Zbardhen detaje si u bllokua në Vizion+ emisioni kundër Veliajt për vdekjen e Arditit

Gazetarët shqiptarë protestojnë pasi presioni i kryebashkiakut Veliaj aludohet se shkaktoi mostrasmetimin e një emisioni investigativ në Vizion Plus mbi vdekjen tragjike të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës ndërsa administrata e televizionit hedh poshtë akuzën se mospublikimi i emisionit qe për ta censuruar atë.

Edhe ku eshte problemi ketu!?

Po bën shaka sigurisht?
Mos ju duket pakogjë të arrish deri aty saqë të vendosësh kushte duke shfrytëzuar politikën kundër medias së lirë?

Nese s’e ka bllokuar, krimi tjeter i Velise apo bashkise eshte heshtja mbi vdekjen e djalit te gjore. Ne nje vend persembari kryetari i bashkise duhej te jepte doreheqjen, por precedentet ia kane shtruar rrugen per te bere si te doje.

Meqe qenke ne brendi te kesaj ngjarje, di gje nese eshte denuar, arestuar apo hetuar njeri apo kompani/institucion? Kjo besoj eshte me e rendesishme sesa doreheqja e Velise.

Po per mibatoret qe vdusnin nga dy cdo muaj gjate gjestionit pi-di a ka mbajt pergjegjsi ndokush.
Me sa di veliaj gjate kohes qe ish minister i punes ka loz nje rol te madh per formaluzimin e punes se zeze, ndaj mendoj se sulmet individuale pa u marre me fenomenin e keqpunesimit te puntoreve ne kete neoliberalizem ekstrem te inicuar jo nga veliaj, nuk vlejne per gje tjeter pos riciklimin e te njejteve qe jane shkaktare te ketij sistemi pa rregulla qe trashegojme.

1 Like

Duhet te kemi te qartw nje gje, kapitalizmi gjithnje kerkon kurban

Po pse ka kaq shumë frikë Erion Veliaj nga vdekja e adoleshentit Ardit Gjoklaj, apo mos ndoshta trembet nga fakti se kjo ngjarje do ti ngelë në ndërgjegje gjithmonë. Më poshtë keni emisionin e plotë që bllokoi Erion Veliaj:

Veliaj eshte orator i mire dhe ne ate kapacitet ka luajtur vertet rol te madh ne formalizimin e punes, siç ka luajtur ne krijimin e mijera puneve, etj., etj.
Sulmet individuale po aq sa sulmet kolektive jane sulme (do thoshte NN) per kedo individ a kolektiv te zgjedhur qe s’e ben punen siç duhet. Ne Shqiperi ka nje stabilitet te frikshem politik por qe do te ishte me e pershtatshme, duke marre parasysh gjendjen, qe te kryheshin zgjedhje çdo vit.

duke marre parasysh se ish ministri i mire qenis eshte kryetar i bashkise… mos keni merak se dite me te bukura do te vijne… do te hapen 300mije vende pune dhe do ja marrin te gjithe asaj kenges jena plenaxhi

P.S. Albano, meqe permende pergjegjesite, perveç linkut qe solla une, besoj se mund te gjesh plot material vdekjesh te minatoreve gjate periudhes qe ka qene zoteria minister.

Ec e mbushja mendjen albanos dhe perfaqesuesve te partise ne peshk. :hushed:

1 Like

ore po po te numerosh nr e minatoreve qe vdisnin ende pa u futur ne miniere, vitet Pd, ku u krijua dhe famekeqja mafja e kromit, deme te cilat i sjell e sot e kesaj dite, del se me ta mund te ishte ripopulluar Bulqiza nga fillimi.
Erion veliaj mund te jete populist aeroplan pa bisht cfare do lloj gjeje, por kur ishte minister ndermorri nje fushate per formalizimin e vendeve te punes, cka e pranon dhe Pd kur thote se nuk kishim krijim te vendeve te punes po zbardhje te tyre ne shifrat e punesimit, dhe kjo qendron ne antiteze me pretendimin tuaj te sotem se ishte veliaj qe ne menyre te terthorte duke nxit punen e zeze shfrytezuese shkaktoi aksidentin e ardit gjoklaj.
Pra historia ka dy ane medalje per te kuptuar se sa ironik behet fati me ate qe nuk e kupton qe ne kete sistem bashkeekziston populizmi me esencen e sistemit kapitalist, zhfrytezimin. Aq sa edhe njerez qe para dy vitesh ishin ne balle te dhenies se nje fytyre njerzore sistemit, behen fare pa e kuptuar pjese e vorbulles antinjerzore te sistemit ne nje kohe fare te shkurter.
Pra duhet kuptuar qe ne rradhe te pare problemi eshte sistemik ideologjik dhe sigurisht ekonomik politik, para se te jete ceshtje emrash e pergjegjsish.

1 Like

Nuk dyshoj qe ka pasur vdekje edhe ne kohen kur qeveriste ajo parti, ajo qe me ngacmoi ishte nderhyrja jote pikerisht per te peshuar partite perballe fakeqesise se ketyre kategorive sociale qe siç thua vete eshte rrjedhoje e sistemit. Sistemin e bene njerezit dhe duke qene se keta njerez votohen, duhet dhe te vihen para pergjegjesise me emra.