Vorbullat e librit shqip

Ardian Vehbiu thotë në këtë shkrim se rinia shqiptare po i largohet librit sepse ky i fundit është shumë i shtrenjtë. Vehbiu bën një llogari të shpejtë të çmimit të librit në Shqipëri në krahasim me jashtë:

Për shembull, Italia ka një GDP per capita prej rreth 36,000 USD; ndërsa Shqipëria diçka si 4700 USD. Kjo do të thotë se GDP per capita në Itali është 7.6 herë më i lartë se në Shqipëri.

E megjithatë, një libër paperback në Shqipëri kushton diçka midis 7 dhe 10 USD, ndërsa në Itali 15-20 USD; çka do të thotë, për mua, se librat në Shqipëri duhej të kushtonin diçka midis 2 dhe 2.5 USD – prandaj edhe, në terma relativë, i bie që librat në Shqipëri të kushtojnë 4 herë më shtrenjtë se në Itali.

Dhe sugjerimi i tij është që shteti të ndërhyjë në treg e të ulë çmimin.

Me fjalë të tjera, përpiquni seriozisht ju si qeveri, zonja Kumbaro, që libri në Shqipëri të kushtojë po aq shtrenjtë sa në Francë, në Itali dhe në Gjermani; dhe pastaj flasim sërish sa shitet dhe sa lexohet nga të rinjtë.

Nëse ka ftohje të të rinjve nga libri nuk është doemos për faj të çmimit. Po konkurrenca nga mediat e tjera, videogamet, televizori, Interneti, celulari, a nuk e ngushtojnë vëmendjen e të rinjve për të lexuar libra? Në Shqipëri, si gjetkë, rinia është goxha më aktive në mediat e reja se në ato të vjetrat. Dhe, si gjetkë, kjo kohë e shpenzuar online apo duke postuar foto në Snapchat është kohë që i është vjedhur të paktën pjesërisht, librit.

Dhe, më tej, ulja e çmimit të librit nga 8 USD në 2 USD nuk rrit doemos leximin. Mund të rrisë shitjen e librave, mbase. Po leximi, koha për të lexuar më saktë, do kishte të njëjtën konkurrencë nga mediat e reja.

2 Likes

E vertete megjithate cdo media ka specifikat e saj dhe nderveprimi midis tyre eshte dinamik. Psh vihet re koheve te fundit nje kthim i librit ne trend. Kjo sepse eshte pershtatur mjaft te mire me teknologjine. Shume biblioteka ofrojne karta aksesi digjital. Android, Kindle, blogje, aplikacione e faqje te ndryshme te tipit Goodreads jane vene ne funksion te librit. Ne grupe te caktuara te rinjsh po vishet serish me nje tis intelektualizmi, elitizmi, hipster meqenese interneti dhe facebook-u jane bere shume mainstream.

Ndaj edhe cmimi i larte ne Shqiperi, i pajustifikueshem, i librave eshte faktor frenues per grupin e atyre qe kane deshire per te blere libra por jo mundesine.

Edhe cmimi i larte ka pjesen e “fajit.”

personalisht mendoj qe cmimi i librit eshte nje nder faktoret por nga ata determinante. eshte shnderruar ne mall luksi ne raport me te ardhurat tona.

2 Likes

@squarepusher Aq me shume kur behet fjale per autore pak a te pa njohur fare. Ne mungese te komenteve/recencave eshte si pune llotarie, dhe biletat e llotarise duhet te jene te lira.

1 Like

po pra, duhet ta dish mire se cfare po blen se librat as nuk i kthen dot mbrapsht.

I shtrenjtë sa ska ku të shkojë më. Unë i bëj hesapet jo si z.Vehbiu (me të cilin jam dakort) por më thjeshtë. Tek ne, një libër me 350 faqe bën rreth 1000 lekë e barabartë kjo me 2.5-3 % të pagës mesatare mujore. Në strukturën e pagës të një italiani ky libër zë 0.5 % të pagës, pra 5-6 herë me mundesi më të mëdha se ne për t’i blerë. Veprojnë më shumë se 300 shtepi botuese të cilat nuk jetojnë me librin artistik. E vetmja politikë që zotërojnë dhe dinë të përdorin Ministritë e Arsimit dhe Kulturës janë shpërndarja e librit shkollor dhe shpërndarja e honorareve për përkthimet. Tek-tuk ndonjë çmim si lëmoshë.

1 Like

Ne Shqiperi?

Une do isha 100% pro permiresimit te bibliotekave ne Shqiperi.

sidomos pk te fillohej me aksesimin e lehtesuar neper biblioteka duke nisur qe nga regjistrimi i anetareve e deri tek perftimi i titujve te kerkuar ne kohe me te reduktuar. dikur duhej te merrje buke me vete para se te niseshe per te marre nje liber ne biblioteke dhe shume shpesh nuk e gjeje te disponueshem titullin qe kerkoje. nuk e di tani, mbase jane permiresuar gjerat.

