Vilat mbi 400.000 euro në lagjet e "aristokracisë"

Tek MAPO kishin nxjerrë fotot e një vile, e supozuar luksoze, që kushtonte mbi 400.000 euro dhe dy dhëmbë floriri. Vila s’ishte në shijen time, por kjo fjali ma tërhoqi vëmendjen në tekst, “Në periferi të kryeqytetit po lulëzojnë lagje të reja aristokratësh…” - Fjala “aristokrat” këtu përdoret lirisht, se, si e kuptoj unë aristokrat, nuk të bën vila me çmim idiot jashtë kryeqytetit. Ndoshta MAPO do të na bëjë të mendojmë se në vilat si këto jeton elita. Por kjo thjesht nuk është e vërtetë. Në këto vila jetojnë plot gangsterë, narkotrafikantë e hajdutë… të paktën aq sa “Aristokracia” të bjerë si etiketë e përgjithëshme, vulgare. Pastaj mu kujtua fotografia e Ndrenikës në spital, dhe vendosa ta shkruaj këtë paragraf. Mund ta kapësh këtë, si në aspektin e “aristorkracisë” parveny, ashtu edhe të tregut të patundshëm, ku një pronë si kjo kuotohet mbi 400.000 Euro.

http://www.mapo.al/2017/02/kjo-vile-ne-tirane-e-ka-te-veshtire-konkurrencen/1#gallery_photo

3 Likes

Kur te behet shteti, di ku te shkoje e te trokase

O zot cfare shemtie!
S’di si ta heq nga koka imazhin numer 6, ku ishin perdorur 4 lloje druri! Ne fund i kishin shtuar edhe pak mermer se ai eshte material aristokrat.
Eshte vertete e tmerrshme dhe gati e pabesueshme qe nje shemti e tille te kushtoje aq shume. Cfare blejne keta njerez? Faktin qe shtepite jane aq afer me njera-tjetren sa e ndjen prezencen e komshiut ne oborr? Fasadat dhe interierin me lloj lloj materiali? U, po! harrova dhe une. Me siguri e blejne ngaqe pemet jane te qethura me stil aristokrat.
Perzierje zorresh :disappointed:

4 Likes

Vlersim nga Mapo e neim qilit.

Ne Spanje, ate vile e gjen me 200-300 mij euro. Nuk e kuptojne akoma ndertimoret se çmimet e shtepiave kane rene kudo, sidomos ne Europen jugore.

Foto 11: me duket mua apo dikush ne ate “vile” (diskutim per here tjeter termi “vile”) duket sikur ka probleme shikimi ose drejtimi? Ose probleme zgjedhje a ta beje ne tualet apo ne bide?

2 Likes

Në periferi të kryeqytetit po lulëzojnë lagje të reja aristokratësh.
Ne gjithe boten ka upscale neighborhoods.fshtrat shqiptare perbejne nje potencial Te madh duke qene se qitetet u menderosen .

Mapo kshu?

1 Like

Po, po. Mapua dora vete.

Mapua eshte porhubi shqiptar

1 Like

Po ça, aeroporti ‘Mehmed Pasha’ i Kuksit do u boka ne Vlore tashi?

Nese keni vene re palloshi kohet e fundit perdor vetem foljet ne kohen e ardhme "do behet " e jo Te shkuaren "kemi bere ":slight_smile: