Westworld

Kohet e fundit po shikoj westworld. Eshte nje nga serite e veteme qe ma ke magjepsur. Do te doja te dija nese ndokush tjeter po e ndjek e cfare mendon.

https://www.youtube.com/watch?v=QeBik_YHBYM

1 Like

S’e kam pare por meqe thua “magjepsur” me grish ta shoh, me shpresen te mahnitem dhe vete. Flasim mbasi ta kem pare.

2 Likes

Per cfare flet kjo westworld…na bej nje pershkrim te lutem. Pse ia vlen ta shikojme. Si dhe na postoni me shume sugjerime filmash, skam pare fare keto kohe. Jo nga ata filmat qe u marrin mendjen kokave te kritikes. :smile_cat: Nga kto t’bukurit per popullin e thjeshte.

E kam hasur gjate nderrimit te kanaleve te HBO kete serial, kam pare pjeseza te vogla por… Do ndalem me gjate sot a neser. Do mbash pergjegjesi po nuk u magjepsa! Lol.

Do te sugjeroja serialet ( keto shifen me shume nga ne populli I thjeshte :stuck_out_tongue:) 1) the night of. 2) stranger things ( e ke ne Netflix). Mbaro keto te dyja dhe te rekomandoj te tjera prape. Nga 8/10 episodes jane. Shifen shume shpejt, se te thithin me gjithe rroba bashke, spo permend koken. Lol

1 Like

Westworld ambientohet ne nje te ardhme ( nuk e di sesa te larget) ku njerezit kane krijuar nje park argetimi per njetezit e pasur, te populluar me robote ( makina me inteligjence artificiale, me trup prejmishi te printuar ne 3d) qe mendojne se jane njerez. Parku eshte i ambientuar ne far west, dhe te pasurit paguajne $40.000 ne dite per te berecte duan, nga seksi, vrasja perdhunimi e gjithcka tjeter qe nuk beje dot ne boten reale…

Është shumë shumë interesant dhe unë jam komplet hooked. Për ata që nuk e kanë parë mbase vlen informacioni që luajnë edhe Antony Hopkins dhe Ed Harris, it’s that kind of production. Per momentin është në episodin e 6te.
Ne një te ardhme te papërcaktuar, një kompani zotëron një park gjigant qe u jep mundësinë njerëzve të pasur të përjetojnë aventura western. Parku është i populluar me pritës, android te avancuar, të cilët nuk e dinë se janë pjesë e një loje. Vizitorët nga ana tjetër kanë të drejtë të bëjnë c’te duan në park, dhe bëjnë goxha. Pritesit fillojnë të dyshojnë realitetin e parkut… Do androids dream of electric sheep? :slight_smile:
Seriali është një lloj kryqëzimi mes filozofisë se blade runner dhe brutalitetit të game of thrones dhe sillet rreth temave të realitetit, koshiences dhe natyrës njerezore.

Per target group të Westworld do rekomandoja shumë serinë antologji “Black Mirror”, eshte disturbing se sa të mundshme janë skenarët aty. No happy endings ama. Nga sci-fi tani pamë në Netflix space opera The Expanse dhe na pëlqeu goxha.

3 Likes

Nese do ta percaktoja, do te thoja qe me ka intriguar per çdo episod te pare. Me duket seria me origjinale kete vjeshte, perveç Rectify e cila eshte ne fund te saj. Te dyja prekin eksperiencen njerezore, ndonese ne zhanre krejtesisht te ndryshme.

ok, duket interesante. Megjithese, s’i pelqej shume filmat me robote, meqe u dukerkan si njerez te vertete, do provoj ta ndjek njehere, kushedi me pelqen.

shiko ca pjese, do nisesh te duash robotet e urresh njerezit :slight_smile:

Jam te seria e trete, duket shume mire. Cast-i eshte shume i forte, te gjithe, deri tek mjeshtri plak. Kjo aktorja kryesore ka fytyren e duhur. Ke qejf ta shohesh.

