Vlera providenciale e artit - intermezzo, Florenskij

Çdo njeri sado të jetë i zgjuar, i ditur dhe me karakter, sa është gjallë në këtë botë është fetus në barkun e nënës, pra i pakompletuar, është gjysmak nga mendja. Duhet vdekja si proçes kalimi në nivel më të lartë në dimensionin e të përtejmes, njësoj si vemja tranformohet në flutur, që personi të përmbushë përsosmërinë.
Fetusi në mitër të nënës ka nevojë për një standard jetese: përkujdesje, ushqim, komoditet etj (nënë e kalama njësoj), po ashtu edhe personi që jeton në mitrën e Nënës Tokë duhet të jetojë sipas një standardi fizik (ushqim , ajër, ujë) dhe shpirtëror (parime, dashuri). Mosrespektimi i këtyre standarteve, si në njërin rast ashtu dhe në tjetrin, lind fizikisht shtatanike dhe shpirtërisht handikapatë, si në këtë botë, ashtu dhe në botën tjetër.

Nuk eshte faji jot qe je mbyllur ne ato qe quhen “bubble”, problemi jane ato qe jane ndryshe nga ty. Ato jane armiqte. Sulmoji…

Roberto Saviano " Gridalo"

Materialisti dialektik:
-Ore ti po shef Hënën apo gishtin?
Idealisti metafizik:
-Jo, jo, po shof Hënën sepse gishti është i Marlonit, e për më tepër është gishti i mesit!

Shqipëria nga pikpamja providenciale, ose thënë ndryshe: nga pikpamja e gjendjes ekzistenciale në majë të piramidës së botkuptimit kulturor eltar, ndodhet akoma në turbullirën e as mish as peshk të epokës së Ramizit. Çfar ka ndodh më pas Ramizit, janë vetëm modernizma të bëra vaki në bazë të piramidës të skenës kulturore, plehra e të pëgëra të kulluara teposhtë nga maja për 35 vjet rresht.

Çakalli më i tmerrshëm është ai që nuk kafshon, por vetëm zbardh dhëmbët.

Mjafton që t’i shoh emrat Lacan, Sarter, Foucault, Derrida etj, që të kem zili analfabetët; ndërse kur dëgjoj pyetjen: “a i ke lexuar francezët?”, kam zili alabakët që nuk e kanë për gjë ta fusin me grusht turinjve.

Figura e disidentit është më e pabesë se e fuksit që gjithsesi i mbetej besnik regjimit. Dikur disidenti ishte i legjitimuar të përdorte dyfytyrsinë prej hallit, si e vetmja mundësi për të mbijetuar në një sistem që nuk lejonte asnjë alternativë ndaj qëndrimit zyrtar; dmth dyfytyrsia kishte një funksion të legjitimuar agjenturor 007. Sot, kur disidenti është i lavdëruar dhe në krye të vendit, dyfytyrsia i është bërë mënyre jetese standard, inerci e të kaluarës së lavdishme të njësitit guerril, që justifikon dyfytyrësinë, skizofreninë dhe pabesinë e rëndomtë njerzore, përherë e pranishme si konstante mbihistorike dhe metahistorike.
Dyfytyrsia quhet demokratike, njëfytyrsia quhet tiranike.

Vdekja ishte konkretisht e pranishme në tirani, kurse frika nga vdekja është e njëjtë në çdo kohë e sistem. Njerzit kane aq shume frike nga vdekja, sa ngatërrojne keq, deri identifikojnë, frikën nga vdekja me vdekjen.

1989-maurizio_cattelan_torno_subito_1989_photo_fausto_fabbri

1 Like

Toyomasu_Hideo_Japan

korrikse, son tornato :stuck_out_tongue:

Psikologjike do të thotë psikopatike.

