Viva Trump

Jo për gjë, por mendo sikur të kish fituar Klinton, (siç e kishim “profeticuar” të gjithë ne, mbi 99% e njerëzve të botës), gjithshka do të vazhdonte si në atë ritin e vjetër të kalorsisë Habsburgase, një kalërim i rëndë dhe i njëjtë për çdo vit! Mirpo jo, për fat kemi një ndryshim, pse jo, gati edhe tjetërsim! I cili quhet Donalt Trump! I cili bën të jetë në qendër të vëmëndjes! I cili bën të jetë në lajmet e përditshme! (O Zot, as këtë nuk e kishim parashikuar!) I cili nxit cilindo gazetar të shkruajë nga një artikull në ditë për ‘të, i cili nxit përditë 100 deri në 200 politikanë të tjerët në botë të flasin për ‘të, (natyrisht me kritika dhe ironi), i cili mund të prishë edhe rregullin e Tajmsit (revistës amerikane Time), që nxjerr nga një njeri për çdo vit si të zgjedhurin e vitin, kështu Trumpi rrezik të dalë dy herë (pse jo edhe tre herë) radhazi si njeriu i vitit në botë! Pra, po si ajo grimca e rëndë kuantike, highs, të mbledhë rreth vetes miliona e miliarda nga ne grimcat e tjera budallaqe të botës, duke krijuar kështu një gravitet të ri në ekuilibrin e çprishur të globit! (Ky shkrim nuk provon gjë tjetër!) Ky gravitet i ri prodhon shkrime, lëvizje, para, … gjithshka…
E vërtetë! Nuk mund ta injorosh më këtë fakt dhe … subjekt!.. Hera e parë në jetën time, (ndoshta hera e parë mund të ketë qenë edhe për televizionin gjerman ky lloj transmentimi, nga i cili), ndoqa gjithë atë proçesion të rëndomtë të këmbimit të presidentëve! Barak Obama duke ikur dhe Donalt Trumpi duke hyrë (fare pa turp) në rrotën e historisë! Ajo që më tërhoqi vëmëndjen ishte betimi i tij mbi dy bibla, për zbatimin e Kushtetutës amerikane! E vërtetë, nuk është shaka! Helbete që duhej kjo tragjedi-komedi! Po të bëjë gabime dhe të dështojë gjatë detyrës së tij si president, kjo do të thotë se kështu ishte vullneti i Zotit! Ndaj dhe kështu u bë! Çdo diskutim tjetër është i tepërt! Biles njëra nga biblat e Trumpit ishte e vjetër, (mëse e vjetëruar thuaj), qysh nga shekulli i 19. Një pasion i ri ky në postin presidencial! Media ka ç’të shkuaj, populli (mileti) ka ç’të ndjekë në TV! Presidenti është përgjegjës para Zotit, dhe populli (mileti) është përgjegjës para Kushtetutës dhe ligjeve amerikane! (Mileti shkon në burg dhe jo presidenti!) Dhe, nëse presidenti arrin edhe të komunikojë përditë me Zotin, … ah, kjo është një mrekulli për popullin amerikan! Le të flasin myslimanët përditë, se Muhameti ishte njeriu i fundit me të cilin komunikoi Zoti! Le të pretendojnë myslimanët përditë për Kuranin e tyre si Kushtetuta e ardhmërisë së njerëzimit, (inkluzive aty sharia aq moderne)! Le të lënë myslimanët të kuptohet se lojrat e Trumpit nuk i ha njeri! Por Trumpi mund të jetë një profet i ri! Po-po, kot nuk thonë, se tre janë të mirat! Dhe Trumpi tre gra ka ndërruar! Pra tre të mira ka patur! (Shpresojmë mos ta shqelmojë të mirën e tretë si dy të parat!) Ky trinitet nuk është pa domethënie tek disa individë!..
Dreqi e marrtë, mallkova veten tek po shihja inagurimin presidencial të javës që shkoi, Donaldi me dorën e majtë mbi dy biblat e tij personale!.. Ta kisha ditur më parë këtë dëshirë dhe mani të tij për biblat e vjetra, kisha për t’ia siguruar nja tre-katër kopje të tjera, e biles më të vjetra nga ato që kish! Një miku im pastor i pensionuar ka disa bibla të vjetra, njërën prej të cilave mund të ma falte pa merak, po t’ia kërkoja! Përveç kësaj, një kishë që nxjerr çdo vit para krishlinjeve qindra libra për shitje, (për të ndihmuar afrikanët në Afrikë me eurot e fituara), mes të cilave edhe disa bibla vjetra të shekullit të 19, (të cilat nuk i blen njeri), dhe unë e ndihmoj ndërkohë si hamall në këtë eveniment, kjo kishë pra do t’mi falte një-dy bibla të vjetra po t’ua kërkoja! Mirpo ku ta dija unë i shkreti maninë dhe besimtarinë trumpiane!? Ku ta dija unë se Trumpi betohet në ligjet e Zotit! Ku ta dija unë se ai merr përditë energji nga qielli! Do t’ia kisha siguruar disa bibla mjaft të vjetra, të cilat ashtu cip mbi cip, do ta bënin që ai ta vendoste dorën e majtë mbi ‘to, kështu duke e ngrejtur deri lart edhe këtë dorë, po si të djathtën me të cilën betohej, kështu të dukej sikur po betohej njëlloj me të dyja duart, pse jo edhe sikur po dorëzohej qysh ditën e parë të marrjes së detyrës, që amerikanët dhe gjithë bota ta kuptonte budadallëkun e vet, pikërisht atë të tërheqjes së vëmëndjes si nga një fushë graviteti, duke u larguar kështu nga problemet e përditshme, ato ekonomike, sociale dhe kulturore, të cilat kompesohen mjaft mirë pa u plotësuar kurrë, vetëm përmes tërheqjes së vëmëndjes nga grimca hipotetike highs-trump dhe ato pika të tij (tashmë monotone), si islamizmi, (oh Zot, po u zhduk ky, me kë do merremi!?), si muri kufitar, (po tuneleve si do ua bëjmë!?), si Brexit (e ç’i hyn në xhep Trumpit apo politikës amerikane ky muhabet!?), e sa të tjera, me të cilat Trump mund të mbulojë dështimin e tij në problemet e tjera kardinale, si punësimi dhe kthimi në vend i firmave prodhuese amerikane! Por le ta lemë të punojë në qetësi e të shohim ç’vezë të kuqe do na bëjë!? Dhe ne e lemë me kënaqësi! Problemi është –kam frikë– se ai nuk do na lerë neve në qetësi, as të punojmë, rrezik as të jetojmë, (nëse do i nxisë konfliktet në botë)! Amin!

Nuk e di nese ke idene e inagurimit te presidentit amerikan.Njera nga Biblat eshte pikerisht Bibla qe eshte betuar Abraham Linkolni.
Eshte e njejta Bibel ku eshte betuar edhe Barak Obama ne 2008 dhe 2012.
Bibla e dyte ku u betua Trump ka qene nje dhurate qe ja ka bere nena e tij.
Trump nuk eshte i pari president qe ve doren mbi Bibel.
Te gjithe presidentet para tij kane bere te njejten gje.

Listen…listen
1,700 years ago, the mismanagement of a migrant crisis cost Rome its empire

Two years earlier the Goths had descended toward Roman territory looking for shelter. The mismanagement of Goth refugees started a chain of events that led to the collapse of one of the biggest political and military powers humankind has ever known.
It’s a story shockingly similar to what’s happening in Europe right now—and it should serve as a cautionary tale.

shkrimi mbaron me nje keshille per ty :grin:
…The migrants trying to get to Europe right now are not about to rise up in arms, and Europe is not—thankfully—the Roman empire. But this story shows well that migration has always and will always be a part of our world. There are two ways to deal with refugees: one is to promote dialogue, and inclusion; the other is to be unwelcoming and uncaring. The second has led to disaster before—and in one way or another, is sure to do so again.

1 Like

Evropa nuk eshte Roma, ne fakt Roma e sotme eshte Amerika, ndersa Evropa eshte Greqia e Lashte e pushtuar nga Roma, por qe ka pushtuar Romen kulturalisht.

Dmth Evropa as qe vihet ne hesap te planin e forcave te sotme, perveçse si simbol, si sex-simbol Marlon.

Si njera ashtu dhe tjetra rruge jane te deshtuara, perseritet e shkuara, compulsion to repeat, perkthyer ne shqip kruje perseri sumen intelektual i shquar Adi me shoke shume.

Pa vizion te ri, historia vetem perseritet. E çfare te beje tjeter?

1 Like

of te pallume qi kena per t’bo!

1 Like

oh, Europa, Europa, derr femne mot motit ke qene!

Anlles hi iz grebin dhet pësi ëv Tillërsën, fë nau, ui nou hi tejks dhet mexhikell litll hend pill evri 13 dejs…

O ne ai opsioni tjeter ceco, ai qy e hodbi trump si hipoteze… E ke mrena ne artikëll.

Etc diskastin ceco!

Hi sed it ceco!!!

Hi did, hiz diskasting!

Trumpi e identifikon veten me ate perandorin adrian qe ndertoi murin ne veri te britanise per te izolu barbaret.
Megjithate masat populiste te trump nxjerrin zbuluar te ashtuquajturit liberalet e majte qe nuk diten te adresojne problemet e verteta pasoje e shkaqeve te thelbit te sistemit te tyre, dhe tentonin te ofronin vetem trajtim simptomatik atyre, berja qesharak e figures trump nje prej tyre, nderkohe qe ai nuk eshte vec pasoje e deshtimit te politikave liberale te majta. Zgjidhja, nje e majte e re dhe nje bashkerendim ne nivel nderkombetar duhet konsideruar.

1 Like

ha ha :laughing:, zgjidhje felore!

Anarshizmi liberal është shendruan si puna e Saturnit që hante fëmijët e vet. Tipa snowflakes si puna jote te cilet kanë humbur çdo kontakt me realitetin janë thjesht nje produkt anomalik I sistemit. Rëndësi ka që liberalizmi ekstrem sot është kthyer në një rrogoz ku po fshijnë këmbët të gjitha lëvizjet popullore që kanë zaptuar vendet perëndimore. Ti zotrote mund të besosh e bota do ndreqet duke u kap për dore ne rreth e kënduar kumbaya-në por puna është se në fund do tju vendosin ke ajo tavolina e kalamajve me kujdestar të koka se nuk do tju vënë besimin as të lidhni brekët tuaja.

ne ket boten tone them se bashkerendimi ne nivel nderkombetar, dmth, berja bashke e c’jane te kamur e te pakamur, analfabete a te lecitur, te paqte a te krisur, bashkerendimi i tyre pra duket se arrihet vetem pasi njerezimit i shkon thika ne palce, kur e keqja ka zene rrenje e nis shumefishohet.

Kemi lufterat si shembull (bashkerendimi nderkombetar) te larget, dhe krizen e Recesionit te Madh per shembull te afert.

Deri atehere do vazhdojme te humbasim mendjen me te marrin Tramp, dhe humbasim kohe ne luften e ngushte bipolare trump-anti trump. (Jo se kjo nuk duhet, por in addition to…)

1 Like

Fillimi i artikullit te KM, dukej mire, vertet ai eshte bere qendra e vemendjes sot per sot, te tera lajmet fillojne, se, me çfare ka bere Trumpi. Ne fakt ai ka bere diçka edhe ne drejtim te taksave, vete fakti qe dy firma amerikane u zhvendosen qysh javen e pare te presidences se Trumpit, nga Azia ne Amerike, si dhe interesimin e shume firmave te tjera per tu kthyer, e tregon se ai eshte aktiv te pakten per janarin, dhe kam pershtypjen se ky vit do jete suprisues per te tere.
Para disa vitesh, kam lexuar nje liber te Trumpit, nuk e dija se ai do behej president, dhe aty ai tregon se si bente kontrroll tek punonjesit e tij, se si hiqte ndonje nga puna sapo e shihte qe nuk punonte mire, biles thonte se; eshte e shendeteshme per nje ndermarrje kur heq ndonje nga puna, se mobilizohen te tjeret te punojne me shume.
Mendoj se ky njeri ka nje vullnet te hekurt per pune dhe ndryshime.

He mo @Br3dharaku sa e hodhe ti fjalen e mire e beri proçken ay. Nuk ndryshon njeriu ne kete moshe jooo.