kete bere ndonje propagande per Isis. Duket se thote se ata jane te mire ne aspekt te mbrojtjese se popullit sirian, dhe deri ketu kjo hyn tek e drejta e fjales se lire. Edhe kur kunder pyet nxenesen se sa kane vrare ata prap hyn tek ajo qe kush ka vrare me shume njerez ne Siri e kush po thirret apo nuk thirret terrorist.
Ajo qe dua te them eshte se sado i urryer te jete Isis, dhe sado e kote dhe zhgenjyese te jete per dike te simpatizoje me kauzen e tyre, duke qene se ata e kane dhjere muhabetin ne Siri dhe Irak ne cdo aspekt, prap se prap duhet bere kujdes me bo dallimin se ku mbaron e drejta e fjales se lire dhe ku fillon propaganda e denueshme me ligj. Te dalesh e te thuash se Isis jane te mire, pa berre thirrje per akte dhune apo per t’ju bashkangjitur atyre, me duket se zor se hyn te propaganda e denueshme me ligj. Mendoj se eshte e nevojshme te degjohen dhe zerat e atij minoriteti mes muslimaneve qe mendojne se Isis ka merita, si psh mbrojtja e muslimaneve sunit ne Siri e Irak etj, edhe pse mendoj se ky argument bie poshte fare kollaj kur sheh se viktimat me te shumta te Isis jane sunite dhe Isis e shkaterroi opoziten siriane dhe vete revolucionin sirian.

Arsyeja pse mendoj se eshte e nevojshme te mos frikesohemi nga opinionet simpatizante ndaj Isis por ti angazhojme ata ne debat eshte sepse idete munden vetem me ballafaqim ideshe. Nuk mund ta mundesh nje ideologji vetem me forcen e ligjit dhe burgun. Per te mos thene pastaj se fjala e lire eshte shume e shenjte per tu sakrifikuar kaq kollaj dhe pa proteste per hir te “sigurise” nga nje zyshe medreseje

Rendesi ka qe Shkodra akoma lajmet i merrka nga 'taljani.
Bravo armir, te jesh gati te hidhesh ne ere per te drejten e saj per te fol lirshem per isis.

Shteti shqiptar mbase veçse tregoi dhembet dhe si rrjedhoje u krijua lajm sensacional pa reperkursione domethenese. Te cilesosh ama si liri fjale mbrojtjen e nje organizate terroriste qe ka kercenuar dhe planifikuar sulme terroriste edhe brenda territorit te Shqiperise eshte ekzagjerim kaluar ekzagjerimit.

Aha,ketyre callmaxhinjve edhe Profetin S.A. prekua,morpo edhe Allahun vete prekua,vetem lirine e fjales mos ua prek,se aty nuk te falin. Per ate hedhin veten ne ere pa pyetur a jane 72 virgjereshat apo 36,bereqavers thone,te jene sa te jene…

HETIMET JANE MANIPULUARA… akuzojne mesuesen dhe jo medresene …sepse video eshte e vitit 2015…athere kur Turqia ndihmonte dhe bente tregti me ISIS… Medresete ne Shqiperi jane ngritur nga Erdongani … biles kur erdhi ne Shqiperi i eshte kenduar kenge per xhihadin per nder te Erdoganit po nga enjejta medrese e Shkodres… Papritur e pakujtuar video del publikisht ne 2017 ne momentin kur Turqia eshte ne lufte me ISIS dhe kjo nuk eshte aspak e rastesishme …Prapaganda xhihadizmit islamik turk ne Shqiperi eshte konstante neper medrese dhe askush nuk i kontrollon, ky nuk eshte nje rast i vecuar , biles as ministria e gazetaret nuk hyne dot neper ato ambjentet e medreseve…Nese Turqia nuk do ishte ne lufte me ISIS video nuk do te kishte dale kurre…

Duket si i biri.

Nuk e di pse me kujtoi djaloshi disa foto qe kam pare te Fabios.

… e ka thane taljoni, se ata dine… Wtf, mutsulmane ekstremiste qe ka besim ke taljoni…

Si ka thane ai burri, mos shikoni kisha e xhamia, se fejat e shqiptarit eshte leku e rakia :wink:

  1. Mesuesja, nuk lejohet te japi mesim ne shkolle me shami.
  2. Nxensja nuk lejohet te perdori telefonin gjate ores se mesimit.
  3. Gjate ores se mesimit, nuk lejohet te diskutohet per gjera jasht lendes.
  4. Lejohet te diskutohet jashte lendes, vetem ne oren apo minutat e diskutimit te lire, e cila mund te jete ose ne ore te veçante, ose ne minutat e fundit te ores se mesimit.
  5. Ne diskutimin e lire, nuk lejohet ofendimet, perplasjet fizike, dhe mesuesi/ja ekuilibron ekstremet qe mund te shfaqen.

Keto jane pese nga 29 pikat qe kishe parashtruar per qeveri teknike !?

1 Like

Lexoje VQ zeqo.

Zeqooo :slight_smile: u ngatrrove me komt e tuja, je t’u i fol vetes tate :slight_smile:

Jo jo pjer eshte edhe nje tjeter qe me ka vjedh nickun.

Kush eshte Fabioja? :slight_smile:

1 Like

1 Like