Zemrat e pastra dhe e Tepërta


#1

#2

Nuk eshte ne net


#3

Meqe permende Gomorran e Garrones, jam dakort qe eshte nje hollywoodianizim i fenomenit, me pak nuanca kinemaje europiane. Fillova te shihja serite qe transmetonte top channel dhe i mbarova se pari ne internet si me qene gazete gjitha serite qe jane shfaq ne itali.
Ne fakt i kam pas hedh nje sy edhe librit te Savianos qe ne ne thelb eshte jo pak anti sistem ndryshe nga seria ne fjale.


#4

Spektaklizim i dhunes - ja thone ndryshe emrin. Ose thene akoma edhe me ndryshe: keqkuptim total i De Palma-s apo Scorseses (sikurse keqkuptimi dhe keqperdorimi sot i spiritualitetit të Tarkovskit, Pasolinit etj). Cliché-te viriliste të mafia-movies, në rrafshin etik, mund të kene bere po aq dem sa dhe vete mafia.

“L’intrusa” eshte krejt antiteza e tyre. Un miracolo - u be për të thene


#5

spektaklizimi i dhunes i vjeter sa dhe arenat e gladiatoreve,.
ps. u be sebep kurreshtari se ai i evokoi njedizaj ketu ne peshk :yum:
meqe jemi te filmat soderbergh paska nxjerr nje film te xhiruar me iphone; unsane


#6


#7

por regjizori ka meriten te mos e shikoje nje fenomen te tille si fatalitet, por si realitet prej nga i cili ai mund te realizoje nje reflektim (nje film !) mbi kompleksitetin e pafundem te gjerave (eshte impresionuese te shohesh se ne ç’shtigje futet filmi, pikerisht per te treguar, pershfaqur se «sa komplekse e te ngaterruara jane gjerat»).

Une e kisha menduar si nje komunikim, por duhet te jete kjo qe thua


#8


#9

image


#10

image


#11

filmat s’gjenden gjekundi dhe dyshoj do hidhen ne net. Italianet jane cingune per punet e bukra te tyre.

Pashe “120 BPM”. I dedikuar rezistences ndaj te tmerrshmes semundjes se SIDA-s, per mua evokon rezistencen ne pergjithesi te LGBT, teper e spikatur.


#12

Film i mire, e kam pare por kam harru me e komentu (si plot te tjere).
Filmi behet intéresant (pra del nga sfera e egos personale) kur vendoset në nje sfond me te gjere social e politik: eshte momenti kur njeri nga heronjt e shumte te filmit (studenti në histori) rrefen ditarin e tij dhe evokon Parisin e 1848 (dhe imazhet tregojne Parisin nen shi- nese nuk gaboj). Qe nga ai moment, filmi ngjizet, merr sens. Sensin e luftes per nje te drejte (te drejten per te jetuar - në rastin konkret), por qe vendoset në kuadrin e luftes (perpjekjes) në pergjithesi.
Pjesa e dyte pastaj rreshqet drejt melodrames intime (pjesa e pare ka në qender grupin) dhe behet automatikisht edhe me prekese (normal). Tani qe flas per filmin mendoj edhe më mire per te (edhe pse, déjà ai me kish lene kujtese te mire). 8.0 pa frike


#13

120 bpm, u pa sepse vendi 19 i listes 2017…
Merr pak kohe “120 bpm” per t’i dhene aprovim. thx.


#14

Ce n’est pas grave. On apprend tous les jours


#15

Pjese interesante skena e fundit me te jemern, gatitja e te vdekurit, vizita e vakise. Ndryshe nga krejt filmi.
Dakord me noten 8.


#16

twin peaks; the missing pieces, skena fantatstike te patransmetuara jane ne rrjet me titra shqyp


#17

e paska filmin e PTA-se :+1:


#18

cilin, ka mjaft filma te rinj. Twin Peaks ne fjale eshte nje mozaik interesant. skena te prera qe vene se bashku nxjerrin ne pah mjeshterine e lynch.


#19

Phantom Thread, 2017
The missing pieces sa e pashe, rrofsh. Nuk eshte nga cikli i " The Return" apo jo. I ke rene kokes, twin peaks eshte nje mozaik. Interesant te shohesh Lynch te interpretoje ne person (dicka te vogel).


#20

Film i mire qe meriton te shihet! (une e pashe javen se shkoi).
Subjektivisht, 7.8. “Objektivisht” (bashke me thonjezat) pa frike 9.0