Zyrtarizohet partia më e re: "Sfida për Shqipërinë"

Pas regjistrimit nga Gjykata e Tiranës me mbi 3000 firmëtarë zyrtarizohet partia “Sfida për Shqipërinë”. Ky grupim do të sfidojë në të gjitha zgjedhjet e ardhshme partitë kryesore politike duke përcaktuar që në statut mos-përfshirjen në asnjë koalicion ku ata bëjnë pjesë.

http://www.360grade.al/politike/item/27796-zyrtarizohet-partia-sfida-per-shqiperine-ja-premtimet

3 Likes

Sa parti ka gjithsej Albanie!!!?

Aqmbedhjete zeqo.

Persa i perket temes, pa koalicion me njeren apo tjetren nga partite e medha, nuk ka shans as te marre 3000 vota sa c´ka firmetare…

varet se ke do perfshijne ne parti e format e shpalosjes se ideve (se idete/qellimet po i marrim te mireqena qe jane te mira). mos harro se gjergj bojaxhiu mori 16000 vota ne tirane jo se gjergj bojaxhiu pati ndonje plan ku e di cfare, por ishin vota qe tregonin pakenaqesi ndaj “binomit” pd-ps-lsi

Iu lejohet me e fillu vjedhjen per i here ketyne apo duhet me prit icik ?

Gjergj Bojaxhiu i mori aq vota ne zgjedhje lokale, jo ne ato parlamentare. Eshte ndryshim shume i madh. Keta 3000 qe kane firmosur, nuk banojne te gjithe ne te njejtin vend, pra u duhet te votojne ne te pakten dhjetera qendra votimi te ndryshme, nese jane te tere ne Tirane, ose ne qindra te ndryshme nese vijne nga qytete e rrethe te tjera. Te vendosesh nje nen te tille ne statut, do te thote qe i ke hyre politikes per interesin tend dhe jo ate te vendit.

mire nuk po diskutoj formatin e zgjedhjeve, po te them qe ka plot qe nuk votojne per partite e medha, aka elektorati gri. mbase nga hera e fundit numri i te pakenaqurve mund te jete rritur dhe mbase rritet numri i votuesve per dike tjeter, dhe me pak fat kjo parti mund te marre dhe ndonje deputet. kurse ate fjaline e fundit nuk di nga e nxorre, me siguri je nxituar.

Nuk jam nxituar aspak. Shkrova ate qe shkrova sepse mu desh te zgjidhja mes dy mundesive: budallallekut ose interesit vetjak te kesaj force te re. Zgjodha te dyten, por mund te jete dhe e para. :slight_smile:

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Blendi eshte nje nder firmetaret ? (meqe eshte në foto)

nga ç’pashë më lart kësaj partie e mungon boshti ideologjik. me sa duket do të jetë brënda frymës së ‘‘integrimit’’ por me figura te reja dhe ndoshta të konsumuara. gjithsesi suksese ne rrugen e tyre,por nuk mund ti rrezojnë partitë e vjetra vetëm me ‘’ ne skemi vjedhur’’. shqipërisë i duhet një e djathtë kombëtariste që ti japë punë dhe dinjitet atij populli të çoroditur dhe jo një ‘‘ojq’’ tjeter

Partia e Blushit , partia e Gjergj Bojaxhi (Sfida per Shqiperine ) .dhe votat e emigranteve …do n`a e embelsojne aq shume fushaten elektorale …saqe duhet me prenotu biletat sa me shpejt qe te zbresim te “” kinezi “” me fluturak veren tjeter mbas zgjerdhjeve…

1 Like

Per partite pulitike ne jemi equivalent i Silicon Valley per startups e technologies se larte .vetem se keto te fundit krijojne pune e pasuri partite tona vetem hajdute e mjerim.

Po fotografia e anijes “Vlora” ne ballinen e FB, cfare nenkupton? Qe ishin 23000 por 20000 kane ikur ne Itali?

“Te prishim ekuilibrat sado qe nuk kemi fonde” thote Blendi… atehere si do i prishkan? Per cfare ekuilibrash behet fjale? Si mund te nderhyjne ne nje sistem te cilin me statutin e tyre e perjashtojne? Jane pyetje retorike e, se mos merr ndonjeri mundimin e me pergjigjet.

‘’ ne skemi vjedhur’'
Kush tha? Ka vjedh bojaxhiu sa i ka iq nonen.
Parti me hasimen e neim chilin. A sad state of affairs, tha.

1 Like

Eshte heret te flasim per platfirmat e ketyre partive…

Ca do bejme me gjithe keto parti!

Thashe se ishte partia e Blushit po qenka tjeter.

Te perbrendshmet te behen kukurec!