Vrasje ditën e gjyqit

Ish oficeri i policisë Ervin Dalipaj ishte i dyshuar si bashkëpunëtor në një vrasje seanca e parë e gjykimit të së cilës do të bëhej sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Dalipaj nuk u paraqit në Gjykatë. Ai është njëri ndër dy viktimat e vrasjes në lëvizje që ndodhi sot në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit. Dëshmitarët kanë treguar për mediat sesi makina e ngarë nga Dalipaj udhëtonte me shpejtësi, e ndjekur nga një mjet i zi i përshkruar si “furistradë”.

Dalipaj ka mbajtur postin e shefit të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës deri në vitin 2013. Ai ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës. Viktima tjetër në makinë ishte një i ri, mik i Dalipajt, me emrin Juxhin Dautuaj, gjithashtu i akuzuar për vrasje në të kaluarën. Dautaj udhëtonte pasagjer në Audin A8. Sipas dëshmitarëve, mjeti që goditi me mbi 20 plumba makinën e viktimave është larguar më pas në drejtim të Shijakut. Vendi i ngjarjes është njëri ndër akset rrugore më të frekuentuar në vend, si lidhja kryesore mes Tiranës dhe Durrësit.

Po te ishin bllokuar rruget edhe sot do kishin shpetuar dy jete.

4 Likes

Viktima tjeter Juxhin Dauti, ka vrare 5 vjet me pare shokun e tij Vlonjat te femijerise, ish kampion Bilardoje dhe nuk ka bere nje dite burg. Kemi gjykata e prokurori te forta or tej.

Keshtu ka lezet si ne kohe Te kaubojsave .s’ka nevoje as per vetting as gjyq as me the e te thashe.

“Put your sword back in its place,” Jesus said to him. "For all who draw the sword will die by the sword.

4 Likes

Berisha me Lulin do kishin bo mire ti kishin dale perpara A8-s me e ndalu…

I dyshum per vrasje, ne gjendje te lire… Nuk duhet veting per gjyqtaret, duhet kastrim.

1 Like

Gjykata mban pergjegjesi per VLonjatin qe vrau shokun e femijereise. Per ish-shefin e Krimit ekonomik…apo komisarin e Bandave te Durresit, qe sot Shqupi e qau si ish - Koleg eshte Policia qe mban pergjegjesi se ai qarkullon me makine lirisht kur eshte i kerkuar ne gjykate plus qe para se ta vrisnin makinat e atentoreve dhe viktimave kishin gjemu njera tjetren si te fast and furious ne autostraden Tirane Durres. Hec se doli mire kesaj rradhe e shkuan per lesh pa shpenzime gjykate e burgu por belaja eshte qe ne keto perplasje ha ndonje plumb qorr edhe fukaraja qe eshte ne hall te vet.

1 Like

krimi nuk perben me lajm. Lajm i perditshem eshte ai i batutave qe shkemben KMja me facebookistat. Si gjithmone, fiton KMja me ironine e holle

3 Likes

Ajo qe me habit mua ne kete ngjarje, eshte se si ka mundesi qe ne polici e detyra drejtuese punojne vrases, pra njerez me te akuza te renda penale. A ka njeri ta shpjegoje kete.

Eshte ish-polic, i pushuar nga puna ne 2013 sepse ka de-kospiruar aksionin kunder lojrave te fatit. Kur i hoqen nga puna atehere si grup kta te krimit ekonomik…i qane se u shkarkuan specialistet…specialiste qe bashkepunonin me krimin, bonin vrasje me pagese e kte pe r me teper e quanin Komisari i bandave te te Durresit. Ndersa per ca te tjere ishte cun flori e djale me zemer.
Po pse mer Pjer ne Belgjik nuk ka police me bordero tek mafiozet?

keta qe jane ne kerkim lerdorin auda a8 per te mos rene ne sy, qe te mos i ndaloje policia

kjo eshte shqiperia e re e edvin kristaqit

1 Like

çfar nuk po na nigjojne veshet,
Per ne Belgjike, para ca muajve rane gjurme te nja 4 policeve qe shkonin e iu vilnin pare njerzeve neper lokale, ishin dy e dy, futeshin neper lokale, iu kerkonin dokumenta njerzeve dhe atyre qe s’kishin i mirrnin menjane dhe iu merrnin parat. Ishin dy polica belg e dy me origjine te huaj. Ne fakt ketu, sikunder dhe ne Shqiperi e gjith boten, brenda policise fuksionon grupi i disiplines/kontrrollit te brendeshem, ata jane polica qe ti nuk e di se kane edhe nje detyre plus.

Ne kishim 2 polica qe morren dekorate nga Kryebashkiaku per lufte eficente ndaj prostitucionit. Ata ne fakt merrnin informacion nga disa bosa Bordellos dhe sulmonin bordellot e kundershtareve. Rasti me tragjik ishte 2 police doras te Mafies qe kishin bo vrasje pa fund per 30-40 vjet, vrane edhe nje komshiun tim para ca vitesh gabimisht…ai ishte student dhe ishte futur tek makina e vet te tymoste nje hashish cinare nga qe kish frike nga e jema. E vrane gabimisht dhe nuk bon as i dit burg ne teknikalitete dhe per faktin se shume crasje ishin shume te vjetra.

Po edhe atje tek juve ne Amerike, ekziston kontrrolli intern, siç quhet, ku kontrrollohen jo vetem policat por edhe prokuroret, gjykatesit.

Po si nuk u ndodh nji ambulancë a diçka aty ? :frowning:

1 Like

Ishte bllokuar rruga.

ambulancen ne shqipni e paskan kthy si Uber, ska asnji bluze te bardhe ne te. po te jesh me fat te qellon edhe nanji qe di me te rregullu edhe depoziten e ujit ne cati

1 Like

Fiton ai me ata “krahthyerit” qe s’ dine te lidhin dy llafe, se komentet e ca te tjereve i fshin ose bllokon.

ca fiton o Maksi… 1 ne 3 veta po i thote “shko vrit veten”.
edhe pak po ja kalo ne stature edhe pitkinit

2 Likes

Sa ka dale ai i bandes se Durresi u vrane dy ish polic, nje andej nga Vlora qe mund te kete qene robi me kapele neper shkalle etj. Kush e di!

Per me teper, keta qe vrane duhet te kene qene te forcave speciale, se kerkon stervitje te gjate vrasja ne levizje.