Urbanistika e lagjeve të vjetra, aq të dashura për turistët, por jo për ata që i banojnë dhe i përdorojnë përditë: rrugica torturuese që sillen rrotull pa ditur se ku shkojnë, rrugë qorre pa kuptim, arkitektuara kapriçoze pa funksionalitet, porta dhe dritare si turinj që zgërdhihen etj, janë karikatura iracionale të subkonshit kolektiv të ndërtuara sipas logjikës së interesit të çastit që çirren, bërtasin, grinden, qajnë dhe gajasen si shpirtrat e munduar të padronëve të tyre: “ik er mushu anej se kjo është e imja!”, “s’ka ç’të duhet ty!”, “kur un të thashë ti nuk fole, tani maje me shnet!”, “oi oi oi!”, “ëëëëë”, “ahahaha!”, “hihihihi!” etj.

korrikse, ne rruge te tilla themelohen partitë qe ndertojne qytete me urbanistike racionale

Tirana u zgjodh si kryeqytet pikërisht sepse ishte një katund çfardo pa rëndësi e pa histori, si i vetmja mënyrë zgjidhjeje e sherrit midis përfaqsuesve të qyteteve me emer që hiqeshin sekushi më i lashtë e më me kulturë, njëri më kacup se tjetri.

Po njësoj dhe për të njëjtën arsye, në mbledhjen për formimin e Partisë Komuniste, ku u përleshën kryesitë e grupeve komunistë të qyteteve me traditë kulturore, u zgjodh sekretar një pjestar i panjohur i degës së grupit komunist të Korçës që vepronte në Tiranë.

Korrikse, a e kuptove pse Ai ja mballosi me vone superioreve me kulture qe e njihnin komunizmin me mire se Ai?

1 Like

Se çfar peshe ka fjala e kupton vetëm nga eksperienca e diskursit të komunizmit, për një fjalë dhe për mënyrën si e thoshje këtë fjalë, rrezikoje jetën. Dhe kjo jo vetëm për shkrimtarët që rrekeshin të triblonin çensurën, por për çdonjerin, sidomos për kë ishte me pozitë. Sa më lart në pushtet, aq më bizantine bëhej fjala, dmth humbej teksti dhe kuptimi, për hesap të kontekstit dhe nëntekstit, derisa në majë fare kishte rëndësi mënyra se si thuhej, sepse çfar thuhej ishte formulë kanuni.
Për kë ka jetuar kohën tragjike që të ikte koka vetëm për një fjalë, diskursi i sotëm demokratik i duket pa peshë dhe konvulsiv si vërtitje komike këmbe e kokë në mungesë gravitacioni.

Korrikse, a e kuptove tani perse epoka dixhitale e blogjeve, lloqeve te pazarit dhe loqeve te Marlonit lind mbas renies se komunizmit?

Ka urtësi normale si përvojë jete, por ka edhe urtësi të çmendur; e para mund të mësohet dhe instruktohet nga mjeshtri, e dyta jo, duhet të jesh mjeshtri që ta njohësh.

korrikse, besoj se je aq mjeshtre per te kuptu se ku e kam llafin

Ka që kanë rënë burg rastësisht ashtu sikur bihet në ndonje gropë pa e pasur mendjen (shprehja në shqip është tepër iluminuese për situatën), ka që i kanë futur në burg sepse ashtu osht i punë, pa e marrë vesh fare se si, qysh e tek (si Edmond Dantesi që ja shpjegoi abat Faria motivet e burgosjes) dhe ka që janë futur në burg me këmbët e veta si pasojë fatale e besimit dhe veprës së tyre.

Korrikse sa vete mund te jene gjithsej nga keta te fundit?

Kur ndjen vërtet, ndjen se s’ka kufi, kur fillon e sheh se ka kufi, fillon e sheh se nuk po ndjen më, ose fillon e ndjen ndryshe, edhe përtej kufirit.

korrikse, ollrajt komon bejbi?

Gjuha ka diçka të mangët në përshkrimin e realitetit, përthyhet nën vete me efekt pasqyrë, gjerat që thuhen mund të kthehen mbrapsht.
Gjuha është e mangët sepse qenia është e mangët.

korrikse, kisha nje forte me te thon, vetem se e kom harru, m’hiku nga menja

Shprehja shqip “jashtë shtetit”, unike dhe e paparë në botë, përdorur si largim prej vendlindjes, dëshmon për identifikimin e frikshëm të kombit me shtetin si përbindësh shtet-komb, natyrshëm edhe frikën për t’i qenë larg këtij përbindëshi, me pasojë anën tjetër të medaljes: arrogancën, shpirtin anarkik dhe refraktar ndaj çdo strukture.

Korrikse, e ke vu re ene tina se n’Shqipeni nuk respektohet ligji? :rofl: