Zara dhe tavëll


#1

Me duket se kam folur dikur per kete episod; kete eksperience me administraten shqiptare.
Ishte rreth 10 e menjgjesit. E gjeta aty drejtorin. Luante tavell bashke me nja dy “specialiste”. Nxora celularin dhe u thashe se do ti beja foto tavlles, dhe i pyeta nese donin te dilnin edhe ata. U cuan pupthi dhe u bene njesh me muret anesore.
Kisha 2 dite qe kerkoja drejtorin per te zgjidhur dicka krejt banale. E gjeta ne kete vrime miu, ne nje cep te sajuar te godines se… Te pakten keshtu me kujtohet.


#2

Po te luante online si administratat e vendeve te tjera, nuk e kapte njeri, sic nuk kap njeri anetaret e peshkut duke gjezdisur neper internet, cuditerisht gjithnje ne orar pune. Megjithate, e besoj qe ka drejtore te tille ne administraten shqiptare. Por e keqja eshte se zakoni mes atyre qe flasin per Shqiperine, eshte te behet sikur kjo eshte norma ne administraten shteterore. Nuk ka qene norme as me Berishen, nuk eshte as tani. Eshte komplet ne varesi te institucionit, se sa pune ka zakonisht me njerezit, dhe permiresime ka cdo vit e me shume. Shumica derrmuese e institucioneve nuk kane gjera te tilla dhe postuesi e di, prandaj s’ka vene asnje detaj. Sepse eshte nga ata qe i intereson te duket sikur kjo eshte norma.


#3

Ku, kur…? më shumë hollësira. Edhe pse pamja më është familjare, në kuptimin, duket si një zyrë shtetërore. Por duhet ta pranojmë se ka patur përmirësime në këtë aspekt, sikur po formalizohen gjërat.

Vajta para ca ditesh te beja nderrimin e njesise vendore nga shtepia e vjeter, tek ky vend ku banoj tani. Njoftonin ne televizione se do kishte 10,000 leke gjobe per ata qe nuk e benin nderrimin deri te premten. Duhet te shkosh ne lagje, tu tregosh atyre te njesise bashkiake prova se je pronar i X apt ne X vend. Une vajta te enjten, ora 11, ishin nja 30 vete ne rradhe, shumica pleq. Kishte mbaruar boja e printerit dhe po e sillnin nga nje njesi tjeter. “Po keta, presin dyndje dhe nuk porosisin boje?” - mendova, dhe ika. Ishte nja 39 grade ate dite.

Mendova qe po te shkoj nga ora 3, pensionistat do jene mbledhur ne shtepi nga vapa, kurse keta ne pune nuk do kene dale ende. Dhe vajta gjeta vetem dy cuna ne rradhe. Njeri ne fakt thjesht i bente shoqeri tjetrit. Punonjesit e minibashkise, edhe nje tip shefi, por sidomos ca goca te reja ishin shume te sjellshem, te gjindur. Dy eksperienca shume te ndryshme brenda dites ne te njejtin vend. Isha pergatit per te vuajtur nja nje ore te pakten por dola per 5 minuta. Me erdhi te telefonoj gruan nga gezimi.


#4

Ne burgun e Bences paske vajtur… :stuck_out_tongue_winking_eye:


#5

Ndaj duhen bere gjerat online, qe te mos sorollaten mileti dhe te mos ju duhet te “paguajne kafe” per gjera te tilla te vogla.


#6

Nga fillimi i 2016. Se ku nuk po e them se mo i vete llafi n’vesh qytetarit digjital. :stuck_out_tongue: Drejtori eshte nderruar; ky i riu bashke me Veline do kene ne dore nja 200 milion dollar pune se shpejti. Per nja 2-3 jave do kaloj prap andej; ti hedh nje sy zgeqit, a e kane rimobiluar a jo.

Une nuk i fus te gjith ne nje thes blendo. Kam miq qe punojne nga 2 pune bile, e bejne edhe projekte ne fundjave. Po ja qe ka dhe cuna si shkaba qe na mbajne pishtarin se kur postojme ne peshk.


#7

Zarat me një llaf nuk i nxorre se u fshehën pas mureve.

Ka disa projekte për digjitalizimin e shërbimeve, Adisa, e-Albania etj por akoma nuk kane marre hov. Nga ana tjeter shume qytetare qe do duhej te perfitonin e dine se interneti eshte facebook-u. Aty jane futur per here te pare dhe kane ngec.

Dhe, ndoshta per shkak te pervojes se deritanishme, shqiptari e do ne leter dhe me vule. Psh. nuk i paguajne dritat ne dhjetra zyra Western Union e ca te tjeta por mbajne rradhe tek OSHEE se duan te vulosin librezen. Le te jete e paguar ne sistem, po nuk e pati ne libreze nuk e qun, dhe po i humbi libreza i futet llapa mren.


#8

Plus cigare vu, sikur ne zyra shteterore eshte e ndaluar…ato karrige qe duket sikur jane sjelle nga magazina te teatrove socio-realiste.


#9

Se po t,ishte te themi kosh basketbolli, nuk u qujte :smile:


#10

Shkabe kam kohe qe permbahem ne pergjigjet drejt teje. Paraqitesh mjeran. Shpresoj vertet te kesh ndonje perfitim te pakten.
Une e di qe i ke zgjidh hallet aty e tani po ja qan kapitalisteve neper bote, qe jua hidhkan shqiptaret; une punoj per vete e llogari i jap vetem termave kontraktuale. Mos ngelsha ndonjehere perkohesisht pa pune, se u kam dhene llafin ketyre te rilindjes qe do vi e do punoj falas. Mos ngelsha them, se njerez si ty do i nxirrja jashte me shkelma bytheve.


#11

Per keta si nuk kujtohet njeri ndonjehere mer ncncnc.

Edhe une i pashe nje dite keta te ujesjellesit.
Kishin hapur nje rruge per t’i riparuar tubat dhe ate cast qe kalova une po rrinin ulur, anash gropes, me nga nje kanace ne dore. Ndoshta birre.

Mua ne ate cast me leshon telefoni nje tingull njoftimi. Bej ta shoh, por binte shume dielli mbi ekran e nuk e shquaja dot. E ngrita telefonin dhe e afrova para syve teksa ecja, kur ata te shkretet brofen ne kembe menjehere. E kisha vendosur telefonin ne pozicionin qe mbahet zakonisht per foto.

“Po presim te na sjellin (se c’tha nje emer pajisjeje qe s’e mbaj mend), prandaj po rrime ulur”, me tha njeri duke m’u justifikuar. Aty e kuptova se per cfare kishin brofur ne kembe. lol U thashe qe s’kisha bere gje foto, u tregova dhe celularin madje.


#12

Ju pergjigja gabimisht shkabes. Zarat jane pas karrigeve blendo, u bone leter muri. Historia ime eshte per te vene kujen. Banalitet sureal, qe pasi e zgjidh me gafurrje, te vjen keq per veten.


#13

Gjithsesi, ujesjellesi ka ndryshim te madh te pakten per zyrat qe merren me sherbimin.
Shkova te beja nje nderrim emri kontrate dhe u treguan shume te sjellshme ato gocat.
Zyra te lagjja ime ishte rinovuar, bashke me stafin me sa kuptova.
Qe ta dish ti Ceco ne kohen e Sales kur shkonte ndonje xhaje te ankohej te keto zyrat e ujesjellesit qe ke fotografuar ti, kapej per fyti nga drejtori e nxirrej jashte.


#14

Po jo pra jo shkabe se nuk shihet cdo gje me “kohen e sales”. Enveri thoshte ne kohen e Zogut, Sala thoshte ne kohen e Enverit e keshtu me rradhe. Keto jane justifikime pese lekshe qe ti, meqe e do kaq shume Shqiperine duhet t’i zhdukesh nga mendja. Me kete llogjike nuk ecim, zvarritemi si rreshqanore. Se do thone, tavllen e gjetem ketu, e pat lone Sala.

Sa vjet duhen me e flak ate tavllen nga zyrat e me i dhene Cecos sherbimin qe meriton qytetari? Une dashurine per Shqiperine nuk e kuptoj nese nuk perkthehet ne perkushtim ndaj njerezve.


#15

Nuk jam kunder asaj qe po thua. Po xhind qe del nga shishja e te ploteson deshira me kercitje gishtash nuk kemi. Po dhe vetem te keto te keqijat s’duhet te fokusohemi. Une them qe fokusi te permiresimet nxit me shume se nxirja e realitetit. Ujesjellesi ka permiresime. Pak kohe qe i eshte marre Sales, sepse e mbajti edhe Basha. Pse te mos flitet dhe per permiresimet, qe nga ai qe rrihte xhajet e deri tani, po te perqendrohemi vetem te tavlla e ketij?


#16

Lum si ne mor lum si ne. Do vish te punosh falas, dmth do shkruash te peshku nga shqiperia dhe jo nga amerika ne orar pune. Dhe me ironikja, do shash shqiptaret qe s’punojne lol


#17

Nuk flitet per permiresimet sepse ata nuk te lene rradhe as shkas sepse shkrepin dhe postojne nga 200 foto ne dite dhe kane ngritur nje makineri PR-i qe eshte shqetesuese. Kete e them pa asnje problem personal por eshte e gabuar, eshte super-super e tepruar dhe ka efektin distancues tek palet asnjanjese, sepse arrin ne falsitete te cuditshme.


#18

Nje arsye me shume qe permiresimet te vihen ne dukje nga njerezit, jo nga politikanet, sic vihen ne dukje te keqijat. Vetem ashtu ka realizem. Po ta merr mendja ty se po te shohe ndonje gje te bukur ndonjeri nga peshqit ne TR, ndonje gje te rregulluar, ai do t’i beje foto e ta vere ketu per diskutim? S’ben vaki. Nuk perben lajm e bie ndesh me karakterin. Dhe po e vuri foton e ndonje gjeje te re e te bukur, do ta vere per ta share. Per kete ka garanci.


#19

Nuk ka asnje garanci, sic ajo qe shkruan ti, se po te shkonte dikush te ankohen e kapnin per fyti eshte nje absolutizem dhe rrjedhimisht nje e pavertete. Edhe ne kohe te sales shqipo nga keta tanet ishin neper zyra, nuk ndryshojne ne asgje nga keta te sotmit se ky vend kaq i vogel sa eshte me te njejtet pako njerez rrotullohet.

Por nese ka nje qendrim mospranues eshte per shkak se propaganda dhe politizimi i puneve - qe jane detyre jo mrekulli sjell neveritjen. Tek disa me shpejt por ne fund tek shumica.


#20

Ne fakt u bene vite qe shumicen e kohes shkruaj ne peshk nga Shqiperia. Dhe 100% e sigurte se do te shkruaja ne peshk per nxjerrjen me shkelma bytheve te tipave si ty. Njerezit qe vetem justifikohen do i beja doemos shembuj; metode e sprovuar.