Ftohja e brezit të ri nga libri - e thënë më troç: përse të rinjtë nuk lexojnë (aq sa duhet…?) është një temë debati që ngacmon mendjen e botës mbarë dhe jo thjesht, mendjen e një ministreshe shqiptare të kulturës.
Tipike shqiptare në të është pikërisht ngërthimi i vëmendjes në temën: çmimi i librit si faktor frenues/përshpejtues i shpërndarjes së tij në treg.
A qëndron ky problem ? Natyrisht, qoftë edhe duke ju referuar komenteve të atyre që e përjetojnë realitetin ekonomik në vend (shih komentet squarepusher, Tirona-4ever etj… etj). Thjesht, argumenti Vehbiu që libri në Shqipëri kushton 4 herë më shtrenjtë në Shqipëri se në Itali (krahasimisht të ardhurave reale për fryme të blerësve përkatës) është përcaktues - jo i vetmi, por sidoqoftë përcaktures.
OK. Le ta shtrojmë problemin ndryshe: përpos librit, si qëndron çështja për të tjera mallra në treg? p. sh: makaronat, a nuk janë edhe ato 4 herë (në mos më tepër) shtrenjtë në Shqipëri se sa në Itali? apo vaji, orizi, mielli, mishi, peshku etj… A është ftohur brezi i ri nga makaronat? A i hanë të rinjtë (aq sa duhet)?
Ky është edhe absurdi i këtyre lloj pyetjeve, që përmblidhet në fjalën “mall” dhe “treg”. Vërtet fundja-fundit, edhe libri është “mall” dhe si i tillë ai duhet të afishojë një çmim - pasi ka një kosto ekonomike (konceptimi, prodhimi, shpërndarja). Por sidoqoftë, ai nuk është “mall” sikundër makaronat! Përfitimi i “ngrënies” së librit është kulturor, i makaronave biologjik - që duke i shtuar edhe markën përkatëse (Barilla, Rana, Martelli…) shëndrrohet në mall konsumi.
Pra, argumenti ekonomik në këtë rast mund të përdoret thjesht për të thënë se të rinjtë shqiptarë preferojnë më mirë makaronat se sa librin!
Lidhur me çmimin e librit, çka nuk përmend shkrimtari Vehbiu është se në Itali ky çmim përcaktohet nga botuesi, në Shqipëri nga autori i librit - pasi është vetë autori që heq me paret e tij të gjitha shpenzimet e redaktimit, prodhimit, shpërndarjes. Dhe kjo skemë ekonomike e tregut të librit, natyrisht që do të ndikojë në çmim!
Përfundimisht, në sa ka vend ku mund të ndërhyjë ministrja Kumbaro në këtë mesele është:

  • së pari, ndrrimi i rregullave të lojës në tregun e librit - botuesi të hyjë në treg si çdo sipërmarrës tjetër kapitalist: të marë mbi vehte shkallën e rrezikut të prodhimit të mallit “libër” dhe jo ta shkarkojë atë mbi autorin. Rrjedhoja e parë e kësaj gjëje do të jetë profesionalizimi i zanatit të botuesit - matja e tij një qind herë përpara se të botojë një titull (leximi i kujdesshëm i tekstit, thithja e mendimit të specializuar - komitetet e leximit, studimi i tregut, matja e shkallës së depërtueshmërisë së mallit specifik etj…). Rrjedhoja e dytë do të jetë pastrimi i këtij tregu nga një varg titujsh pa asnjë interes (përveç atij të autorit që e ka shkruar), rrjedhoja e tretë - krijimi i një raporti më të shëndoshë mirëbesimi mes botuesit dhe lexuesit. Ky i fundit çlirohet gradualisht nga dilema e përgjithshme: a ta ble këtë libër apo jo, pa ditur paraprakisht në se ja vlen apo jo, dhe i mbetet të zgjidhë dilemën e tij personale: a ja vlen të lexohet ky libër, i këtij shkrimtari?
  • së dyti, vendosja e një politike mbështetëse kombëtare për librin shqip dhe nxitjen e leximit tek të rinjtë (por jo siç thotë Vehbiu “… duke gjetur mënyra për t’i ulur çmimet e një kategorie librash… duke i subvencionuar botuesit një përqindje për çdo kopje të shitur”). Ato përqindjet dhe subvencionet duhet të shkojnë drejt bibliotekave publike dhe institucioneve për të stimuluar blerjen sistematike nga ana e tyre të një numur kopjesh të librave. Kështu edhe lexuesit do të rriten dhe do të bëhen më të interesuar (në vend ta blenë librin ée shtrenjtë", shkojnë dhe e huazojnë atë në bibliotekë), edhe autorët do të stimulohen më mirë, edhe botuesit do të kenë një brez më të sigurtë shitjesh për titujt e tyre.
  • së treti, nxitja qoftë edhe pjesërisht nëpërmjet subvencioneve të shtetit, të një logjike të strukturuar të kritikës letrare ku përveç kritikëve të mirëfilltë të angazhohen autorët, librarët, punonjësit e bibliotekave - pra ata që lexojnë rregullisht (revista të specializuara, rubrika të profesionalizuara në shtyp, emisione në televizionin shtetëror, në radion publike etj…), si një lloj arbitri të këtij tregu, si ndërmjetës mes librit dhe lexuesit.

Përse të rinjtë nuk lexojnë (aq sa duhet…?)
Kjo pyetje kërkon debat, është e vërtetë… le të shprehen Peshqit. Arsyet janë të ndryshme, por jo thjesht ato të numëruara nga Vehbiu!

Kjo puna e cmimit eshte si kapja pas kashtes per te shpetuar. A.Vehbiu ben mire qe e ngre serish kete problem, por ai si dhe te gjithe autoret shqiptare, perjashto pak emra te perzgjedhur, jane te destinuar te mos-mbijetojne! Sot mjafton si autor letrar te merresh me tema te siperfaqshme, ku dhe erotika te mos mungoje, dhe do te gjeni nje vend ne faqe te ndryshme te sponzorizuara nga qeveria, dhe kjo e fundit nga taksat dhe nga jashte. Nese ju si shkrimtar apo thjesht si autor, qofte edhe i ri, apo dhe i vjeter, do te prekni tema dhe subjekte te fuqishem lobiste, jeni i destinuar te humbisni, aq me teper ne nje vend si Shqiperia, ku nje shumice njerzish perpiqen te mbijetojne, keshtu edhe nuk e marrin vesh si menjanohen dhe lihen ne heshtje me dhjetra emra dhe qindra tituj.
Pervec kesaj eshte e vertete se sot shumica e atyre qe kane bere leke, nuk kane lexuar ne jete te tyre me shume se dhjete libra, gjysma prej tyre deri ne gjysem. Pra, libri eshte sot ne parandjenje te shumices se popullsise si nje mjet i budadallepsjes dhe mos-suksesit. Ndaj nuk i afrohet njeri, si lebrozve ne mesjete.
Do shtoja ketu se ky shou zyrtar i Mireles mund te pershkruhet vetem nga pena hamletiane dhe molieriane, pasi jane keta zyrtare qe shmangin cdo komunikim me autoret dhe shkrimtaret, perjashto ato pak emra te njohur tashme e te mebeshtetur si brenda ashtu dhe jashte. Si vete-autor kam nje fare eksperience ne drejtimin e botim-shperndarjes si dhe komunikimin me pak zyrtare te ndryshem dhe mediat; nese do ta tregoj kete eksperience, jo vetem nuk do ta besoj njeri, por nuk e besoj edhe une se mund te arris ta tregoj sot ne kohen e internetit hapur per lexuesit. Metodat e shmangies se disa te vertetave te hidhura per ata qe jane “lart”, jane mjaft te sofistikuara. Keshtu, ne nje pike i jap te drejte dhe e mbeshtes me keqardhje kete Mirelken, ate qe mos-komunikimi me librin ka tashme dhe ka pwr tw patur ne te ardhmen edhe me shume pasoja per kete shoqeri dhe kete vend.

Shtrenjte jane. Dikur ia lejoja vetes te shtoja ndonje liber ne biblioteken time, por tani, e shoh qe e kam shume te veshtire. Lere me, kur te duhet t’ua sugjerosh nxenesve x liber, te shikojne ne sy si statuja, kur ti u thua cmimin. Ne Shqiperi libri eshte luks. Pike.

1 Like

Përderisa libri do të mbetet luks për moshat e mesme dhe të shkuara që bota e qytetëruar i konsideron si shtresat konsumatore më aktive, vaj hallit kulturës së të rinjve, të cilët edhe ato pare që kanë mundohen t’i shpenzojnë për argëtime më dinamike dhe tërheqëse se sa leximi.

1 Like

Si i thone kauret :“Cheap crap is still crap”.Makinat , I-phone, veshjet firmato , apartamentet etj jane jashte buxhetit te shume shqiptareve megjithate shiten.arsyeja do kerkuar ne mediokritetin e cilesine e ulet te atyre qe shkruhen ne keto libra,dhe amatorizmin e shkruesve(me disa perjashtime sigurisht) .Psh kanidatja e sivjetme e cmimit letrar prestigjioz kadare, farmaciste me prefesion, deftente se kishte mesuar si te shkruante roman me disa kurse shkrimi ne internet.nashi une nuku kam degjuar qe dikush te benet profesionis t i zoti si psh dentist, farmacist , fizikan berthamor etj me disa kurse interneti .pse menojne se shkrimi i romaneve , persiatja e temave te thella historike e filozofike jane pune amatoresh?ka nje ulje te pergjithshme standarti ku cdo njeri din shkrim e kendim shkruan nje liber,cdo njeri qe din nje gjuhe perkethen krievepra te letersise boterore .Nje inflacion grafomanie qe etikotehet si letersi dhe kuptohet librat mbeten pa shitur.