Vjeshta e Xheladin Beut nga Mitrush Kuteli

Fragment

Xheladin Beu po mplakej, Xheladin Beu ish mplakur… Mendja zuri t’i qerthullohej, sa ment ra poshtë, në sixhade. Bëri ca çape e ndenji në cep të divanit.
-Po pas pleqërie? – pyeti. Dhe u përgjegj vetë: -Pas pleqërie, efenm? Ti e di: varri… I hypën djersë të ftohta, që ja njomën rrethin e festes. Atëhere, po të shihej në pasqyrë, do të dukej si një kufomë e pakallur në varr. Kish parë shumë të vdekur, kish dëgjuar e dëgjonte ditë për ditë se vdisnin njerëz, po ata, thosh ai, ishin budallenj. Budallenjtë vdisnin…Ata që s’kanë ç’të hanë, ata që tërë jetën s’dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të ngasin qetë e t’i rëndojnë dorakut të parmendës. Ay ishte be, ishte Xheladin Beu i Shemshedin Beut të Xheladin Pashajt, që e kishin pritur në shparga mëndafshi dhe e kishin tundur në djep floriri. Ai nuk ishte si të tjerët, rajenjtë e harbutët, që i pjellin gratë në arat, i mbështjellin me lecka e i tundin në govatë, në vend të djepit. Një ishte Xheladin Beu në atë mëngë të mbretërisë, një e me vulë! Po pas pak e ktheu: -Mirë, mirë tha, duke përtypur nëpër gojë “efendëmin”, që e kish, siç thotë bota, “araret” – po edhe babai vdiq, edhe gjyshi vdiq… budallenj ishin ata? Dhe u përgjegj vetë me një fjalë që e kish marrë nga Xhixhi-hanëmi: -Afedersën! Afedersën! Dhe më tej padashur: a s’ka edhe aty, Xheladin Beu dy duar e dy këmbë, si gjithë bota? A s’duhet të punojë si gjithë bota për të nxjerrë bukën? Këtu nuk e mbajti dot të qeshurin, me të madhe: “Ha-ha-ha! Ku është parë bej, nip pashaj, të ngasë qetë? Ptu!” Dhe u çudit se si mund t’i kish bërë vetes një pyetje kaq të shëmtuar. Si mund të vihej ay, beu i madh, burrë “temis” – siç i thosh pastërtisë, ndonëse kundërmonte nga kalbësit e brendëshme si ato saraxhatë e kuajve – në radhën e çifçinjve të thatë, nofullmëdhenj, të palarë, barkbosh, që Zoti, me të madh të tij, i kish jaratisur t’i bënte grurë e berra?

vdekja eshte e vetmja drejtesi ne kete bote

po kur ai qe vdes eshte nje i parritur, femije apo kerthije qe akoma nuk di c’eshte jeta, eshte drejtesi?

Ne fakt drejtesine e vertete e ushtron admini, por nuk ka ç’te beje i ziu admin, jan bo per te vra me buke ne goje dhe tastjere ne dore treçereku i blogut.

Duhet me e pranu Tiku qe Ti ene Une jena bo te bezdisshem e te papranueshem per komunitetin. Une se di nese eshte faji i jone apo i komunitetit por vend per reflektim ka. Ndoje Ilustrim pls apo crtana si thot kopeshtarja?

1 Like