1 Like

episodi i 7-te jepet sot, mezi po pres. “playing god” duket deri tani. duket qe eshte serial me buxhet te larte dhe me aktore a-list.

p.s. muzika e perdorur goxha interesante. deri ne episodin e gjashte dallova te pakten 3 kenge nga Radiohead dhe zbulova se "black hole sun i Soundgarden eshte nje ri-interpretim i klasikes “stand by me” te Ben King.

1 Like

i pashe 2 seri mbreme. Ideja qe jemi kavie eksperimentesh ne duar alienesh ose sic thone me humor shkenctaret, mund te jemi detyre kursi e nje nxenesi te shkolles se mesme diku ne nje univers pa lidhje me kete qe njohim ne, eshte intriguese. Si Matrix

ok, kush e pa pjesen e 7?
pa spolers, por pak a shume cafre kisha parashikuar.
tani mungojne 3 pjese, pjesa e fundit do jete me siguri me te papritura, por do perfodoje aty ku ka nisur, man in black dhe dolores tek koteci…
gjithashtu tani jam i sigurte qe tere ngjarja eshte e ndare ne 2 kohe, ne te kaluaren, william me dolores, e ne te tashmen tere pjesa tjeter. william do jete kthyer ne man inblack…

Ti e kishe parashikuar ate qe ndodhi me Bernard? wow…
Un s’do e kisha marre dot me mend, sepse nxjerr ne pah nje ane shume te erret te Ford.
Kjo teoria jote qe cdo gje po ndodh ne dy kohe eshte interesante, dhe besoj se gjen mbeshtetje tek fakti qe aktoret e dy linjave historise nuk duket se po kryqezohen ne te njejten skene, dhe ai tipi Lawrence ishte tek njera linje, kur befas del tek linja e William si nje personazh krejt tjeter…
Por zerat qe ka filluar degjon Dolores dhe ndryshimet e saj dhe androideve te tjere sikur kane filluar tani vone, ndryshe i bie te jene nje ndodhi e perseritur, nje fenomen “natyral” drejt te cilit shkojne vazhdimisht androidet dhe duhen bere reset here pas here, ne cikle.
Gjthsesi, teme shume e goditur, nje show vertet "fascinues"
Ju rekomandoj kete review nga Christopher Orr http://www.theatlantic.com/magazine/archive/2016/10/sympathy-for-the-robot/497531/

Gjithashtu do rekomandoja filmin Ex Machina (ne Amazon Prime etj) per ata qe i kam mikrobi i kuriozitetit ndaj AI pas ketij seriali

Fakti qe Dolores eshte ne dashuri me Tedin tek njera linje e me William tek tjetra, me duket e mbeshtet edhe me teorine e ndarjes ne dy kohe…

dolores eshte e programuar te doje tedin, e tedi ehste aty qe ta mbaje te lidhur, ne menyre qe ajo te mos beje ate qe beri…

1 Like

Tek bernardi kishte disa gjera qe sma mbushnin mendjen:

  1. ne te ardhmen cdo semunje ehste sheruar, e keti i ka vdek djali?
  2. disa here po te besh kujdes ford i flet sic u flet robotave duke mbaruar ‘now you should go, should not you?’
  3. nje nga teorite e mia eshte se te gjithe jane robote ne park…

artikullin e shtova ne pocket, e do e lexoj kur te kem kohe

ex-machina e kam pare

une punoj ne fushen e teknologjise, dhe inteligjenca artificiale eshte shume me afer sesa mendojme. Gjigande si google e ibm po merren shume me kete teme

dmth. e paske pare pjesen e 7-te… nuk kuptohej fare qe Bernard ishte robot… nejse

filmi kap shume ceshtje filozofike, sidomos kjo ceshtja e memorieve, sesi robi perbehet nga kujtimet e tij etj… edhe keta arrijne te identifikohen si rob per shkak te kujtimeve qe u jane implantuar ne koke… p.sh. shkaba mund te jete nje bot, vetem se ai nuk e di akoma.

1 Like

Ne fakt 99% te shikuesve e kishte kuptu ate muhabet, gjithsesi eksekutimi ishte perfekt