Zgjedhjet e tribunit te demokracise dhe dashnorit te fjales se lire
79 postime3185 shikime8 mars 2017 në 07:57 e pasdites
Vlonjat@Vlonjat
Paturpesia e atyre qe bertasin sot per zgjedhje te lira dhe te ndershme ka kaluar çdo nivel sarkazme, tallje apo dhe dinjiteti. Hipokrite deri ne çnderim, keta haxhiqamilsa vetem zgjedhje te lira nuk duan. Mjafton te shikosh te shkuaren e tyre te afert dhe te larget per te kuptuar se sa shume i kane per zemer standartet e zgjedhjeve te lira gangsterat e tranzicionit shqiptar.
Nje freskim kujtese per te gjithe dashnoret e fjales se lire dhe dumbab-isteve te tyre
Two wrongs doesn’t make one right thone inglizi.
Nese ata me pare nuk donin zgjedhje te lira-sipas teje-apo i vidhnin,nuk do te thote qe edhe keta te sotmit te veprojne njelloj.
bradland@bradland
Per kete po luftojme , qe Historia te mos perseritet.
Kermave po u vjen fundi !
kapo@kapo
Ne nuk e ndalojmë luftën drejt fitores, votës së lirë
Miqtë tanë nga Uashingtoni, Brukseli, Berlini, Roma, përshëndesin cadrën e lirisë.
Cdo ditë e më e madhe bëhet mbështetja për përpjekjen tonë, për revolucionin dhe u garantoj dhe i them Edvin Kristaq drogës (that’s why I like it) se ky është vetëm fillimi.Ky është një mision miqtë e mi, një mision i madh, në këtë mision ne kemi vështrësitë tona, ka dhe një aggresion ndaj nesh, jo vetëm nga sicilistët, por nga mafiozët e mbarë botës, nuk janë me ne, janë me drogën, krimin, marijuanën, por ne jemi shumë më të fortë së pari se ne mbrojmë një kauzë të drejtë”
“Ne kemi një armë të fortë, të tmerrshme për kundërshtarët tanë, që pas lutjes te Zoti, është thirrja e dytë e cdo shqiptare “nga lufta vec ai largohet”, mbaje mend Edi Rama, mbaje mend mire, ju bëj thirrje shqiptarëve që cdo mëngjes pasi ti luten zotit të kujtojnë se “nga lufta vec ai largohet…, fitorja është e sigurtë. Askush s’mund të na mposhtë ne në këtë mission, thirrja e himnit, kombit, le të skuqin Shqipërinë me flamurin e kombit, ai ka nevojë sot më shumë se kurrë”- tha Berisha.
Vlonjat@Vlonjat
Sekretari i pare eshte konseguent ne mesimet e shokut Enver. Çadra e lirise eshte keshtjelle e pamposhtur ne bulevardin e krimit .
Rrethimi imperialist anglo amerikan nuk i tremb luftetaret e votes se lire, perkundrazi ata bar do hane dhe nga çadra nuk dalin .
kapo@kapo
"Çfarë ndodhi këto 4 vite?! Të gjitha bandat, një nga një, të cilat ne, 204 grupe kriminale i arrestuam dhe i çmontuam, që i vendosëm para ligjit, për ç’ka u anëtarësuam dhe në NATO, Edi Rama një nga po i nxjerr nga burgu.
Çfarë ndodhi gjatë këtyre viteve? Edi Rama futi 19 vrasës, trafikantë prostitucioni e droge në parlament si kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti.
Vlonjat@Vlonjat
Krimin nuk ua solla une, ate e gjeta mes jush!
Por ke te drejte kapo, sepse ekr nuk duhej te vinte ne pushtet me te njejtat mjete dhe menyra.
Per mua , si keta pinjollet e rinj ( qe mbulojne skandalet e tyre duke treguar me gisht berishen) si çeta e sekretarit te pare duhen qeruar. A ka ndonje alternative tjeter? Ndoshta. Te presim zgjedhjet e lira dhe te ndershme te qershorit .
jkkk@Melka
Enveristet blu nuk u regjistruan sot ne KQZ. E kane 100% te sigurt qe populli nuk i voton, sepse nuk i votoi as per kryetare bashkie, dhe nuk dine c’te bejne. E dine qe u erdhi fundi e po perpiqen te marrin sa me shume me vete ne varr.
Shqiperia nuk ka pasur asnjehere deri me sot qeveri qe lejon t’i perjashtohen deputetet e kryetaret e bashkise, sic ka lejuar Rama. Berisha ka vrare e ka prere per t’i mbrojtur te vetet. Duhet te jesh shume budalla te mendosh qe Berisha nuk po e ben kete nga deshperimi. Bashen nuk ia votuan as per kryetar bashkie ne Tirane. Kishin 16 vjet me Ramen. E provuan Bashen dhe s’e duruan dot as kater vjet. Kush kujton se do ta votoje per kryeminister? Edhe nje idiot e kupton kaq. Nderkohe, kunder reformes per drejtesi u leverdis pikerisht ketyre qe kane qene pjese e vrasjeve te 1997-es e qe vazhdojne te jene en politike edhe sot. Imagjino te palarat qe do t’u dalin ne shesh po te behet drejtesia e pavarur. Jo vetem qe do ta jepnin frymen e fundit ne burg, por do t’u sekuestroheshin edhe pronat me ligjin e ri antimafia. Ndaj dhe tentativat per shkaterrim. Eshte mese e qarte.
kapo@kapo
Opozita nuk regjistrohet në zgjedhje, aleatët e PD tërhiqen nga KQZ
Opozita nuk e pranon si të saktë përkufizimin e “bojkotimit të zgjedhjeve”, nëse nuk realizohet kërkesa e saj për qeveri teknike.
“Nuk ka për të patur bojkot zgjedhjesh, sepse zgjedhje fasadë me krimin nuk do të ketë”, thotë kryetari i PD, Lulzim Basha. Dhe mesa duket, plani i së djathtës për të pamundësuar zgjedhjet më 18 qershor ka nisur të zbatohet.
Dy aleatët kryesorë të demokratëve, Partia Republikane e Fatmir Mediut dhe Partia Agrare e Agron Dukës kanë tërhequr kërkesat për regjistrimin e partive respektive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Republikanët, për të cilët nuk ka një vendim regjistrimi, i kanë kërkuar KQZ-së bllokimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa agrarët, që janë regjistruar më herët, kanë kërkuar tërheqjen e dokumentacionit.
te rroje vete basha dhe “opozita”, zgjedhjet behen edhe pa ata. C’te futen kur e dine qe do et poshterohen
Tani gjithe figurat e te djathtes jaen te lire te krijojne partine e djathte qe meriton shqiperia, pa kafshet e berishes neper kembe. Qe nga Bamir Topi e deri tek Dashamir Shehu, qe nga Eduard Islami e deri te Majlida Bregu, gjithe figurat e verteta e te paperlyera nga llumi i Berishes.
Vlonjat@Vlonjat
Faleminderit PD! Hera e pare (nqs e mbajne si premtim) qe vendi ka shancin te kete nje opozite jo te uzurpuar me metoda marksiste leniniste.
Vlonjat@Vlonjat
Ka per tu bere Blendi deputet me duket .
Ceco@Cecua
Nje parlament pa bq e PD? Me ne fund dekriminalizim i parlamentit dmth.
Bravo Ed Rama!
Argumenti që ka nisur të përdoret në mënyrë naive brenda koalicionit është se: “PD-ja nuk mund të ketë monopolin e opozitës në vend” dhe zgjedhjet do të bëhen. Pra, po thërrasin disa parti të vogla që t’i bëjnë opozitë! Kjo do ta radikalizojë situatën. Në fakt me këtë skemë vetëm për zgjedhje që nuk mund të flitet më.Në këtë situatë, me politikën rrëmujë dhe gjithë sistemin e drejtësisë që ka ngelur në ajër nga reforma e papërfunduar, vendi rrezikon të shkojë drejt destabilitetit.
Pas pak javësh shteti mbetet pa President Republike, sepse do t’i mbarojë mandati, pushteti i drejtësisë në kaos, pushteti parlamentar ka degraduar, rendi publik do rëndohet përditë e më shumë pasi politika do t’i japë krah krimit, ekonomia do rrëzohet, biznesi do tkurret.
Nuk ka kohë, ndaj reflektim nga Rama dhe Basha ose dikush të ndërhyjë për të gjetur të “mesmen e artë”. Ndryshe përplasja po vjen vrullshëm.
'What the hell do you have to lose?
Gjeni ndonje tjeter o kapo se Bashes ja dhate nje here kumanden kur erdhi me ata te KOP-it a GOPit a c’e kish emrin dhe s’qullosi gje. Domethene s’qullosi per ju qe i shkoni pas se per vete, “investoi ne burse” dhe beri nja 400 milion euro ne 8 vjet. Bursen hollandezet e kane sic kane edhe lopet; jep shume. Te q… Suden domethene
E ke gabim. Nese iken orientali berisha qe kerkon destabilitet sa here qe eshte ne opozite, cdo here pa perjashtim (1998, 2001, 2004, 2017), vendi shkon drejt stabilitetit dhe behet perendimor. Edhe nderkombetaret e kane kuptuar kete tashme dhe po i dalin kunder. E lexove dje artikullin e atij amerikanit tek The Hill? Reforma ne drejtesi, hapi i fundit per Shqiperine Perendimore. Berishe orientali do te perpiqet ta ndaloje, sigurisht.
Haha. Sa keq duhet te ndiheni ju militantet e PD qe duhet te mbroni marrezine e krietarit me genjeshtra jashte logjike, edhe pse e dini thelle ne shpirt qe gjithe kete po e ben ngaqe i ka zgjehdjet 100% te humbura. haha
Po prandaj eshte miratuar kodi zgjedhor, prandaj kemi komision zgjedhor, prandaj kemi OSBE prandaj kemi …komisionere etj etj. Partia jote eshte bere si ai kalamoni mistrec qe kerkon qiqra ne hell. Po pse kemi dhjame ne qe te durojme tekat e ketyre pushtave? Pastaj cfare do ti beje nje qeveri teknike zgjedhjeve? Zgjedhjet i organizon komisioni qendror i zgjedhjeve dhe partite politike qe caktojne komisioneret.
Numerimi eshte i pakontestuar sepse i kane komisioneret te barabarte. Kerkesa e tyre eshte te mos kete zgjedhje fare ose t’u jepet pushteti pa vote. Nuk duan zgjedhje te ligjshme sepse e dine qe i humbin. Kur njerezit s’te duan as per bashki, eshte normale qe s’ta mban te kandidosh per qeveri.
arb@arb
Nje element thelbesor i cili lejon ecjen perpara te sistemit kapitalist eshte perpjekja e vazhdueshme e te shiturit sapunit per djath te bardhe ose kackavall ! Situata e tanishme politike ne shqiperi eshte nje perpjekje shume e trashe per te shitur sapunin per djathe! Qe fatkeqesia kombetare PD nuk ka as moral e as surat te bej moral me zgjedhje e kriminel kete e dine gjithe njerzit e situata eshte komike ne thelb,por mashtrimi nuk qendron ketu! Mashtrimi qendron tek fakti qe problem nuk eshte PD sa do te cirren,nuk kane gje ne dore e as do te kene ndonjeher ! Problemi i vertet eshte LSI e Meta, jane faktori i vertet i kesaj krize te sajuar,penguesit e vertet te reformes ne drejtesi…mendoj se kete e di shume mire si PS, PD e nderkombetar,ceshtja eshte sa do vazhdoj kjo ballo me maska? Nejse…i ka kapitalizmi keto
Paradoks Shqiptar, mbas rrezimit te diktatorit 40 vjecar, udheheqesi 25 vjecar i partise “demokratike” kerkon rrezimin e qeverise per zgjedhje te ndershme… Po 25 vjet ne pushtet nuk te dolen per te treguar idete, mendimet politike?! Cfare te ka ngele mer jahu per te ber. Ke pas mundesi te beje cfare doje… Te dale Blushi, Bojaxhi… me kerkesa per zgjedhjet edhe justifikohet se nuk kane pase mundesi dhe hapesire per te treguar idete politike, po te dali Sala mbas 25 vjetesh me 200 militante se do akoma pushtet… FUCK OFF
Po jo mo burre , kot se ka emrin melka ajo , te kishte ngel me barre do ta kishte vene Brisi , e vuni melka qe domethene ne mos njeri, tjetri melken do ma marre . Ku eshte ai Beluli kur duhet mor amon .
jps@jps
Ah pa pa si reduktohen keta PD-histata menjehere ne tipa ordiner sapo perballen me nji fije llogjike … dhe vuuu menjehere kush do e palloje Melken.
Talibana jeni dhe ashtu do ngeleni … ah po me ata dy gishtat lart
E para ne ato qe thote Melka llogjika s´ka pune fare , e dyta nuk permendi njeri pallim , po ta mbash mend filmin eshte " kush do e marre " e treta kujdes me ate ordiner.
Maks@maksmeto
Vlonjat, eshte absurde kjo ironia jote, kunder Berishes, qe ti beson se eshte therese. Berisha eshte nje ish-lider ne opozite, qe nese do marrim parasysh “besimin” tuaj, qe partia juaj do fitoje zgjedhjet e aferta, do te qendroje dhe per nje kohe te gjate ne opozite, pa folur per moshen, qe mund te mos ja lejoje aktivitetin per shume kohe. Ju flisni per bojkotin e opozites dhe me opozite ju nenkuptoni vetem Berishen, por “ju del nga mendja”, se vete Berisha eshte kunder bojkotit. Ju ju “dhimbet” shume, qe vendi “ka ngelur pa opozite”, por ne te njejten kohe “harroni”, qe opozita nuk zgjidhet apo vendoset me miratimin e pozites, perkrahes se te ciles ju jeni. Ju qe jeni trashegimtaret fizike, ideologjike dhe politike te nje partie, qe e ka sjelle disa here vendin buze gremines, si ne pushtet dhe ne opozite, si ne monizem ashtu dhe ne pluripartitizem, dini vetem nje menyre te te berit politike, ate te te akuzuarit te kundershtarit me te gjitha felliqesirlleqet qe i bartni vete, duke pershire dhe etiketen marksist, komuniste e kriminele, qe ju u provuat te ishit 50+ vjete.
Po pse Maks ne qofte se nuk mbeshtet Lulin apo cadren je automatikisht me krahun tjeter?!
ACDC@ACDC
Cdo kenaqemi me parlamentin e ardheshem kur ligjet te votohen 140-0.
Do te na dale malli per xhaxhi Enverin.
Pastaj me shume se gjysma e shqiptareve duan Enverin edhe sipas sondazhit te OSBE-se,Keshtu qe PD po ju ploteson deshiren.
Po Balzak, sidomos kur nuk rresht te arsyetuari kunder opozites me nje mllef te shfrenuar dhe sidomos kur anatemon ne mbeshtetesit e saj si bolshevik blu.
Maksi, po komunist jam dhe me quajne Aleks Xinxa! Por ata komunistet e pare nuk i njoh, nuk me kane pranuar ne partine e tyre plus qe pjesa me e madhe e tyre kane kthyer patkonjte nga dielli. Ndersa shokun SB e kemi komunist te dalluar, i rrahur me vaj dhe uthull. Ay edhe mbas 27 vjetesh qe ka rene regjimi ( ah sa nostaligjik qe jam) eshte i vetmi lider komunist aktiv ne politik! Kjo tregon qe njeriu i ri qe ka prodhuar partia jone e lavdishme ka qene mall pa hile!
Per shqiptaret qe e duan Shqiperine dhe jo politikanet, bolshevik jane te gjithe ato qe turren pas liderit dhe jo ideve dhe puneve per prosperitetin e vendit. Shumica e Shqiptareve nuk i plas fare se kush eshte ne pushtet. Duan pune, shkolla, spitale, siguri… dhe i shofin me neveri te dyja palet. Urrejne cadrat e felliqura si bolshevikeve te kuq dje edhe atyre blu sot sepse nuk kane asnje lidhje me problemet reale te popullit dhe vendit. Por jane thjesht objektiva grupesh qe pushtetin e perdorin per pasurim personal dhe mburoje ndaj ligjit. Eshte e kunderta, rreshtimi krah ketyre grupeve “politike” sjell renien ne regjime autokratike, bolshevike… a quaji si te duash.
Une e di, qe po leshon xi(n)xa propagande, por ketu nuk eshte ceshtja thjesht tek ty. Ketu eshte ceshtja ne parim. Ky patosi yt per te sulmuar, ne nje taktike te dale boje, vetem S.Berishen, shkon perkunder interesit te njerezve te thjeshte, te majte ose jo, per te gezuar nje jete me te mire, pa u marre me ceshtje partishe. Ky qendrimi yt, i fut njerezit ne skalione politike te panevojshem, na ben armiq me njeri tjetrin, tani, qe kemi aq shume nevoje per bashkim. Armiku imagjinar S.Berisha, mund te jete “armik” vetem per ata, qe metojne per pushtet, ose duan ta perjetesojne ate. Ti punon per ta, me ndergjegje ose jo dhe ata nuk punojne per ne , njerezit e thjeshte. Kjo eshte ceshtja, nuk eshte ajo nese, njeri krah politik eshte e keqja me e vogel, ne krahasim me ate, qe eshte bere gogol, kjo dhe ne saj te punes tende te ¶ndergjegjshme.
Normal kur nuk ju konvenon juve, s’ka llogjike fare. E dyta s’eshte e thene te permendesh fjalen pallim kur per permend ngeljet shtatzan. E treta … m’fal se te paskam ofendu … shko… e di vet ti.
Ti po thu tani qe une e kisha me spond qe kur Brisi ngeli shtatzene Melka kishte qene duke u pallu
Shume kreativ qenke shoku apo shoqje , sa per ate qe e di vete une sja vlen kshu online me u sha me njoni tjetrin …po ishe burre po te te pres tek " Biblioteka e Bostonit "
Po jo mo zoteri se nuk eshte imagjinar SB, as deshira e tyre per te marr qeverine me lojra bixhozi ne tavoline nuk eshte imagjinare. I ke aty ne bulevard gjithe hajdutet me çizme dhe pa çizme. Po gerthasin e kercenojne nje vend te tere per trazira. Si qenka imagjinare kjo? Nje grup prej 20 vetesh ne cader zoterojne pasuri sa per gjithe ata “300000” protestuesit e komandantit.
Pastaj, a mbani mend si i thoshte komandant shoku sek. I pare ekr kur ishte ne cader? Dil nga cadra ekr! Dil voto tre ligjet mos blloko vendin. Dhe ekr nuk po i kerkonte qeveri teknike atehere. Po i thoshte pinokut hajdut hajt ti numerojme votat ne kuti. Kush fiton…fiton.
Ja kshu o Maksi kane ardhe keto pune.
Po pse nuk ishit ju “shumica” e shqiptareve, “1 million shuplakat”, bolshevike, qe 6 vjete me pare ju “plaste” dhe u “turret” pas liderit tuaj, atehere kur ai ishte pa pushtet? Se ju vete nje mut morret. Ah harrova, morret ca plumba, qe lideri juaj ju bindi, qe i leshoi Berisha. Tek e fundit, ndoshta nuk genjen shume, sepse plumbat nga godina ku qendronte Berisha erdhen, packa se ai nuk ju thote juve, qe e dinte se ato plumba do derdheshin mbi ju dhe ai nuk beri asgje per ta ndaluar, perkundrazi, ju drejtoi me ndergjegje drejt tyre, ne menyre qe juve(lexo:ai), te merrte pushtetin.
Kur s’ja vleka me u sha atehere lere fare jashte ate piken e trete … apo jo?
Subkoshienca juaj nuk do kreativitet fare … eshte shume e qarte. Je qe je te biblioteka merru me noj pune me te paqme, leje PD’ne edhe Peshkun.
Une deri sa nuk te shava lene e kisha , sa per pune te paqme me jane merzit keq po keq fare ama , kur nuk le ti Rilindjen qe per tre vjet qeverisje nxiu mire neve po se po por dhe boten me droge si mund ta le une PD-ne kur anetaresoi Shqiperine ne NATO hoqi Vizat , beri Autostrada e rruge ne tere Shqiperine ?
Vlonjato, une jam i ndergjegjshem, qe Edi Rama, nuk mund te krahasohet me S. Berishen, as bemat e tij. E. Rama, pafajesisht nuk po kerkonte te merrte pushtetin, as te ndryshonte rregullat e lojes, kur kerkoi rinumerimin e votave, pasi ato u numeruan zyrtarisht, packa se rinumerimi do e fuste procesin ne rreth vicioz dhe normalisht ne kolaps, duke sjell nje destabilitet total, te te gjithe vendit, destabilitet qe i interesonte vetem atij qe ishte pa pushtet, ne rastin tone E. Rama. Per cfare jam une pak i paqarte, eshte fakti, qe sa te pameshirshem duhet te jemi ne mbeshtetesit e ketyre hajduteve, me cizme apo jo, qe vazhdojme dhe i mbeshtesim keta 20 hajdute(gjysma e 40-s), megjithese ju, qe ju digjet shume barku per popullin, te cilit keta i kane vjedhur parate, ju ra goja duke na “njoftuar” per keto vjedhje te medha. Nje gje tjeter nuk marr vesh po ashtu, cfare doni te bejme ne, sepse pushtetin e keni ju, mos doni te vemi ne prokurori dhe ti denoncojme, bazuar ne “provat” qe i keni ju, por qe fisnikeria nuk ju le ti perdorni?
O makso po pse mo na ndan ne "ne " e “ju”?
Une jam kunder atyre gjithe si kaste. Kunder sekretarit, te birit te sekretarit ( min. I jasht), ( mongoloidit te sekretarit), tahirit te droges, mulit te hurit, beqes zgjebes, rulit lladros, bodes kontrabandes…te gjithe hajduteve qe kane 26 vjet qe riciklohen. Mos o maksi mos na nda ne te njerkes dhe te nenes.
bradland@bradland
Lene Makso se Labi shume shpejt do kaloje nga ne , e konfirmoi dhe bredhi .
Une Rilindjen lene e kam se une ha buke diku tjeter komplet, por per inerci detyrohem t’ju kundershtoj juve se jeni komplet out c’do lloj common sensi si i thon ketej. Boll u grindet, me sjellje te mire mund te dilni heret
Pjer Thomas@Pjer
Djema, nese vendi ka nevoje per qeveri teknike, dhe duhet ta kete per nje periudhe 1-2 vjeçare, une gati ta pranoj, me kushte. Ato 29 pikat qe dolen athere ne 2013, do behen, duan apo s’duan dy gjelucat e PS e PD. Dy nga pikat kryesore te 29-pikave, ajo e dhenies 100% e lekeve te firmave piramidale dhe detyrimi ushtarak 1-vjeçar, do jene dy te parat. Suedia po diskuton kete muaj, vendosjen e detyrimit ushtarak, siç e ka patur. Vende te tjera po e pasojne. Mos u merzisni, se ne kete planet, do behet ashtu siç kam para-shkruar e para-thene une, duan apo s’duan Palloshi me Sozine, e bishtat rrotull tyre.
patrioti@Patrioti
O Vlonjato, ket’ diskutim e ke hap per haxhiqamilsat e peshkut apo per ato te memedhembjes? Apo per te dyja palet bashke?
Ai peshku vjeter kishte nji gjo te mire se cdo diskutumi i vete nga nji flamur onash. Ishte qef me pa diskutimet 100% pro qeveritare te njonit me flamur francez qe u bone 100% anti kur flamuri u bo shqiptar. Po kshu edhe ca kokrra te tjera qe e ndrun flamurin nga shqiptar ne gjermon sa ndroi administrata. Kto sjane haxhiqamilsa me Vlonjat, kto jane ushunjza jovertrebrore qe kane ngel keq dhe bojne te vetmen gjo qe dine me bo.
Ato haxhiqamilsat e memdhembjes jane specie me vete. Eshte e vetmja specie qe solli sulen ne pushtet mbas '97. E njejta specie ma ca diskutantete tjere ketu me mase trunore sa te kaposhit.
A ka ndonje parti qe premton ti realizoi keto pikat ?
Dhenia 100% e lekeve te firmave piramidale, me 2 keste, brenda 4-5 vjeteve, 25% leke e 25% bono kesti i pare, e 25% leke e 25% bono kesti i dyte.
Ndertimi i shkollave te riedukimit per te rinjte e pabindur ndaj prinderve, me sjellje te keqe. (Pagesa qe do vijne per disa eksperimente mbi ta, financim gratis)
3)Kompesim i femijve nga 0-21 vjeç, si dhe per nenat shtatzene nga 1-9 muajshe.
3a) Kompesim dhe stimulim per nxenesit e shkelqyer, shkollat qe kryejne aktivitete vullnetare e sportive. Fruta per ter shkollat fillore dhe te mesme.
Rregullimi i ligjit per minierat, mineralet. Stop anarshise.
4a) Vendosja e ligjit per nentoken, vendosja e nje kufiri te thellsise se prones, 3-5-7 metra e siper i takon privatit dhe poshte saj i takon automatikisht shtetit. Ndarja dhe rivlersimi, regjistrohen edhe ne Burse.
Skanim i shtetit shqiptar, i ter organeve, punonjesve, riformimi apo vendosja e sakte e pozicioneve, detyrave, pagesave, rregullores se çdo institucioni e organi.
5a) Ndarje e sakte e punonjesit qeveritar nga ai shteteror, statuse te veçanta.
Skanimi i shoqerise shqiptare, ndarja e kategorive te ndryshme, punes rentabel dhe jo rentabel, prodhuese nga jo prodhuese, statusi qe kane, (i papune, etj) .
Riciklimi i mbeturinave, investimi i tyre nepermjet obligacioneve te CO2.
Shitja masive e obligacioneve shteterore, mbi bazen e privatizimeve te ardheshme.
Dhenia e bonuseve ish presidenteve, kryeministrave, ministrave, zv.ministrave, drejtorve, kryetarve te bashkive, komunave, mbi bazen e punes se tyre, shtimit te aseteve publike qe kan bere.
Ndryshimi i ligjit per punen e te burgosurve, oreve te punes, stimulimi i tyre per pune, vlersimi i viteve te caktuara nga gjykata mbi bazen e oreve te punes, sa me shum ore pune aq me mire per te dy palet.
Ne rast demostratash, mos lejimi i snajperve, policeve me arme, lejohet vetem shkopi, ujti, por jo arma.
Subvencionimi i prodhimit shqiptar, 3-4 produkte vitin e pare, e çdo vit nga tre produkte qe i shtohen shportes.
Krijimi i mencave gratis per te varferit, te papunet, ose dhenia e bonove te ushqimit per te blere produkte shqiptare ne dyqan.
Riformimi i arsimit, reform ne arsim, stop universiteteve te reja dhe gjimnazeve, dhe stimulim i shkollave profesionale. Ore zanati/profesionale neper gjimnaze, dhenie e materialeve si 1) Dhenia 100% e lekeve te firmave piramidale, me 2 keste, brenda 4-5 vjeteve, 25% leke e 25% bono kesti i pare, e 25% leke e 25% bono kesti i dyte.
Ndertimi i shkollave te riedukimit per te rinjte e pabindur ndaj prinderve, me sjellje te keqe. (Pagesa qe do vijne per disa eksperimente mbi ta, financim gratis)
3)Kompesim i femijve nga 0-21 vjeç, si dhe per nenat shtatzene nga 1-9 muajshe.
3a) Kompesim dhe stimulim per nxenesit e shkelqyer, shkollat qe kryejne aktivitete vullnetare e sportive. Fruta per ter shkollat fillore dhe te mesme.
Rregullimi i ligjit per minierat, mineralet. Stop anarshise.
4a) Vendosja e ligjit per nentoken, vendosja e nje kufiri te thellsise se prones, 3-5-7 metra e siper i takon privatit dhe poshte saj i takon automatikisht shtetit. Ndarja dhe rivlersimi, regjistrohen edhe ne Burse.
Skanim i shtetit shqiptar, i ter organeve, punonjesve, riformimi apo vendosja e sakte e pozicioneve, detyrave, pagesave, rregullores se çdo institucioni e organi.
5a) Ndarje e sakte e punonjesit qeveritar nga ai shteteror, statuse te veçanta.
Skanimi i shoqerise shqiptare, ndarja e kategorive te ndryshme, punes rentabel dhe jo rentabel, prodhuese nga jo prodhuese, statusi qe kane, (i papune, etj) .
Riciklimi i mbeturinave, investimi i tyre nepermjet obligacioneve te CO2.
Shitja masive e obligacioneve shteterore, mbi bazen e privatizimeve te ardheshme.
Dhenia e bonuseve ish presidenteve, kryeministrave, ministrave, zv.ministrave, drejtorve, kryetarve te bashkive, komunave, mbi bazen e punes se tyre, shtimit te aseteve publike qe kan bere.
Ndryshimi i ligjit per punen e te burgosurve, oreve te punes, stimulimi i tyre per pune, vlersimi i viteve te caktuara nga gjykata mbi bazen e oreve te punes, sa me shum ore pune aq me mire per te dy palet.
Ne rast demostratash, mos lejimi i snajperve, policeve me arme, lejohet vetem shkopi, ujti, por jo arma.
Subvencionimi i prodhimit shqiptar, 3-4 produkte vitin e pare, e çdo vit nga tre produkte qe i shtohen shportes.
Krijimi i mencave gratis per te varferit, te papunet, ose dhenia e bonove te ushqimit per te blere produkte shqiptare ne dyqan.
Riformimi i arsimit, reform ne arsim, stop universiteteve te reja dhe gjimnazeve, dhe stimulim i shkollave profesionale. Ore zanati/profesionale neper gjimnaze, dhenie e materialeve si soba, furnella, materialeve laboratorike etj.
Ringritja e Bankes Bujqesore, per ndihme ndaj fermerit, llogaritja e aseteve bujqesore nga kjo banke.
15a) E drejta e fermave (jo fshatarit), komunes, per te investuar nepermjet aseteve te tyre.
Rishikimi i pagesave te prapambetura qe qeveria i ka firmave ndertimore etj. 16a) Rishikimi i borxheve qe klientet i kane dyqaneve, ne nje mase 50% . Futja ne pune e ketyre borxhlinjve, te paret.
Lejimi i autenazise (vetvrasjes me deshire) kur invalidit i jepet pas kerkeses se tij firma e komisionit mjeko-ligjor.
Krijimi i fondit te arkeologjise dhe shkrimeve te vjetra. Pagesa per studiuesit qe do hulumtojne ne arkivat jashte vendit.
Studimi i detyruar (qysh ne shkoll fillore e te mesme) i te drejtave dhe detyrimeve qe kane qytetaret, femijet, prinderit. Prioritet ketyre te fundit.
Vendosja e rregullave te forta per zhurmerat, terrorin akustik, qe shkaktojne motorrat, muzika e larte etj.
Ndryshimi i takses se shtepiave, jo vetem mbi bazen e m2 por edhe mbi bazen e kateve, peisazhit, periferi-qender, dhe mbi bazen e te ardhurave.
Krijimi i Keshillit Ekonomik Albanez , KEA, ne ndihm te bisnesit shqiptar.
Aplikim nga firmat tek qeveria apo KEA, per subvencionimin e gjelbert, mbi bazen e pakesimit te CO2 . Kjo vlen edhe per gazetat online, etj.
Lejimi i fondeve private financiare, taks-force private ne ndihme te fiskalitetit, taksave, per te akumuluar, gjeneruar para per investime, kulture, kinematografi etj.
Lejimi dhe ndryshimi i ligjit ne favor te komunave dhe mini-bashkive per te nderhyre e gjobitur shkelesit ne territorin e tyre, psh, nje qe ndot, qe shperdoron ujtin, etj.
Bonuse per te ter punonjesit e administates lokale qe punojne ne Korrik-Gusht.
26a) Bonuse per çdo bebe qe lind, tip obligacioni individual, ne masen e nje rroge mujore, qe mund te perdoret per çdo gje, siguracion, shkolle etj.
26b) çdo lloj bonusi, taksohet 10% (e sheshte per klasen puntore, administraten) , ndersa bonuset e bankierve, qeveritarve, drejtorve, manaxherve etj, (shih piken 5 dhe 6) taksohen 25% dhe sipas te ardhurave, pra takse progresive.
Ndryshim i ligjit mbi nxjerrjen jashte te fitimeve, shikimi dhe ndjekja e valutes se ku shkon, sa hyn, disiplinimi i saj, kontrroll mbi firma e bankier qe kane te bejne me valuten.
Subvencionim i dasmave ne masen 20-25% te produkteve vendase, apo edhe aktiviteteve te tjera me produkte shqiptare, nga shkollat apo institucionet e tjera.
Ndryshimi i ligjit per ushtrine. E detyrueshme 1 vit .
Patrioto e nxorra me shume per pjesen qe jeton ne Shqiperi. Ne ketej e shumta na prishet humori ca momente dhe i fusim nje gote dhe ja e kalojme por ata ne memedhimbje po heqin keq. Jane para dilemes “hiqe shul e fute lloz” .
Tani per tani cadren e kane zene militantet , sapo tu vije rradha experteve zoteria do ftohet , biles eshte lene dhe takimi , pyete vete zoterine po nuk besove.
Po ja, qe jam dhe une pak i politizuar dhe me anon kerraba vetem ne nje ane dhe kam ca remineshenca nga koha “juaj”, qe jeni shume te paanshem, duke na frymezuar dhe ne te mos hyjme ne polemika te kota, per ceshtje partiake. Por problem mbetet zgjidhja, sepse megjithese si ti dhe Balzaku, nuk jeni me asnjerin dhe nese keto, qe ti thua ketu jane te verteta, pra qe nen pushtetin e E. Rames, vendin e ka mbuluar krimi e droga, ne ngelemi pa lider, sepse Basha eshte hajdut nderkohe. Por me e keqja eshte, se pavaresisht, degradimit te pushtetit te E. Rames, ky arrin gjithsesi ashtu pafajshem, ti mbledhe “1 million shuplaka” dhe duket sikur i jep te drejte Bashes(hajdutit), kur thote qe zgjedhjet do jene fasade. Une pastaj megjithese ju besoj juve si te paanshem, hutohem dhe nga ai “besimi” tuaj, kur thoni qe zgjedhjet i fiton lehtesisht E .Rama, qe perkon me deklarimet e ketij te fundit per kete ceshtje minore, sic jane zgjedhjet qe Basha ben gam gam kot se koti. Me duket, sikur jeni ne nje mendje me Edin, por une e di qe ju i urreni te gjitha palet. Vetem, qe kur vjen puna per votime, votoni te keqen me te vogel dhe ajo rastis te jete gjithmone mepakhajduti E Rama, qe ka qelluar te mos kete asnje lidhje me sekretare dhe ish-anetare, byrosh e komitetesh.
Po normal qe s’di o kallep se nuk rri me Ramen ne zyre. Ti po ankohesh per kriminela dhe kerkon te rrezosh qeverine. Une po them shko ne Gjykate. Nese gjykata s’te pelqen mos blloko procesin e reformes se gjykates.
Budallai une, ti duhet te jesh tek zyra ngjitur. Jo, s’po ankohem gje. Nuk para ka kriminela shume ketej nga une. Por une jam dakort me ty, qe gjykatat i kontrollon Berisha. Kjo sepse me urdher te tij, u liruan ca banda kriminale, tash para zgjedhjeve, sepse Berishes ju nderrua mendja , qe i burgosi ata ca vite me pare. Bile ka vendosur, qe dhe Zanin ta liroje, per te “marre” pushtetin, ashtu sic beri ne 97-n kur vendosi …ta humbte ate.